HashtagAL.
Më 9 Qershor 2015 kryeministri Edi Rama e quajti sekuestrimin urdhër-arrestin për biznesmenin Bechetti dhe bllokimin e llogarive të tij bankare si një sukses të vërtetë.
“Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente “Agon Channel”, një sukses”, – u shpreh Rama në Facebook.
Por përveç kësaj deklarate mbi Bechetin; Rama e ka përmendur atë edhe në disa dalje televizive duke mbështetur fort aksionin ndaj Bechettit dhe biznesit të tij; aq fortë sa këto deklarata të Ramës; Bechetti po i përdor si prova në gjyqin e arbitrazhit.
Por tjetërsoj shfaqet kryeministri me rastin Shullazi.
Rama ishte të martën në Universitetin e Tiranës dhe kur komentoi garën e shumëpërfolur për Rektorin e ri dhe presionet; Rama as nuk guxoi të përmendë emrin e të arrestuarit Shullazi.
Qeveria dhe partia më e madhe e koalicionit nuk ka ndërhyrë në asnjë moment, dhe nuk kanë vënë gishtin për të drejtuar votën, për të orientuar, apo influencuar votën mbi një kandidat”-tha Rama.
Emiljano Shullazi është arrestuar prej tre ditësh dhe dyshohet për zhvatje nëpërmjet shantazhit dhe gjobëvënies të disa pronave dhe bizneseve; por kryeministri Rama nuk e komentuar asnjëherë këtë arrestim të bujshëm; ndërsa ministri i tij Tahiri këtë arrestim e komentoi politikisht në Facebook pa ja përmendur emrin të arrestuarit. / HashtagAL
