Këto ditë Kuvendi do të miratojë ligjin për kontrollin e Facebook-ut, gazetave online dhe të çdo rrjeti social, të parët që do të protestojmë do jemi ne,deklaron e Aleanca Kuq-e-Zi.

Aleanca Kuq-e-Zi, ka kërcënuar sot Ramën me protesta nën thirrjet:

“Mos e mbyllni facebook-un dhe internetin”

Me anë të një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm Redi Ramaj bëri me dije se Aleanca Kuq-e-Zi nis protestat nëse Kuvendi do miratojë ligjin për kontrollin e facebook-ut, gazetave online dhe çdo rrjeti social.

“Aleanca KuqeZi i bën thirrje PD dhe LSI që të mos heshtin kundër këtij agresioni ndaj lirisë së fjalës”, tha ai.

Sipas Ramajt, Aleanca Kuqezi fton PD dhe LSI të rrëzojnë projektin e qeverisë me vota pasi është në shkelje të kushtetutës dhe kartës europiane të drejtave të njeriut.

Më tej, ai thekson Edi Rama kur ishte në opozitë përdori i pari facebook dhe tëiter si mjet komunikimi me publikun, ndërsa sot që është kryeministër do të mbyllë çdo dritare mediatike online dhe rrjetet sociale.

“Vetëm Kina, Koreja e Veriut dhe Turqia kanë bllokuar fjalën e lirë në internet. Mbyllja e 27.000 faqeve në internet nga Erdogani po kopjohet nga Tirana. deklaroi Ramaj.

Ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i AK-së thekson se çmenduria ka kaluar çdo kufi sa me anë të këtij projektligji synohet të pezullohet çdo faqe interneti në rast se dikush ankohet për fyrje ose shpifje.

“Po a mundet të përgjigjet qeveria pse nuk pezullohet një ekran televizioni nëse fyen ose shpif. Fjala e lirë duhet të jetë e barabartë si në internet ashtu dhe në ekran apo gazetë”, tha Ramaj

“Dy standarde nuk mund të ketë, vetë për të mbyllur gojën çdo kujt që guxon të kritikojë pushtetin nga faqet e tyre personale në internet”,-përfundon  ai.