Një këndvështrim interesant për arrestimet e fundit sjell Rolajd bejko, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.
Pavarësisht pozicionimit politik, Bejko ka sjellë dy fakte që duket sikur stonojnë po t’i vendosësh përballë njëri-tjetrit.
Fakti 1
Për Gaten, çobanin e lopve nga Lazarati, Kryeministri i Shqipërisë dhe gjithë rajonit Edi Rama, Ministri i Brendshëm, media, komentatorët e rrjeteve sociale etj folën e komentuan pa fund sikur të kishin kapur Pablo Eskobarin shqiptar e jo më një të akuzuar si mbjellës të thjeshtë kanabisi. Kryeministri në delirin e “justifikuar” të “suksesit” në Lazarat na dërdëlliti gjatë për “degatezimin” e drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare duke na premtuar se prej asaj dite në territorin shqiptar nuk do të kishte më asnjë rrënjë kanabisi të mbjellë.”
Fakti 2
Për Eskobarin, apo Al Kaponen e vërtetë shqiptar Edi Ramës dhe Saje Bobit nuk jua mbajti b…. a t’i përmendnin as emrin e jo më të flisnin për orë e ditë të tëra siç bënë për Gate mavrinë ! Nga frika e bandave të lidhura me pushtetin, ne shqiptarët pranojmë kokëulur talljebythën që po na bën të gjithëve Ministri i Brendshëm në prononcimet e tij televizive që hiqet sikur nuk e ka njohur fare më parë gjobvënësin.”
Në thelb, dy tablotë që ofron Bejko janë më se të vërteta. Ndërsa arrestimi i Gate Mahmutajt u shndërrua në simbol të luftës kundër krimit, për arrestimin e Emiljano Shullazit u fol me pikatore nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm.
/HashtagAL/