Jap dorëheqjen time nga posti i Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike për Rrethin e Pogradecit për arësyet e mëposhtme:
- Nuk jam dakort me vendosjen e Rrethit të Pogradecit në process zgjedhor të brëndshëm Partiak, sepse Dega e Pogradecit është Degë fituese dhe as nuk është impak të ndarjes së re administrative!
- Dega e Partisë Demokratike për Rrethin e Pogradecit nga anëtari më i thjeshte në fshatin më të largët dhe deri tek unë si Kryetar Dege në qëndër të Qytetit kemi qënë të gjithë të angazhuar për ti dhënë fitoren PD-së, si as edhe një herë tjetër në historinë e PD-së Pogradecare, ndërkohë që kemi mare zhgënjimin më fatal dhe më mosmirnjohës nga Bashkia e sotme që ka rexhektuar totalisht institucionin e PD-së në Pogradec së bashku me punonjësit e sapo emëruar!
- Ndjehemi të zhgënjyer që vlerësimet, meritat dhe mirënjohjet nuk shkuan në interes të anëtarëve të degës nëpërmjet një vendimi respektivin stitucional por kaluan të gjitha në vendimmarrje private të kurdisura nga klane dhe kulizma brënda Partisë! Me gjithë ankesave të pa numërta nga anëtarë dhe nga drejtues të Degës nga Kryesia e PD-së nuk mori përgjegjësinë e një ndërmjetësi politik me kritere të shkruajtura!
- Kryetari Degës është pozicion Institucional dhe shumë here nuk është vetvetja, Ai përfaqëson antarësinë që gjithkush të ketë të drejtën të shprehet! Këtë kam bërë, por nuk kam mare mirënjohjen e duhur dhe as suportin e duhur nga Drejtuesit e PD-së dhe as nga Kryesia e PD_së, të Shqipërisë! Si një kryetar i ri në funksion por si një demokrati 1991 nuk gjeta në moment si këto të PDsë në Opozitë, me shumë passion dhe dëshirëve ndosa ta mar PDnë për ta bërë më mirë, por që nuk gjeta mbështetjen, as inkurajimi dhe as qoftë këshillimin se ku kemi vepruar mire apo ku kemi mund të përmirësohemi! Gjatë mandatit tim nuk pashë gjeta mbështetjen apo një reflektim në Mediat brënda Partisësi PD që të inkurajoheshim në veprimtari e publike, as intervistë dhe as dhënie rubrike mbi degën!
- Kam fituar pozicionin tim me mandat 4 vjeçar dhe I fituar me meritë të plotë, duke më hequr dhe duke më mohuar të drejtën për garë, kjo përsëri nga strukturat e PD_së, dhe që askush nuk mbajti përgjegjësi që të reflektohej mbi veprimin anti-demokratik!
- U emërua Sekretar Dege Ish Kryetari i degës Luan Lipo, I cili që ditët e mia të para si kryetar më ka deklaruar që nuk më njeh si të tillë. Në funksionin e tij si Sekretar I degës I e mëruar nga Kryesia e PD_së të Shqipërisë nuk ka ushtruar funksionin e tijsi sekretar për as edhe një sekondë të vetme në këtë funksion. Jo vetëm kaq por në 18 mbledhje Kryesia Ai ka ardhur vetëm 5 herë! Ditën e tretë të emërimit në Pozicionin e Sekretarit Atij ju dorëzuan çelësat e zyrës së tij dhe në ditën 10 të mandatit të tij në këtë funksion Ai dorëzon çelësat në Zyrat e PD-së dhe shprehet në presence të Deputetit të Zonëssi i Deleguar për Pogradecin dhe në Prezencën time, – Nuk kam kohë të merem me këtë lloj pune, dhe zyrën time po jua jap N/Kryetarve!
- U emërua Eduart Kapri si Kandidat për Kryetar Bashkie duke patur shumë debate dhe shume diskutime sepse emir I tij nuk u propozua nga as edhe një seksion, duke qënë në funksion dhe në përfaqësimin e anëtareve të Degës, ishte detyra im e të reflektoja shqetësimin e bazës në Drejtuesit e mi! Ky reflektim u keq përcoll nga Luan Lipo sikur unë isha kurdistari I informacioneve kundër Edi Kaprit në TR!Ndonëse me tensione arrita ta manaxhoja dhe të inkurajoja këdo brënda Degës që të bëhemi bllok në Votën për Subjekt dhe për Kandidat!
Sekretari I Luan Lipo dhe Grupi I tij në Kryesinë e Degës organizuan Peticionin kundër Kryesisë dhe të shprehur qartazi që I gjithë ky grup prej 22 personash nuk do të mbështesë PD-në në votën për subjket duke u larguar nga takimi I kryesisë! Ky peticion solli një imazh shumë të keq në publik duke e konsideruar PD-në si të përçarë, dhe votat e PD-së shkuan në partitë e vogla! Përsëri PDja sikandi edhe sisubjekt doli mëmirë se humbja e 2013 dhe se 2011! - Mandati I Personave të Votuar, sipas ligjeve demokratike, të Kryetarit të Degës është mandate I shenjtë kuliria dhe të drejtat që I dali nçdo antar I modelohen si institucione në këtë hark kohor të mandatit! Me këtë lloj trajte të deformuar, të thyerjes së mandatit me orientime Lart – Poshtë veçs e gjymtojnë motivin, krijojnë keq fokusim dhe keqorientim mbi pozicionin e opozitës aktuale! Personalisht unë këto forma nuk I shikoj si ndërtuese por si kërcënimi të drejtës së mandateve të fituara me vote në Demokraci, për të cilën nuk do të ketë protezë ta ngjitë mëvonë!Nuk mund të punohet me standarte të ndryshme për degë të ndryshme dhe këto pa u konsultuar me politikë-bërsit lokalë, Kryesi dhe Kryetar!
- Situata mbas zgjedhjevetë 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë si Kandidat nga PDja solli një transformim brënda strukturave të PDsë. Anëtarëtë Kryesisë, Kryetarë GrupSeksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marin pjesë në mbledhjet ekryesisë, duke filluar nga Kryetari I Bashkisë, Sekretari I Degës, Kryetarët e Grup Seksioneve,të cilët një kohësisht u emëruan edhe Administratorë!
- Ekskluzive : Pogradecinews
