Kategori
Uncategorized

Rama-Roshi, bastion krimi.

2016-06-05 17.53.57

Bastioni i krimit në qeveri e nëpër bashki është i paaftë të ndahet nga njëri-tjetri. Pasi qëndruan të dorëhequr në facebook për tre ditë, Rama dhe Roshi e shpallën njëri-tjetrin si bastion të pandashëm dhe vendosën të qendrojnë së bashku, pavarësisht akuzave për përdhunim, pavarësisht se u bënë gazi i botës. Krimi s’pyet për ligj, prandaj bastioni i krimit shembet nga koka, nga kryeministri që shpërndan çertifikata virgjërie për rroshët e kapur në flagrancë

Pyetja e ditës: A do mblidhet kryesia e PS-së t’i kërkojë ndjesë Elvis Roshit se e përjashtoi pa lejen e të gjatit?

Edi Rama ka urdhëruar Roshin të dorëhiqet nga dorëheqja, duke u garantuar kështu imunitetit ministrave dhe kryebashkiakëve të kapur në video në formatin “Shukri”…

roshiElvis Rroshi është tërhequr nga vendimi për të dhënë dorëheqjen dhe do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Bashkisë së Kavajës, pasi siç thotë ai, ka marrë dy dëshmi të reja të penalitetit në Itali që tregojnë se nuk ka qenë i dënuar. Me urdhër të Ramës, përdhunuesi në grup ka deklaruar se dorë hiqet nga dorëheqja, duke theksuar se është i kulluar. Përmes këtij akti Rama ka grisur procesin e dekriminalizimit, ndërsa kthimi i Rroshit jep sinjalin se të inkriminuarit e tjerë do të mbrohen jo me forcën e ligjit, por me forcën e Ramës. Pjesë e mbrojtjes që siguron kryekrimineli Rama përfshin edhe skandalin e videove me tranvestit të ministrave të tij apo të kryebashkiakëve të tjerë të kapur në formatin “Shukri”. Edvini e do në grupin e tij të rilindjes përdhunuesin në grup, pasi është modeli shembull i përfaqësimit të saj. Përdhosja që Rama po i bën qytetarëve të vet nuk njeh kufij. Gjithçka ngjan si skenar i përgatitur mjeshtërisht, kur në fakt është skenari i Rilindjes së perversitetit. Siç shkruan në Facebook, Rroshi thotë se do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë deri sa të sqarohet plotësisht kjo ngjarje, që në një rast normal duhet të ishte e kundërta siç ndodh zakonisht, pezullimi deri në sqarimin e situatës. Megjithatë, Elvis Rroshi shton gjithashtu se kanë qenë edhe shumë mbështetës të tij që i kanë mbushur mendjen mos të dorëhiqet dhe të vazhdojë të jetë kryebashkiak i Kavajës. Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama nuk kishte firmosur që prej së hënës dorëheqjen e tij, duke bllokuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Elvisi-Ervin na rezulton se është viktimë e dorëheqjes së tij. Ky përdhunues, rekordet e të cilit kapin edhe vepra të tjerë penale po të lëvizimin gishtin në hartën e Europës, na shfaqet si hero ndonëse ka dhënë dorëheqjen për shkak të lidhjeve me krimin. Pra, edhe e ka pranuar edhe shfaqet krenar për ato cka bërë. Në të gjithë këtë propagandë, Roshi shfaqet si bashkëpunëtor ndërsa Rama si ekzekutuesi i krimit. Është Edvini ai që ka organizuar këtë “përdhunimi në grup” ndaj publikut dhe moralit të shoqërisë shqiptare. Në letrën e tij që pasoi dorëheqjen, Edi Rama nuk u disntancua për kandidimin dhe rikandimin e Roshit, por tha se të gjithë emigrantët shqiptarë janë kriminelë si Roshi. Me dorëheqjen e Roshit, krimi ngeli po aty, ndërsa me dorëheqjen e dorëheqjes, ku krim u dyfishua bashkë me peshën kriminale të Ramës. Roshi nuk është vetëm Ervin dhe Elivs, ai është edhe Edvin. Rama ka krijuar një grup të ri me Roshin, të cilët po “përdhunojnë” publikun dhe moralin e shoqërisë shqiptare.

Lini një koment