Kategori
Uncategorized

Kuja Profetike.

edison ypi

Në shtëpinë e Eqerem Bej Vlorës kishin mbetur vetëm 15 shërbëtorë. Aq hyzmeqarë mund t’i sillnin Bejlereshës Vjosën. Megjithatë Zonja vuri kujën; Bo-bo si jemi katandisur. S’ka kush na sjell një gotë ujë.

Kaluan 20 e kusur vjet.
S’mbeti hyzmeqar t’i sillte një gotë ujë ndonjë Beu, se hyzmeqarët u bënë të gjithë ministra dhe nëpunësa.
S’mbeti Bej t’i sillte ndonjë hyzmeqari një gotë ujë, se Bejlerët përfunduan të gjithë nëpër burgje dhe pushkatime.
Pa bejlerë, hyzmeqarë, gota, ujë, Shqipëria u shndrrua në shkretëtirë.

Kuja e Bejlereshës kishte qënë profetike.
Megjithatë bejlerët dhe agallarët ende tallen dhe përbuzen. “Bejlerët dhe Agallarët” në veshët e shumicës së shqiptarëve të sotëm tingëllon si “djajtë dhe xhindët”.
Po cilët ishin, në të vërtetë, bejlerët e Shqipërisë ?
Ishin “barinjtë” më të mirë të Historisë së saj.
Të vetmet infrastruktura urbane për së mbari, administratë, rend publik serioz, i bëri një Bej, që ishte edhe Mbret.
I gjithë mendimi iluminist është përpunuar dhe përcjellë prej Bejlerëve.
Pothuaj të gjithë rilindasit shqiptarë ishin Bejlerë.

Poeti më i madh rilindas ishte një Bej.
Eqerem Bej Vlora ishte eruditi dhe atdhetari më i madh i kohës së vet, dhe një nga më të mëdhenjtë e Historisë së Shqipërisë.
Dëshminë historike më të besueshme të periudhës më problematike të Shqipërisë moderne, e ka bërë pikërisht Eqerem Beu.
Konservativi më i ndritur, i biri i Bejlereshës së kujës profetike, deputet i Partisë së Mbretit, pranonte dhe respektonte gjithçka institucionale, edhe harbutërinë në Parlament.
Eqerem Beu, vendin e tij dhe popullin e tij, i donte dhe i sundonte.

Ta sundosh atë që do, dhe ta duash atë që sundon, për shumicën e shqiptarëve të sotëm, është paradoks, nuk bën sens.
Derisa pohimin e mësipërm ta kuptojnë dhe ta pranojnë, shqiptarët do vuajnë.
Shqipëria ka nevojë për barinj të mirë, pra për bejlerë.
Kot lodhen parellinjtë e sotëm t’i konkurrojnë Bejlerët. Nga Eqerem Beu tek gjyshi im që e ka mbushur Shqipërinë me kopilat e tij, janë të pa konkurrueshëm.
Para se ta pushtonte hordhia e komunistave, në raport me popullsinë Shqipëria kishte aq Bejlerë, Agallarë, Zotërinj, fukarenj, hyzmeqarë, sa kishin të gjitha vendet përreth saj.
Pa u rivendosur ky raport, s’bën hajër Shqipëria.

Mund të bëheni të gjithë hyzmeqarë dhe të gjithë bejlerë. I provuat të dyja, dhe përpikmërisht sipas profecisë së Bejlereshës, nuk i dhatë dot asnjë gotë ujë njëritjetrit.
Mos harroni kujën profetike të Zonjës.
Vini në krye Bejlerët.
Pa Bejlerë, ju hedh në erë tritoli, ju grin korrupsioni, ju përpin fukarallëku, krimi në familje ju zhduk nga faqja e dheut. Pa Bejlerë nuk mund të arrini kurrkund. Pa bejlerë nuk bëni dot asnjë hap. Pa Bejlerë do ngordhni.

Kategori
Uncategorized

Rama i “shkruan” popullit tani: Siriano-shakë!

SIRIANO-SHAKË!
– E perse ikni? Sepse s’keni pune?

– Paranojak!! 120.000 vende pune jane hapur keto 30 muaj .

– Po ti si popull s’ke pare gje me sy? – Kush ta ka fajin qe je qorr ti? Ti s’ke nevoje per pune, ti ke nevoje per syze. Qeveria te hap vendet e punes, syzet per t’i gjetur duhet t’i blesh vete.

 

Qysh ne krye te heres kemi dashur si Qeveri te te nisim nje email, po s’ta kemi pasur adresen.

Shyqyr qe ta gjetem..

Nuk mund te rrime pa t’i shkruar dy gisht leter per rrezikun nr.1 qe i kanoset popujve si puna jote qe eshte Paranoja. Paranoja per shpresen qe ka humbur dhe nuk kthehet nga humbetira, ku shpresa vdes e fundit, se nga te humburit s’ka mbetur asnje tjeter gjalle per t’u kthyer. (Lexoje prape! Mos bej sikur e kuptove me te paren..)

Po ti z.Popull duhet ta kuptosh, ne kohet qe jetojme shpresa nuk kthehet aq shpejt. Mos e ngaterro me …… ti, qe kthehet me 4G.

Po ti z.Popull ke filluar je kthyer ne paranojak. Po ta shpjegojme me poshte pse.

Jo pa shqetesim kemi vene re qe entuziazmi dhe lumturia qe ngazellente shpirtin tend ne ditet e para te Rilindjes, ia ka lene vendin sirian-lleqeve, me udhetime drejt Gjermanise.

Aty si siriano-shak me rrobat zhul, me bluza te grisura, rrini kampeve. Njeri kishte dale ne nje TV jepte interviste pa kepuce veshur, si cuni i Hirushes qe ruan traditen e familjes. Turp. Late nam.

– E perse ikni? Sepse s’keni pune?

– Paranojak!! 120.000 vende pune jane hapur keto 30 muaj .

– Po ti si popull s’ke pare gje me sy? – Kush ta ka fajin qe je qorr ti? Ti s’ke nevoje per pune, ti ke nevoje per syze. Qeveria te hap vendet e punes, syzet per t’i gjetur duhet t’i blesh vete.

Dhe mos u anko shume per taksat. Pse ben sikur do te besh namin po te shkurtuam taksat? Ca do te besh he? Kot per leke xhepi do t’i mbash, nga nje kafe ne dite do t’i besh dy. E c’fitove? Sa demtove shendetin kot.

…Aman mos fillo me keto “Me duhen per buke, drita, ilace” se i thoni kaq shume here bashke keto, saqe me duket vetja si pronar furre buke qe me eshte semurur elektricisti. Buke, drita, ilace..na lojtet mendsh. Te llastuar.

Dhe tjetra mos u anko per taksat e reja qe vendosim. Se ne jemi qeveri e majte. Ti e di z.Popull qe ne ua marrim te pasurve e ua japim te varferve. Ja per shembull taksen e Rruges se Kombit, 5 euro. Kuksianet punojne te gjithe ne Gjermani, ca i kane ata 5 Euro per rrugen..

Degjo mua, kur t’i merr Qeveria leket me taksa jane te gjithe te fituar, se edhe qeveria ha ndonje cope buke (Kryeministri, ministrat, deputet, drejtoret etj.etj.), por edhe ti si popull e ndjen qe dicka po leviz. Natyrisht ajo qe do te ndjesh ti nuk eshte dora e Qeverise… se si eshte ajo shprehja “Qe baba duret” (slang;-)), por gjithsesi ti kot ben sikur e ke per here te pare. Tani je bere profesionist ne kete sportin e te ndjerit dicka qe te leviz, vajte 25 vjet, mos thuaj qe s’te lezeton fare. Se si i tha ai “Po me tre here quhesh?”. Keshtu je pak a shume dhe ti o popull.

Prandaj po te themi qe me mire t’i marri shteti ato leke. Bejme qejf te dyja palet bashke.

He, do fillosh prape me kete historine “Mire na merr taksat, po rrogat dhe pensionet pse rrine ne vend?”

E ke vene re qe jeni bere te gjithe si Flutura Maji, i doni te gjitha ne nje dite?

Po keto gjera duan kohen e vet. Ne sapo kaluam 29 muajt e pare te qeverise se re. Madje keshtu me letra 300 dite kemi. Ti prit sa te shkojme 30.000 dite, sac na duhet per te permbushur reformat dhe patjeter qe do t’i rrisim dhe rrogat dhe pensionet.

Por deri atehere… Durim e ka emrin… Derri, mbiemrin.

Prandaj donim te te shkruanim o popull.

Ah se desh harruam. Lejtmotivi i jetes tende me pak fjale z.Popull:

Nese ke ne plan mos paguash dritat – Me mire merru me droge. Ke me shume lehtesira ne gjykim.

Terhiq gjithmone kuponin tatimor – Edhe sikur kjo te te kushtoje 4 brinje te thyera. Dikush do te te falenderoje ate dite.

Kur je i stresuar nga hallet, ndiq telenovelen politike se do kemi seri te reja. Meta, Rama, Basha, Berisha etj do te shfaqen ndryshe nga sa jeni mesuar ti shihni.

Nese semuresh dhe vendos te shkosh ne spital – Ben mire te marresh dhe krevatin me vete, per cdo eventualitet.

Boll I re daulleve per cmimin e naftes. Do hame edhe ne ndonje gje.

Te fala,

Kryeministri

Kategori
Uncategorized

Përse e përgjakën Shkodrën?

25 vjet më parë në 2 Prillin ’91, regjimi kriminal që ishte në grahmat e fundit të tij do të përgatiste masakrën më të rëndë. Katër të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në Shkodrën martire. E gjitha nisi pas një proteste paqësore të gjimnazistëve të qytetit, të cilët u përballën me hakmarrjen e policisë dhe ushtrisë. Vrasjet vinin nga godina e Partisë së Punës në Shkodër.
Po përse u zgjodh Shkodra?
Shkodra ishte qyteti i qëndresës antikomuniste. Ishte qyteti i rezistencës që e kishte luftuar diktaturën në çdo moment dhe në çdo sekondë të saj. Nga Postriba e deri tek barcaletat, Shkodra kurrë nuk ishte pajtuar me diktaturën. Në votimet e 31 marsit, Shkodra ishte në krye të qyteteve së bashku me Tiranën që kishin votuar masivisht për deputetët e Partisë Demokratike.
Manipulimi i atyre votimeve në zonat rurale solli edhe fitoren e PPSH në rang vendi. Pas kësaj fitoreje të manipuluar qytetet u ngritën në këmbë. Fillimisht Tirana. Që në momentet e para të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve me mijëra qytetarë të kryeqytetit u mblodhën para selisë së PD. Thirrjet ishin të një populli të revoltuar në kufijtë ekstremë. “Edhe me gjak” ishin thirrjet e atyre mijëra e mijëra qytetarëve që rrethuan selinë e Partisë Demokratike që në ato ditë ishte në Rrugën e “Kavajës”. Mesazhi ishte i qartë, qytetarët ishin gati të jepnin edhe jetën për të mos legjitimuar manipulimin e zgjedhjeve nga diktatura.
Kryetari i PD, Berisha u ngjit në ballkonin e selisë së PD në orët e vona të asaj nate përmes ovacioneve të fuqishme të njerëzve të revoltuar. Kërkonin vetëm një shenjë që zemërimi të derdhej drejt aparatit të Komitetit Qendror. Berisha duke e kuptuar se regjimi në ato grahma të fundit mund të sillej si një bishë e plagosur bëri atë që duhej. Si një burrë shteti, ai u deklaroi mijëra e mijëra të pranishmëve se beteja ndaj diktaturës nuk do të ndalej dhe më pas u kërkoi të rinjve që të mos përdorej dhuna. Orët e protestës së qytetarëve të Tiranës të revoltuar vazhduan përgjatë gjithë natës dhe mëngjesit të ditës së nesërme.
Zemërimi qytetar ishte në kufijtë e vetpërmbajtjes në Shkodër. Një protestë paqësore e gjimnazistëve të qytetit u kthye në një masakër. Atë që regjimi nuk mundi ta bënte në Tiranë e bëri në Shkodër një ditë më pas. Bisha e plagosur kishte vendosur të hakmerrej ndaj Shkodrës martire, ndaj qëndresës dhe votës së saj plebishitare për Partinë Demokratike. Pesë të vrarë dhe qindra të plagosur. Mes tyre Arben Broci, student shembullor dhe një nga drejtuesit e parë të Partisë Demokratike, studenti i Dhjetorit, i cili u përball me Alinë në pritjen e studentëve nuk jetonte më. Bashkë me të edhe Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.
Shkodrën e përgjakën, sepse diktatura donte ta frikësonte dhe përmes asaj masakre edhe të gjithë Shqipërinë. Ai frikësim që nuk kishte ndodhur gjatë diktaturës nuk kishte se si të ndjte në ato ditë. Kortezhi mortor për të nderuar katër martirët ishin shenja më e mirë se Shkodra jo vetëm që nuk ishte gjunjëzuar, por ishte në këmbë, më e fortë dhe e gatshme për përballjen e re me regjimin kriminal.

A.Shahini

2 Prilli, masakra që përgjaku Shkodrën martire

Alfons GRISHAJ

Më 1 prill 1991, demokratët e Shkodrës vërshuan para selisë së PD-së, me lot në sy pyesnin për rezultatet. Dikush ishte dhe i acaruar. “Prapë këta kriminelë!”. U munduam t’i qetësonim. Folën para selisë Kolec Ndoja, Viktor Martini, Azem Hajdari. Azemi ishte shumë i qartë në fjalën e tij… Më kërkuan disa herë që të flisja.
Isha shumë i lodhur, kisha netë pa gjumë. Ngarkesa dhe barra më e madhe binte mbi mua, jo vetëm për njohjen e madhe me të rinjtë e Shkodrës, por dhe si një demokrat që nuk njihja kompromise me ish-kastën e kuqe.
Është e vërtetë që Dilaveri dhe Gjeka erdhën e kërkuan “bashkëpunim”, për të qetësuar situatën. Por, cila ishte arsyeja e vërtetë? Vetë prania e tyre ngjallte neveri tek demonstruesit. Ata nuk shihnin tek Dilaveri dhe Gjeka figurat e rendit kushtetues, por kukullat e metalta të një rendi antikushtetues dhe ilegjitim, të cilët me serumet e trurëve të tyre të lara i shërbenin një kaste gjakpirëse e delirante që, për 47 vjet kishte burgosur, torturuar e vrarë.
Pse duheshin shqetësuar aq shumë këta policë, kur demonstruesit po demonstronin si qytetarë të një bote të lirë? Ata po protestonin për manipulimin e votës së vjedhur dhe ata nuk protestonin për veten e tyre, por për Shqipërinë se, Shkodra nuk ishte Republikë më vete, ashtu siç kërkonin bashibozukët e Sigurimit, që hidhnin parulla serbe: “Shkodra Republikë!”, etj… Pse nuk u shqetësuan këta zotërinj, kur makinat e tyre të policisë dhe të ushtrisë shkonin për të votuar, sa në një zonë në tjetrën për të manipuluar?
Në lagjen “Xhabije”, populli gati sa nuk u konfrontua me këta mjeranë, që për të dytën herë donin të votonin. Vetë Sokol Shazi, përfaqësues i Frontit Demokratik, ky një njeri kurajoz dhe i ndershëm, i tha oficerit mustaqemi: “Ju keni votuar dhe njëherë, çfarë doni këtu!?”.
Devocioni i tepruar i këtyre zanatlive të pafe, që për ta nëna dhe babai ishte PP-ja, ky devocion katetonik do ta çonte në kolaps shtetin komunist.
Gjeka duhet ta dinte se, Shkodra ka qenë fuçi baruti për antikomunizëm.
Atje janë zhvilluar dy lëvizje të mëdha antikomuniste ‘45-‘46. Si i kishte harruar Gjeka të gjithë ata priftërinj e hoxhallarë shkodranë, që ishin burgosur e martirizuar?
Pra, as Dilaveri dhe as Gjeka, nuk e njihnin historinë antikomuniste të Shkodrës. Ata vinin si diletantë për të nakatosur dhe jo për të qetësuar.
Për t’i kujtuar Gjekës, se Dilaveri u plagos më 13 dhjetor, pikërisht se ai nuk e njihte situatën dhe ajo ishte një shenjë e mirë për t’i treguar atij se Shkodra nuk ishte Puka.
Më 1 prill kemi ndenjur deri në 10:30 të natës, duke qetësuar demonstruesit para KPP. Kemi qenë disa përfaqësues të PD-së: Unë, Arben Broci, Eduard Perjaku, Kolec Ndoja, Nikolin Thana, Pjetër Arbnori, Artan Broci dhe Eduard Grishaj. Me ne ishte dhe Dilaver Papare. Dilaveri tha: “Se, nëqoftëse nesër mblidhen demonstrues para KPP-së, ne do të veprojmë ndryshe”. “Cila ishte arsyeja që ky njeri që i dridheshin duart duke dredhur cigaren të ishte në atë ankth? Kush e kishte urdhëruar dhe përse!?”. Dy prilli do të ishte përgjigjja më e mirë. Pas shpërndarjes së demonstruesve, shkuam tek selia jonë. Për të nesërmen u caktuan të hapnin zyrën Arben Broci dhe Eduard Grishaj, me ta u bashkuan dhe Frano Gjergji dhe Fatmir Bërdica, përkatësisht anëtarë të Këshillit të PD-së.
Përpjekjet e zëvendësministrit Hajredin Shyti, për t’u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës, siç tha në gjyq, që gjoja PD e ka çuar Arben Brocin tek KPP-së Shkodër, i duhet një përgjigje e saktë këtij rrufjani. Tek KPP, nuk ka qenë vetëm Arben Broci, por ka qenë dhe Frano Gjergji, Fatmir Bërdica, Eduard Grishaj, Eduard Përjaku, unë dhe më vonë Ali Spahia dhe Pjetër Arbnori. Jam i bindur se Arben Broci, ishte piketuar që në takimin me Ramiz Alinë. Mbase, ishte i vetmi, në atë takim që e injoroi Presidentin komunist.
Shumica e të pranishmëve në atë takim ia dhanë dorën Ramizit, kurse Arben Broci jo.
Si mund të harrohej ky injorim që i bëri Arbeni të paprekshmit Ramiz Alia? Shpeshherë Arbeni shprehej: “Këta kriminelë kanë me u vra!”. Meqë rrinim dhe në një lagje ishim më afër njëri-tjetrit. Unë, Arbeni dhe Kujtim Asllani, bisedonim dhe jashtë mbledhjes për problemet e PD-së.
Të njëjtën shprehje do ta dëgjoja më vonë prej mikut tim, të paharrueshmit Hajdari, i cili një ditë më tha: “Alfons, kriminelët e Nanos janë duke u përpjekë me më vra dhe kan me e ba. Nëse gjaku im ka me i shërby demokracisë dhe Shqipërisë, ja kisha ba hallall, por nëse jo, do më vinte keq!”.

Si nisi

2 prilli filloi me një protestë model të shkollave të mesme “Jordan Misja”, “Oso Kuka” dhe “29 Nëntori”. Kjo protestë mund të krahasohej vetëm me protestat e vendeve të civilizuara botërore. E ardhmja e Shqipërisë kishte zgjedhur një model civilizues për të protestuar. Ishte një krenari dhe habi për këtë organizim ideal. Siç duket këto nxënës kishin menduar ta zbusnin klimën e protestuesve dhe komunistëve. Mbase dora e Zotit po mundohej të çlironte atë atmosferë (megjithëse komunistët nuk besojnë në Zot), të rëndë.
Çdo qytetar shkodran që e ka parë këtë skenë është mallëngjyer.
Por, jo! Engjëjt e lirisë nuk i njihnin mirë skeletonët e komunizmit. Si bisha të tërbuara u hodhën bashibozukët mbi nxënësit e pambrojtur… Pse e gjithë kjo egërsi mbi fëmijët që ishin të ulur mbi çantat e tyre!? Bashibozukët laramanë, shumica ishin pa uniformë policie, praktikë kjo e vendeve diktatoriale. Vetë kjo përzierje tregon për një taktikë dinake të përpunuar mirë nga Çapajev Taçi dhe vartësit e tij…, shkodranët, duke parë këtë skenë, u hodhën për të mbrojtur fëmijët e tyre. Babai për fëmijën, komshiu për komshiun, shoku për shokun dhe kështu reaksion zinxhir si bomba me hidrogjen plasi kjo demonstratë. Demonstrata e 2 prillit ishte e katërta brenda një viti. Nga përmasat ishte demonstrata më e përgjakshme në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Hebrejtë kanë një shprehje, “Helkath-Hazurim”, që do të thotë, “fushëbetejë”. U vranë pesë anëtarë të PD-së dhe jo katër. Këtë e kam thënë dhe e kam shkruar në shkrimet e tjera për 2 prillin: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe vdiq më vonë prej plagëve Artur Gila. U plagosën mbi 100 demonstrues, shumica me armë zjarri dhe pjesa tjetër me mjete të forta. Nuk mund të lë pa përmendur Harris Moranën, që mori plumbin në gjoks para Komitetit të PP-së, Shkëlqim Lisin, që nuk ishte më shumë se 12 vjeç, mori plumbin në bark dhe ashtu i plagosur ngrinte dy gishtat lart. Çlirim Bajri, mbeti i paralizuar, nga dy plagë zjarri etj. Mirë se këto ishin trima, po me vajzat çfarë patën ata të panderë e të pafe? Po përmend disa vajza që shkuan deri në humbje ndjenjash: Marsida Bruceti, Suela Basha, Blerina Tuzi, Elida Nika, Sidola Vata, Aida Krroqi, Flora Kurbini. Këto vajza nuk e kalonin moshën 17-vjeçare. Pra, siç shikojmë ishte një verbim total i Sigurimsave me dhe pa uniformë… Pse e gjithë kjo verbëri?!

Ballë për ballë me Çapajev Taçin

Gjatë ngjarjes së 2 prillit Blerim Çela, Kolec Ndoja, Agustin Shqalsi dhe unë, shkuam dy herë për t’i kërkuar Çapajev Taçit, që policia mos të qëllonte më me armë, as në ajër dhe as mbi popull. Kërkuam që forcat e policisë të tërhiqeshin brenda objekteve të tyre. Mbi tavolinën e tij kishte një kallashnikov dhe pesë karikatorë me fishekë. Kolec Ndoja e pyeti në mënyrë të ashpër: “Pse e mban këtë automatik dhe këto krëhëra me fishekë mbi tavolinë, për të vrarë!?”. Hyri menjëherë Agustini, që me qetësi shmangu një debat të pangeshëm. Çapajevit i shpjegova situatën, duke i kërkuar maturi dhe mençuri për kërkesën tonë, se për çdo rëndim të situatës, përgjegjësia do të binte mbi të. Ai me një triumfalizëm tha: “Forca të reja po vijnë nga Tirana, për të marrë situatën në dorë!”. U larguam për të vazhduar detyrën tonë…

Dezinformimi dhe manipulimi, formë dhe mjet i Sigurimit të Shtetit

Kam shkuar shtrat më shtrat tek të plagosurit, duke shënuar emrat e të vrarëve dhe të plagosurve (së bashku me doktor Spahinë dhe doktor Grezdën regjistruam rreth 60 të plagosur që ishin paraqitur për mjekim), të cilët tregonin plagët e tyre. Më vonë lista do të rritej…
Atë pasdreke po u jepja intervistë gazetarëve të huaj. Njëkohësisht po komunikoja direkt me Frrok Çupin, i cili shënonte ato çfarë thoja. Emrat e martirëve ia komunikova të saktë, por një spiun i Sigurimit më gjeti “fjetur”, ose më mirë ma hodhi (e shpjegova më lart kisha netë pa gjumë), më tha për Bujar Bishanakun: “Nuk është emri i tij Bujar, por është Ilir Leshanaku”, duke u përbetuar se ishte i afërm i tij.

Martirët e 2 prillit

Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik

* * *

Dëshmia e Lije Brocit: Alia më ofroi miliona të mbyll çështjen

Lije Broci, e ëma e Arben Brocit, Dëshmorit të Demokracisë akuzon si vrasës të martirëve të Shkodrës, Ramiz Alinë dhe Gramoz Ruçin. Me plagën e madhe të nënës për humbjen e djalit në moshën më të bukur, rrëfen disa detaje lidhur me atë që ndodhi në atë ditë të zezë të prillit. Sipas nënës së Dëshmorit të Demokracisë, personat që urdhëruan vrasjen e katër të rinjve dhe plagosjen e disa dhjetëra të tjerëve janë Ramiz Alia e Gramoz Ruçi. Ajo thekson se ka njohur në mënyrë të rastësishme edhe personin që ka shtënë mbi të birin. Sipas Lije Brocit, vrasja ka qenë e qëllimshme. “Im bir ishte përcaktuar të vritej. Ai e dinte këtë dhe shpesh më thoshte se do të më vrasin nënë, por t’i duhet të jesh e fortë. Ishte pikasur që në dhjetor të vitit 1990, në takimin që studentët e Dhjetorit, patën me Presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinë. Pas fjalëve mashtruese të Alisë, im bir kishte kundërshtuar, duke i kujtuar Presidentit qëllimin e atij takimi, pluralizmin”, kujton nëna e Dëshmorit të Demokracisë. “Kur dolën, shton ajo, Beni më ka treguar se Ramiz Alia i kishte kapur lehtë flokët. Ishte një veprim tipik i Enver Hoxhës, që u rrihte shpatullat atyre që donte t’i eliminonte. Beni e kishte kuptuar këtë dhe e ruajtën rastin më 2 prill”, tregon Lije Broci. Sipas saj, ajo që ka ndodhur më pas ka qenë edhe më e rëndë, kur, dy muaj pas ngjarjes, është thirrur nga Ramiz Alia. “Edhe pse nuk desha në fillim, më pas më shtyu kurioziteti. Ai më është lutur të mbyll çështjen. Ti, më ka thënë Alia, duhet të falësh, ose të dhurosh gjakun e djalit tënd dhe ne mund të të përgjigjemi edhe me lekë sa të duash në miliona. Ndërsa unë i jam përgjigjur se edhe sikur të më shtrojnë në ar të gjithë Shqipërinë nga Vermoshi në Konispol, nuk e fal gjakun e tim biri. Pas kësaj, Alia më pyeti nëse ndokush e dinte që isha aty. I thashë se kam biseduar me doktorin (Berishën) dhe se kanë ardhur me mua të paktën 2000 shkodranë. Edhe një fije floku po të më preket, do të bëhet nami në Tiranë. Kur dola nuk kam folur me askënd deri në Shkodër”, shton me tej Lija. Ajo thekson se është e zhgënjyer nga vendimi i drejtësisë lidhur me masakrën, ndërkohë që është e dukshme se sa dhimbje i shkakton kapardisja e vrasësit të të birit në Parlament si kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Nuk doli asnjë nga të vërtetat. Gjyqi dihet se u shpejtua nga që ne, nënat e dëshmorëve, e kërkuam sa më shpejt. Ata që ishin në bankën e të akuzuarve nuk ishin pa faj. Në radhë të parë, për shkak se pranuan të qëllonin me armë”, thotë Lija, duke shpresuar për një rihapje të gjyqit dhe vënien e drejtësisë në vend. Ajo rrëfen edhe për një moment tronditës, kur ka njohur njeriun që qëlloi mbi të birin. “Një ditë teksa po vija nga varrezat një polic i kohës së regjimit donte të më paguante 20 lekëshin e biletës së urbanit. I thashë të më linte të qetë dhe ai reagoi shumë keq. Nuk desha ta vrisja, më tha. Më urdhëruan. I gjithë autobusi reagoi keq. I thashë se kishte shumë për të paguar dhe për këtë jam e tronditur akoma”, thotë Lije Broci. Ajo mban të njëjtën plagë që duket se nuk ka për t’iu shëruar kurrë. Jeton në Tiranë dhe herë pas here shkon në Shkodër vetëm për të vajtur në varreza për të takuar të birin që tashmë nuk jeton më. “Kam shkuar edhe në mes të plumbave në 1997. Madje, mbaj mend se një djalë i ri më ndaloi dhe më pyeti se ku po shkoja. I thashë tek im bir, Beni. Kur mori vesh se kush isha, u foli me zë të lartë shokëve dhe i urdhëroi që të mos qëllonin, sepse isha nëna e Arben Brocit”, shprehet me lot në sy Lija. Sipas saj, Arbeni që u vra në lule të moshës, nuk është vlerësuar aq sa duhet. Lija si nënë vazhdon të jetë e zhgënjyer po njësoj si pak ditë pas ngjarjes.

2 prilli i ’91

Më 2 prill të vitit 1991, në qendër të Shkodrës vriten katër djem të këtij qyteti. Me urdhër të Gramoz Ruçit, në atë kohë ministër i Brendshëm, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, morën plumbat e “bishës” që përjetonte ditët e fundit të saj. Pak kohë pas ngjarjes, të katër u nderuan me emrin “Dëshmorë të Demokracisë”, ndërsa me një vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit, 2 Prilli do të ishte dita e “Dëshmorëve të Shkodrës”. Për 19 vite me radhë, krimi përkujtohet si një ndër më makabrit, që kishte në sfond motive politike. Festimet e çdo viti mbajnë emrin e përbashkët të shoqatës “2 Prilli”, që së bashku me Bashkinë e Shkodrës, organizojnë në sheshin me të njëjtin emër, ceremoninë përkujtimore, ku nën tingujt e bandës së qytetit, pranë përmendores së ngritur në kujtim të këtyre martirëve, kryhen ritet. Kjo ditë në qytetin verior, njihet edhe si dita e fitores së demokracisë.
Janë me mijëra familjet shqiptare në të cilat daljet publike të Gramoz Ruçit shkaktojnë dhimbje, neveri e përbuzje. Këto janë familjet, të afërmit e të cilëve u vranë me urdhrin e ministrit të fundit të Sigurimit të Shtetit nga falangat e krimit në kufijtë e vendit apo në sheshet ku protestonin kundër diktaturës. Jo vetëm për këto familje, por për shumicën e shqiptarëve fytyra bolshevike e Ruçit është simboli më i goditur i makthit 50-vjeçar që kaloi vendi, të cilin pasardhësja e Partisë së Punës po kërkon ta riciklojë. Me zgjedhjen e tij në krye të Grupit parlamentar të PS-së, duket se daljet publike të Ruçit do të jenë edhe më të shpeshta, çfarë nënkupton se dhimbja për këta qytetarë do të shumëfishohet. Çdo përvjetor, shtëpia e Lije Brocit mbushet plot me njerëz dashamirës, miq dhe të afërm. Por asaj i mungon Arbeni, djali inteligjent dhe një prej të rinjve që në vitin 1991, njihej si potencial për të ardhmen e vendit. Shfaqjet e Gramoz Ruçit dhe sidomos leksionet e tij për demokraci, e pezmatojnë aq shumë Lijen dhe mijëra nëna e baballarë të tjerë shqiptarë, fëmijët e të cilëve u vranë në lulen e rinisë për fajin e vetëm se guxuan të protestojnë kundër diktaturës apo tentuan të kalojnë kufirin për të lënë pas krahëve jetën makabre që u kishte krijuar partia-shtet. Me riciklimin e Gramoz Ruçit në krye të Grupit parlamentar të partisë kryesore të opozitës, Shqipëria shndërrohet në vendin e vetëm të Europës ish-komuniste, që ka në një post kaq të lartë politik një funksionar të Sigurimit të Shtetit. Kjo sigurisht është tepër lënduese për ata mijëra qytetarë që kanë përjetuar mort në familjet e tyre vetëm nga një urdhër që ish-ministri i fundit i Sigurimit ka dhënë për vrasjet e njerëzve të tyre të dashur.

Kategori
Uncategorized

Raporti faktmbledhës i CIA-s: Qeveria dështoi me taksat dhe FMN.

 

Një dokument faktmbledhës i Agjëncisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) bën të ditur se programi i Fondit Monetar në Shqipëri është i riskuar për shkak të dështimit të përmbushjes së detyrave nga ana e qeverisë shqiptare.
Programi i Fondit Monetar në Shqipëri mund të jetë në rrezik për shkak se qeveria nuk ka arritur të grumbullojë të ardhurat e duhura nga taksat e tatimet për të ulur defiçitin buxhetor.
Alarmi kësaj here vjen nga CIA, e cila ka analizuar në faqen e vet zyrtare të dhënat për vitin 2015 për ekonominë shqiptare si dhe zhvillimet kryesore në vend në sektorë si energjetika, transportet apo industria.
“Qeveria është fokusuar në lehtësimin e procedurave të licencimit si dhe ato fiskale, ndërkohë që ka nënshkruar një marrëveshje të re me FMN për mbështetje të reja financiare e teknike. Por programi i FMN mund të gjendet në rrezik, gjithsesi, pasi qeveria nuk ka arritur të mbledhë nga taksat sasinë e duhur të parave për të reduktuar defiçitin buxhetor. Vendi vazhdon të përballet me rritjen e borxhit publik, i cili tashmë ka tejkaluar kufirin e dikurshëm ligjor prej 60% në 2013 dhe duke arritur në 73% në 2015”, thekson CIA në analizën e saj.
Në dokument theksohet gjithashtu se pavarësisht rritjes gjatë viteve të fundit, Shqipëria mbetet një prej shteteve më të varfëra në Evropë. Pengesë janë informaliteti masiv në ekonomi si dhe infrastruktura e dobët energjetike dhe në transport.
Ndërsa analizon Produktin e Brendshëm Bruto për frymë për vitin 2015, CIA e rendit Shqipërinë në vendin e 126 në botë, pas shteteve si Peruja, Jordania apo Mongolia, me vetëm 11.900 dollarë në vitin 2015. Po ashtu, me normën e papunësisë prej 17.3% në vitin 2015, Shqipëria renditet e 159-ta në listën me 207 shtete, pas Mozambikut, Gjeorgjisë apo Irakut.
Ndërkaq, CIA vlerëson se Shqipëria ende rrezikohet nga kriza në Itali e Greqi. Sipas analizës, lidhjet e ngushta në sektorin bankar bashkë me remitancat nga Greqia e Italia, e bëjnë Shqipërinë të prekshme nga efektet e krizave të borxhit në këto vende.

Paralajmërimet e FMN

Kohët e fundit, FMN po paralajmëron në mënyrë të shpehtë gjendjen jo të mirë të ekonomisë në Shqipëri. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport të Vlerësimit të Transparencës Fiskale (FTE) për Shqipërinë, e cila ishte kryer me kërkesë të qeverisë së Shqipërisë nga një ekip nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të Fondit në qershor 2015. Në shumë fusha Shqipëria performon sipas standardeve të përcaktuara me Kodin e Transparencës Fiskale të FMN-së. Rreth 10 parime të Kodit nga 36 gjithsej janë renditur si ose “mirë” ose “të avancuar” dhe 14 parime janë vlerësuar si “bazike”. Megjithatë, në tetë fusha kërkesat themelore të Kodit “nuk plotësohen”. Në raport me tri shtyllat e Kodit, FMN konstaton se raportet fiskale mbulojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të përgjithshme të qeverisë, shpenzimet, financimin dhe borxhin, por ofrojnë pak informacion në lidhje me elemente të tjerë të bilancit, duke përfshirë një vlerësim rreth 83 për qind të PBB-së në asetet fikse dhe financiare dhe 7 për qind të PBB në detyrimet e partneriteteve publiko-private (PPP). Sektori i korporatave publike të Shqipërisë, me aktivet dhe pasivet që zënë rreth 29 për qind të PBB-së, është gjithashtu jashtë raporteve të konsoliduara fiskale. Raportet fiskale përfshijnë disa, por jo të gjitha kontrollet e integritetit dhe mospërputhjet në fluksin e rrjedhjes së parasë kanë qenë të mëdha (rreth 1 për qind e PBB-së), në vitet e fundit. Parashikimi fiskal dhe buxhetimi rregullohet nga legjislacioni gjithpërfshirës dhe një kornizë fiskale afatmesme. Megjithatë, parashikimet zyrtare kanë mbivlerësuar dukshëm si GDP (me 1.5 për qind) dhe të ardhurat (nga 2 për qind të PBB-së) gjatë dekadës së kaluar. Si rezultat, buxheti i miratuar shpesh është reduktuar ndjeshëm gjatë vitit për shkak të mungesës së të ardhurave, duke minuar besueshmërinë e tij. Raporti rekomandon që të krijohet një këshill i pavarur fiskal për të vlerësuar realizimin e parashikimeve ekonomike dhe fiskale të qeverisë. Shqipëria përballet me një sërë rreziqesh të mëdha fiskale, duke përfshirë pretendimet për kompensim për pronën e shpronësuar deri në 70 për qind të PBB-së dhe një sektor të madh bankar me një përqindje të lartë të kredive me probleme. Zbulimi i këtyre rreziqeve ishte i shpërndarë nëpër një numër dokumentesh dhe misioni rekomandoi që buxheti të përfshijë një diskutim më të plotë të rreziqeve më të rëndësishëm në kuadrin fiskal.

Shqipëria me treg të pazhvilluar financiar

Shqipëria renditet me tregjet me të pazhvilluara financiare në Botë së bashku me 5 vende të tjera Europiane në një renditje të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Të ndara në 6 zona me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson nivelin më të ulët të zhvillimit dhe ngjyra blu nivelin më të lartë, Shqipëria renditet tek ngjyra e kuqe. Në indeksin botëror të zhvillimit financiar Shqipëria zë vendin e 107 në mbi 180 vendet e marra në studim. Disi më mirë paraqitet në indeksin e zhvillimit të institucioneve financiare ku renditet në vendin e 90. Në studimin e FMN zhvillimit financiar përfshin përmirësimet në funksione të tilla të ofruara nga sistemet financiare si: (i) bashkimit të kursimeve; (ii) ndarjes së kapitalit në investime produktive; (iii) monitorimi i këtyre investime; (iv) Risku dhe diversifikimi; dhe (v) shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve. Secila nga këto funksione mund të ndikojë në vendimet për kursim dhe investime dhe efikasitetin me të cilën janë ndarë fondet. Për pasojë zhvillimi i tregjeve financave ndikon në akumulimin e kapitalit fizik dhe njerëzor dhe është një faktor i rëndësishëm i produktivitetit dhe nga tre faktorët që përcaktojnë rritjen ekonomike.

Kategori
Uncategorized

Bëhuni gati për teknologjinë që do ta ndryshojë botën.

Në një të ardhme të afërt, arritjet teknologjike do të jenë ato që ndoshta vetëm i kemi ëndërruar më parë.

Vetura që fluturojnë, veshje që ju bëjnë të padukshëm, mushkonja dronë dhe shumëçka tjetër, do të jenë arritjet e teknologjisë brenda pak viteve.

Në një listë më poshtë, të krijuar nga Gazeta Express, ju do të njiheni me disa prej arritjeve teknologjike që pritet të ndodhin brenda pak viteve.

1. Padukshmëria

2. Vetura fluturuese

3. Leximi i mendjes së kafshëve

4. Mushkonjat dron

5. Dritë e krijuar nga uji

6. Pajisje për shikim – për të verbrit

GAZETAEXPRESS.

Kategori
Uncategorized

Kronologjia historike e Luftës së Ftohtë.

Lufta e Ftohte është një nga ngjarjet më kardinale dhe me më ndikim për rendin ndërkombëtar të kohës, nga origjina e cila daton në fund të Luftës II Botërore dhe deri në përfundimin e saj në vitin 1989. Roli i saj si tensionues për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare e bën tepër të rëndësishme studimin e detajeve, që të kuptojmë mesazhin që ajo solli dhe atë që trashëgoi.
Origjina e Luftës së Ftohtë lidhet drejtpërsëdrejti me vitet 1944 – 1949, sepse menjëherë pas muajve pasardhës së Luftës së II-të Botërore ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, kishte përplasje të fuqisë ideologjike, gjeografike dhe politike. Sovjetikët e bazonin vazhdimësinë e shtetit në arenën ndërkombëtare tek konflikti, ndërsa Amerikanët kishin ideale demokratike prandaj ishin të bindur për një qëndrim dhe koalicion perëndimor kundër BRSS.
Josif Stalini për dominimin territorial në Evropën Lindore kërkonte nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja : 1.) Njohjen e pushtimeve territoriale të viteve 1939 – 1940. 2.) Krijimin e një rripi sigurie, me anë të kontrollit të qyteteve të Evropës Lindore. 3.) Kontrollin e së ardhmes së Gjermanisë. Por pas ndarjes së Gjermanisë në zona okupimi u ra dakord për spostimin e kufijve Polakë, për perspektivën e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe për këtë arsye SHBA-ja aplikoi “Bretton Woods”, kjo do të konsolidonte regjimet demokratike dhe do t’i jepte baza solide paqes.
Ideologjia amerikane nënkuptonte një gjendje natyrale të paqes, ndërsa ideologjia sovjetike e quante konfliktin ndërkombëtar si normalitet, pra paqja kërcënohej nga agresiviteti i diktaturave. Vizionet dypalëshe përplaseshin fort, përpara detyrës së ridizajnimit të të gjithë sistemit ndërkombëtar.
Në vitet 1945 – 1947, të gjendur përreth tavolinave të negocimit mosbesimi ndërmjet SHBA-së dhe BRSS-së u rrit jashtëzakonisht. Në fillim të vitit 1947, në Uashington përherë e më tepër po bindeshin për ndryshimin e frymës në Evropë drejt pro-amerikanëve dhe kapitalizmit dhe sa më larg komunizmit dhe BRSS-së. Për këtë SHBA-ja, aplikoi “teorinë e rimëkëmbjes” dhe instrumentin e saj Planin Marshall, kjo do të sillte rënien graduale ose të menjëhershme të fuqisë Sovjetike, pengimin në Europë të përhapjes së “Stalinizmit Sovjetik” dhe do të ndihmonte Evropën Perëndimore. Ishte konfiguruar një situatë që nga njëra anë ushtrohej forcë brutale defensive dhe nga ana tjetër kapacitete dinamike për të ndërtuar konsensuse dhe kompromise.
Problemi qendror i Luftës së Ftohtë ishte Gjermania, Berlini ishte nën okupimin e katër fituesve dhe e rrethuar totalisht nga zona e okupuar nga Sovjetikët nga e cila varej për furnizime dhe shërbime jetësore. Trupat sovjetike kishin bllokuar hyrjet tokësore dhe kishin ndërprerë energjinë elektrike dhe për të mos shkaktuar shpërthimin e luftës, SHBA-ja dhe Britania e Madhe i furnizuan ato nga ajri me ndihmat bazë jetësore. Zgjidhja e përkohshme erdhi me lindjen në zonën perëndimore të Republikës Federale Gjermane nën kujdesin e tre aleatëve e cila ishte parimisht sovrane së brendshmi dhe e çarmatosur, ndërsa Republika Demokratike Gjermane ishte e kontrolluar nga Moska me një regjim komunist.
Më 4 prill 1949, u krijua Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), si një traktat mbrojtje kolektive në rast agresioni të njërit prej shteteve aleate dhe si kundërpërgjigje BRSS-ja krijoi më vonë “Paktin e Varshavës”.
Në vitin 1949, shpërthimi i bombës së parë bërthamore nga Sovjetikët dhe konkludimi i ofensivës finale të luftës civile të Partisë Komuniste Kineze kundër forcave kombëtare ishin ngjarje që alternonin terrenin e konfrontimit bipolare. Dy ngjarje të tjera që rritën tensionet ishin: 1.) Traktati i Aleancës ndërmjet Kinës dhe BRSS-së në vitin 1950. 2.) Autorizimi i operacionit ushtarak nga Stalini kur trupat Koreano Veriore pushtuan Korenë e Jugut. Si kundërpërgjigje globale kundër-komunizmit SHBA-ja në vitin 1953 me anë të CIA-se, organizoi një operacion të fshehtë në Iran për të rrëzuar qeverinë Mossadeq, më pas një tjetër operacion në Guatemala dhe disa të tjerë në përgjatë Luftë së Ftohtë.
Në vitin 1953, menjëherë pas vdekjes së Stalinit u hap një fazë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare sepse Nikita Hrushovi pasardhësi i tij, solli një fushatë ndryshimesh dhe idenë e një “Bashkëjetese Paqësore”. Deivid Eisenhowe presidenti i SHBA-së, u shpreh se nëse Sovjetikët dëshironin paqen duhet të lejonin ribashkimin e Koreve, zgjedhje të lira në Evropën Lindore dhe ribashkimin e Gjermanisë, por BRSS-ja nuk ishte gati për këtë ajo nuk donte të humbiste dhe mbi të gjitha nuk donte të përfundonte Luftën e Ftohtë.
Hrushovi, vuri theksin tek Raketat Interkontinentale të armatosura me koka nukleare, kjo e bëri çdo bllok vulnerabël, tashmë lufta ishte një opsion vetëvrasës. Tendenca për të përdorur “Diplomacinë Bërthamore” që të përfitonin fitore simbolike, pozicione më të avantazhuara dhe influencë në vendet e Botës së Tretë çoi në krizat më të rrezikshme të Luftës së Ftohtë.
Më 1 nëntor 1952, Amerikanët kishin shpërthyer bombën e parë termonukleare por edhe Sovjetikët po kryenin eksperimente të shumta në këtë drejtim. Pas prishjes kino-sovjetike, Hrushovi takoi Fidel Kastron që ishte drejt keqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në. Duke qenë se SHBA-ja kishte në Turqi dhe Itali raketa me rreze të mesme për të goditur BRSS-në, Hrushovi vendosi si presion armë analoge në Kubë. Situata u bë shumë kritike por pas presioneve Amerikane, më pas Hrushovi pranoi të tërhiqte raketat por vetëm pasi president i SHBA-së Xhon Kenedi pranoi që nuk do ta sulmonte Kubën.
Më 13 gusht 1961, u iniciua ndërtimi i “Murit të Berlinit” që të ndalonte qytetarët e Republikës Demokratike Gjermane të largoheshin nga vendi. Pas revolucionit Kinez, Uashingtoni kishte parë tek Vietnami një front kruçial në Azi, por ishte kjo që e çoi SHBA-në drejt disfatës politike e psikologjike më shumë se ushtarake. Nga viti 1961, SHBA-ja mbështeti Vietnamin e Jugut me furnizime, ndihma, këshilltarë ushtarak por ishte President i SHBA-së Lyndon Johnson që e ktheu Vietnamin në një luftë Amerikane.
Në vitin 1967, Çekosllovakia kishte filluar një moto reformatorësh dhe lidhi një marrëdhënie tregtare me Gjermaninë Perëndimore dhe SHBA-në, si kundërpërgjigje menjëherë Moska e pushtoi ushtarakisht Çekosllovakinë, por e njëjta dëshirë ekzistonte në Romani, Poloni, dhe Hungari. Në vitin 1970, filluan edhe protestat e para të punëtorëve në bllokun komunist, kjo sinjalizonte një pakënaqësi popullore. Në këtë kohë pozita e SHBA-së po forcohej, duke parë konfliktet e brendshme të Kinës me “revolucionin kulturor” dhe prishjen e saj me BRSS-në. Mao Ce Duni, la mënjanë radikalizmin ideologjik dhe i dha sinjale interesi SHBA-së, kjo ishte një kartë diplomatike tepër e fuqishme për SHBA-në kundër BRSS-së. Nga fundi i viteve 1970, SHBA-ja dhe BRSS-ja ishin përfshirë në një spirale antagoniste të armatimit dhe akuzoheshin reciprokisht që të kultivonin strategji të rrezikshme zgjerimi, ekspansioniste.
Në vitin 1979, BRSS-ja pushtoi Afganistanin, ndërsa më 30 prill 1975 pavarësisht veprimeve të presidentit të SHBA-së Richard Nixon, Vietnami i Jugut kapitulloi dhe u ribashkua nën regjimin komunist. Në diplomacinë trekëndore SHBA, BRSS, Kinë ishte Amerika që luante në të dyja tavolinat. Interesante ishte edhe kriza e Lindjes së Mesme në vitin 1973, Izraeli ishte i lidhur me SHBA-në ndërsa Egjipti me BRSS-në.
Në vitin 1975, u nënshkrua “Akti i Helsinkit” nga 37 shtete evropiane së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë, akti obligonte respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Një marrëveshje historike ishte edhe ajo e paqes ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit në vitin 1978 e ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së Jimi Carter.
Ndërsa nga viti 1981, presidenti i SHBA-së Ronald Regan kërkonte të detyronte Sovjetikët për të negociuar në një pozitë më inferiore sepse ideologjia komuniste ishte në rënie. Gjithsesi rreziku qëndronte tek arsenali bërthamor që zotëronin palët dhe që ishin të gatshme të lëshoheshin brenda disa minutave nga të dy shtetet. Viti 1983, shkoi drejt një tensionimi nga frika bërthamore dhe Ronald Regan mendoi të rihapte dialogun me Sovjetikët. Nga ana tjetër Mikail Gorbaçovi e njihte situatën dramatike dhe vështirësitë e sistemit sovjetik dhe ishte i hapur për zgjidhje të reja.
Në vitin 1986, Gorbaçovi publikisht propozoi një plan reduktimi gradual të armatimit bërthamorë, për herë të parë Moska dhe Uashingtoni dialogonin jo për stabilizimin e Luftës së Ftohtë por për të prapësuar mekanizmin e rivalitetit ushtarak që e ushqente. Më pas Gorbaçovi lejoi hapjen e kanaleve radio të huaja dhe të televizioneve. Në nëntor të vitit 1989, u mendua për një hapje të pjesshme të kufijve Gjerman por në rastin e një regjimi në rënie një komunikim në media ndikoi që televizionet të shpallnin hapjen totale të kufijve. Miliona berlinezë shkuan përgjatë pikave të kufirit dhe përgjatë “Murit të Berlinit” dhe rojet pa urdhra ju dorëzuan presioneve dhe hapën kalimet. Perandoria Sovjetike e Stalinit nuk ekzistonte më, kishte marrë fund ndarja e Evropës në dy blloqe të kundërta ku “Muri i Berlinit” ka qenë simboli më solid dhe bashkë me të ra edhe ideologjia politike.
Lufta e Ftohtë i mori njerëzimit një gjysmë shekulli të mbushur me luftë ideologjike ndërmjet sistemit kapitalist dhe atij komunist dhe me një garë armatimi bërthamorë të ashpër por pa i përdorur ato. Zhvillimet dhe inovacionet teknologjike, politike, ekonomike ishin në krahun e duhur përgjatë Luftës së Ftohtë. Kjo luftë mund të kishte shkuar në një përplasje të drejtpërdrejtë, por fati dhe koha ishin përkrah koalicionit perëndimor dhe demokracisë, të cilat me anë të mjeteve diplomatike dhe presioneve ushtarake arritën të ruanin paqen, stabilitetin, sigurinë dhe krijuan Rendin e Ri Ndërkombëtar për mbarë globin.
Kategori
Uncategorized

Fuga i shkruan Ramës: Sandër Frangaj është rrugaç, Mimi kishte pirë pak.

edi_rama_endri_fuga_16110
Shefi e kam urgjente sot o Shefi…

Si duhet t’ia bëjmë me ato deklaratat e kaluara që ka bërë Mimi Kodheli në lidhje me Aleksandër Frangaj?

Shumë kondradiktore kjo Mimi o Shefi o. :(

Deklaratat e Mimi Kodhelit për Frangajn para dhe pas 2014-ës janë njësoj si unë para dhe pas kredisë konsumatore.
I gjithë faji është se Kodheli nuk u konsultua me ndonjë fallxhore për të parashikuar që do bëheshim shokë të ngushtë me Frangajn.

Po pse budalla je ti o Shef që shkon e takon dy herë në vit atë fallxhoren bullgare, që të bëri pis dhe kostumin fringo kur tështiu si lopë? Më raftë pika mua për kostumin tënd al-dente o Shefi:(

Dhe ja çfarë na doli tani. Njerëzit kanë nisur dhe bëjnë thashetheme e thonë:“Po çka kjo Mimi që i ka hyrë në qef Sandri ëëëëëë?”

Shef, të paktën ta bëjmë të duket sikur Mimi ka ndryshuar mendim për Frangaj sepse i vjen keq ngaqë nuk ka bukë të hajë.

Nuk duhet që mileti të mendojë gjëra që as i kemi patur në mendje t’i bëjmë dhe që nuk kemi ndërmend, pra që ne kemi dredhur muhabetin ngaqë na pëlqen çik gili-vili me Sandrin dhe Samirin.

Tani ata kanë filluar të mendojnë se ne kemi bërë shok Frangajn. E kupton sa të vegjël janë njerëzit Shef?

Po a nuk isha unë dhe Lali Eri që pas 21 Janarit u zemëruam dhe bëmë “tuj tuj me sheqer unë me Sandrin jam i prerë”?

A e mban mend kur na erdhi Samir Mane pas 21 janarit që na pagoi ato biletat e avionit dhe ne i thamë që mos rri më me Sandrin se ai është rrugaç që flet llafe turpi?

Duhet t’i themi botës të vërtetën, që Mimi Kodheli nuk e ka vazhduar gjyqin ndaj Frangajt se ka qenë në gjendje të keqe, i kishin ardhur ato…amitat e qershisë dmth, i kishin dalë puçra në fytyrë dhe nuk përballonte dot procese e gjyqe.

Dhe jo vetëm kjo por më kryesorja është që mileti duhet ta marrë vesh që ne si qeveri e mbështesim median edhe nuk jemi si qeveria e Berishës e cila i vuri gjobë Top-Channelit.

Kujtoj këtu dhe rastin e Agon-Channel që ne e ndihmuam të gjente vetveten.

Kemi bërë kaq shumë të mira Shef dhe si mund të mendojnë të tjerët që Mimi është goc e keqe dhe që e dredh muhabetin?

Mimi nuk ka dredhur asgjë, ose më saktë ajo vetëm leshtë dredh por asgjë tjetër veç tyre.

Mimi nuk i fshehu ato kontratat e Aleksandër Frangajt, ajo thjesht atë ditë që rregulloi raftet në shtëpi pas atij koktejlit, u deh pak, kështu që thjesht nuk mbante mend ku i kishte lënë.

Qëndrimi i Mimit nuk lidhet me asgjë tjetër veçse me faktin që qeveria ka vendosur të dashurojë median. Kjo dashuri i justifikon të gjitha.

Të puth me stil transparent o Shefi, komplet-komplet-komplet i joti, Endri.

 

Kategori
Uncategorized

Fuga i shkruan Ramës: Sandër Frangaj është rrugaç, Mimi kishte pirë pak.

edi_rama_endri_fuga_16110
Shefi e kam urgjente sot o Shefi.

Si duhet t’ia bëjmë me ato deklaratat e kaluara që ka bërë Mimi Kodheli në lidhje me Aleksandër Frangaj?

Shumë kondradiktore kjo Mimi o Shefi o. :(

Deklaratat e Mimi Kodhelit për Frangajn para dhe pas 2014-ës janë njësoj si unë para dhe pas kredisë konsumatore.
I gjithë faji është se Kodheli nuk u konsultua me ndonjë fallxhore për të parashikuar që do bëheshim shokë të ngushtë me Frangajn.

Po pse budalla je ti o Shef që shkon e takon dy herë në vit atë fallxhoren bullgare, që të bëri pis dhe kostumin fringo kur tështiu si lopë? Më raftë pika mua për kostumin tënd al-dente o Shefi:(

Dhe ja çfarë na doli tani. Njerëzit kanë nisur dhe bëjnë thashetheme e thonë:“Po çka kjo Mimi që i ka hyrë në qef Sandri ëëëëëë?”

Shef, të paktën ta bëjmë të duket sikur Mimi ka ndryshuar mendim për Frangaj sepse i vjen keq ngaqë nuk ka bukë të hajë.

Nuk duhet që mileti të mendojë gjëra që as i kemi patur në mendje t’i bëjmë dhe që nuk kemi ndërmend, pra që ne kemi dredhur muhabetin ngaqë na pëlqen çik gili-vili me Sandrin dhe Samirin.

Tani ata kanë filluar të mendojnë se ne kemi bërë shok Frangajn. E kupton sa të vegjël janë njerëzit Shef?

Po a nuk isha unë dhe Lali Eri që pas 21 Janarit u zemëruam dhe bëmë “tuj tuj me sheqer unë me Sandrin jam i prerë”?

A e mban mend kur na erdhi Samir Mane pas 21 janarit që na pagoi ato biletat e avionit dhe ne i thamë që mos rri më me Sandrin se ai është rrugaç që flet llafe turpi?

Duhet t’i themi botës të vërtetën, që Mimi Kodheli nuk e ka vazhduar gjyqin ndaj Frangajt se ka qenë në gjendje të keqe, i kishin ardhur ato…amitat e qershisë dmth, i kishin dalë puçra në fytyrë dhe nuk përballonte dot procese e gjyqe.

Dhe jo vetëm kjo por më kryesorja është që mileti duhet ta marrë vesh që ne si qeveri e mbështesim median edhe nuk jemi si qeveria e Berishës e cila i vuri gjobë Top-Channelit.

Kujtoj këtu dhe rastin e Agon-Channel që ne e ndihmuam të gjente vetveten.

Kemi bërë kaq shumë të mira Shef dhe si mund të mendojnë të tjerët që Mimi është goc e keqe dhe që e dredh muhabetin?

Mimi nuk ka dredhur asgjë, ose më saktë ajo vetëm leshtë dredh por asgjë tjetër veç tyre.

Mimi nuk i fshehu ato kontratat e Aleksandër Frangajt, ajo thjesht atë ditë që rregulloi raftet në shtëpi pas atij koktejlit, u deh pak, kështu që thjesht nuk mbante mend ku i kishte lënë.

Qëndrimi i Mimit nuk lidhet me asgjë tjetër veçse me faktin që qeveria ka vendosur të dashurojë median. Kjo dashuri i justifikon të gjitha.

Të puth me stil transparent o Shefi, komplet-komplet-komplet i joti, End

Kategori
Uncategorized

Rama mbledh lule-dele për Bashën dhe luan ‘Më do, S’më do’.

Screenshot 2016-04-01 at 21.45.31

I dashur ditar.

Sot ka qenë një ditë shumë e bukur, nuk kisha si të humbja një piknik në bahçen e shtëpisë. Ngrihem dhe nuk shikoj njeri rreth e rrotull, Linda kishte dalë me Zahon me mendimin se unë isha në punë.

Marr në telefon në zyrë dhe i them që nuk vij sot se nuk po gjeja asnjë kravatë me topa të kuq në garderobë.

Shkoj në kuzhinë me vrap skuq dy vezë, hap frigoriferin marr keçapin e fus tek çanta e piknikut, 2 coca-cola, 1 kokër domate, një sallator, fus vezën e skuqur me gjalpë tek buka intergale, i mbështjell me letëralumin, i fus në çantë së bashku me një mbulesë buke.

Dal nga shtëpia për të ikur në fund të bahçes, në një cep të largët për të qenë vetëm unë me veten, për të menduar i lirshëm për Lulëzim Bashën.

Qëndroj 10 metra më tutje tek një cep i bahçes ku ka shumë lule-dele dhe shtroj mbulesën. Shikoj që kisha haruar kartopecetat dhe thikën.

Nëse kthehesha në shtëpi përsëri do më dukej sikur po bëja piknik afër shtëpisë dhe koncepti i piknikut do humbte magjinë dhe lezetin e vet. :(

Për ta larguar pak mendjen nga kartopeceta marr një lule-dele dhe filloj t’i këpus petalet duke menduar Lulzim Bashën dhe duke përshpëritur me vete:

“Më do, s’më do”, “bën sikur s’më do” “më do po ka frikë të shprehet”, “më do s’më do”, “bën sikur s’më do”, “më do por ka frikë të shprehet”.

Lule-delja e parë doli që më donte, por ka frikë të shprehet. Marr lule-delen e dytë dhe filloj t’i këpus petalet duke përshpëritur me vete: “E ka pranuar ftesën time Lulëzim Basha? E ka pranuar, s’e ka pranuar, e ka pranuar po do të bëjë interesantitn, e ka pranuar s’e ka pranuar, e ka pranuar po do të bëjë interesantin”.

Kësaj radhe më doli: “S’e ka pranuar”.

Më iku zari dhe këpus një lule-dele tjetër. Prapë më doli që nuk e ka pranuar. Këpus edhe një pas asaj. Më zuri paniku, po këpusja lule-delet një pas një, ndërmend më erdhi ajo kënga të këputa si një lule.

Pastaj vjen papritur mami duke më bërtitur: “Mos m’i këput Lule-Delet more bir se kur pi kafe me Pandin këtu në Surrel ai mahnitet dhe u merr erë”.
Për një moment mendova se ishte Eljan Tanini. Po pastaj i thirra mendjes dhe shikoj që ishte mami ime.

E mora me të mira që të mos më spiunonte tek Linda për lule-delet. Jo se Linda më thotë gjë, por do pyeste për kë i ke bërë “më do s’më do”.

Kë t’i thosha unë? Ajo do xhindosej po ta merrte vesh që ishte Luli. Të drejtë ka, Luli është lozonjar, çdo femër do xhelozohej.

Po e kyç ditarin tim për sot me shpresën që nuk ka për ta lexuar askush dhe të mos e marrë vesh Linda.
.

Kategori
Uncategorized

SKANDALI NË KORÇË / Mbetjet spitalore i hanë derrat, shikoni fotot…

 Mbas një kontrolli që Inspektoriati shtetëror i mjedisit ka përfunduar në Qarkun Korçë, ku ka rezultuar një situatë tejet e rëndë dhe shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e spitalit rajonal Korçë dhe kompanisë së kontraktuar për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve.

Derrat po ushqehen me mbetjet spitalore rrezikshme, të pa përpunuara nga kompania që duhet ti përpunojë apo asgjësojë, ç’ka është apo po këthehet në një preçedent shumë të rrezikshëm për jetën e qytetarëve.

Siç dihet mishi i këtyre derrave tregëtohet i pa kontrolluar nga autoritetet, në qytetin dhe  rrethinat e korçës duke i vënë qytetarët në rrezik nga sëmundjet e rënda që shkakton ky produkt në jetën e banorëve.

Paturpësia apo papërgjegjshmëria e lnspektoriatit shtetëror të Mjedisit qëndron në faktin se ai është mjaftuar vetëm me një gjobë ndaj kompanisë së menaxhimit të mbetjeve spitalore, ndërsa pë menaxhimin dhe bllokimin e tyre , infeksionin, sëmundjet që përhapin këto mbeturina por dhe mishin e pa kontrolluar që konsumohet nga qytetarët nuk mban askush përgjegjësi.

Me një fjalë institucionet shtetërore mjaftohen dhe mbyllin problemin me një gjobë ndaj Spitalit Rajonal të Korçës për kundravajte administrative duke e gjobitur në masën 1.500.000 lekë të reja, për moszbatim të rregullores për administrimin e mbetjeve sptitalore, pas konstatimit se kompania ka pasur mbetje të papërpunuara, dhe jo me bllokimin dhe ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm për jetën e qytetarëve, dhe denoncimin e tij në prokurori.

 

IMG_5524

IMG_5521

IMG_5520

IMG_5518

IMG_5519