Kategori
Uncategorized

Biznesmeni amerikan s’ia përton Ramës: Paketa juaj fiskal më detyroi të pushoj 80 punëtorë.

edi ramaKryeministri i Shqipërisë nuk i ka qejf kritikat e sidomos kur ato i bëhen drejtpërdrejtë dhe kur i dëgjojnë mijëra shqiptarë.  E për këtë ai reagon.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, kur një biznesmen i huaj e ka kritikuar Ramën gjatë takimit për paketën fiskale, ndërsa u shpreh se për shkak të kësaj pakete kishte hequr njerëz nga puna, shkruan Syri.net

Por kryeministrit të Shqipërisë, kritika nuk i ka pëlqyer dhe i është drejtuar biznesmenit duke i thënë se “ishte bërë shumë shqiptar…”

Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam patur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish-­ministrit të Financave Cani dhe ministrit aktual Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit. Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heqë nga puna 80 persona.” – tha Patriku.

Por ai u ndërpre nga kryeministri Edi Rama duke i thënë:

Patrik je bërë shumë shqiptar. Kjo ka kaluar, tani vërtet do ta tregosh këtë histori…? Është rregulluar me paketën fiskale të korrikut.

Por edhe biznesmeni nuk ka lënë pa ia kthyer kryeministrit Rama.

Po, por unë dua ta ndaj, pasi ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi paketën fiskale. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit, por vazhdon të jetë ende në punë.

Lini një koment