Kategori
Uncategorized

Familja Bush, historia e dinastisë më të suksesshme politike në SHBA.

Familja Bush është një familje amerikane e cila është e shquar në politikë dhe biznes. Së bashku me shumë anëtarë që kanë qenë bankierë të suksesshëm dhe biznesmenë, mes gjeneratash, familja përfshin një senator amerikan, 2 guvernatorë dhe 2 presidentë (një nga 2 presidentët gjithashtu ka shërbyer si zv/president). George Herbert Walker Bush dhe Barbara Pierce Bush kanë qenë të martuar për 70 vjet, duke mbajtur rekordin e kohës më të gjatë të martuar të çiftit presidencial. Peter Schweizer, autor i një prej biografive të familjes, i ka përshkruar Bushët si “dinastia më e suksesshme politike në historinë amerikane”. Sipas disa burimeve, familja Bush është me prejardhje angleze e gjermane.

***

Amerikanët mund të mos e romantizojnë familjen Bush në të njëjtën mënyrë legjendare siç përshkruhen Kenedit, por ata ndoshta janë dinastia më e suksesshme politike e shekullit 20. Në vitin 1952, Prescott Bush u votua si senator në Konektikat, dhe djali i tij, Xhorxh W. Bush u zgjodh në Teksas duke ndjekur hapat e babait të tij duke fituar vend në Dhomën amerikane të Përfaqësuesve. Në vitin 1980, Presidenti i sapozgjedhur Ronald Reagan bëri dy mandave me Bushin si zv/President. I rritur nga popullariteti i administratës së Reganit, Bushi republikan arriti të merrte drejtimin në vitin 1988, por humbi përballë demokratit Bill Clinton në vitin 1992. Ndërkohë, nipërit e Prescott, Xhorxh dhe Xheb po ndërtonin rrugën e tyre politike drejt të bërit guvernatorët respektivisht të Teksasit dhe Floridas.gw-bush

Në vitin 2000, në zgjedhjet e fituara ngushtë me vetëm 600 vota avantazh, Xhorxh Bush në Florida rindezi suksesin e dinastisë së familjes së tij.

“Dinastia” politike

Postet më të larta në hierarkinë politike, fillojnë nga katragjyshi i Xhorxh W. Bush, që quhej Samuel P. Bush (1863-1948) i cili ishte këshilltar i presidentit të 31-të Shteteve të Bashkuara, Herbert Hoover. Djali i tij i parë, Presçot Bush (1895-1972), u bë senator i Konektikatit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Traditën e tij në politikë e ndoqi djali i tij i dytë, George H.W. Bush (lindur më 1924), të cilin e thërrasim Bushi i Vjetër. Ai ka mbajtur postin e Presidentit të 41-të të Amerikës, zëvendëspresidentit, e gjithashtu ka qenë kongresmen i Hjustonit, drejtor i CIA-s, si dhe ka shërbyer në shumë detyra si diplomat. Para karrierës së tij politike ai ka punuar në biznesin e naftës në Teksas. Djali i tij, Xhorxh W. Bush u zgjodh president i SHBA-ve për dy mandate, 2001-2009.

Familja Bush

Ata kanë katër fëmijë: Xhorxh W. Bush, Jeb, Neil, Marvin dhe Dorothy Bush. Xhorxh Bushi, martuar me Laurën, ka dy vajza binjake, Barbaran dhe Janne. Jeb Bush, i martuar me Columba Gallo, në vitin 1974, ka tre fëmijë: George P., Jeb Junior dhe Noelle. Neil Bush është i martuar me Maria Andrews. Ai ka tre fëmijë me gruan e tij të parë Sharon Smith: Lauren, Pierce dhe Ashley. Marvin Bush është martuar me Margaret, me të cilën ka adoptuar dy fëmijë, vajzën Marshall dhe djalin Walker. Dorothy Bush është vajza e çiftit të vjetër. Ajo është martuar dy herë dhe ka katër fëmijë. Dy nga martesa e parë, që janë Sam dhe Ellie LeBlond, dhe dy nga martesa e dytë, Robert dhe Gigi Koch.

Një tjetër Bush në Shtëpinë e Bardhë?
2Një tjetër Bush në Shtëpinë e Bardhë? Kjo është beteja e re për familjen e njohur amerikane, mbiemri i së cilës ka qenë në krye të Shteteve të Bashkuara për disa mandate radhazi. Këtë herë, fjala është për Jeb Bush, vëllanë e ish-presidentit George Bush, i cili kandidon për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sipas biografëve të Bushit të parë, ai dhe gruaja e tij Barbara, e kishin përcaktuar gjithmonë Jebin si trashëgimtarin e tyre politik, i mirë, i gatshëm, i besueshëm. Papritmas, megjithatë, situata kishte ndryshuar. Jeb kishte vazhduar trajektoren e tij lineare, duke arritur deri në qeverisjen e Floridës, dhe ai që iku më larg, deri në kryesimin e SHBA-ve, ishte në fakt, vëllai i tij, George Bush, asnjëherë i përkushtuar seriozisht për politikën.

Por deri tani Jeb Bush sipas sondazheve është shumë pas për t’u zgjedhur nga republikanët si kandidat i tyre.

Si familja Bush kontrollon SHBA-të

Libri “Family Secrets” i Russ Baker ka ngritur debat të madh në SHBA kur u botua, megjithëse disa nga kapitujt e tij sipas historianëve janë konspiracione. Në libër gjendet një vështrim befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e spiunëve dhe mjediset brenda të cilëve favorizuan veprimtaritë e tyre. Gazetari i shumë çmimeve në këtë fushë ka nisur investigimin e tij që me ngritjen në pushtet të Bushit të ri dhe arrin deri në politikat e fundit të presidencës së tij. Autori thotë se “ajo që ndodhi me Bushin, nuk është asgjë më pak sesa një histori sekrete e elitave të modeluan politikat amerikane të shekullit të kaluar”. Familja Bush del në këtë libër si një nga familjet që kontrollon lojën e pushtetit në Amerikë, kontrollon qarkullimin e parave nga firmat e Wall Street deri te bankat kombëtare, kontrollon kontrata dhe burime energjetike nafte dhe gazi në të gjitha anët e botës. Familja Bush përshkruhet si familje e pasur, që kontrollon kompani shekullore të bursave amerikane në Wall Street, me interesa të shtrira në industrinë e naftës nga Amerika në Arabinë Saudite dhe me lidhje tepër të forta në botën e fshehte të CIA-s dhe inteligjencës amerikane. Ai paraqet vrasjen e presidentit Kenedi si një komplot i organizuar nga CIA, me pjesëmarrje të G. H. Bushit (të vjetër). Jepen fakte se Bushi i vjetër ishte në Dallas ditën që u vra Kenedi, se ai ka telefonuar policinë e Dallasit për të dhënë disa dyshime se kush mund ta ketë vrarë presidentin Kenedi pak orë pas vrasjes. Vrasja e Kenedit del si një hakmarrje e disa ish-drejtuesve dhe operatorëve të CIA-s, përfshirë ish-shefin Dulles, për shkarkimet që Kenedi u bëri atyre, për shkak të dështimit të operacionit të Gjirit të Derrave për pushtimin e Kubës. Bushi i vjetër në këtë libër demonizohet. Ai del se ka lidhje me kurthin që CIA i bëri presidentit Nikson, me Uotergejtin. Bushi i vjetër, në kohën e skandalit “Uotergeit” ka qenë kryetar i Partisë Republikane të SHBA, i lidhur më shumë me zv.presidentin Xhonson, sesa me Niksonin. Në libër thuhet se G. H. Bush i kërkoi Niksonit dorëheqjen dhe luajti në një mënyrë që ta bënte të pamundur shpëtimin e presidencës “Nikson”. Bushi vjetër del si personi që zgjidhte presidentët në SHBA nëpërmjet lobeve të fuqishme financiare që kontrollonte.

Lini një koment