Kategori
Uncategorized

Lista e shqiptarëve të dëbuar nga Italia të dyshuar për terrorizëm.

Prej janarit të vitit 2015 e deri më sot 74 persona janë dëbuar nga shteti italian me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar e përkrahjes së ideologjisë xhihadiste. Disa prej tyre janë shtetas kosovarë e shqiptarë.

Në 19 janar 2015, Ministria e Brendshme italiane dëbon nga Italia shtetasin kosovar Resim Kastrati 23 vjeç me akuzën se ka përqafuar ideologjinë xhihadiste e në lidhje me persona me qëndrime ekstremiste islamike.

Resim Kastrati ishte rezidentë në provincën e Kremonës e punonte si kasap. Kosovari frekuentonte xhaminë Motta Baluffi, ku  kishte predikuar dikur rekrutuesi boshnjak i ISIS Bilal Bosnic si dhe imami i arrestuar në Kosovë Mazllam Mazllami.

Në mars të 2015 u dëbua nga Italia kosovari Mohabi Ajeti, i cili jetonte prej 20 vitesh me familjen e tij në komunën e Maremma në provincën e Toskanës. Për Ministrinë e Brendshme Italiane, Mohabi Ajeti ishte një person i rrezikshme me bindje xhihadiste.

Po në mars të 2015 në kuadër të operacionit “Balkan Connection” grupi antiterrorist i policisë italiane arrestoi dy shqiptarët në lidhje gjaku mes tyre, xhaxha e nip, Alban e Elvis Elezi me akuzën e përhapjes së propagandës së Shtetit islamik ISIS e pjesëmarrjes në aktivitet me qëllime terroriste. Ai është shpallur i pafajshëm nga drejtësa.

Në fillim të korrikut 2015 operacioni i policisë italiane “Martesa” çoi në arrestimin e disa personave italianë e shqiptarë, pjesëtarë të një celule xhihadiste në lidhje krushqi mes tyre.

Ndër shqiptarët e arrestuar qenë Baki Coku, daja i luftëtarit shqiptar të ISIS në Siri, Aldo Kobuzi, si dhe tezja e tij Arta Kacabuni, të cilët prej disa vitesh jetonin në provincën e Grosettos, në Itali.

Shqiptari Aldo Kobuzi me bashkëshorten e tij xhihadisten e parë italiane Maria Sergio Giulia, gjenden tashmë në Siri sëbashku me nënën e tij.

Në gusht të 2015 shtetasi kosovar Mevait Kokora rezident në Itali që prej vitit 2001 e rezident në provincën e Udines u dëbua nga ku shtet me urdhër të Ministrisë së Brendshme si person i përfshirë në luftën e Shtetit Islamik e përhapës i ideologjisë xhihadiste.

Po në gusht të 2015 çifti shqiptar Adrian e Jasmine Kollcaku me origjinë nga qyteti i Kavajës e rezidentë në provincën e Peruxhias janë personat e fundit të dëbuar nga territori italian në listën prej 45 personash të kombësive të ndryshme të konsideruar xhihadistë, propagandues të ideologjisë ekstremiste islamike e përkrahës së luftës terroriste të Shtetit Islamik, ISIS.

Në dhjetor të 2015  kosovari Ismail Imishti, me profesionin murator arrestohet në komunën Chiari në provincën e Breshës e dëbohet nga shteti italian së bashku me nipin e tij Mërgim Imishti. Sipas Policisë italiane 2 kosovarët ishin pjesë e një celule xhihadiste me bazë në komunën Chiari në Provincën e Breshës në Lombardi. Në këtë operacion u arrestua në Prishtinë dhe Samit Imishti vëllai i Ismail Imshtit.

“Me ose, pa ty, Hilafeti është rikthy” quhej grupi xhihadist në facebook në të cilën aderonin vëllezërit Samet e Ismail Imishti.

Në janar të 2016, me dekret të Ministrisë së Brendshme është dëbuar nga territori italian për “motive parandalimi terrorist”, shtetasi maqedonas Rexhep Ljimani, 39-vjeç.

Rexhep Ljimani i lindur në Oltja të Kumanovës, jetonte prej vitit 1998 në Itali në komunën San Zenone degli Ezzellini në provincën e Trevizos. I martuar dhe me dy fëmijë, punonte rregullisht në një fabrikë ambalazhesh e prej marsit të vitit 2012 drejtonte në këtë qytezë, shoqatën kulturore islamike “Vëllazëria”.

Hetimet e policisë italiane kanë konfirmuar se prej 2014, shqiptaro-maqedonasi kishte vendosur kontakte me persona me origjinë ballkanike të lidhura me grupet e islamizmit radikal.

Pas ngjarjeve të 13 nëntorit në Paris, Rexhep Ljimani refuzoi t’i bashkohej iniciativës së promovuar nga disa shoqatave myslimane për një komunikatë solidariteti ndaj Francës e viktimave të atentateve terroriste.

Po në nëntor të 2015, pas sulmeve në Paris, djali i tij 8 vjeçar kishte komentuar në shkollën ku ai studion se “terroristët kanë bërë mirë që kanë vrarë e se shpejt do mbërrijnë në Romë e do vrasin Papën. Rroftë ISIS”.

Në mars të 2016 me urdhër të Ministrit të Brendshëm italian Angelino Alfano dëbohen nga territori italian shtetasi shqiptar Bledar Brahimi. Rezident në komunën Pozzo D Adda të Milanos kishte manifestuar haptazi dëshirën e tij për tu bashkuar me luftën e ISIS.

Urdhri i dëbimit të nënshtetasit shqiptar u firmos në ditën kur Ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri zhvilloi në Romë takimin me homologun italian Alfano.

Në statistikat e publikuara nga Ministria e Brendshme italiane konfirmohen se janë 74 persona të dëbuar nga Italia me akuzën e lidhjes së tyre me aktivitetin e terrorizmit islamik.

Luftëtarë të Shtetit Islamik, ISIS me kombësi italiane deri më sot rezultojnë të jenë 81 me kombësi italiane apo me dy kombësi. Nga burimet e shërbimeve sekrete, 18 prej tyre janë vrarë gjatë luftës në Siri.

2

1

Kosovaro espulso - Mevait Kokora

45

/Ora News

Lini një koment