12 maj 2016.
Spiunin aktiv nuk mund ta shpëtojë asnjë vendim gjykate, përderisa është thirrur e ka pranuar dhe mban një pseudonim. Por ende nuk e kuptoj se si disa nga këta bashkëpunëtorë të zellshëm dhe që kanë dëmtuar njerëz të ndryshëm, kanë sy e faqe e dalin nëpër ekrane.
Ish-funksionari i lartë i Shërbimit Informativ në vitet ’90, Andrea Dimushi, kishte premtuar në një intervistë të mëparshme se një ditë do të tregonte bashkëpunimin me ish-Sigurimin e Shtetit, të një sërë emrash të njohur të politikës.
– Na thuaj ndonjë emër tjeter ish-kolegu…
Një djalkë pe Rakicke (fshat kufitar në Korçë), na e sollën në Librazhd pas mbarimit të shkollës e më pas u bë i madh në PD??
Është Ridvan Bode…
Nga fukara kooperative, tani vetëm makina i bën mbi 70.000 euro!
Nuk do flisja për të nëse nuk do drejtonte një fushatë të ardhshme e do i thotë demokratëve se kur PD do vijë në pushtet do qeverisë me duar të pastra… më mirë se në kohën e “Sudes”?
Zot na ruaj!!
Po i bie drejt o Ridvani i Rakickës… Ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit?
Je i pasur o kolegu im spiun?
Me pseodonimin “Korçar”.
A vazhdon ta këndosh atë këngën e dikurshme “o moj “korcar-re”, sa e bukur je?”. Si nuk na ke treguar njëherë si erdhe në Tiranë e për çfarë kontribuove në demokraci që u bëre nr. 2 i PD-së?
– Po mund të kenë qenë dhe viktima…
– Dëgjo.
Ishin apo jo viktima, po tregoj se si funksiononin gjërat në atë kohë, si bëhej rekrutimi i agjentëve, për shembull.
Për tërhequr një person si bashkëpunëtor bëhej një studim i imtësishëm i personit, i familjes dhe rrethit të tij familjar. Oficeri i Sigurimit përzgjidhte në çdo rast njerëzit më të përkushtuar të mundshëm për atje ku e ndjente të nevojshme. Mbasi mbaronte studimi i paraqitej propozimi kryetarit të degës dhe kur ai e miratonte, oficeri krijonte mundësinë e kontaktit dhe, sigurisht, ka mijëra mënyra për një takim të fshehtë. Në takimin e parë, pasi i vinte rrotull për qëllimin dhe nevojën që kishte partia për bashkëpunim, i kërkonte personit bashkëpunim.
Askush që ka në regjistër një pseudonim nuk mund të pretendojë se nuk ka pranuar të bashkëpunojë… pra të bëhet “koleg”.
Dhe unë sot po flas për ca nga këta kolegë që na shfaqen çdo ditë nëpër ekrane e na bëjnë moral si më të ndershmit e botës…
Spiunin aktiv nuk mund ta shpëtojë asnjë vendim gjykate, përderisa është thirrur e ka pranuar dhe mban një pseudonim. Por ende nuk e kuptoj se si disa nga këta bashkëpunëtorë të zellshëm dhe që kanë dëmtuar njerëz të ndryshëm, kanë sy e faqe e dalin nëpër ekrane.
Është e çuditshme për mua, por duhet të çuditemi të gjithë…
Si është e mundur që të gjithë “kolegët” e mi spiunë që u morën me politikë vetë, por dhe të afërmit e tyre janë shumë të pasur? Ka një shpjegim të thjeshtë në dukje… Këta u futën me ndërmjetësim në politikë e biznes… U pompuan dhe ia dolën të bëhen krahu financiar i politikës që, duke vënë paratë në punë, blenë vota… pra blenë pushtet. Pushtet për të bërë më shumë para. Kjo duhet të marrë fund. Dosjet duhet të hapen para zgjedhjeve të ardhshme që këta krimba që bënë të pa vlerë shpresën e popullit për demokraci të mos gëlojnë më në zyrat e shtetit. Sot unë përmenda vetëm disa emra. Por ka edhe plot të tjerë që do t’i përmend një herë tjetër…