
Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin nuk janë duke shërbyer siç duhet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulla shprehet se Vlahutin duhet të kishte dalë në mbrojtje të gruas që u dhunua nga ish-bashkëshorti i saj në Vlorë. Kulla sugjeron se Vlahutin mund t’i jepte nje ndihme simbolike femijeve të gruas së dhunuar, ndërsa shton se vetem vlera e nje dreke nga ato qe BE harxhon per LGBTI do ti lejonte ketyre femijeve te jetonin në dinjitet te plote.
“Do kisha dashur ta shihja kete kokekuqen ambasadoren e BE te shkonte ne Vlore dhe te gjendej ne krah te asaj gruas qe u dhunua ne menyre shtazarake nga ai pijaneci i shoqi dhe ti jepte nje ndihme simbolike atyre femijeve ne mjerim, ndoshta vetem vlera e nje dreke nga ato qe BE harxhon per LGBTI do ti lejonte ketyre femijeve te jetonte ne dinjitet te plote.” shprehet Kulla.
Ai vijon më tej duke u shprehur se Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu mund të ndihmonte të moshuarën në Mirditë, e cila para se të ndërronte jetë denoncoi faktin që i ishte ndërprerë energjia elektrike, ndërsa jetonte e vetmuar. “Do kisha dashur qe ambasadori i SHBA te kishte vajtur te vizitonte qofte edhe 1 here te vetme ate zonjen plake te vetmuar qe vdiq ne mjerim ne Mirdite e ndoshta do nerrte edhe bekime te medha sikur nga ato 7 milione dollare te reformes ne drejtesi te kishte ndare 700 dollare me te cilen ajo plake e ndjere do te kishte zbutur disi disa vite te fundit te jetes se mjeruar qe i kishte mbetur. Pikerisht do kisha dashur se ne fakt mendoj te perkthej Poemen e Mjerimit te Migjenit e t ja coj te gjitheve me e mail per te kuptuar se kujt dhe per cfare jane duke sherbyer” ka përfunduar reagimin e tij Ilir Kulla.