Kategori
Uncategorized

Çohu Azem.Toka dhe monumentet nuk jane me per ty.

10530829_540701389369572_2372934651884370496_n

Qershori po vjen, ja edhe pak, tjetri më shpejt do te vijë,
veç ndërrimit të stinëve, viteve, asgjë tjetër s’do të ndryshojë.
Të zhgënjyer, hallexhinj, zagarë, lypsarë, azilantë, sekserë,
do të sjellë përsëri me bollëk kjo, ajo, dhe ajo tjetër verë.

Asgjë s’do ndyshojë, asgjë, veç ndërrimit të stinëve,
bisha përsëri do jetë në pushtet,
endrra për një jetë më të mirë, iku diku larg, ajo u vra,
Iku për të mos u këthyer më kurrë, bashkë me të edhe ne,
ikem te trembur, te tmerruar, dhunuar, e vrarë nga djajtë e zinj.

Po ku jeni ju….
ju….
ju ata që shpresën ndezët me ëndërrat, trupin, gjakun tuaj,
ju u lartesuat dhe mbetët, përjetësisht atje lart, në altarin e lirisë,
ju…heronj te vertete, që askush nuk mundi dot më t’ju zëvëndësojë.
Mjerë, o i mjerë ky popull, të mjerët ne, nga duart e kujt lirinë kërkojmë,
pa lider, pa heronj, pa shpresë, Azem çohu ku je, çohu bre burrë i dheut, boll ndejte atje.

Çohu o sokëllimë e malit, çohu, kaq vite që ty po të presim Azem Hajdari,
çohu.
cohu dhe ndale vampirin si dikur, nga pas i ke të gjithë, me ty,
Le të tallen, të qeshin, djajtë e pa besë, ata këtë ditë pritën,
që ti, zëri, urugani i demokracisë dhe liria, të heshtë, të vdesë.

Çohu Shqipe mali çohu.

Po kush do të mund të çohet, ata që partinë e këthyhen në biznes familjar,
ata që demokracinë e përdorën, e ropën, e molën si Lopë,
ata që pabesia dhe dosjet ful i ndjekin nga pas,
ata që bustin e Enverit dikur e mbajtën në shpinë,
Turp është ta thuash turp,
ata or vëllezër ata, e dhunuan, e mbytën, e vranë demokracinë.

Çohu Azem, çohu, të presin,
ti nuk duhesh më monument, ti je dhe duhesh i gjallë.

Kuçedra edhe ujin e ka zënë, pak nga pak dhe ajrin po na e merr,
diktatura me një tjetër fytyrë , më të egër është këthyer,
dhimbje dhe tmerr,
Bijtë, nipërit, mbesat e atyre qe ju vranë, sot i kini të kombit baballarë,
dhe mirë ju bëhet kur ju,
të frikësuar heshtni dhe prisni, të zhgënjyer, të lodhur, të vrarë, për tju hequr përsëri zvarrë.

Çohu Azem Hajdari çohu,
të presim,
toka dhe monumentet nuk janë më për ty.

Lini një koment