Kategori
Uncategorized

Jam i dënuar!

Jam i dënuar!

(Pjesë nga mesazhi e një deputeti të maxhorancës parlamentare)

I nderuar miku im .

Po të nis këtë mesazh të parë pas këtyre muajve që mungon.Nuk e di por mu kujtua kafja e fundit që pimë disa ditë para se të largoheshe.Në fakt atë ditë nuk e kisha planifikuar të takoja por në një bashkbisedim elektoral emri yt mu përplas në fytyrë pa mëshirë,mua deputetit të qeverisë.Shumë nga pjesmarrësit mu shprehën se të kishin premtuar ty për votën dhe ishin të vendosur për këtë gjë.Në një moment,u irritova dhe u thashë…o miq nuk kandidon Ai,por ata nuk lëviznin nga e tyrja…….ishte një takim i vështirë.E mbylla para kohe.Duke ecur nëpër rrugën plot gropa ku asfalti vetëm emrin kishte të tillë u nervozova.Ç’farë kishe ti që se kisha unë.Të më falësh miku im.Isha i vendosur të të ofroja ofertën më të mirë duke u shtytur të bëja gabimin më fatal.Po po isha i vendosur sikur edhe një orë rrjesht ti bija telefonit tënd.Ngrita telefonin…..ti mu përgjigje në emër.Të gënjeva.Të thashë po vij nga Tirana dhe kam dëshirë që kafen ta pi me ty.Ajo përgjigjja jote “Patjetër” më çuditi.Ishe kaq gati,u çlirova mendova i gëzuar se qënka më e lehtë se çe kisha menduar.Mbase e kisha nga ajo që duke të ndjekur në shtyp dhe aktivitete më dukej e vështirë.Besoj e mban mënd,u ulëm tek kafja tek distributori i V.N,.Ti pas u përshëndetëm mu drejtove duke qeshur -Ti kishim bërë sevap ndonjë fukarai dhe jo këtij hajduti.
Unë e përtypa pak me zor në atë çast,por nuk fola.Pasi më pyete për babanë për të cilin e di që ke respekt,por që unë nuk pata kurajon të të tregoja se sa shumë të vlerëson ai.Të pyeta si i ke punët,ti fole hapur pa dorashka.Do kontriboj edhe këtë herë për të mirën e njerzve të mi dhe pse e di përfundimin dhe pastaj do largohem do shkoj jashtë shtetit,madje më tregove pasaportën me një vizë të lakmuar nga kushdo .Unë përtypa gjithë çkisha menduar për të ofruar.Më shumë ishte habia.Të krahasova me një të çmëndur.Ti nuk kishe aksione të tuat për të mbrojtur.E vlerësova egoizëm.Nuk u zgjatëm shumë sepse si një zotëri ma bëre të qartë se rruga jote ishte tjetër nga e imja……..Gjithsesi.Kanë kaluar muaj.Jam ngujuar në Tiranë.Kur i madhi që kemi në krye na thotë si janë strukturat ne e gënjejmë duke i thënë shumë mirë,por duan ca vënde pune.
Ai me atë tipin e tij të frikshëm na e pret-punë ska,apo të plasur i keni sytë.
Një ditë i shkova ministrit ……. ,për ti kërkuar nder për Miçon,ti e njeh ai dhe kur fle mban poshtë jastëkut fotografinë e kryetarit,kisha dy vjet që i thoja jo sot jo nesër duhet kjo letër,ky vertetim e plot të tjera sa një ditë skisha nga tia mbaja.Në parlament i thashë ministrit se do vij për ta takuar.
Atë ditë nga ora 2 pasdreke u drejtova nga Ministria.Kalova policin e parë,të dytin të tretin mbërrita tek zyra e informacionit në kat të parë.
-Të lutem -Ju drejtova një vajze që luante me një telefon-dua të takoj ministrin.
Skisha mbaruar fjalën
-Nuk është-
-Të lutem makina është poshtë-iu drejtova përsëri
-Ore po qënke i çuditshëm ti,nuk është-Kaq prerazi pa ngritur as kokën.
-Të lutem -iu drejtova përherë të tretë-Jam deputet,kam lënë takim-vazhdova duke i thënë dhe emrin…Ngriti kokën-me një më fal dhe …Kati i tretë korridori djathtas.
Mora rrugën,skisha bërë as nja 30m,kur një dorë e fortë më mbërtheu tek krahu
-Ku shkon ti o Daku?
-Jam deputet i thashë me gjysëm zëri-Do takoj Ministrin
-E kujt i plasi se ç’farë je,ec o Daku hajde kthehu,s’ka pritje ministri sot.
Më hipi gjaku në kokë.Jam filani i thashë-kujdes me ato duar.
Ai u shtang pak.Pastaj mu drejtua.
-Ti je deputet i “Rilindjes”?
-Po- ia ktheva-që mos qofsha.
-O po ti qenke dora jonë,thashë se ishe nga ata të demokratikes.
-Jo or jo -Ja ktheva -sjam dora jote dhe sjam as i PD dhe nxitova në shkallë.
Ç’të tregoj miku im.E para i thashë ministrit për tipin e “fortë” dhe pa takt në korridor.
-E ai ma priti,mos ja vër re,është i besuari i Shefit të madh.Ohu sa herë më ka bërtitur mua dhe nuk ja kam marrë për keq.Por ama është shpirt njeriu.Dje nuk la asnjë të më shqetësonte…..
U habita.Edhe këtu të “fortët”!
Nejse.Kur i kërkova punë për Miçon duke i treguar ministrit seç kishte bërë për partinë ai histori pas historie qeshi me lot.E di çmë tha….po akoma me Miçot ti,vetëm tek lagjja ime janë nja 10 Miço dhe unë që mendova se kishe ndonjë punë biznesi…..
U tmerrova.Të më besosh nuk e doja veten.E kishim ngritur kapitalin tonë politik mbi gënjeshtrën.Nuk po të tregoj se si kryetari i shan me familje tradhëtarët.Shikoj nëpër mbledhje kur pas kurrizit kam debila si ai tek ministri,jam në siklet.Nuk është kjo ëndrra që shpresova dhe shpresoi një pjesë e jona.Unë po vazhdoj ta gënjej Miçon dhe për çdo gënjeshtër ai shton nga një flamur mavi në çatinë e shtëpisë.Çmënduri fatale që ngrihet mbi mashtrim.Nuk mundem të them të vërtetën.Nuk kam forcë.Sot kur shoh që në zonë vethelmohen me fotoksinë nga varfëria,ju priten dritat se nuk mund të paguajnë,vuajnë të ftohtin,sëmundjet,papunësinë madje skanë ujë për të pirë e kuptoj se jam një i dënuar dhe për çdo ditë i lutem zotit të më fali.Politika nuk është vetëm k… ,por mban edhe erë të keqr.Përfundimisht jemi të tradhëtuar.Shumë herë kam uruar veten që nuk të premtova që nuk bëra gabimin fatal që të tentoja të të blija ashtu siç blemë shumë të tjerë.Ti nuk ishe në shitje dhe nuk ke qënë kurrë,por unë do humbisja pasqyrën që do më tregonte sa i shëmtuar është sistemi që ndërtuam me amoralitetin tonë politik…(Nga Ferdinand Veliu-USA).

Lini një koment