Nga Çim Peka.
Ambasada e SHBA-ve dhe BE-së sot ka marrë qartësisht anë në krah të qeverisë, duke akuzuar opozitën për tërheqje në minutat e fundit nga drafti për reformën në drejtësi. Madje, ambasadat në mënyrë direkte kanë ofruar si zgjidhje atë që ne në Tiranë e konsiderojmë “trafik mandatesh”. Ju kanë bërë thirrje deputetëve të votojnë individualisht.
Po dje shefi i opozitës, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se ka komunikimin elektronik me partneret dhe propozimet e tyre që Edi Rama po i refuzon.
Cilin duhet të besojmë, Lulzim Bashën, Donald Lu apo Romana Vlahutin?
Ky është rasti ku Basha përveç se duhet të garantojë opininion publik se ai jo vetëm që nuk gënjen edhe për orën, por duhet të tregojë se sot po gënjejnë në emër të tij pasi ky vet po kujdeset që të mos e kapërcejë vijën e kuqe, por edhe atë që janë nga ana tjetër të mos avancojnë në të njëjtin drejtim. Në mes nuk është thjeshtë një raport “politically correct” mes Bashës dhe Lu-së dhe Romanës, në mes është nevoja që ka sot opinioni publik për të dalluar qartë se kush e kërkon reformën në drejtësi për vete, kush e do të pavarur dhe kush po gënjen. E vërteta ka më shumë rendësi në këtë moment se gjithçka, sidomos për Lulzim Bashën.
Publikimi i një komunikimi zyrtar mes Selisë Blu, “Rrugës së Elbasanit” dhe “21 katëshit”, nuk cënon aspak raportin e përkorë “Tirana Confidential”, por thjeshtë ndihmon në çlirimin e energjive mjaft pozitive të një procesi që për momentin duket i humbur në përkthim.
Për të gjithë ata deputet të cilëve ndoshta u ka shkuar në inboxin e tyre ftesa për votimin e Reformës në Drejtësi (sipas shëmmbëlltyrës së Edi Ramës) me fjalët “just do it”, duhet të kuptojnë se kartoni jeshil për një draft që nuk ka konensusin politik të PD-së, do ti skuqë ata shumë më shumë sesa e kuqja e kartonit kundër një drafti të tillë. Jo se ata do të thyejnë vullnetin politik të partisë së tyre, por se duke dalë përtej një procesi që është në zhvillim e sipër, ata do të bëhen pjesë një Reforme në Drejtësi që thjeshtë i jep drejtësisë shqiptare, formën që i shërben vetëm Edi Ramës.
Sot publikimi i përmbajtjes së “inbox-it” të Lulzim Bashës është një detyrim përcaktim që do ti shërbejë atij vetë të parit, më pas Zotit Lu, zonjë Vlahutin, deputetëve demokratë me karton jeshil në xhep dhe për të keqen e atij që në një proces neogicatash shkon me dy fjalime në xhep dhe në fund lexon vetëm atë e që atij i intereson.
Luzim Basha nuk ka nevojë sot për një “Mero” që të shruaj për “Rrezikun anglo-amerikan”, nuk ka nevojë ti bëjë telefonata mediave të sponsorizuara nga ”shtëpitë e drogës”, as atyre që nuk u dha leje ndërtimi për kulla që sot së paku presin një ndjesë prej tij, që të raportojnë të vërtetën.
Lulzim Basha sot duhet të hap “inboxin” elektronik e të na tregojë se varianti për “vendet e rezervuara” është nja propozim i “OPDAPT” dhe “Venecias”, gjithmonë nëse është kështu. Pas kësaj, nuk ka shumë rendesi nëse Edi Rama, Lu dhe Vlahutin do të arrijnë të trafikojnë vota mjaftueshëm për variantin që do ai që kush është kundër tij ju thotë: “Ta di shtëpinë, do kesh fatin e diversantit si në filmat e kinostudios”.
Le ta miratojnë.
Në këto kushte rëndësi ka që qytetarët të binden që kanë një kryetar opozite sot dhe një kryeministër neser, që nuk i genjen por ju thotë të verteten.
