Fakte tronditëse u bënë publike sot në Parlament sa i përket deputetëve me të shkuar kriminale, disa prej të cilëve janë zbuluar e të tjerë priten të zbulohen në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit.

Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha i cili sot në Parlament tha se Edi Rama i ka rrëfyer një ambasadori të rëndësishëm në Tiranë përse i ka futur kriminelët në Parlament. Sipas Berishës, arsyeja që Rama i ka thënë ambasadorit është se vetëm në këtë mënyrë mund të fitonte në zgjedhje.

“Është ambasador kryesor dhe e di dhe ai. Këtë ka thënë dhe e ka thënë jo më larg se 3-4 ditë nga dita e sotme që: ‘Zoti Rama më ka pohuar që ka marrë kriminelë nga veriu dhe ato zona të tilla janë, dhe unë ja mora për të fituar ndaj Sali Berishës”.

Ky ka qenë pohimi që ka bërë ambasadori 3-4 ditë më parë, i cituar nga Sali Berisha sot jashtë ambienteve të Parlamentit. Ish-Kryeministri nuk e ka bërë publike emrin e ambasadorit për arsye etike.