Kategori
Uncategorized

Rama përplaset me kryetarin e bashkisë së Pogradecit. Është i PD –së.

Kryeministri Edi Rama e ka theksuar disa herë publikisht se ai do të bashkëpunonte me çdo kryetar bashkie, pavarësisht nëse ishte i ndonjë force kundështare politike. E ka thënë shumë herë, pasi ai është vënë nën akuzë për qasjen që ka patur ndaj kandiatëve të PD në zgjedhjet e shkuara. Por ndryshe nga sa thotë, Rama nuk duket aq miqësor me të zgjedhurit vendorë të djathtë. E tregoi këtë në takimin për reformën e ujit, ku u përplas me kryetarin e Bashkisë së Pogradecit. Kapri po fliste për problemet që ka bashkia e Pogradecit, por Rama e ka ndërprerë.

“Kjo nuk është mbledhje për vajtimet e bashkive. Jemi mbledhur për ujin dhe reformën e ujit. Na thuaj sa ke ndër mend të flasësh, na jep një orar që disa të shkojnë të hanë bukë e të kthehen kur të mbarosh ti”, tha Rama.

Kapri e ka vijuar fjalën e tij, por Rama ka ndërhyrë sërish:

“Organikat e bashkive janë më të fryrat në rajon. Keni drejtori që mund t’i shkurtoni. Keni drejtori strategjish e muhabetesh që janë pa asnjë përmbajtje. Por jo nuk është arsye që të ankoheni pse s’u jep qeveria  fonde për të paguar njerëzit”.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Pogradecit kërkoi vetëm që administrata e tij të konsultohej për faktin se një burim ujor që ndodhet në territorin e bashkisë që administron, i është dhënë një bashkie tjetër.

Lini një koment