E ardhmja e Sirisë është tani duke u vendosur jo në Damask apo Gjenevë, por në Aleppo.
Në qoftë se ushtria siriane dhe aleatët e saj do të fitojë betejën për qytein,jo vetëm do t’i japin fund luftës, por edhe do të prishin planet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili thuhet se po mbështet grupet radikale në Siri”, raporton agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”.
Aktualisht, Aleppo është pjesë e ‘regjimit të heshtjes’ në Siri, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, situata në qytet mbetet e komplikuar.
Gjatë disa javëve të fundit, përplasjet më të ashpra në Siri kanë ndodhur në Aleppo.
Nga betejat e vazhdueshme në rajon, më e madhe dhe më vendimtare është lufta mes rebelëve dhe besnikëve për ndarë qytetin e Aleppo-s.
Ndërsa qeveria siriane përpiqet të forcojë pozitën e saj me një fitore në Aleppo, rebelët po luftojnë për mbijetesë.
Grupe të ndryshme rebele kanë kryer ofensivat e tyre në Aleppo, duke përfshirë Frontin al-Nusra, Ahrar al-Sham, dhe forcat e Ushtrisë Siriane të Lirë. Megjithatë, përparimet e ushtrisë siriane dhe aleatët e saj të mbështetur nga sulmet ajrore ruse kanë prishur përpjekjet nga militantët për të përparuar”, shkruan Sputnik, duke iu referuar një shkrimi të “Stratfor”.
Konflikti sirian përfshin një numër të forcave të ndryshme dhe disa prej tyre nuk janë të interesuara në përfundimin e luftës”, tha analisti politik rus Azhdar Kurtov.
Në një intervistë për gazetën ‘Vzglyad’ ai shkruan për fuqitë e tjera të interesuara në konflikt.
Grupet radikale kanë pozita të forta pranë Aleppos. Ata nuk janë të gatshëm për një kompromis me Assadin. Shumë prej tyre gjithashtu kanë sponsorë të huaj si Turqia dhe Arabia Saudite. Edhe në qoftë se Moska dhe Uashingtoni kanë të njëjtat pozita, Ankaraja dhe Riadi do të vazhdojnë të mbështesin terroristët”, thotë analisti rus.
Ai shtoi se grupet radikale në Siri do të bëjnë çdo gjë që munden për të minuar armëpushimin.
Më parë, gjatë javës që kaloi, presidenti Erdogan dha një sinjal të qartë se qeveria e tij është seriozisht duke marrë parasysh vendosjen e trupave në Siri.
Të premten, qendra mediatike e Unionit Patriotik të Kurdistanit raportoi se ushtarët turq të shoqëruar nga dy tanke hynë në territorin e Sirisë në afërsi të qytetit turk të Nusajbin.
Gjatë vitit 2016 ka pasur shenja në rritje për qëllimin e Ankarasë për dislokimin e forcave tokësore në Siri. Në shkurt, qeveria ruse njoftoi “një numër në rritje të shenjave të përgatitjes së fshehur nga forcat e armatosura turke për të kryer operacione aktive në Siri.”
Fiksuar me ambiciet për të ringjallur Perandorinë Osmane, Erdogan është i gatshëm të dërgojë trupa në Siri, në një përpjekje për të mbështetur grupet terroriste” shkruan Catherine Shakdam, drejtor i asociuar i Qendrës së Bejrutit për Studime të Lindjes së Mesme.
Megjithatë, një veprim i tillë i pamatur mund të sjellë fundin e karrierës politike të Erdoganit”, shton autori. Nëse Turqia pushton Sirinë në një akt të njëanshëm agresionit, aleatët e Sirisë – Rusia dhe Irani – do të japin një përgjigje ushtarake”.
“Sputnik” shkruan se, me ambiciet e tij, Erdogan është i gatshëm të kundërshtojë edhe aleatët e tij të NATO-s, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.
Erdogan po dërgon një sinjal për partnerët evropianë NATO-s dhe të Turqisë – ata duhet të bëjnë një sy qorr ndaj agresionit të tij të mundshëm në Siri, ose do të përballen me ‘përmbytje’ emigrantësh. Ai u zotua për t’i frenuar ata në përputhje me një marrëveshje të emigrantëve në mes Ankarasë dhe Brukselit,” shkruan agjencia ruse.
Duke pasur parasysh faktin se Turqia ka qenë një mbështetës i vjetër i terrorizmit në Siri për të ndjekur ambiciet e saj gjeopolitike, Erdogan tashmë përbën një kërcënim për Evropën”, përfundon shkrimi.