Burime të 360grade.al, informojnë se prej disa muajsh Abc news, televizion informativ, në pronësi të Aleksandër Frangajt dhe që ka si drejtor gazetarin Armand Shkullaku, po negociohet për tu shitur.
Ky televizion informativ, që nuk e arriti dot shikueshmërinë e News 24, është sidoqoftë një ekran me peshë në botën audiovizuale shqiptare, që u forcua posacërisht, në vitet e qeverisë Berisha 1.
Linja editoriale e këtij televizioni, me gjithë zbutjen e kohëve të fundit, është aktualisht gjithësesi shumë opozitare dhe shumë acaruese për Kryeministrin Rama, gjë të cilën ai e ka shprehur disa herë edhe publikisht.
Krejt ndryshe nga TV Klan që mbas fitores së Koalicionit Rama-Meta, pati një zbutje dhe një afrim me Kryeministrin Rama, si edhe një largim nga simpatitë e Kryeparlamentarit Ilir Meta.
Janë disa, pretendentët që janë afruar të blejnë ABC neës tv dhe mësohet se sipërmarrësit janë kryesisht nga bota e biznesit që po lulëzon nën qeverisjen Rama.
A është kjo një porosi e drejtëpërdrejtë e Ramës, ndjeshmëria e të cilit ndaj mediave është e njohur, që të neutralizohet një televizion opozitar dhe në mjaft raste objektiv?
Nga Abc neës nuk flet askush për këtë, por pritet që për disa javë të ketë ndryshime pronësie. Madje edhe drejtori Shkullaku, është parë disa herë në shoqërinë e disa biznesmenëve të interesuar për blerjen e këtij televizioni, për ti bërë kështu një qokë Edi Ramës.
Është i paqartë në këtë rast se cfarë do të bëhet me Armand Shkullakun, i cili besohet se, nëse televizionin e blejnë miqtë e kryeministrit, nuk do të mund të përshtatet me linjën e re editoriale pro qeveritare.
Me sa duket, mbas pushtimit brutal të RTSH duke ndryshuar edhe Ligjin konsensual që egzistonte, mbas joshjes se suksesshme të televizionit Klan dhe mbas marrëdhënieve tradicionalisht të mira me Top Channel, mbas mështetjes së vazhdueshme që merr nga Neës24 dhe plot gazeta e portale dytësore, do të bëhet kështu “mbreti fuqiplotë” dhe gjithëkontrollues i mediave shqiptare!…
Duke hyrë kështu në procesin Zgjedhor krejtësishti përkëdhelur nga kori i mediave kombëtare.