Kategori
Uncategorized

Fuga i shkruan Ramës: Sandër Frangaj është rrugaç, Mimi kishte pirë pak.

edi_rama_endri_fuga_16110
Shefi e kam urgjente sot o Shefi.

Si duhet t’ia bëjmë me ato deklaratat e kaluara që ka bërë Mimi Kodheli në lidhje me Aleksandër Frangaj?

Shumë kondradiktore kjo Mimi o Shefi o. :(

Deklaratat e Mimi Kodhelit për Frangajn para dhe pas 2014-ës janë njësoj si unë para dhe pas kredisë konsumatore.
I gjithë faji është se Kodheli nuk u konsultua me ndonjë fallxhore për të parashikuar që do bëheshim shokë të ngushtë me Frangajn.

Po pse budalla je ti o Shef që shkon e takon dy herë në vit atë fallxhoren bullgare, që të bëri pis dhe kostumin fringo kur tështiu si lopë? Më raftë pika mua për kostumin tënd al-dente o Shefi:(

Dhe ja çfarë na doli tani. Njerëzit kanë nisur dhe bëjnë thashetheme e thonë:“Po çka kjo Mimi që i ka hyrë në qef Sandri ëëëëëë?”

Shef, të paktën ta bëjmë të duket sikur Mimi ka ndryshuar mendim për Frangaj sepse i vjen keq ngaqë nuk ka bukë të hajë.

Nuk duhet që mileti të mendojë gjëra që as i kemi patur në mendje t’i bëjmë dhe që nuk kemi ndërmend, pra që ne kemi dredhur muhabetin ngaqë na pëlqen çik gili-vili me Sandrin dhe Samirin.

Tani ata kanë filluar të mendojnë se ne kemi bërë shok Frangajn. E kupton sa të vegjël janë njerëzit Shef?

Po a nuk isha unë dhe Lali Eri që pas 21 Janarit u zemëruam dhe bëmë “tuj tuj me sheqer unë me Sandrin jam i prerë”?

A e mban mend kur na erdhi Samir Mane pas 21 janarit që na pagoi ato biletat e avionit dhe ne i thamë që mos rri më me Sandrin se ai është rrugaç që flet llafe turpi?

Duhet t’i themi botës të vërtetën, që Mimi Kodheli nuk e ka vazhduar gjyqin ndaj Frangajt se ka qenë në gjendje të keqe, i kishin ardhur ato…amitat e qershisë dmth, i kishin dalë puçra në fytyrë dhe nuk përballonte dot procese e gjyqe.

Dhe jo vetëm kjo por më kryesorja është që mileti duhet ta marrë vesh që ne si qeveri e mbështesim median edhe nuk jemi si qeveria e Berishës e cila i vuri gjobë Top-Channelit.

Kujtoj këtu dhe rastin e Agon-Channel që ne e ndihmuam të gjente vetveten.

Kemi bërë kaq shumë të mira Shef dhe si mund të mendojnë të tjerët që Mimi është goc e keqe dhe që e dredh muhabetin?

Mimi nuk ka dredhur asgjë, ose më saktë ajo vetëm leshtë dredh por asgjë tjetër veç tyre.

Mimi nuk i fshehu ato kontratat e Aleksandër Frangajt, ajo thjesht atë ditë që rregulloi raftet në shtëpi pas atij koktejlit, u deh pak, kështu që thjesht nuk mbante mend ku i kishte lënë.

Qëndrimi i Mimit nuk lidhet me asgjë tjetër veçse me faktin që qeveria ka vendosur të dashurojë median. Kjo dashuri i justifikon të gjitha.

Të puth me stil transparent o Shefi, komplet-komplet-komplet i joti, End

Lini një koment