Kategori
Uncategorized

REFORMATORI PA REFORMA

12004878_10155998137160705_1563172260811321069_n
Nga Besjan Pesha.

E mbani mend “Fundin e Marrezise”? Keshtu u titullua aksioni kunder kumarit ne fillim te qeverisjes Rama.
Ne nje konference te gjate per shtyp, me nje muze frymezuese ai na premtoi se e ardhmja e Shqiperise do te ishte pa kumar. Kazinote, lojrat e fatit do te mbylleshin te gjitha.

Sot mbas tre vitesh kjo jo vetem qe nuk ka ndodhur, por perkundrazi, edhe premtimi se ato do te hiqeshin nga qendrat e qyteteve dhe do zhvendoseshin ne periferi nuk u mbajt.

Kumari vazhdon te jete mbret. Marrezia nuk mori fund, thjesht nderroi “mendje”.
Po shendetesine falas a e mbani mend? Premtimin e bujshem elektoral se askush nuk do te fuste me doren ne xhep per te paguar ate qe i takonte falas me ligj.

Premtim i cili u kthye ne slogan qeveritar per disa muaj rresht po ne fillim te kesaj qeverie? Sot mbas tre vitesh falas ne spitalet tona mbetet buzeqeshja e ndonje mjeku zemermire mbasi te ka dhene lajmin se ilacet kane mbaruar, vigonat po ashtu dhe ndoshta batanijet e carcafet do te ishte mire ti merrnit me vete nga shtepia. Perfituesi i kesaj reforme madhore nuk rezultoi qytetari i thjeshte por nje grup biznesmenesh te cilet moren me koncesion cfare kishte mbetur pa u dhene me pare. Ata ne fakt i perfituan koncesionet “falas”.

Po aksionin e madh kunder informalitetit a e mbani mend? Ai qe na u shit si akti me i madh patriotik i bere ne keto vise? Ku na u premtua se cdo evazor do kapej dhe parate do i shkonin qytetareve per sherbime? Sot mbas nje viti evazoret e kapur jane afersisht 10 berbere, 200 shites lakrash, qepesh apo prasi, 300 fshatare qe shisnin gjize, speca apo raki pa kupon, 500 biznese te vogla qe mezi mbijetonin e mijera te tjere qe u detyruan te mbyllin qepenat fale represionit.

Keta te gjithe iken ne Gjermani (me ndonje perjashtim) ndersa kontrabandistet e naftes, cigares, alkoolit, kafes etj jane te perfshire ne grupet e punes se qeverise per luften kunder evazionit fiskal. Te ardhurat ne buxhet nuk u rriten, investimet nuk u rriten, evazioni sigurisht qe nuk u ul. E vetmja gje qe u arrit eshte krijimi i nje klime paniku ndaj biznesit nga e cila vazhdojme te vuajme edhe tani. Aksioni rezultoi i suksesshem vetem kunder te varferve.

Mund te vazhdoj te permend pa fund “reforma” te Rames. Reformen ne arsim qe premtoi ulje cmimesh dhe i ngriti ato. Qe mbylli disa Universitete kioska per te hapur disa te tjera. Apo ate ne infrastrukture, qe do i jepte ketij vendi pamje moderne dhe mori formen e vetem disa palmave ne hyrje te Tiranes. Apo lungomaren e famshme, ate projektin fantastik qe do i linte pamend turistet dhe gjithe Shqiptaret dhe perfundoi ne nje rrugice banale lagjeje.
Mu kujtuan dje te gjitha teksa degjoja Kryeministrin te premtonte me te njejten gjuhe e pathos, nje reforme te vertete ne drejtesi.

Ai e di se shqiptaret i luten Zotit per pak drejtesi ne kete vend. Luten qe zyrtaret qe ju kane marre parate, pronat, bizneset apo jeten me nje firme te japin llogari nje dite. Luten qe gjykatesit qe jua kane shitur apo blere drejtesine, tju vije edhe atyre dita e gjykimit. Ai e di kete.

Ashtu sic dinte se shqiptaret nuk donin me kumarin neper rruge, donin nje sistem shendetesor te drejte, donin nje ekonomi qe hap vende pune dhe rishperndan te ardhurat, donin nje sistem edukimi te sakte, infrastrukture moderne etj. Ne emer te ketyre aspiratave fitoi. Tani qe deshtoi me plotesimin e tyre po kerkon te marre autoresi mbi nje aspirate me te madhe, drejtesine. Realizimi i ketij synimi per te eshte i barabarte me 4 vite te tjera qeverisjeje.

Eshte pikerisht ky fakt qe i ben shqiptaret mosbesues karshi reformes dhe me te drejte. Eshte ky fakt qe i detyron ti kthejne syte dhe shpresat nga nderkombetaret, duke i pare ata si Zotat e Olimpit qe do te godasin me rrufe padrejtesine.

Sa per Ramen historia do e kujtoje gjithnje me deshperim si te vetmin reformator pa reforma qe ka qeverisur kete vend. Nese ja del te marre nje tjeter mandat faji nuk do te jete i tij. “Me genjeve nje here eshte faji yt, por nese e ben serisht eshte faji im” thote nje shprehje e njohur.

Lini një koment