Kategori
Uncategorized

Demokracia, si “historia” e nuses kur rri gjatë mbi kalë!

Demokracia, si “historia" e nuses kur rri gjatë mbi kalë!

 

Batutat kanë rëndësinë e tyre të madhe në jetë.
Janë të frytshme, kur vërtetë duan të tregojnë dhe ndreqin diçka që prish punë.
Një nga ato batuta dhe të thëna që të bëjnë dhe të qeshësh, por kryesisht të bindesh për një gabim e përdorur gjerësisht në Shkodër “u dhi nusja n’kalë” dhe duhet kuptuar mbi kalë! Përdoret kryesisht kur është një eveniment i pritur, i madh, dhe që përfundon për një arsye apo tjetër jo mirë?! Pra e kanë fjalën për një “dasëm” që sigurisht është gëzim i madh, dhe që prishet kur vjen nusja dhe kuptohet se është “dhj..rë e shkreta” mbi kalë! Mundet, dhe sigurisht ka ndodhur që nusja e shkretë të jetë menderosur gjatë udhëtimit të gjatë mbi kalë. E para, se udhëtimi ka zgjatur orë dhe mbase ditë, por dhe në rrugë pa rrugë e nusja e re ka qenë e shoqëruar nga burra dhe pleq kryesisht si krushq-familjarë që nuk njihte shumicën.
Fatkeqja nuse, në ditën më të bukur të saj, ka qenë e mbuluar dhe mbi kalë, e nuk ka mundur as t’ju thotë “më ulni se kam nevoja për të kryer”? Kështu që ka duruar dhe ka duruar gjithë atë udhëtim të gjatë, nuk ka folur, është stërmunduar deri sa dikur është…! E kuptoni vetë se çfarë dua të them! Turpi e “marrja” ka plasur kur ka arritur dhe nuk ka mundur të mbulojë këtë “delikt” i shkaktuar nga vonesa mbi kalë dhe nga ceremoniali apo rituali “kafaz mbyllur” dhe pse me qëllim të mirë sipas tyre!
Në të vërtetë shprehja “u dhje nusja në kalë” do të qëllojë mbi prishjen e diçkaje të mirë të pritshme dhe të kërkuar, por që për një arsye apo një tjetër, sidomos nga koha e gjatë e pritjes – prishet si rast.
Është për të qeshur, por në vitin 1967-të kur PPSH-ja donte të bënte “emancipimin e gruas dhe vajzave” dhe të largonte “mbeturinat” dërgonte një letër aparateve të partisë ku ju kërkonte zëvendësimin e zakoneve prapanike me të reja. Një prej tyre ishte dhe se të mos shpenzohesh kot dhe shumë e përlumë sipas zakoneve dhe “nusja kur ishte larg mund të merresh dhe me kuaj, por tashmë me taksi”?!
Më e qarta dhe “më e bukura” për ne, është tranzicioni ynë i gjatë, rruga e vështirë drejt demokracisë. Sigurisht që na ka ndodhur pak a shumë si nusja në udhëtimin e saj të gjatë mbi kalë?!
Ne nuk duhet të bënin asgjë më speciale dhe të saktë për tu afruar në demokraci përveç faktit që të zbatonim ligje dhe të alternonim pushtetin me rregulla dhe ligje, duke pasur shumicën në pushtet dhe pakicën në opozitë?! Por nusja jonë, apo “demokracia”, ka 25-së vite që është mbi kalë, dhe nuk ka burrë që po e çon në destinacion normalisht. E sorollasin e sorollasin sa jo është e “dhj..rë” e shkreta, por ka përfunduar së qëni – nuse?!
Sot po e interpretojnë gabim edhe si shoqëri, e sulmojnë dhe e shajnë se “i vjen era rrezikes së gjorë”. Kujtojnë se e ka fajin ajo?!
E sollën të dhëndri të lodhur, të këputur, gjysëm të vdekur prej rrugës së gjatë, ritualeve folklorike idiote shqiptare, saqë mirë që është akoma gjallë. Gjithë asaj vajze të bukur dhe të shëndetshme, i doli shpirti në këtë rrugëtim prej aventure malesh, brinjash e monopatesh pa fund. E shoqëruan të shkretën nuse-demokraci disa modele folklorikësh dhe përfituesish si kumbarë, familjarë, krushqi, kushërinj si kodoshë dhe pizevengë lagjesh, që ziheshin me njëri tjetrin se kush di rrugën më të shkurtë dhe më të mirë?!
E nusja e shkretë duronte e duronte mbi kalë e mbuluar dhe me samar në vend të shalës së kalit e cila ja shkatërroi brinjët të gjorës.
E rrëzuan duke kaluar kanale dhe rrëpira, sidomos në vitin 1997, sa u bë copë e ngrata. U zunë për të se kush do ta çonte më mirë dhe më shëndoshë, dhe nga rrahja masive me njëri tjetrin, një pjesë të madhe të hunjve e gurëve të hedhur, i hëngri dhe ajo vetë.
Çfarë nuk provoi rrezikja nuse-demokraci, në këtë rrugë të gjatë, për ta sjellë në derë të burrit? Tani askush nuk e pret dhe nuk e konsideron pothuaj një mrekulli, është e grisur dhe e bërë pis nga rrëzimet, e pa ndërruar dhe e “dhj..rë” se as fliste dot, dhe as u kujtua kush për të.
Sigurisht është për të ardhur keq për një nuse kaq të bukur dhe të mirë, por në dorë të palo shoqëruesve të tillë. Nuk ke se çfarë ti bësh, paska qenë fati i saj i keq dhe paska rënë si në shoqërues “zoti na ruajt” dhe e pritur në një vend shumë larg, ku nuk ka rrugë makine, as fusha të buta për të kaluar, por monopate të rrezikshme, të një natyre të egër edhe pse të bukur me kohë me diell. Po, paska qenë nuse pa fat demokracia për vendin ku atë e çojnë me kalë, në një rrugë të gjatë. Të vjen keq, dhe për dy apo tre krushq dhe familjarë, që dinë ta trajtojnë, ta çojnë shpejt dhe mirë nusen në destinacion. Por jo vetëm që janë pak, por akoma më keq, nuk i beson kush kur kanë mendimin se nuk është e domosdoshme të niset me kalë kjo nuse, e mbuluar dhe me rrugë pa rrugë, në monopatet e rrugës më të vështirë. Jo, nuk i dëgjon, dhe as ka për ti dëgjuar edhe për disa kohë të tillë krushq-familjarë, në këtë vënd folklorik.
Kategori
Uncategorized

Jam Skraparlli – nga Edison Ypi.

edison ypi

Garanci, pasaportë, çertifikatë, formularë, drejt e tek Ambasada e Gjermanisë.

Para kangjellave nja dyqint a më tepër shqiptarë kokulur me sy të trishtë, të urtë si pula, të heshtur si peshq.  I njëqindesati në rradhë. Pres mbi një orë duke u mbështetur herë në njërën herë në tjetrën këmbë.
Një gjerman koklakër vjen që brenda ambasadës me një listë me emrat e 20 fatlumëve që mund ta marrin vizën sot. Kushedi kur mund ti mbushet mendja stërnipit të Hitlerit ta vërë emrin tim në atë listë.

Nuk do iki në Gjermani.
Do iki diku këtu brenda, në ndonjë vend të bukur që Shqipëria ka plot.
Pa Vizë, dokumenta, burokracira, pritje poshtëruese nëpër rradha përpara kangjellave si përpara burgjeve, pse jo ku s’kam qënë kurrë, në Skrapar.
Gjyshja ime nga nëna ishte ishte një bejlereshë sa hijerëndë dhe shpirtbutë nga Veleshnja. Aneja, kështu e thirrnim gjyshen, kur ishte fëmijë, i jepte administratorit kaurr të ekonomisë së Beut zahire që i merrte fshehtas në bodrume. Në këmbim, kaurri i mësonte Anesë dhe mikeshave të saj Alfabetin e Kristoforidhit. Aneja dinte përmendësh gjithë çka kishte shkruar Naim Frashëri dhe plot nga Rilindasit e tjerë.
Në ushtri kam pasur dy skraparllinj. Një kapter i keq që mundonte ushtarët në një mijë mënyra, edhe kot. Dhe një ushtar nga tre avgatë që vrau veten se nuk duronte dot orën e edukatës politike.

Në Gjermani u nise, vajte në Skrapar…
Anës rrugës Hotele, Motele, Restorante, Kafenera, Karburante, Vorreza makinash, Gomista, Ofiçina, troje që shiten, lavazhe të shpejtë, ekstra, non stop, special, king, me gjenerator, me ujë të pijshëm, me ujë të bollshëm, number one, amanozot.
Këto vende kanë qënë pothuaj bosh, me ca depo të mjera kooperative, ndonjë traktor që çante arat plot tym e zhurmë, dhe i pamunguari peisazh rural me fshatarë të lodhur të uritur e të rreckosur.
Pata ndalur diku për të pirë ujë, kur një banor lokal mu lut ta merrja se po shkonte për të blerë ilaçe.
-Shtëpia jote është kjo pas këtij gardhit ?
-Po.
-Me dy kate, me oborr, me vreshtë, paske goxha shtëpi.
-Po mor po, por vetë nuk jam mirë.
-Çfarë të dhemb, si quhet sëmundja ?
-Asgjë nuk më dhemb. Nuk e di si quhet sëmundja. Jam i shqetësuar, i dëshpëruar, ndjehem i bezdisur.

I papërshtatur me mënyrën kapitalistike të mbijetesës, ishte thjesht një i sëmurë imagjinar.
Fushat e Myzeqesë nuk janë ende të mbjella si duhet, por janë më të rregullta se disa vite më parë.
Në dalje të Lushnjes zbulova trafik taksish mes fshatrave të Myzeqesë ! Ç’mrekulli !
Në Fiershegan dy të rinj të porsamartuar m’u lutën t’i marr deri tek një fshat rrëzë kodrave pa hyrë ne Berat.
-Si jeni, si ja kaloni, si jetoni, me çfare jetoni ?
-Me emigracion, me Greqi.
-Ah  pse jo me Shqipëri ?

Në hyrje te Beratit, në një vend ku mesa duket njerëzia çon bagëtinë tua therë kasapi, tabelë makabre “Thertore publike”.
Një djalë duke më treguar rrugën për në Skrapar më kujton me të qeshur vargjet,
“Hall i madh me skraparllinë / ka rrezik të hash dhe dru / dy ministra le të rrinë / se na duhen dhe pa tru”.
Tek një urë marr një autostopist. Çfarë fati për tu pasur zili, është Skraparlli. Skraparlliu nuk flet. Por ka gjallëri të brendëshme. Nuk mërzitem duke admiruar vetpërmbajtjen e tij.

Pak më tutje nxjerr dorën një tjetër. E marr. Ku ka rrjedhur do pikojë, pres me ankth të më thotë që është skraparlli. Ah, jo, nuk është skraparlli, është gramshak. Gramshaku ka libra e revista në duar, flet urtë dhe butë, por flet shumë, thotë se është misionar, Krishti, Bibla. Nuk dua ta kundërshtoj, por nuk dua edhe t’ia lë thatë. I them se skraparllinjtë të cilëve ay ka ardhur t’u predikojë, e kanë besimin e tyre, janë bektashinj, e kanë shenjtërine e tyre, e kanë Babanë e tyre mbi Tomorr, kanë histori të besimit, me dëshmorë, kurbanë, ceremonira, poezira që i dinë përmendësh, dhe nuk është mirë me ua përzi muhabetin. Vura re gjallërimin e behtë aprovues të syve të skraparlliut që e mora te ura. Misionari nuk e prish terezinë, vazhdon të japi spjegime, të bëjë qartësime, saktësime, por ndërkohë kemi arritur në Poliçan ku zbret dhe biseda ka marrë fund.
Lugina e Osumit, madheshtore, hyjnore. S’është luginë, është ëndërr. Po udhëtoj nëpër vende ëndërrash, që nuk i kam ditur se ju janë, por ja ku paskan qenë; “Më çdo anë e kërkova / Thashë ku është Perëndia ? / Dhe ja tani e mësova / Qënkej ndaj meje e s’e dija”.
Pyje me pisha dhe lisa.

Pllajat me përrenj në mes duken si libra të hapur me fletët që ua merr era.
Diku mes lisave, në një kthesë konvekse, mbi një breg anës Osumit, kafene. Çezëm dhe verandë e madhe jashtë kafenesë. Në një nga stolat e drurit të verandës, janë ulur një grua e re dhe një e vjetër. Nuse dhe Vjehërr me siguri. Skraparlleshat e palëvizura me vështrimin drejt infinitit duken si në pritje të diçkaje të rëndësishme që duhet të ndodhi.
Flakem nga makina si me katapultë.
Skrapari është vëndi më i bukur në botë – bërtas me sa kam në kokë.
Vjehrra shtatlartë me flokë të bardhë kthen kokën ngadalë, Nusja përkulet pak për të marrë vesh ç’ngjau.
Deklaratën për bukurinë e Skraparit e bërtas për herë të dytë edhe më fort, sa zogjtë u trembën, Osumi u drodh, malet u rrënqethën.
U bëj të ditur shpejteshpejt cili jam, se gjyshja ime ishte nga Veleshnja, se unë i ngjaj nënës, nëna ime i ngjante nënës së vet domethëne gjyshes time, dhe më të rëndësishmen; unë që skraparlli kam qënë dhe skraparlli jam e do të jem, pa e parë Skraparin nuk dua të vdes.
Aty ndodhi mrekullia.

Zonja thotë se edhe ajo është nga Veleshnja. Dhe pa zhurmë, pa potere, pa lëvizje të tepërta, pa të bërtitura, pa ulurima, pa katapulta, pasi më pyet për ca hollësi të tjera, më bën të ditur faktin me rëndësi historike botërore se ajo dhe gjyshja ime janë kusherira të afërta.
Pij dhallë, thith cigare, bëjmë muhabet. Jo për sorollopët që po e shkatërrojnë Shqipërinë për interesin e vet. Për fisnikët që shkrinë pasuritë e veta për Shqipërinë.
Ndahemi me premtimin e dyanshëm se do takohemi përsëri patjetër.
Më tutje të tjerë skraparllinj. Jo aq madhështorë sa kushurira ime fantastike, por gjithsesi interesantë.
Çorovoda pas një kthese. Pallate soc-realiste, lokale të reja me duralumin dhe vetrata. Nuk i shkojnë skraparlliut këto modernizma. Skraparlliu është tjeter gje. Krenaria e ka kokën në Kolonje, gjoksin në Skrapar, këmbët në Vlorë.
Ulem në një kafene “moderne” ku pij kafe, një teke “Raki Skrapari”, dhe bëj muhabet me kafexhiun. Flasim për malin e Tomorrit, Abas Alinë, Teqenë e famshme, ceremoninë e përvitshme, kanionet e Osumit, fshatrat etj. etj.
Sot nuk kam kohë për të parë ujëvara dhe teqera. Keto ëmbëlsira dhe freskira do t’i shijoj pak më vonë herën tjetër kur të vij përsëri këtu. Sot boll me kaq. Jeta është e shkurtër, prandaj duhet ecur ngadalë, thotë një proverb kinez ose nepalez.
Bëj një shëtitje të shkurtër nëpër qytet, dhe kthehem.

Ndal pak në Bogovë. Freskia e ka shtëpine atje. Lisa dhe fllad që futet nëpër trup. Përrua që rredh nga Tomorri. Kanë ardhur me autobuza nga Elbasani, Fieri, Lushnja. Meshkujt janë shtruar në restorante e shqyejnë mish duke bërtitur. Femrat, pasi i kanë kapur sinjalet e shenjtërisë, po marrin kontakt me të, kanë zbritur në përrua ku prekin këmbët dhe fytyrën me ujin e bekuar që rrjedh nga Tomorri.
Kundroj përsëri e përsëri pa u ngopur malet pa fund.
Më raftë pika që nuk kisha qënë më parë në Skraparin që Zoti e ka bërë me dorën e vet. Se jam Shqiptar, jam Skraparlli, jam veleshnjar, dhe jam krenar, dhe e kam për nder…q’ato që vuan çdo njeri, më mbushin plot me helm e vrer.

 

Kategori
Uncategorized

TRISHTIM PAKUFI !

 

bojana fatkojaNga Bojana Fatkoja

Fotoja e publikuar sot në rrjetet sociale e një nëne që gjobitej përse shiste spinaq, përpos revoltës të ngjall një trishtim të pakufi. Ajo foto flet më shumë se aq…
Është një shuplakë ndaj gjithë shoqërisë. Jemi ne ata që nuk reagojmë ndaj padrejtësive, jemi apatikë ndaj asaj që shkel vulnerablit dhe keq reagojmë kur këmbanat bien për ne dhe askush nuk reagon.
Para se të shihja këtë foto më kish neveritur ditën një foto ku shfaqej deputeti Kokëdhima duke nxjerrë gishtin e mesit dhe deputetja krah tij qeshte e ngazëllyer… Më shumë se pêr xhestin vulgar të Koços, neveri ndjeva për eksitimin e deputetes manekinë. Meqë ishte dhe prag 8 marsi dhe u fol për kuota se di pse më kapi një qeshje prej të çmendure… Ja pra çfarë prodhojnë kuotat, arlekino qesharakë. Na e mbushët parlamentin me gra-numra; bandidë; injorantë….prandaj ky vend do prodhojë dhe vulgaritetin e Koços që mbulon grabitjen ndaj këtij vendi dhe plagën e gjobitjes së një të moshuare të varfër që mbijèton në llumin e kësaj shoqërie frikacake e hipokrite….
Po po….frikacake e hipokrite…pa shtyllë kurrizore…
Sa nga ata deputetë e deputete që kanë qenë pjesë e shoqërisë civile e kanë ngritur ndonjëherë zërin kundra reformave që prekin shtresat vulnerabël?
Sa nga ata deputetë apo deputete që çirreshin për lirinë e fjalês dhe mbrojtjen e dinjitetit patën guximin të dênojnë gjestin prej turbulenti që Rama bëri ndaj Blushit? A ka dinjitet një deputet që lejohen të dhunohet e përçudnohet kolegu për mendim ndryshe?
Sa nga ata opozitarë që çirren për dhunën e Ramës në PS, patën guximin të dënojnë dhunën që Sekretari i Përgjithshëm i PD drejtoi ndaj gazetarit Çika? U dhunua media…
Nuk është reagim të sulmosh kundërshtarët. Reagim është të distancohesh e të dënosh çdo fenomen që beson se është i dënueshëm dhe i dëmshëm për shoqërinë, pavarësisht nga kush vepron.
Shoqëria jonë ka nevojë për njerëz të vërtetë e guximtarë, mbi të gjitha për njerëz të lirë e që besojnë në vlera…
Vetëm kështu nuk do ta nisim ditën me vulgaritetin e Koços e s’do ti ngrysim mbrëmiet me keqardhjen për dhunimin që po i bëhet shqiptarëve e Shqipërisë!!!

Kategori
Uncategorized

Ismet Drishti-Ballës: Je krimb, kufomë e pavarrosur ushqyer me mjerimin e bashkëkombësve të mi.

Humoristi Ismet Drishti i ka kushtuar një bejte therëse deputetit librazhdas Taulant Balla. Ai e ka bërë këtë me një shënim në Facebook.

Më poshtë lexoni bejten e Drishtit:

Taulant Ballës!

Ti!

Ti shakllaban i neveritshëm, Ti lëtyrë e jashtëqitje insektesh të pështira, Ti pjellë apendikse e llumit që të ngjizi, Ti qenie amorfe pa kolonë vertebrale, Ti kërpurdhë që jeton nën hijen e të tjerëve, Ti zagar që leh sa herë yt zot të ysht, Ti guxon… Ti?!

Ti që ushqehesh në mbeturinat e tryezës që yt zot lë?

Ti ke kurajo?!

Ti derdimen, eksperiment i dështuar i qenies, Ti?

Fryma jote që nxjerr fjalën është krim!

Ti që zë dhunshëm hisen e qiellit të një vëllait tim refugjat në kamp në Gjermani… Ti?!

Krimb haleje, rrajz sqolli, kufomë e pavarrosur ushqyer me mjerimin e bashkëkombësve të mi qorra… Ti?!

O Ti!

Ti që guxon të cenosh Shqipërinë time për partinë tënde. Ne kafshët e këtij vëndi do të ngulim dhëmbët në fyt.

Kategori
Uncategorized

Zhaklina, francezja “e çmendur” për veriun e Shqipërisë.

Zhaklina1Një dorëshkrim, shtypur me makinë shkrimi, i dorëzuar në ambasadën shqiptare në Francë, kishte mbetur në sirtar, dekada e pabotuar; ishin mbresa udhëtimi nga etnografja franceze Zhaklinë, kur kishte përjetuar jetën e egër në veriun shqiptar, me bashkëshortin e saj Rene Benezech, etnograf i cili ka koleksionuar mbi 700 foto nga Shqipëria. Është shkrimtari Luan Rama që e sjell në shqip këtë udhëtim, bashkë me historinë e koleksionit të famshëm, me sende dhe foto, që ruhen në “Muse de l’Homme” në Paris

 

Nga Violeta Murati

Nuk është e para, që shkel veriun e Shqipërisë dhe “jep shpirtin” për epizmin e tij. Ngjan me udhëtimin nëpër malet shqiptare të konsullit francez në Shkodër, Alexandre Degrand, autori i Souvenirs de la Haute Albanie (Kujtime nga Shqipëria e Epërme), kur priste flokët e një fëmije nga Drishti i Mbishkodrës të zbritur me prindërit e tij në konsullatën franceze, duke bërë kështu ritualin si kumbar që kishte pranuar të bëhej për atë malësor të vogël – por, etnografja franceze Zhaklin Benezech mban një histori të veçantë: Lë dorëshkrim mbresat e një udhëtimi të ashpër në veriun shqiptar, në fundin e viteve ’30-të, e shtypur vetë me makinë shkrimi dhe që mbajnë korrigjimet me dorë si dhe foto të rralla. Në malet e Vermoshit, Zhaklinë u bë nune e një foshnjeje shqiptare, Pashkës; i kishte prerë flokët në mënyrë ceremoniale, kishte dhënë dhuratat e saj, një shami mëndafshi dhe monedha argjendi. Sipas traditës e maleve, familja i lë shenjë një pako llokume Rënese (etnograf, bashkëshortit të Zhaklinës) dhe çorape leshi të punuar nga nëna e foshnjës. Janë histori familjare që do të donte t’i kthehej pas atij udhëtimi. Por nuk ndodhi më.

Një udhëtim pothuaj identik ishte përpjekur ta përshkonte kineasti Luan Rama, me një operator të Kinostudios në vitet ’80-të, nga Shkodra, drejt Leqeve të Hotit, urës së Tamarës dhe rrugës që shkonte drejt Lëpushës e Vermoshit…veçse ktheheshin hipur në një makinë, kujton se çifti i etnografëve francezë, gjysmë shekulli më parë kishte ecur herë me këmbë e herë mbi kuaj mes furtunës, borës e të ftohtit të madh, derisa pas njëzet ditëve ishin kthyer të dërmuar në hotelin e tyre në Shkodër.

Kjo eksperiencë e çiftit francez në veriun e Shqipërisë është transmetuar në“Radio- Francë”, pas kthimit të tyre në vitin 1939, regjistrim që ruhet bashkë me koleksionin e pasur të etnografëve, dhuruar muzeut “Musee de l’Homme”. Ata kanë treguar për pasurinë e kostumeve, zakonet, punimet e qelesheve, zbukurimin e armëve, historitë e Kanunit etj.

Ja çfarë shënojnë për malësorët: “… Sigurisht, vështirë të imagjinoja kostum më hijerëndë dhe njëkohësisht më të jashtëzakonshëm nga bukuria dhe me një prerje aq mjeshtërore, çka e bën xhubletën një përjashtim midis kostumeve më të habitshme fshatare, ku gjithçka duket se qëndron në valëzimin e ngjyrave. Prerja e kostumeve popullore shqiptare çka është një nga konstatimet që më ka bërë më shumë përshtypje, është gjithnjë mjeshtëria e rrallë e punimit të tyre. Kjo të çon gjithnjë drejt krijimeve me një origjinalitet të madh, me silueta veshjesh që nuk e kemi zakon t’i gjejmë diku tjetër. Dhe nuk dyshoj se artistët tanë të modës parisiane do të gjenin aty një burim të madh frymëzimi…”

Për këtë koleksion na dëshmon, shkrimtari Luan Rama, që e ka ndeshur në vitet ’90-të në fondet për Ballkanin në “Musee de l’Homme”, ku ka parë edhe një koleksion objektesh etnografike për Shqipërinë, disa të dhuruar nga senatori Justin Godart, dhe koleksionin e pasur të çiftit francez Benezech, dhuruar muzeut. Vite më parë, kur sapo kishte nisur punën si diplomat në ambasadën shqiptare në Paris, Rama kujton se iu dorëzua një zarf me dorëshkrimin: Ishin mbresat e Zhaklinë Benezech, me të shoqin, Renë, edhe ai etnograf.

“Një histori interesante për të cilën, në vitet ’90 do të shkruaja diçka dhe në shtypin shqiptar, si dhe një kapitull në librin tim të botuar në Paris “Pont entre deux Rives” (Ura mes dy brigjeve). Këtë dorëshkrim të Benezech e rigjeta përsëri kur u ktheva në ambasadë në vitin 1997 dhe një dëshirë më shtynte ta përktheja, por kjo punë do të zgjaste deri më sot, kur më së fundi u ula dhe e përktheva”, tregon Rama në parathënien tashmë në shqip, të mbresave të udhëtimit të çiftit francez, bashkëshoqëruar me foto.

Studiuesi tregon në këtë rast, se nisi të kërkonte më shumë rreth jetës së dy etnografëve francezë Rene dhe Zhaklinë Benezech, pse ky dorëshkrim mbeti për dekada e pabotuar në sirtarët e ambasadës?! René Benezech kishte qenë një personazh mjaft interesant dhe me profesion piktor, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore kishte qenë interpret i gjuhës kineze dhe më pas kishte rrahur vendet e Magrebit në Afrikë, veçanërisht në Marok, ku ishte njohur me Jacqueline, ku kishte pikturuar shumë tablo dhe konsiderohej si një “piktor orientalist”.

Në vitin 1929, si etnograf ai kishte udhëtuar nëpër Ballkan dhe në vitin 1938, bashkë me gruan e tij, etnografen e re, Jacqueline Benezech, nga Bordeaux, ai ndërmori një mision për “Muzeun e Njeriut” në Paris (“Musée de l’Homme”) për të zbuluar jetën dhe botën shqiptare. Rama na thotë se ishte ndoshta misioni i parë i etnografëve perëndimorë të ardhur me një mision të caktuar në Shqipëri. Rama shkruan për fotografitë e koleksionit Benezech në muzeun e madh të Parisit, në “Quai Branly”, ku gjenden imazhe të fiksuara në pllaka xhami me nitrat dhe autokrom, si ato që kishin përdorur më parë në Shqipëri gjatë vitit 1913, si fotografi Auguste Léon e gjeografi Jean Bruhnes. Në këto fotografi, nga Tirana ata kanë fotografuar një burrë me jelek, një shtëpi, pazarin e vjetër, një dyqan stofrash, dy gra në rrugë, një grua tiranase me dimitë, një grua me veshje katolike etj. Nga Berati janë tre fotografi; nga Konispoli dy; nga Zadrima disa pamje peizazhi, një grua para një peme, burrë dhe grua me kostume popullore, ambient pazari, brenda një familje etj; nga Shkodra, janë një sërë fotografish ku spikasin veçanërisht ndërtesat e mëdha apo interioret siç janë ato në familjen e Gjon Sumas; në Mirditë dukej “princesha” e familjes Bib Doda, si dhe vajza me kostume popullore; në Pukë, gra myslimane dhe katolike, si dhe fotografi nga Kosova (kostume popullore në mjedise familjare, oborre etj.). Po kështu dhe Malësia e Madhe, veçanërisht vajzat me xhubleta, në sfonde natyrore mjaft interesante, të gjitha këto me ngjyra. Por René Benezech kishte fotografuar dhe shumë imazhe qytetare në film bardh e zi, si në Tiranë, ku dukej pazari i shalqive, pazari i rrushit, i poçerive, bukëpjekësit, farkëtarët, këpucarët, dyqanet dhe punishtet e prodhimit të qelesheve etj., (fotografi gjithashtu në pozitiv xhelatino-bromur argjendi në pllaka xhami). Të tilla ishin dhe fotografi grash me kostume nga Dardha, nga Gjirokastra, nga Elbasani etj.

“Por habia më e madhe ishte se kur u riktheva në Musée du Quai Branly për të seleksionuar fotografitë, pashë se tashmë kisha të bëja me një fond edhe më të madh, prej 706 fotografish dhe pikërisht aty gjeta dhe personazhet që René dhe Jacqueline kishin takuar dhe që ai kishte fotografuar gjatë atij udhëtimi: Preng Calin me gruan e tij të vogël, Kol Petrushin me familjen e tij, Fran Zefi me gruan e tij, pater Antonin e kishës së Thethit, malësorët e rinj që i kishin gjetur një natë stuhie dhe i kishin nxjerrë gjer në shtëpitë e tyre, Frani, Nikolla, Gjergji… Të gjithë ishin aty. Ishte një koleksion i jashtëzakonshëm që meritonte padyshim një ekspozitë të madhe, pasi nuk ishin vetëm personazhet e peizazhet e veriut, por ishin skena të jetës shqiptare në disa qytete të Shqipërisë së vitit 1938”. Rama tregon se ekspozita e parë ku është përfshirë koleksioni i fotove të çiftit francez është hapur në Paris në nëntor të vitit 1965, nga ambasadori shqiptar Kristaq Misha si dhe autoritetet franceze. Zhaklinë Benezech vdiq në moshën 101-vjeçare, në vitin 2004, pa e vizituar më Shqipërinë. “Sidoqoftë, ky libër, ky dorëshkrim i përkthyer tashmë në shqip, do të jetë një pikëtakim imagjinar i etnografes me malet e veriut shqiptar, udhëtim që fillon në 18 tetor të vitit 1938, ashtu siç kishin udhëtuar dikur në vitin 1921 dhe gazetarja amerikane Rose Lane apo ajo franceze Paule Fercoq de Leslay më 1936, e cila kishte botuar dhe një reportazh të gjatë me dy numra në revistën e njohur l’Illustration për udhëtimin e saj gjatë tetë muajve me radhë në malet e veriut dhe të jugut shqiptar”, shkruan Rama, në këtë shërbim në shqip, të mbresave të çiftit francez Zhaklinë dhe Renë Benezech.

Përgatiti: Violeta Murati

 

Duke fjetur si në një muze përrallash, plënc lope për jastëk

Të nesërmen ishte plaka e Petrushit që me shkop në dorë, nëpër dëborë, u printe përpara si një dhi e egër për t’u treguar rrugën drejt Ranza e Shënikut. Shpesh plakës i duhet të ndalojë dhe të presë afrimin e karvanit që ngjitet ngadalë. Etnografes franceze ajo i duket si “një personazh përralle”, siç e shkruan ajo në ditarin e saj. Më pas, pas shkëmbinjsh e kataraktesh, karvani ndalon në një shtëpi tjetër ku jetojnë brenda një dhome të madhe e disi të ndarë 26 persona të së njëjtës familje. Atje pjekin patate dhe rreth zjarrit, siç është zakoni, ai që i bie lahutës ia merr një kënge të gjatë nga eposi kreshnik, duke i kënduar një bote të largët e mitike, heronjve të këtyre maleve. Jacqueline mendon se gjithçka përreth asaj shtëpie, orenditë, veglat e punës, kostumet, instrumentet, objektet e përditshme e të kuzhinës, gjithçka atje është një muze i vërtetë etnografik. Dhe për më tepër në një vend që shpesh ata e krahasojnë me Zvicrën. Pikërisht atje, gjatë natës, të shtrirë midis turmës, ku disa janë ngjeshur anash zjarrit në mes të dhomës, gjatë natës, René ndjen se një “kafshë” e çuditshme i ngjishej prapa veshit. Por vetëm në mëngjes ata pikasën se nuk ishte gjë tjetër veçse gishtat e këmbëve të asaj plake të shtrirë më tej që ishte në agoninë e saj. Jacqueline ishte habitur tek flinte gjatë natës me atë lloj “jastëku” të butë që merrte forma të ndryshme, por ajo vetëm në mëngjes konstatoi se ishte një plënc lope.

 

Ditari i Zhaklinës

E martë, 25 tetor

E kishim lënë kullën e Preng Calit që në orën 8:30 të mëngjesit, pas përshëndetjeve tona prekëse. Qielli ishte pak i mbuluar, por nuk bënte shumë ftohtë. Pjesa e parë e rrugës ishte veçse përgjatë shtratit të lumit, i cili ngjitej gjithnjë. Ishte një shëtitje e këndshme, pasi rruga ngado na shfaqte ca gëmusha përmes të cilave kalonin rrëkeza me ujë të kthjelltë e të bollshëm. Papritur u kthyem në të djathtë përmes një ngjitje të fortë, aq e fortë sa e ngjita gati barkas, duke u kacavjerrë dhe duke u kapur me dhjetë gishtat pas krifës së Cilës. Arritëm në një rrafshnaltë nga ku e humbëm nga sytë luginën e Vermoshit. Tashmë ishte si të thuash Zvicra. Hapësira të mëdha bari të një lugine me një kurorë drurësh të zinj, me lopë e dele. Ndihej një përshtypje e madhe vetmie. Tutje, sa një figurë njeriu, dukej një shtëpi mjaft e vogël, e cila ishte e ulët për t’i shpëtuar erës. Një shtëpi e bërë nga trungje pemësh dhe që ne mundëm të arrinim gjatë ditës, duke trokitur në portën e saj. Njerëzit e shtëpisë dukej se ishin plandosur për t’iu nënshtruar dimrit. Zoti i shtëpisë ishte Kol Petrushi. Ishte atje me gruan e tij dhe nusen e shtëpisë. Zjarri ishte ndezur mes asaj dhome të vetme dhe meqë s’kishte oxhak, tymi qëndronte lart si një re e nderur pothuaj gjer poshtë tokës. Ulur përtokë dhe duke përkulur kokat, mund të merrnim frymë. As që mund të imagjinohej nëse do kishe dëshirë të qaheshe. Ajo çka dalluam përmes atij tymi, ishte se nëpër dërrasa, midis trungjeve ishin të varura objekte etnografike. Aty çdo gjë ishte totalisht etnografi, madje dhe pushka, me një tjetër armë të çuditshme, një lloj pistolete e bërë nga një pushkë, të cilës i kishin hequr qytën dhe ia kishin shkurtuar grykën e gjatë. Sigurisht, kur bëhej fjalë për armë, asnjëherë nuk flitej për armë gjuetie.

Ajo etapë ishte aq e shkurtër sa ne hëngrëm gjatë rrugës. Para një zjarri hëngrëm vezët e ziera, ndërkohë që Asllani ngrohte filxhanët e çajit për t’u dhënë ngrohtësi zemrave të miqve tanë dhe të dy xhandarëve që do të niseshin sërish. Në një qilim të hollë bari ngritëm tendën tonë. Një qen i egër ulërinte e shkumëzonte nga tërbimi sapo na pa, por ai ishte i lidhur pas shtëpisë. Ndërkohë, një djalosh që kishte kohën të gëzonte lirinë dhe që nuk kishte qenë i nevojshëm në rolin e tij social, dukej një njeri i gëzuar dhe i dashur, i cili kishte qejf të lozte. Nuk ndahej nga ne dhe duke pritur, hyri ngadalë në misteret e mrekullueshme të të qytetëruarve përmes “mortadelit”, kores së djathit dhe të lëvozhgës së vezëve të ziera. Vendosja e çadrës sonë aty ishte si një lloj kampingu. Ishte hera e parë që ishim vendosur në një mënyrë kaq të kënaqshme. Dhjetë metra larg nesh ishte një trung peme i gërryer nga ku derdhej ujë i pastër, i ftohtë dhe i shijshëm. Nuk bënte ftohtë edhe pse lart kishte një kurorë dëbore që na rrethonte. Kolë Petrushi ishte i varfër por mikpritja e tij ishte bujare.

Gjithë ajo që mund të na ofronte ishte kafja dhe buka e misrit. Dhe këtë e bënte me një kënaqësi të dukshme. Tutje, larg sa sheh syri, nuk dukej asnjë gjurmë tjetër njerëzore dhe B. na kishte thënë se do të flinim në Lëpushë, një fshat i ngritur në lartësinë e 2500 metrave. Donim të dinim se përse do të flinim atje? Por në fakt ngjante se ishim në lartësinë e 2500 metrave dhe në anën tjetër të Lëpushës. Ajo që dukej e vërtetë ishte se ky fshat përbëhej nga shumë shtëpi. Veçse ato nuk mund të dukeshin që andej. Pasdite u kthyem në shtëpi. Para nisjes sonë, Preng Cali na ofroi një dhuratë princore të këtij vendi, ku pamja hijerëndë e natyrës ishte e paimagjinueshme, pasi pas perëndimit filloi të bëjë një ngricë shumë e madhe. Megjithatë duhej shkuar të mbyllej çadra pneumatike pasi kishte dy derrkucë të vegjël në ngjyrë rozë, disa dele dhe një qen, të cilët ishin bashkuar për ta dhunuar sekretin që përbënte ajo çadër.

Megjithë të ftohtit, të vendosur mirë në çadrën tonë, ne kaluam një natë të shkëlqyer. Nisja në orën tetë të mëngjesit ishte pothuaj një rekord. Që në të aguar binte shi, çka na vonoi të bënim gati bagazhet, të mblidhnim pajisjet etj. Plaka e Petrushit kërkoi të na shoqërojë gjer te Ranza e Shënikut. Me shkopin në dorë ajo u nis përpara drejt atij shpati që ngjitej dhe ku ecja ishte më e vështirë. Kishte pamjen e një gjysheje, që dikush do dyshonte dhe do ta merrte se po bënte ndonjë shëtitje për nja gjysmë ore në pyll. Por, ne, që ishim mbi kuaj mezi e ndiqnim dhe në fakt disa herë detyroheshim të ndalonim, pasi ngjitja ishte e vështirë dhe kuajt nuk mundnin më. Por ajo vazhdonte të ecte dhe ndaloi veç për të na parë nëse po e ndiqnim nga pas. Ndërsa për kalin, ne e lamë atë, pasi edhe pse u ndihmua nga dy qiraxhinjtë tanë, ai s’mundi të na ndiqte. Shiu vazhdonte të binte. Ishte mjegull. U shqetësuam për bagazhet, sepse në mëngjes kur u nisëm, duket se Asllani, i cili duhej të blinte një mushama, nuk kishte veçse një copë cohë të vajisur kohë më parë, e madhe sa një napë. Së fundi pikasëm qafën. Ishim përsëri në dëborë dhe në mjegull. Asllani dhe Ismaili s’po mbërrinin ende me bagazhet dhe B. na njoftoi se do qëllonte nja dy herë me revole që nëse kanë humbur diku mund të na gjejnë. Meqë kundërshtova, ai u largua nja njëzet metra më tutje dhe gjithë dinjitet, në majë të një shkëmbi të ngritur, shënoi për nga qielli dhe shkeli këmbëzën. Mbulova veshët me duar duke parë përreth për të ditur nëse po i jepte fund kësaj skene. E vështrova kur tentoi edhe një herë, dy herë, ashtu me një pamje të inatosur. Por revolveri nuk qëlloi. Lumturisht ai kishte një arsenal të tërë armësh. Nxori një armë tjetër dhe i tërbuar qëlloi pa lajmëruar. Arma bëri zhurmën e një kamxhiku fëmije, por efekti ishte i menjëhershëm. Në mjegull u shfaqën tri kokat e Ismailit, Asllanit dhe të kalit. Të gjithë mbanin bagazhe. Meqë kali nuk mundej më, ata ishin të detyruar të ngarkonin mbi supe njëri një thes dhe tjetri një sënduk .Të treve u merrej fryma.

Nga qielli binte një shi i madh dhe një dëborë e përzierë me të, çka të priste fytyrën. Duart i kisha të ënjtura e të përskuqura. Mushamaja më ishte ngurtësuar si një llamarinë. Plaka, e cila s’mund të ecte ngadalë, kthehej disi mbrapsht. Dukej si një njeri përralle. U rinisëm në një rrafshinë ku rruga nuk dukej aspak. Ajo ecte drejt dhe i vinte keq për ne, duke na treguar kthesat që duheshin marrë, shtigjet që i njihte dhe që ishin tepër të vështira. Madje edhe në ato kthesa të “lehta”, kali i mjerë i bagazheve, Doriu, u dorëzua për herë të parë e po kështu edhe një herë të dytë më pas, akoma më keq. Ai rrëshqiti disa metra drejt një grope në fund të së cilës vështruam një kumbull dhe një pellg të murrëtyer. Por s’duhej të ankoheshim. Vetëm se donim të dinim tani nëse plaka Petrushi, që sapo shkoi drejt një rruge të shkurtër që praktikohej me vështirësi, iku drejt vendit të rrugës së zakonshme apo jo? Ky ishte dhe mendimi i Asllanit, me të cilin René arrinte të kuptohej sepse ai ishte një shqiptar i Jugosllavisë, e po ashtu dhe Ismaili, ku prej disa vitesh vendi i tyre përfshihej brenda kufijve të Shqipërisë. Po kalonim sigurisht në lartësi të mëdha sepse para se të niseshim ishim në 2500 metra. Kohë më kohë kishe përshtypjen se do të bije në ndonjë grackë, sepse kali zhytej papritur në një gropë plot me dëborë. Lumturisht ne arritëm në një vend me drurë, ku era të priste më pak por gjithnjë s’kishte gjurmë rruge. Kur era i zhvendosi disi retë edhe nga ana jonë e majtë, u duk një zbritje që shkonte drejt një lugine që ne nuk e shikonim. Kishte shumë gjurmë ujqish. Ishin gjurmë të mëdha, putra qensh që përvijonin në vijë njëri pas tjetrit, pra në një linjë. Papritur, plaka Petrushi nisi ta marrë të përpjetën përmes shkurreve pa u shqetësuar sesi do të ngjiteshin kuajt që e ndiqnin nga pas. Përveç dhive, më duket se asnjë kafshë tjetër me katër këmbë nuk do mund të ngjitej. Ne vendosëm këmbët në tokë dhe e ndoqëm si mundëm me dëborën dhe gjethet deri në gjunjë, duke lënë pas një degë dhe duke kapur menjëherë një tjetër, ashtu si një majmun në pyll, duke u shmangur të ecim para kuajve, të cilët kohë më kohë rrëshqisnin përgjatë shtegut të mbështetur në vithe. I lamë të ngriheshin vetë duke parë me shqetësim nga kali i bagazheve, i cili ishte disi tepër i trashë për ato kalime të ngushta dhe që hynte drejt si një pykë nëpër gëmusha, duke na flakur herë-herë copa dëbore dhe degëza në fytyrë. Kjo zgjati për një kohë të gjatë, shumë të gjatë e pastaj papritmas, na u shfaq përpara pak jetë: një vend i sheshtë në fund të përroit me disa gurë të grumbulluar, disa trungje druri të shtrira si dhe streha e një bariu. Madje ishin dhe tre-katër fëmijë. Ç’bënin atje? Dukej se ai vend kishte një emër: Jam. Megjithatë, edhe pse nuk e dimë se çfarë na priste, vendosëm të qëndronim. Aty kishte ujë, madje shumë të freskët. Një drekë “alla shqiptarçe”: Patate të pjekura më parë, që nga rrëzimet e kuajve ishin bërë pure në fundin e një torbe, buka e vjetër dhe rakia për ta pirë me pagurë ishin pothuaj një luks.

Më pas u nisëm sërish. Përsëri në ngjitje përmes shtigjeve rrëshqitëse për të arritur në një lloj grope të madhe, për të zbritur pastaj përmes disa imazheve si ato të ferrit apo të përrallave. Dukej se rruga na çonte drejt luginës ku gjendet Ranza e Shënikut. Por ne nuk mund ta shikonim atë, meqë ecnim përmes blloqesh të mëdha shkëmbore, të mbuluara nga likene të jashtëzakonshme ngjyrë rozë, të zeza e jeshile në gri, mbi të cilat zgjateshin si tentakule të mëdha degëza çuditërisht të përdredhura dhe të mbushura me gjethe të verdha. Kishim disi përshtypjen se ishte një udhë në fund të detit. Pas një ore apo dy, peizazhi u bë më i butë. Dalluam një luginë të ngushtë, të thellë por të banueshme. Akoma dhe disa shtëpi të shembura, pastaj diçka që të ngjante me një udhë, ku përmes brymës shquhej një masë e madhe gri dhe katrore e një shtëpie në shkëmb. Biseda me një njeri te hyrja u ndërpre me heshtje të gjata. Kishte pamjen se ishte i bezdisur të na shikonte aty. Dukej se ishte shtëpia e parë në Ranza e Shënikut dhe se shtëpia tjetër ishte një orë e gjysmë më tej. Unë besoja se do të ndalonim në shtëpinë tjetër ku do priteshim nga Fran Zefi. Kështu të paktën na kishte thënë B. si dhe plaka Petrushi, pasi ajo kishte një djalë të martuar me një nga vajzat e Fran Zefit. Por vetëm B. donte të ndalonte me çdo kusht, pasi mesa dukej, ai ishte i dërmuar nga lodhja. Ajo që e shkatërronte dhe e bënte të tërbuar, ishte se shtëpia ku kishim mbërritur ishte e banuar nga myslimanë (edhe pse që nga Shkodra ai na betohej se ndër male nuk kishte as edhe një të pabesë). …

(fragment)

 

E enjte, 27 tetor

Nuk hoqëm keq të ngriheshim para se të agonte, pasi dita nuk po zbardhte. Qielli ishte aq i zënë sa ashtu qorrazi do na duhej të bënim gati bagazhet dhe të gjenim materialet tona të shpërndara nëpër atë grumbull fasulesh. Ishte një nga ato ditë ku e vetmja gjë që mund të bëje, ishte të qëndroje në cep të zjarrit. Atje poshtë, në fushën e vogël të misrit, ku kuajt kishin kaluar natën, Asllani dhe Ismaili, më të ngrysur se vetë koha, vëzhgonin bagazhet pa vendosur të vinin dorë mbi to. Litarët ishin ngurtësuar nga lagështia e natës. Kuajve nuk ua kishin hequr shalët pasi ato ishin të lagura. Indiferent nga porositë e mia, më i zbehtë dhe i pakënaqur se kurrë, Asllani nguli këmbë të vendoste para kohe mbulesën e kuqe mbi shalën time, e cila sigurisht nga ai shi i imët, për disa minuta do të shndërrohej në një lloj sfungjeri. B. ishte i ngrysur në fytyrë më shumë se ndonjëherë tjetër. Ai bisedonte me xhandarin. Kryetari dukej më i ndryshëm dhe më i ngrysur se dje. Në thellësi të vetvetes, B. duhej të kishte shumë frikë të ndërmerrte atë etapë që për herë të parë do ta bënte pa xhandarë dhe në një zonë tjetër të shkretë e të virgjër. Ndërkohë René u bleu miqve të shtëpisë një jelek të mrekullueshëm të qëndisur dhe ishte tepër i gëzuar. Si zakonisht, pasi shtrëngoi qinglat dhe pasi i rregulloi me fije çeliku kapistallin dhe yzengjinë, ai u ngjit mbi kalë duke pritur gëzimin e shoqëruesit tonë të vyer. Më së fundi ishim gati. Tepër të grupuar, madje shumë, në një shteg shumë të ngushtë që gjarpëronte në një gjysmë-shpat të një grumbulli shkëmbinjsh të mëdhenj, ndoqëm gjithë zigzaget e atyre përrenjve. Ende të përgjumur, kuajt kishin veçse një vend për të vendosur këmbët në ato pllaka reshpesh që shkonin vërtik poshtë nesh, drejt një lugine të padukshme nga bryma. Toka bëhej deltinë dhe këmbët e kuajve fundoseshin ndonjëherë në gropa e të çara toke të buta që nuk dalloheshin. Ata hezitonin të ngjiteshin në ato pjerrina të mëdha që ishin transformuar në pista rrëshqitjeje dhe ku nuk kapeshin veçse nga një patkua, duke na shkundur kështu me një goditje, pasi e dinim se kjo udhë ishte tepër e gjatë dhe se të gjitha vështirësitë që hasnim, nuk ishin asgjë para qafës së famshme të Pejës, ku do të mbërrinim veçse pas disa orësh.

Papritur, kali që ecte në krye u përplas me një shkëmb të madh në të majtë të tij. Goditja e zhvendosi disi dhe ai humbi ekuilibrin dhe ra. Meqë në anën e djathtë të shtegut nuk kishte asgjë, pesha e bagazheve e tërhoqi dhe ai rrëshqiti 15 metra më poshtë ku lumturisht një tjetër shkëmb shfaqej duke e ndaluar ashtu me të katër këmbët në ajër, shtrirë mbi bagazhet, si të ishte mbi një djep. René kërceu menjëherë poshtë kalit dhe nxitoi bashkë me Ismailin dhe Asllanin. Ai ulëriti duke thirrur nga B. dhe kryetari, të cilët pranuan të kthehen disa hapa mbrapsht për të qenë disi larg dhe të pranishëm në shpëtimin e kafshës, pa bërë asnjë ndërhyrje. Në sajë të atij shkëmbi shpëtimtar, gjendja e kalit nuk mund të përkeqësohej për sa kohë ai nuk lëvizte. Por që ta nxirrje që andej nuk ishte punë e lehtë. Ai nuk mund të kthehej në këmbë. Por meqë shkëmbi mbante bagazhet dhe bagazhet mbanin kalin me këmbët në ajër, në një pozicion të vështirë dhe në një pjerrësi pothuaj vertikale, në një lloj terreni rrëshqitës si të ishte prej sapuni të zi, ne pyetëm veten se çdo të bënim ndërkohë që kali mund të kthehej për së mbari dhe të çlirohej nga qinglat e tij. Së pari, u desh të lidhnim kapistrën pas një kërcuri. Ismaili, i cili u kap pas rrënjëve dhe përmes baltës, duke u kacavjerrë pas bishtit të kalit ai u çlirua. Pastaj René dhe Asllani arritën ta rrotullojnë dhe këmbët e tij prekën tokën. Në saje të dy litarëve ai nuk e kishte të vështirë të ngrihej në këmbë. Pasi konstatuam se kali nuk kishte thyer ndonjë gjymtyrë, u morën bagazhet që kishin më pak fat nga kjo shembje. Ato kishin marrë formën e fizarmonikës dhe nga kjo, meqë volumi i saj ishte pakësuar përgjysmë, ajo çka ishte brenda kishte bërë të çahej mbulesa: Të mbathura, çorape, shami, objekte tualeti etj., ishin përzierë mes dhe kjo përzierje në një deltinë rrëshqitëse dhe gjethesh të kalbura, i ngjante një lloj kremi të një kutie me pastë rroje, plotësisht të shtypur…

Zhaklina3Zhaklina4

Zhaklina2

Kategori
Uncategorized

Nga krimb te njeri; dhe kthim…

 Nga krimb te njeri; dhe kthim…

 

Nga Frrok Çupi…

Kur dëgjuam që këta thanë se partia është më me vlerë se Shqipëria, pjesa jonë më e madhe u kujtuan se të parët e tyre tiranë, kishin thënë të njëjtën gjë. Ata e kishin formuluar: “Partia mbi të gjitha”, por më duket se moto e këtyre të rinjve nuk ka ndonjë ndryshim.

Ndërsa po kaq shumë mes nesh, që u tromaksëm nga motoja e neveritshme e atyre, bënë pyetjen: “Po si ka mundësi që dikush ta bëjë këtë? Të thotë se Shqipëria është më pak se kacollja e tyre?”. Mes nesh këto kohë po bien, si nga qielli, shumë pyetje; ose e njëjta pyetje për shumë akte. Pyesim: “Si mund të ndodhë?”. Për shembull si mund të ndodhë që kryetari i Partisë Socialiste (ish komuniste) kërkon referendum popullor për zgjedhjen e tij? Udhëheqësi i tmerrshëm dhe njëkohësisht kalama, i Koresë së Veriut, ka ngritur një impakt të tillë me pushtetin. Tjetërkush jo! Pyesim, po si mundet që një ish- kryeministër iu thotë qytetarëve shqiptarë se “ju mund të qeveriseni veç nga një kokëderr”? Pyesin se si mundet që kryeministri bën thirrje publike “të gjithë në partinë time”? Kush nuk vjen damkoset “budalla”… Pyesin si vallë kryeministri deklaron se gazetarët janë gënjeshtarë? Veç brenda një interviste i drejtohet gazetarit  36 herë me akuzën “ti je gënjeshtar”. Bëjnë pyetje, vallë si mund të guxojë një qeveri që ndërsa qytetit në Jug ku është votuar kryeministri, i akordohen 18 përqind të buxhetit, ndërsa Shkodrës në Veri, veç 2 përqind?…

Për njëmijë punë të mbrapshta, njeriu bën të njëjtën pyetje: “Po, si mundet?”….

Siç ka një pyetje të vetme, ka edhe një përgjigje, sigurisht.

Fridrih Niçe, filozofi i njeriut dhe i mbinjeriut, ka shkruar pikërisht për këtë cilësi njeriu. Ai thotë se ky lloj njeriu ka bërë rrugën nga krimb te njeriu, dhe tani më e shumta e tij është të kthehet po krimb.

Asgjë më shumë se kaq nuk po ndodh. Veçse njeriu i ardhur nga krimb, po kthehet në krimb.

1.

Ja ku është lloji i parë.

Lloji i parë është ai që ka ardhur nga hiçi, nga e padukshmja. Zakonisht këtij lloji krimbi njerëzia i thërret “rra”, do me thënë, një krijesë aq e vogël që fshihet më së shumti në zorrë. Në gjuhën angleze të përkthyer për Niçen, është përdorur fjala “worm”. Ja kjo është. Ky është njeriu që në emër të partisë mund të të djegë shtëpinë, t’i vërë zjarrin gjithë kulturës, identitetit, librit dhe etnografisë së kombit. Ky është vetvetja. Ka ardhur nga askushi, prandaj quhet vetvetja… Një qytet si fshat buzë një lumi, ku gratë e fisit e merrnin me vete. kur lanin lëveret, ku thanë se në fëmijëri e kishin thërritur me një fjalë që nuk thuhet,… ja ky e do partinë “më shumë se Shqipërinë”.

Lumi ku i humbte i vetmi sapun i familjes, i është kthyer inat. Ja kjo është Shqipëria për këtë njeri. Por kur e bëjnë deputet ose ministër, ose kryeministër, atëherë ndjehemi të fyer. Të paktën të fyer. Po pse? Sepse nuk na treguan se sa kohë më parë ky njeri kishte qenë “worm” (rra). Në politikën e vendit tonë ai që emëron dikë për ta ngjitur lart, duket se e zgjedh mes njerëzve që sapo ishin krimba. Çfarë do të bëjë ky më shumë se të kthehet te vetja. Mund të ketë vrarë më parë, dhe të njëjtën gjë bën kur bëhet deputet. Mund të ketë trafikuar a plaçkitur… Njeriu i sërës së ulët ngjitet lart…

Këtë e nisi dhe e la trashëgim politika komuniste tiranike. Ajo e mori njeriun e pazhvilluar (ky thërret me guxim partia mbi të gjitha), dhe e vuri në krye të tjerëve që mund të guxonin të ishin edhe Mbinjeriu. Mund të guxonin po të mos kishin mbi krye mos-vlerën. Tirania komuniste i vuri kazmën fisnikërisë. Dhe ja ku jemi. “Krimbi” kthehet te vetja, zgjedh atë që sapo ishte krimb dhe deklaron se për partinë e djeg Shqipërinë.

2.

Ja ku është lloji i dytë.

Lloji i dytë është i dominuar me idenë e moralit të skllavit.

Regjimi komunist i diktaturës u bazua mbi këtë moral. Ja ku i kemi përsëri sot. Jo veç për faktin se këta që janë lart ose qeverisin, kanë lidhje të afërta biologjike me autorët e diktaturës. Por mbi të gjitha, se praktikojnë të njëjtën mënyrë sundimi mbi “skllevërit”. Këta kanë ardhur në pushtet me një palë premtime të tjera dhe po këta sundojnë jashtë atij programi. Këta, duke bërë politika shumë personale financiare, deri më sot, thuajse e kanë vënë gjithë Shqipërinë në ankand.

Nesër nuk do të mjaftojë Shqipëria për të larë borxhet. Mirëpo këta nuk do të jenë atëherë. Këta do të kenë ngarkuar duçet e do të jenë larguar. Këtu do të mbeten skllevërit. Skllevërit po plasen nëpër burgje për pagesa faturash të vogla; skllevërit detyrohen të paguajnë taksa të paligjshme; me skllevërit bëhet eksperiment, nëse pranojnë t’ua pushtosh parkun ku marrin frymë, pastaj edhe shtëpinë…. Të gjitha eksperimetet bëhen me skllevërit që këta i quajnë popull. Sunduesit bazohen në moralin e skllavit, dhe kështu e garantojnë pushtetin e tyre.

A nuk ndodhi po kështu gjysmë shekulli në diktaturë? Fiks kështu. Këtu nuk ka asgjë të re me sunduesin e tanishëm, veç një kthim te krimbi i Niçes.

3.

Ja ku është lloji i tretë:

Vjen pastaj që vetë këta që pësojnë si skllevër, të kenë admiruar kthimin te krimbi i Niçes. Paska plot e plot fakte, sidomos në këtë epokë, kur njerëzit po zgjedhin pa u menduar dy herë. Kanë zgjedhur një kategori  njerëzish që nuk përshtaten aspak me njeriun mesatar, aq më pak me njeriun superior. Këta të zgjedhur,  as duan t’ia dinë pse e varfëruan popullin deri në pikën ekstreme; nuk duan të dijnë se njerëzit po marrin rrugët e ikjes nga vendi për shkak se ndjehen keq me këta në krye; nuk duan t’ia dinë se sa keq po e shpërdorojnë ekonominë e qytetarëve; se sa e rrezikuar është  jeta e njeriut…

Këta, çfarë janë?… Këta janë “mortje”, tha një nga gazetarët më të zëshëm në gazetarinë televizive, para pak ditësh. Ai donte ta gjente çfarë janë këta, a janë të majtë? Jo. Të djathtë? Jo. Në mes? Jo. Të paaftë? Jo. Të fortë? Jo… Atëherë gazetari lëshoi psherëtimën: “Mortje”,… po mortje!, një pexhorativ më i hidhët se të gjithë të tjerët.

Po atëherë, kush e zgjodhi mortjen? Këtë nuk e bën kush me vetëdije normale. Këtë e bëjnë veç ata që nuk dëgjojnë. Veç ata që nuk shikojnë çfarë është ai që po zgjedh! A është sadopak i çmendur? A është arrogant? Si është sjellur me fëmijën dhe prindin e tij?…. Çfarë është ai që zgjedh, njeri që nuk do njeri? Çfarë është ai që po zgjedh, i biri i një prej vrasësve në periudhën e diktaturës?!…

Kë po zgjedh unë…, këtë lloj!?

Atëherë, ata që zgjodhën “mortjen”, ata kanë zgjedhur standardin. Niçe, filozofi i njeriut, thotë se këta, që nga kultura masive, kthehen aty ku ishin. Siç bëri njeriu rrugën nga krrimbi tek njeriu dhe përsëri tek krrimbi.

Kategori
Uncategorized

Mesazhi/ Sot, ditëlindja e Azem Hajdarit. I biri, Kiri Hajdari: Babë, sot më tepër se çdo ditë kam mall me të taku.

Sot është dita e lindjes  së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, cili po të ishte gjallë do të shënonte 53-vjetorin e tij të lindjes. E në këtë ditë të trishtë për familjen dhe për të gjithë Shqipërinë, kur lideri i Lëvizjes Studentore të Dhejtorit nuk rron më, ai që ka një mesazh tejet prekës për Azemin është pikërisht i biri i tij Kiri Hajdari i cili e ka shoqëruar postimin edhe me një foto. Vlen të theksohet se ditëlindja e 53 e Azemit, shënohet fill një ditë pasi një nga ekzekutorët e tij Jaho Mulosmani i dënuar përjetësisht, doli mbrëmë në një rrëfim për Ylli Rakipin dhe si çdo i dënuar përsëriti refrenin se ai është “i pafajshëm”.

Ja me mesazhi i plotë i Kiri Hajdarit për babin e tij Azemin.

Babe,

Sot më tepër se në cdo ditë të vitit kam kaq shumë mall për të taku e me t’ rrok fort. Është dita jote e  lindjes, esht Marsi ky muaj qe vetem e shton dhe nuk e zbeh aspak ket mall.

Kanë kaluar 17 vite qe ti Babai ,  studenti, deputeti, idealisti, heroi i mungon Shqipërisë dhe Kosoves qe Ti i deshe aq shume.

Gjithmonë e me shum Un bindem se historia te jep vendin qe ty te takon.

Ti nuk jeton me sepse qarqeve anti-shqiptare nuk u pelqeu endrra jote per nji Shqiperi te bashkuar me te gjitha trojet e veta si te gjitha kombet e tjera Europiane,

Une e di qe shpirti yt nuk prehet i qete, deri ate dite qe Shqiperia te bashkohet me trojet e veta te ndara padrejtsisht.

Kategori
Uncategorized

Po japim lajmet – nga Edison Ypi.

edison ypi

nga Edison Ypi

Ta dashur, të mrekullueshëm, të pakrahasueshëm, të hatashëm bashkatdhetarë vllavrasës, thikëngulës, tritolshpërthyes, kaferrufitës, gazetangrënës, internetshetitës, hashishtymosës, drogëtransportues, të ëmbël, të tharët, zemërbardhë, mëlçizinj, shpirtkatranë, ku jeni e ku s’jeni nëpër kafenera, para tavave të dhesë, zjarreve të ftohura, vatrave të fikura, oxhakëve pa tym, pjatave të zbrazëta, garuzhdeve bosh, ndalni muhabetet, llomotitjet, thashethemet, intrigat, dallaveret, kollitjet, teshtitjet, frymat, dëgjoni,

Po japim lajmet.

Sipas të dhënave të shumta për vërtetësinë e të cilave nuk na përket të mbajmë asnjë përgjegjësi sa kohë këto lajme që ne po ua japim juve të tjerë na i kanë dhënë neve, kanë dalë në dritë disa të vërteta me rëndësi madhore për Kombin dhe më gjërë.

Më në fund j’u dha përgjigje kryepyetjes që prej shekujsh torturon dhe tmerron ditë e natë kryemendjet e shqiptarëve, europianëve, amerikanëve, dhe banorëve të mbarë planetit;

Pse shqiptarët vrasin njëritjetrin ?

Ky fenomen ka ndodhur, po ndodh dhe do ndodhi, aspak si është thënë po thuhet e do thuhet me patëdrejtë, për arsye të selektimit natyral darvinian hitlerian, apo për arësye politike, ideologjike, korruptive etj, por për një shkak shumë më të thjeshtë dhe të komplikuar njëkohësisht, që është ky; Mbi truallin e pellazgëve dhe ilirëve, në periudhën kohore nga kastriotët tek proletarët, mpleksja e gravitacioni të tokës, rrezeve kozmike, fushave elektromagnetike, ujrat dhe mineralet e nëntoës, shtoi këtyre faktorëve flladin e lezeçëm, trishtimin e lunës, muzgun deprimues, perëndimin e përgjakur, të gjitha këto pra, mpleksen në sasi dhe cilësi në atë masë dhe atë mënyrë që mendjen e shqiptarit e torollepsin aq tepër dhe aq bukur saqë, ai, pra shqiptari, për shkak të këtij turbullimi të pavetdijshëm, duke ngatërruar lugën që fut në pjatë me sqeparin që ngul në kurrizin e babait, apo pirunin që ngul në sallatë me thikën në zemrën e vëllait, s’po di ç’po ç’bën, s’po di ç’po ç’ther, s’po di ç’po ç’vret.

Kaq për këtë. Tani tjetra pyetje; Pse në disa vende të Shqipërisë lopat lindin viça me 3 koka, gjarpëreshat pjellin gjarpërinj me 5 gjuhë të helmëta dhe të holla si gjilpëra, pulat nxjerrin nga bytha vezë të bardha pa asnjë të verdhë brenda ?

Siç na njofton blogu namqir loqethari.kot u zbulua se shkaku i kësaj mënxyre ndodhet në katundin Varilesht të Komunës Moserruj ku vaginat e femrave si ato humane dhe ato animaleske kanë nga 3 deri në 17 vrima. Hutimi i meshkujve para gjithatyre vrimave, vështirësia e kuptueshme për të zgjedhur në cilën duhet depërtuar, kjo paqartësi dhe pavendosmëri e lemeritshme, është arësyeja e atij ndërlikimi genetik monstruz.

Pyetjen tjetër; Në cilin zgëq të Shqipërisë flitet dhe shkruhet gjuha e pastër shqipe ? e sqaron portali nampanam futjakot.org nga i cili mësojmë se, së pari ai zgëq ekziston, çka është në vetvete një haber i mirë, dhe se vendndodhja e atij zgëqi aq të rëndësishëm më së fundi u zbulua. Zgëqi në fjalë ndodhet ku askush nuk e di, askujt nuk i vlen, askujt nuk i intereson. Në këto kushte ekzistenca e atij zgëqi kudo që mund të ndodhet apo të mos ndodhet s’ka asnjë rëndësi. Për të mësuar nëse zgëqi i uruar i korrektesës së munguar të komunikimit Shqip nuk ekziston sepse nuk ka asnjë rëndësi, apo duke mos pasur asnjë rëndësi as nuk ekziston, pritet ta qartësojë Fiqir Fluturaku në programin e tij televiziv “Sofra e Rrotave” ku llomotitet pafund për këto tema.

Ku ndodhet katundi Liria ? Ai katundi pa Kushtetutë, pa Parlament, pa qeveri, pa ligje, pa Kod Penal pa prokurori, pa gjykatë, si dhe natyrisht pa pare, pa korrupsion, me bakshish zero, me taksa inekzistente, shërbim shëndetësor 100 % falas, korent dhe ujë që nuk paguhen sado të konsumosh. Frika se ai katund kaq interesant nuk ekziston doli e pabazuar. Dilemën për pyetjen madhore për fatet e Kombit lidhur me vendndodhjen e atij katundi e zbardhi sajti tarallaku.lek i cili, për katundin në fjalë jep këto koordinata; Katundi Liria ndodhet prapa disa maleve, në luginën e një lumi, pranë disa ferrave, përballë një ujvare, rrëzë një pellgu ku guakin disa zhaba, pickojnë disa mickonja, helmojnë disa gjarpërinj. Problemi është se, për fat të keq, këtë katund nuk e kap asnjë hartë, për fat të zi nuk e njeh asnjë administratë, për fat të sterrosur nuk mund ta shohi asnjë njeri normal. Por s’është për tu mërzitur. Katundin Liria mund ta nuhasin, mund ta shohin, si dhe mund ta vizitojnë disa njerëz të zgjedhur të Perëndisë, disa njerëz me cilësi mbinatyrore me shqisa të shtata, të teta, të nënta, e të nëntëdhjetenënta, që e kanë shpirtin sa një majë gjilpëre, trurin sa një kokërr orizi, gjoksin sa një mal, mushkërinë sa një pllajë. I vetmi problem me katundin Liria është se të vetmit njerëz në Shqipëri të cilët duke pasur cilësitë e mësipërme në katundin Liria mund të hyjnë e dalin lirisht, janë Kuqo Koburja, Kurv Hajni, Fyt Thika.

I dhamë lajmet.

Faleminderit për vëmendjen e mungua

Kategori
Uncategorized

Imami shqiptar, frikë dhe dëshpërim për Sirinë.

Imami shqiptar, frikë dhe dëshpërim për Sirinë

Gentjan Mara e njeh Sirinë mirë. Imami shqiptar kaloi atje gati nëntë vjet nga jeta e tij duke mësuar teologjinë islamike ndërsa jetonte në kryeqytetin, Damask.

Por marrëdhëniet e tij me këtë vend, i cili është aktualisht në qendër të vëmendjes së botës si pasojë e një lufte civile shumëpalëshe, është më e fortë se kaq. Më 2008, ndërsa ai ende jetonte atje, ai u martua me Hanan, një grua siriane e cila u bë nënë e tri fëmijëve të tyre.

Aliu, djali shtatëvjeçar që qëndron pranë tij një mëngjes të shtune brenda xhamisë në periverinë veriore të Tiranës, lindi në Damask në vitin 2009.

Por në korrik 2011, Mara vendosi të sjellë familjen e tij në Tiranë dhe pak ditë më pas, mori detyrën për të drejtuar një xhami të sapondërtuar në Shish-Tufinë dhe vendosi t’ia përkushtojë jetën përhapjes së fjalës së Allahut mes bashkëkombësve të tij shqiptarë.

Ai nuk e dinte në atë kohë se vendimi i tij për të ikur nga Damasku do të rezultonte vendimi i duhur për familjen e tij. Në atë kohë, protestat e para kundër regjimit të Asad patën filluar, por askush nuk mund të imagjinonte se çfarë do të ndodhte më vonë.

“Ndërsa po ikja nga Siria, nuk e mendoja kurrë katastrofën që do të ndodhte. Ajo që ndodhi qe përtej imagjinatës time dhe të familjes time,” tha Mara për BIRN.

Frikë për Damaskun

Imami dhe bashkëshortja e tij siriane Hanan | Foto: BIRN

Familja Mara jeton në një vilë trekatëshe në lagjen Babrru të Tiranës, pjesë e bashkisë Kamëz, ku dy katet e para janë dhënë me qira për biznese të ndryshme.

Pavarësisht jetës së mirë në Shqipëri, imami dhe bashkëshortja e tij jetojnë me shqetësimin për fatin e Sirisë dhe të afërmve të tyre që kanë mbetur atje.

“Prindërit, motrat dhe vëllezërit e mi jetojnë në pjesën qendrore të Damaskut ku lufta nuk është aq e ashpër sa në qytetet e tjera të Sirisë, megjithëse unë kam frikë për jetët e tyre çdo ditë,” thotë Hanan.

“Në një rast, kur po flisja me nënën time, dëgjova zhurmën e bombave dhe linja e telefonit u ndërpre,” tha ajo, ndërsa sytë i përloten.

Shumë prej të afërmve të Hanan janë plagosur apo vrarë gjatë konfliktit që vijon.

“Zemra më dhemb ndërsa nuk kam mundësi t’i shoh ata ndërsa t’i sjellësh ata këtu [në Shqipëri] është shumë e vështirë,” tha ajo.

“Vetëm shpresat dhe ëndrrat e mija janë gjallë. Ëndërroj që një ditë fëmijët e mi të shkojnë dhe të studiojnë në Damask dhe të kenë mundësi të shohin gjithë ato vende të bukura për të cilat unë i tregoj” shtoi ajo.

Një refugjat i plagosur

Megjithëse Shqipëria nuk është në rrugën kryesore të Ballkanit të përdorur nga refugjatët që po ikin nga Siria dhe Iraku, familja Mara e gjeti një mundësi për të ndihmuar për krizën.

Amal, një 56 vjeçar psikologe nga Siria, u gjet me një këmbë të thyer në një pyll pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ajo u braktis nga trafikantët të cilët i kishin premtuar se do ta çonin në Gjermani.

Ajo u transportua për në spital në Tiranë, ku familja Mara dëgjoi për të përmes disa sirianëve të tjerë që jetojnë në Shqipëri dhe shkuan për ta vizituar.

“Kur Hanan dhe unë pamë situatën e saj, u tronditëm nga vuajtjet përmes të cilave kishte kaluar dhe vendosëm të hapim shtëpinë tonë për të,” tha imami.

Amali qëndroi me familjen Mara për tre muaj në verën e vitit 2015 dhe Hanan u përkujdes për të deri sa këmba e saj e thyer u shërua dhe ajo mund të nisej sërish për rrugë drejt Gjermanisë.

“Ne flasim me të shumë shpesh në telefon, tashmë ajo është shëndoshë e mirë. Ajo dhe bashkëshortja ime janë bërë mikesha gjatë qëndrimit këtu. Besoj që Hanan e pa atë si një nënë,” sugjeroi Mara.

“Kanceri” ISIS

Imami Mara brenda xhamisë së Shishtufinës | Foto: BIRN

Mara ka ndjekur lajmet mbi imamët në Shqipëri, të cilët janë akuzuar se kanë bërë thirrje për t’u bashkuar me militantët islamikë që po luftojnë në Siri dhe Irak.

Rreth 90 shqiptarë deri tani kanë udhëtuar për në Siri dhe janë bashkuar në përgjithësi me Shtetin Islamik.

Mara thotë se besimtarë të ndryshëm e kanë pyetur për opinionin e tij mbi vajtjen për të marrë pjesë në përpjekjen e ISIS për ndërtimin e një kalifati.

“I kam thënë atyre se çdo mysliman i mirë fillimisht duhet të ndërtojë shtëpinë e tij, t’i shërbejë njerëzve të tij dhe bashkësisë së vet dhe të mësojë çdo ditë mbi fenë, Islamin. Kjo është mënyra më e mirë për t’i shërbyer Islamit,” tha ai.

“Myslimanët shqiptarë nuk kanë asnjë arsye për të vajtur dhe për të luftuar në luftën e dikujt tjetër për shkak se ata nuk e dinë realitetin dhe se do të përdoren dhe shfrytëzohen nga elementë kriminalë siç ka ndodhur në Siri dhe Irak,” shtoi ai.

Mendimi i tij për ISIS është i thjeshtë. “ISIS është një kancer për Islamin si dhe për Sirinë.”/BIRN

Kategori
Uncategorized

A ËSHTË DASHAMIR SHEHI NJË PENG I EDI RAMËS? (disa detaje mbi telashet e gruas së deputetit demokrat).

A ËSHTË DASHAMIR SHEHI NJË PENG I EDI RA

Rama-me-Dash-Shehin_1Të dielën, gazeta “Shekulli” në pronësi të deputetit rilindës Koço Kokëdhima hapej me një intervistë të deputetit demokrat Dashamir Shehi.

Ky i fundit jepte në intervistë mesazhin eksplicit se nuk do të respektonte asnjë vendim të PD-së për bojkot dhe se në çdo rast do të ishte në parlament.

Shprehej z.Shehi në intervistë:

Sigurisht që do të jem në Parlament, pavarësisht se çfarë vendos PD-ja. Por deri të enjten e ardhshme mendoj se dhe opozita do të reflektojë dhe do të kthehet në Parlament për të vijuar përballjen. Unë i kam bërë të ditur PD-së qëndrimet e mia për këtë çështje dhe besoj se edhe mund të takohem me zotin Basha deri të enjten për t’i bërë të ditur qëndrimin tim.”

Ky është një qëndrim që mund ta kenë dhe shumë deputetë të tjerë në PD.

E megjithatë z.Shehi është deri më sot, zëri më i avancuar, më i artikuluar publikisht kundër tezës së bojkotit, tezë e hedhur nga Berisha një javë më parë.

Përtej lojës politike, disa zhvillime të ndodhura së fundmi, sugjerojnë se z.Shehi mund të jetë nën presion nga mazhoranca aktuale e rilindjes për shkak të disa verifikimeve që kanë nisur në institucionin që drejton bashkëshortja e tij, znj. Enkeleda Shehi.

Zonja Shehi është kryetare e AMF-së (Autoritet i Mbikëqyrjes Financiare), një ent shtetëror që luan rol kyç në kontrollin e tregut dhe të kompanive të sigurimeve.

KOMISIONI-I-EKONOMISE-Kryetarja-e-Autoritetit-te-Mbikeqyrjes-Financiare-Enkeleda-Shehi-300x214

Të mërkurën e datës 2 Mars, zonja Shehi u thirr në Komisionin e Ekonomisë në një seancë sqaruese me dyer të mbyllura. Ajo replikoi me kryetarin e këtij komisioni, z.Erion Braçe dhe pati debate të ashpra me anëtarin e komisionit Anastas Angeli gjatë seancës.

Aq sa Angjelit i’u desh t’i kujtonte kryetares së AMF-së se ku ishte dhe se duhej të korrektonte tonin e zërit dhe mënyrën si u përgjigjej anëtarëve të komisionit.

Arsyeja që znj.Shehi ishte thirrur në Komisionin e Ekonomisë lidhej me disa zhvillime të ndodhura në institucionin që ajo drejton që prej Dhjetorit 2015.

Dhjetori ishte një muaj ‘i nxehtë’ për AMF-në, sepse Kontrolli i Lartë i Shtetit kopsiti një raport që e bënte përgjegjës këtë institucion për neglizhencë dhe tolerime antiligjore ndaj kompanive të Sigurimeve.

Fabula është e thjeshtë, kompanitë e Sigurimit duhet çdo vit të derdhin detyrime garancie për atë që quhet Fondi i Sigurimeve, AMF-ja rezultonte se kishte zbutur detyrimet e këtyre kompanive dhe kishte trukuar skemën mbledhjes së detyrimeve të prapambetura që kishin kompanitë private.  Detyrimet e kompanive private të sigurimit ishin rreth 13 milionë euro, por AMF-ja ishte mjaftuar me vetëm 5 milionë euro të mbledhura për Fondin.

sigurimet1-768x1057

Institucioni i AMF-së u përball dhe me një raport kritik nga Banka Botërore pikërisht për këtë çështje.

Presionin e krijuar nga raporti i KLSH-së, znj. Enkeleda Shehi duket se e zgjidhi në një mënyrë origjinale. Ajo vendosi të shkarkonte nga detyra drejtoreshën Lyela Rama.

Lyela Rama drejtonte hallkën e AMF-së që përllogariste dhe certifikonte detyrimet e kompanive të Sigurimit për Fondin garantues.

Ajo kishte njoftuar në kohë dhe zyrtarisht bordin e AMF-së për detyrimet e prapambetura të kompanive të sigurimit, e me sa duket, nën presionin e raportit të KLSH-së, Bordi dhe drejtoresha Shehi, vendosën ta ‘bënin shembull’.

Shkarkimi i Lyela Ramës solli një efekt zinxhir, të paktën 5 punonjës së AMF-së dhanë dorëheqjen në mënyrë demonstrative në fund të Dhjetorit, si reagim ndaj shkarkimit të Lyela Ramës.

Mungesa e të ardhurave në Fondin Kompensues, favorizimi i kompanive të sigurimit, kritikat e Bankës Botërore, raporti i KLSH-së, shkarkimi i drejtoreshës Rama dhe furtuna që ndodhi brenda institucionit pas Dhjetorit 2015, duket se sollën rrethana të sikletshme për drejtoreshën Shehi.

Ajo u thirr të mërkurën në Komisionin e Ekonomisë për të sqaruar pikërisht këtë situatë, ndërsa komisioni ka dhe autoritetin për të iniciuar dhe procedurën e shkarkimit të zonjës Shehi.

Pikërisht kjo pozitë delikate e znj.Shehi në këto momente, duket se është faktori që ndikon më së shumti protagonizmin publik të bashkëshortit të saj, deputetit demokrat Dashamir Shehi, i cili është zëri i parë që po përpiqet të relativizojë dhe të neutralizojë sinjalet për një përshkallëzim të aksionit opozitar ndaj qeverisë rilindëse.

Kategori
Uncategorized

Transaksioni fantazmë. Si po zhduken 13 milionë euro borxhe ndaj shtetit.

fushe naftembajtese

Disa nga vendburimet më të rëndësishme të naftës dhe gazit në vend rrezikohet të kalojnë në dorën e një kompanie fantazmë. Transatlantic Petroleum, kompania që ka me koncesion vendburimet e naftës në Cakran Mollaj, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe fushën e gazit në Delvinë njoftoi se ja ka shitur ato një firme të panjohur me emrin GBC Oil.

Shitja dyshohet se është një operacion përmes të cilit po synohet fshirja e borxheve dhjetëra milionë euro që Transatlantic ka ndaj shtetit shqiptar, përkatësisht Albpetrolit dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për shfrytëzimin e naftës.  Nëse ajo do të finalizohet, atëherë ka thuajse zero shanse që Shqipëria të rikuperojë këto borxhe.

Historiku

Në vitin 2007, qeveria nënshkroi një marrëveshje koncesioni e cila kaloi disa vendburime të rëndësishme nafte dhe gazi tek një kompani kanadeze me emrin strim oil. Marrëveshja përfshinte vendburimin e naftës në Cakran-Mollaj, atë të Ballsh-Hekalit, vendburimin Gorisht-Koculit dhe fushën e Delvinës.

Por në vitin e 2014, Stream u ble tërësisht nga një kompani amerikane e quajtur Transatlantic Petroleum.  Kompania e re, e cila zotërohet nga miliarderi amerikan Malon Mitchell, në fillim ishte entuziaste për investimet në Shqipëri. “Ne shohim potencial domethënës për rritje në Shqipëri dhe presim të rrisim vlerën e këtyre aseteve,”-  deklaroi Mitchell pas blerjes së Stream.

Por vetëm pak ditë më parë, përmes një njoftimi të beftë Transatlantic njoftoi shitjen e të gjitha aseteve të saj në Shqipëri tek një kompani e panjohur me emrin GBC Oil. Sipas marrëveshjes kompania e re GBC oil ka marrë përsipër të paguajë 2.3 milionë euro borxhe tek një bankë private dhe 29.2 milionë euro të tjera borxhe që Transatlantic dhe para saj Stream kanë akumuluar ndaj shtetit shqiptar apo bankave të tjera.

Kompani fantazmë

Albpetrol dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve natyrore pranojnë se kompania e re GBC Oil është një firmë fantazmë. Dyshimi është se përmes shitjes tek kjo firmë po synohet shmangia e borxheve prej 13 milionë euro që Transatlantic ka ndaj shtetit shqiptar.

Drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore thonë se kontrata konçencionare është lënë evazive dhe nuk përcakton qartë nëse shteti mund të bllokojë transaksionin. Por ata bëjnë të ditur se kanë nisur ndërkohë procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare për shkak se si Stream ashtu dhe Transatlantic nuk kanë përmbushur kushtet e saj.

Sipas këtyre burime, kjo është edhe shpresa më e mirë që shteti ka për ta shpallur të paligjshëm transaksionin, i cili nëse do të finalizohet plotësisht do e bënte të pamundur arkëtimin e 13 milionë eurove borxhe që koncesionari ka ndaj shtetit dhe dhjetëra milionë të tjerave ndaj palëve të treta, përfshirë bankat private.

Kategori
Uncategorized

10 sekrete magjepsëse që u morën me vete në varr.

Marrja me vete e sekreteve në vendin e prehjes përfundimtare nuk është një gjë aspak e re dhe ne të gjithë me siguri do të kemi disa sekrete për t’i marrë me vete – ndoshta për të mbrojtur të tjerët, apo ndoshta për të mbrojtur reputacionin dhe trashëgiminë tonë. Disa sekrete, për shkaqe të pasojave historike apo vëmendjes që u është kushtuar atyre me kalimin e viteve, shndërrohen në një lloj misteri. Kjo listë përmban dhjetë sekrete të tillë

1- Axel Erlandson

1884 – 1964

Erlandson e nisi si një fermer alfalfa dhe si hobi nisi të shartojë dhe t’u japë forma trungjeve të pemëve. Më vonë, me kalimin e dekadave ai do të “stërviste” pemët që të rriteshin sipas formave që ai vetë i kish projektuar. Ai eksperimentoi me lloje të ndryshme pemësh, duke bërë forma unazash, zemrash, shkallë në formë spiralesh, zigzage, unaza, kafazë zogjsh, kulla, korniza pikturash dhe shkallë. Erlandson i gjeti si një mënyrë shumë efikase argëtimi pemët e tij dhe vendosi që të krijojë ‘Cirkun e pemëve”. Erlandsoni nuk do t’ia rrëfente askujt sekretin e teknikave të tij dhe ai e vazhdoi në vende të fshehtë shartimin për t’iu fshehur spiunëve. Erlandson vdiq në vitin 1964 bashkë me procedurën e tij sekrete të përdorur për përhapjen e pemëve.

Fakt interesant: Në vitin 1985, kur Cirku i Pemëve përfundoi veprimtarinë, pemët u blenë nga milioneri Michael Bonafante dhe ato u transplantuan në parkun e tij të argëtimit Gilroy Gardens në Gilroy, Kaliforni.

2- “Jerome”

1840 – 1912

Në 8 shtator 1863, një i huaj kokërruar që besohej se ishte në të njëzetat, u gjet nga dy peshkatarë në Sandy Cove në Digby County, Kanada. Të dy këmbët e këtij njeriu sapo kishin qenë prerë dhe një kanë me ujë bashkë me pak bukë ishin vendosur pranë tij. I panjohuri ishte i paaftë apo nuk donte të fliste, dhe thuhet se ai ka belbëzuar jo më shumë se sa dy apo tri fjalë, pasi është gjetur. Një prej fjalëve të belbëzuara prej tij mendohet të ketë qenë “Jerome” dhe atij shumë shpejt iu dha ai emër. Jerome mbushej me zemërim kur dëgjonte të përmendeshin fjalë të caktuara, gjë që bëri shumëkënd të besojë se, Jeromi fshihte një lloj sekreti që nuk lejohej ta thoshte. Jerome sillej me dinjitet dhe kur atij i ofroheshin para, shfaqej i fyer. Ka shumë teori që shpjegojnë se çfarë ishte në të vërtetë Jerome, por asnjë histori prej tyre nuk është vërtetuar. Jerome vdiq në 19 prill 1912.

Fakt interesant: Jerome vazhdon të jetë pjesë e psikikës kolektive të komunitetit ku ai u gjend. Një qendër strehimi për njerëzit me të meta u ngrit me emrin e tij, për të janë shkruajtur dhe kompozuar këngë dhe ai është shfaqur shumë herë në piktura e madje për të është bërë edhe një film.

 

3-E huaja

1793 – 1816

Gjatë vjeshtës së vitit 1816, në Alexandria, Virxhinia, dy njerëz, një burrë dhe bashkëshortja e tij hynë në Hotel Taverna e Gadsby. Gruaja ishte e sëmurë dhe mendohej se ajo vuante nga ethet e tifos. Gjendja e saj shëndetësore vazhdoi të përkeqësohej, pavarësisht se për të po kujdesej një prej doktorëve të Alexandrias. Më pas, bashkëshorti mblodhi doktorin dhe stafin e hotelit e madje edhe bashkëshorten e pronarit në një dhomë dhe u bëri atyre një kërkesë shumë të pazakontë: ai kërkoi që të gjithë të pranishmit të bënin aty një betim se nuk do të zbulonin asnjëherë identitetet e tyre. Të gjithë ranë dakord dhe secili e mori me vete në varr sekretin. Disa ditë pas betimit, e huaja vdiq dhe deri sot e kësaj dite askush nuk e di identitetin e tyre. Përpara se të zhdukej, bashkëshorti i saj kërkoi që në varrin e të huajës të vendosej një gur varri ekstravagant dhe e varrosi në varrezën e St Paulit në Alexandria, Virxhinia.

Fakt interesant: Në gurin e madh të varrit janë skalitur këto fjalë:

Në kujtim të NJE TE HUAJE vuajtjet e të cilës morën fund në ditën e 14 të tetorit 1816, në moshën 23 vjeç dhe 8 muaj. Ky gur është vendosur këtu nga bashkëshorti i saj i pangushëllueshëm, në duart e të cilit ajo nxorri frymën e fundit, dhe i cili ka dëshmitar Zotin, se bëri të pamundurën për të zbutur vdekjen e ftohtë

4- Njeriu i lëkurtë

Njeriu i lëkurtë ishte një endacak, i cili udhëtonte në një rreth të pafund 365 milje ndërmjet Konektikatit dhe lumenjve Hadson. Ai fliste rrjedhshëm frëngjishten, por komunikonte në pjesën më të madhe të kohës me hungërima dhe xheste dhe vishej me lëkurë, nga kapelja deri tek këpucët. Ai merrte vazhdimisht cigare rrugës dhe pranonte me mirënjohje duhanin apo cigarët që njerëzit e fshatrave i jepnin teksa përshkonte në heshtje fshatrat e tyre. Kur e pyesnin se nga vinte apo për të kaluarën e tij, ai e ndërpriste në mënyrë të menjëhershme bisedën. Gjithashtu, në bredhjet e tij ai ishte gjithashtu i sigurtë se njerëzit do të kishin ushqim shtesë të gatshëm për të në një kohë të caktuar çdo 34 ditë. Nuk dihet se si i fitonte paratë, ndonëse në një prej dyqaneve mbahej e rregjistruar porosia e tij: “Një copë bukë, një konservë sardele, një kek, dy kafe si dhe një shishe konjak dhe një shishe birrë”. Pas një stuhie dëbore në mars 1889, trupi i Njeriut të Lëkurtë u gjet në shpellën e pyllit të tij në Saw Mill, në zonën e Sing Sing, pranë Nju Jorkut. Ai vdiq nga kanceri në gojë, kryesisht për shkak të konsumit të duhanit. Pranë tij u gjet një çantë, në të cilën kishte vegla për përpunim lëkure, si gërshërë, bizë, pykë, një sëpatë e vogël si dhe një libër i vogël lutjesh në frëngjisht.

Fakt interesant: Në varrin e Njeriut të lëkurtë është shkruar: “Vendi i prehjes përfundimtare të Jules Bourglay nga Lioni, Francë, ‘Njeriu i Lëkurtë”. Megjithatë, lajmi i botuar në gazetë ku pretendohej se dihej emri i tij i vërtetë më vonë u tërhoq. Sipas studiuesve, identiteti i tij mbetet ende i panjohur.

 

5- Arne Beurling

1905 – 1986

Arne Beurling ka qenë një matematicien suedez dhe profesor i matematikës. Në vitin 1940, matematicieni theu kodin gjerman që përdorej për komunikimet strategjike ushtarake. Kjo arritje e tij konsiderohet nga shumëkush si një prej arritjeve më të mëdha në historinë e kriptografisë. Duke përdorur vetëm shirita teleprinteri dhe tekste të koduar, ai arriti të deshifrojë kodin që gjermanët besonin se ishte i pamundur të zbërthehej. Dhe e bëri këtë brenda vetëm dy javëve. Beurling krijoi më pas një pajisje, e cila i mundësoi Suedisë që të deshifronte trafikun gjerman të teleprinterit që kalonte me anë të kabllit nga Norvegjia, përmes Suedisë. Kur Beurlingun e pyetën se si e kishte deshifruar kodin, ai u përgjigj: “Një magjistar nuk i zbulon sekretet e tij”.

Fakt interesant: Deshifrimi i kodeve prej Beurling u mundësoi autoriteteve suedeze që të siguronin njohuri në lidhje me Operacionin Barbarosa (emri i koduar që nazistët përdorën për pushtimin e Bashkimit Sovjetik) që përpara se të ndodhte.

 

6- James Black

1800 – 1872

James Black ishte një farkëtar nga Arkansasi si dhe krijuesi i thikës origjinale Bowie e projektuar nga Jim Bowie. Bowie ishte i famshëm në dyluftimet me thika që nga dueli i tij i famshëm i vitit 1827. Por, vrasja prej tri e tre vrasësve në Teksas si dhe vdekja e tij në Betejën e alamos e bënë atë, bashkë me thikën e farkëtarit, një legjendë. Thikat e Black ishin të famshme se ishin jashtëzakonisht shumë të forta, por njëkohësisht fleksibël. Black i mbante shumë të fshehta metodat e tij në krijimin e thikave dhe të gjithë punën me to ai e kryente prapa një perdeje të lëkurtë. Shumë pretendojnë se, Black rizbuloi sekretin për prodhimin e çelikut të Damaskut i cili ishte një lloj çeliku që përdorej në prodhimin e shpatave në Lindjen e Mesme që nga viti 1100 deri në vitin 1700 dhe që ishte në gjendje të thyente shpatat evropiane të një cilësie më të ulët. Teknikat origjinale për prodhimin e thikës së James Black nuk mund të përsëriten as sot e kësaj dite. Black vdiq në 22 qershor të vitit 1872 në Uashington, Arkansas.

Fakt interesant: Në vitin 1839, shumë pak kohë pas vdekjes së bashkëshortes së tij, Black pothuajse u verbua kur vjehërri i tij dhe një ish- partner i tij hynë me forcë në shtëpinë e tij dhe e sulmuan me mjete të forta, pasi ai kishte kundërshtuar që e bija të martohej me të katër vite më herët. Pas këtij sulmi, Black nuk ishte në gjendje që të vazhdonte më tregtinë e tij.

 

7- Eduard Leedskalnin

1887 – 1951

Edward Leedskalnin ishte një emigrant letonez që kishte ardhur në SHBA dhe me profesion skulptor. Leedskalnin ndërtoi me vetëm një dorë monumentin e njohur si kështjella Korale në Florida dhe ai njihet gjithashtu për teoritë e tij të pazakonta për magnetizmin. Leedskalin ishte një njeri shumë i shkurtër dhe me peshë shumë të vogël dhe shumë prej gurëve të tij ai i rendiste në mënyrë astronomike dhe i integronte në një plan madhor arkitekturor i bazuar i gjithi në të dhëna matematikore dhe astronomike. Leedskalnin përdorte vetëm vegla të thjeshta për të prerë, formësuar dhe më pas montuar 3 milion paundë blloqe të dendur koralë për të ndërtuar kështjellat e tij. Kur e pyetën: “Si e ndërtove kështjellën?” ai u përgjigj: “Nuk është e vështirë, në të vërtetë sekreti është thjeshtë të dish se si”. Kur Leedskalnini zhvendosi Kështjellën e tij Korale dhjetë milje më tutje në Homestead, Florida ai i kërkoi kamionistit që të kthente kokën në anën tjetër kur erdhi koha për të ngarkuar dhe më pas shkarkuar blloqet koralë. Leedskalnin vdiq nga kequshqimi për shkak të kancerit në stomak në vitin 1951 në moshën 64-vjeçare, pa e zbuluar asnjëherë sekretin e tij.

Fakt interesant: Billy Idol e kompozoi dhe rregjistroi këngën e tij “Sweet Sixteen” dhe e filmoi videoklipin në Kështjellën Korale. Kënga ishte frymëzuar nga historia e ish-të dashurës së Leedskalnin, Agnes Scuffs, e cila besohet të jetë arsyeja kryesore përse Leedskalnini ndërtoi kështjellat Korale.

 

8- Johann Bessler

1680 – 1745

Johann Bessler u lind në Zittau, Gjermani dhe ndërtoi një makinë, e cila ai pretendonte se ishte e vetëlëvizshme. Deri në vitin 1717, ai kishte bindur mijëra vetë, që nga më të zakonshmit deri tek më të pushtetshmit se ai në të vërtetë kishte zbuluar sekretin e një mekanizmi që punonte në mënyrë të pavarur. Makineria e tij iu nënshtrua testeve të panumërt dhe kaloi nëpër inspektime shumë rigorozë. Ajo ishte ndërtuar për të kryer punë të rënda për periudha të gjata, dhe në një test zyrtar ajo vazhdoi të punojë në mënyrë të vazhdueshme për 54 ditë me radhë. Projekti i brendshëm i makinës ruhej gjithmonë nga afër prej shpikësit. I pushtuar nga paranoja si dhe një temperament shumë i keq dhe duke mos patur ligje mbi patentën që ta mbronin, Bessler, i shkatërroi makinat e tij në një moment kur e kish mbërthyer zemërimi dhe e mori sekretin me vete në varr. Fuqia e vërtetë lëvizëse që qëndronte prapa demonstrimeve të Bessler si dhe burimi i energjisë që bënte të lëviznin peshat e brendshme të rrotave mbetet ende e pashpjeguar. Eshtë e qartë se një makinë e tillë është në kundërshtim me ligjin e ruajtjes së energjisë, i cili thotë se energjia nuk mundet kurrë të krijohet apo shkatërrohet, por më pas duhet të ngrihet pyetja se si arriti Bessler që t’ua hedhë aq shumë njerëzve për një kohë aq të gjatë?

Fakt interesant: Kohët e fundit, janë zbuluar një seri karakteristikash të koduara mes dokumetave të shumtë të publikuar prej Besslerit. Ai ndërtoi një shumëllojshmëri kodesh që nga ata shumë të thjeshtët, deri tek shumë kompleksët, të cilët me kalimin e kohës mund të bëhen bashkë për të zbuluar sekretin e tij. Shumë prej kodeve tashmë janë zbuluar, ndërkohë që shumë të tjerë mbeten të padeshifrueshëm.

 

9- Benjamin Franklin

1706 – 1790

Benjamin Franklin është një prej baballarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, ai kish edhe talente të tjerë, mes të cilëve: shkrimtar, satirist, teoricien politik, shkencëtar, shikës, aktivist civil, burrë shteti dhe diplomat. Në vitin 1730, Franklin pranoi se kishte një djalë të paligjshëm, të vetmin e tij me emrin William. Ai u rrit nga babai i tij, Ben dhe bashkëshortja e tij, Deborah Rea. Disa prej shumë teorive spekulative nënvizojnë se, arsyeja përse nëna e këtij djali të paligjshëm nuk u zbulua është se çifti nuk qe i martuar kur lindi William dhe se Franklini dëshironte që të merrte ai përsipër të gjithë fajin dhe pasojat dhe për të moslejuar çnderimin e Deborah. Të tjera prova sugjerojnë se, nëna e tij ishte një prostitutë. Identiteti zyrtar i nënës së William mbetet ende i panjohur.

Fakt interesant: në vitin 1752, kur William ishte 21 vjeç, ai ndihmoi babanë e tij në të famshmin eksperiment të balonës. Më vonë, William u bë një lojalist i palëkundur gjatë të gjithë luftës revolucionare, pavarësisht rolit të babait si një prej patriotëve më të spikatur gjatë konfliktit, një dallim ky që i ndau një herë e përgjithmonë.

10- Antonio Stradivari

1644 – 1737

Stradivari ishte një punues italian i instrumentave me tela si violina, kitara e harpe. Për shekuj të tërë, shkencëtarët janë përpjekur të mësojnë sekretin e Stradivarit në prodhimin e instrumentave. Mjetet moderne kërkimore të kohëve të fundit si dhe pajisje si lazerët skanues po ndihmojnë kërkuesit në testimin e teorisë, sipas së cilës formësimi i kujdesshëm i harkut të pjesës së pasme, me qëllim “orientimin” e frekuencave tingëlluese mund të jetë një faktor i rëndësishëm. Edhe zamkat si dhe llaku i përdorur nga Stradivari janë analizuar gjithashtu gjerësisht dhe mund të jenë një faktor i rëndësishëm në tingullin dhe cilësinë e instrumentave të tij. Ekspertët pranojnë se nuk ka tashmë një konsensus për faktin që nuk është një faktor i vetëm që spjegon superioritetin e Stradivarit dhe me shumë gjasa është kombinimi i të gjithë faktorëve, si dhe diçka ende e panjohur.

Fakt interesant: Vlerësohet se, Stradivari ka bërë afërsisht 1100 instrumenta. Sot, mbeten vetëm 650 të tillë, duke përfshirë afërsisht 500 violina.

Kategori
Uncategorized

Besa, vajza e Koço Kokëdhimës bëhet transeksuale / Kandidon për deputete.

Kjo eshte Besa.

Besa ne qershorin e 2013-es donte te behej deputete por ia nderpreu endrren ne mes babi i saj. Besa eshte vajza e madhe e Koco dhe Bexhete Kokedhimes.
Kjo eshte Besa qe babi dhe mami e ngjizen per djale por u doli vajze. Besa e ka zerin te trashe dhe kendon por nuk fiton dot asnje leke.

Kjo eshte Besa qe kendon por nuk ka rendesi nese nuk fiton se leket ia ben babi.
Kjo eshte Besa qe ka ndryshuar rrenjesisht mbi por jo nen lekure.
Kjo eshte Besa qe me leket e ushtareve te babit ne Albetrol ka trashur buzet. Me leket qe nuk paguan babi gazetaret ka fryre me silikon cicat.
Screen Shot 2016-03-05 at 10.51.54 PMKjo eshte Besa. Besa me leket qe kompania e babit Abissnet u zhvat enteve publike ka rregulluar hunden. Edhe bythen e ka rregulluar Besa por jo me leket e babit. Me koncensionet qe babi ua servir sejmeneve te tij ka mundur qe me prokurorim te drejtperdrejte te shembet bytha e vjeter dhe ne vend te saj te ndertohet bytha e re. Eshte pjese e programit te qeverise “Rilindja e qyteteve dhe rilindja e sumës”.
Kjo eshte Besa qe pavaresisht se hiqet artiste idealiste kurre nuk i kerkoi babit llogari pse po kthehet kaq antipatik brenda se majtes.
Kjo eshte Besa qe i jane erresuar syte nga dallaveret e babit dhe nuk shikon dot pertej luksit provizor te familjes.
Kjo eshte Besa
Kur te rritesh trashe edhe zerin trash edhe buzet. Kur te rritesh behu si Besa dhe lundro ne dallget transeksuale te poshtersive te babit…

Kategori
Uncategorized

Parlamenti i kartonëve dhe shitësi ambulant – Nga Silvi Bardhi.

silvi bardhi

Nga Silvi Bardhi

As 100 metra larg selisë së Parlamentit, shoh çdo ditë të njëjtin shitës ambulant, rreth të 50-ave. Shumë nga banorëve të zonës u ka rënë në sy, ai burrë i cili rri heshtur në pritje të klientëve të rrallë. Sigurisht, nuk mund të ketë shitje të kënaqshme, pasi në tezgën e tij modeste, nuk ka asgjë tjetër përveç se duhanit dhe disa varëseve hajmali.

Të vetmet ditë që e shoh plotë shpresë, janë ato me shi pasi nxjerr të shesë disa çadra për gra e burra. I zgjedh me kujdes, pasi ka mësuar se imazhi është shumë i rëndësishëm ditëve të sotme. Mendoj se këto janë ditët e tij me fat.

Qëndron në po të njëjtin vend, prej se kaloj më këmbë në këtë rrugë prej 2 vitesh. Nuk e shqetëson as qarkullimi kaotik i automjeteve, as lëvizja e pakontrolluar e kalimtarëve, as edhe “konkurrenca”, një tjetër kioskë që ka pak metra më tutje.

Qëndron aty, i qetë me punën me të cilën fiton bukën për të mbajtur shpirtin gjallë.

Ah, buka e tij!

Paraditen e së shtunës ishte po aty. Kaosi i makinave ishte disi më i zbehtë, kalimtarët më të pakët. Ishte kërrusur në stolin e kallçuktë dhe diç po gërmonte.

Më mirë vështrimi im mos ishte kthyer sot nga ai. Më mirë vëmendjen ta kisha gjetkë, por jo tek mëngjesi i tij i cili më skanoi vetëtimthi varfërinë në Shqipëri.

Ishte një vakt trishtues.

Ashtu kërrusur ai shijonte diçka të hedhur në një kavanoz të zakonshëm, bashkë me një fije qepe të njomë. Kishte humbur krejtësisht vëmendjen ndaj kalimtarëve, madje hollë-hollë nuk i bënte përshtypje pasi uria nuk e linte të ngrinte kokën.

Kjo ishte një pamje trishtuese, vajtuese deri në ngashërim.

Pasi iu prezantova iu afrova dhe e pyeta se prej sa kohësh shiste në këtë zonë. Prej 3 vjetësh më tha. Kam 5 fëmijë. Pa punë. Rri 12 orë, çdo ditë.

Emrin nuk donte të ma thoshte, kishte frikën e policisë. Përse i thash? – “Të lutem sepse policia mund të më marrë tezgën. E kam të vetmen punë ku nxjerr bukën. Ja tani është ora 2 (14:00), më beson kam bërë vetëm 2 mijë lek? Dal që në 7 të mëngjesit, iki në 7 të darkës”.

Sa të tillë ka në Shqipëri? Me mijëra.

Sa të tillë punojnë me nder, vetëm për atë pjatë supë, e në fund sërish bien të flenë të uritur.

Sa mijëra familje përjetojnë këtë dramë, pasi shteti krekoset se ka arritur reforma të thella.

Sa mijëra të gënjyer e të zhgënjyer po përpëliten e në fund të fundit gënjeshtrat as nuk haen e as nuk pihen.

Sa mijëra kryefamiljarë kthehen në shtëpi kokulur se nuk kanë t’u plotësojnë dëshirat më minimale fëmijëve të tyre.

Sa mijëra nëna ka që vajtojnë përkrahë fëmijëve të sëmurë sepse nuk kanë as edhe kacidhen për t’i blerë një frut të përditshëm.

Sa mijëra fëmijë detyrohen me hir e me pahir të kërkojnë lëmoshë rrugëve?

Është ky pra realiteti sot, jo krekosja e pushtetit. Janë ata njerëz me të cilët je tallur në fushatë, i ke gënjyer, i ke shfrytëzuar, e sot i ke braktisur.

Janë ata të cilët i ke blerë, u ke ulur dinjitetin e sot i ke harruar.

Janë ata të cilët ty të mbajnë mend kur u puthje dorën e sot u gjuan me thupër kokës.

Janë ata pra, të cilët i ke lënë të hanë edhe dheun, përse të besuan ty.

Janë këta njerëz, të cilët dje të panë ty të zhgërryer mbi një pjatë makarona, e sot u del e u thua se ti je shpëtimi i këtij vendi.

Ku është ky shpëtim?

Vendi është i sëmurë rëndë, nga gëlltitja e çorbës së prishur. Sado makineria e propagandës të funksionojë me gjashtë pistona, e vërteta është aty, e gjallë.

Shqiptarët po lëngojnë, ndaj po luftojnë çdo ditë e më shumë sepse kanë humbur shpresën nga gënjeshtarët.

E gënjeshtra më e madhe po jetohet sot, tek mjerimi i barabartë që po shtrin e majta, siç ka thënë Churchill, pasi kjo është filozofia e tyre.

Kategori
Uncategorized

Komunizmi rri pas dere dhe përgjon kriza.

IMG_20151129_104807

Komunizmi rri pas dere dhe përgjon kriza.

Komunizmit është gjallë, edhe pse brohoritëm para 25 vjetësh se “vdiq”. Për ta parë sa i gjallë është, shikoni kur shfaqen kriza; o krizat botërore o krizat lokale. Atëherë komunizmi ngre kokën dhe bën punën e vet… Si të thuash, gjatë kohës rri pas dere dhe pret kriza.o

Nuk e patë si ngriti kokën komunizmi i mposhtur në Poloni? Kur kjo ndodhi në Poloninë me shpirt të thellë anti-komunist, vallë çfarë bën komunizmi në këtë vend ku rrënoi gjithçka për katër dekada? Kishte rrënuar njeriun, të parin dhe të fundit. Kur atje u kthye si papritur!
Dje, pardje e pak ditë më parë, në Poloni kanë sulmuar Leh Valesën, njeriun që krijoi dhe udhëhoqi Solidarnostin, i cili përmbysi komunizmin. Valesën e kanë shpallur “bashkëpunëtor të Sigurimit”, sikur paska qenë që në vitin 1970… Mijëra qytetarë të Polonisë janë ngritur në protesta të fuqishme, nën sloganin: “Për polakët, mbrojtja e demokracisë dhe mbrojtja e Valesës është e njëjta gjë!”. Pardje ishin në shesh 80 mijë; nesër pritet të dalin 150 mijë.
Pse u ngritën kaq shumë njerëz?… Të prekurit nga rënia e komunizmit, gjetën rast të sulmonin ikonën antikomuniste, nobelistin për Paqe, Valesa. Qytetarët kanë kuptuar pse bëhet kjo dhe prandaj u ngritën. Polakët kuptuan se kërkohet hakmarrje kundër antikomunistëve, dhe një arsye tjetër…. Arsyeja tjetër është se qeverisja e Polonisë i ka ngecur rrota në një sërë problemesh të legjislacionit që nuk po i kapërcen dot. Ka një krizë. Atëherë hapin derën dhe kërkojnë antikomunistin Valesa për të mbuluar krizën. Kështu po ndodh.
A nuk shikoni çfarë po ndodh këtu, në vendin tonë? Dje, qeveria socialiste krijoi një krizë parlamentare. Opozita la sallën e Kuvendit. Shkaku pse opozita, e krijuar në vitin 1991 si front antikomunist, la sallën e Kuvendit është cënimi nga qeveria socialiste i thelbit të shtetit. Thelbi i shtetit është që të shërbejë qytetarët kundër krimit e kundër çdo rreziku; ndërsa qeveria i ka prurë vrasësit dhe trafikantët deri në majë të pushtetit. Kjo është kriza e vërtetë. Ndërsa qeveria krijon edhe një krizë tjetër, detyron opozitën që të dalë nga salla e Kuvendit. Vendi kthehet përsëri në një parti të vetme.
… Kush e nisi përsëri luftën kundër Leh Valesës?
Kjo luftë kishte nisur disa vite më parë dhe ishte shuar… Njësoj siç ndodh këtu sa herë pushteti i socialistëve ndjehet keq. Në Poloni e nisi luftën e veja e shefit të shërbimit sekret të periudhës së komunizmit, gjeneral Czeslaw Kiszczak. Ajo tha se mbante një dosje sekrete prej burrit të saj të ndjerë dhe e lëshoi kundër Valesës. Momenti kur u përdor e veja e shefit të sekreteve, është momenti i një krize në Poloni. … A nuk ndodhi njësoj këtu, me një dosje të mbyllur për një vrasje shtetërore që ka ndodhur që në vitin 2001? Një agjent i shërbimit sekret, në vitin 2001 kishte vrarë një nënë dhe të bijën 16-vjeçare. Kishte vrarë me armën e shtetit, dmth., krimi merr autorësi shtetërore. Kishte vrarë me dijeninë e shefit të shërbimit sekret shtetëror. Vrasësi u arratis drejt kontinentin amerikan me një leje dhe pasaportë të mbështetur nga shërbimi sekret shtetëror…
Tani ndjehet kriza. Autori i vrasjes ndodhet në burg përjetë dhe ky duhet përdorur (!). Dikush pret pas dere, me qëllim që të përgjojë krizën. Shoqëria ka ardhur në krizën e frikës nga krimi. Shoqëria ka ardhur në krizën e kuptimit: “Të shpëtoj për vete, nuk më intereson kush vritet”… Prandaj këta këtu aktivizuan median që të socializojë krimin. Dmth., ta bëjë vrasjen e dy njerëzve, (nënë e bijë), sikur nuk ka ndodhur gjë. Kur “nuk ndodh gjë” me vrasjen makabre, atëherë pse të kundërshtojmë papunësinë?, gjobat pa fre?, padrejtësinë sociale?, dhunën shtetërore dhe varfërinë!? Këtë ide shërbeu nomenklatura e majtë e ardhur prej komunizmit, duke e bërë vrasjen “një gjë njerëzore”.
… Njësoj si e veja e shefit të shërbimit sekret të Polonisë komuniste që deklaroi se ishte njerëzore të nxirrte nga sënduku një dosje të vjetër nga komunizmi. Nesër këtu në Tiranë, të vejat e komunizmit do të paraqesin dosje kundër antikomunistëve. Kushedi cilën krizë po presin.
Nuk e keni dëgjuar kryeministrin si fyen njerëzit e frontit antikomunist!? Herë i quan të dobët, herë i quan budallenj, herë të tjera nuk dëgjon çfarë thotë opozita. Njerëzit mendojnë se ky njeri “nuk është në rregull”, dhe kaq. Jo. Ky njeri në majë të pushtetit, me këtë rast, tenton të kapërcejë dy kriza. E para është kriza brenda frontit të majtë. Partia e tij socialiste po ngre krye kundër arrogancës dhe despotizmit të kryetarit. Ky tenton që të qeverisë pa rregulla dhe pa principe. Por Partia ka ngritur krye. Atëherë manifeston forcën e fyerjes për kundërshtarët, kësaj herë kundër antikomunistëve. E dyta, tenton të kapërcejë krizën me vetveten. Fillimisht, sa kohë që ishte i paqartë mbi fatin e demokracisë, ky iu sul babait të tij komunist dhe e prozvali nëpër gazeta, në mitingje, në grupe studentësh, etj. Kriza e personalitetit e kishte çuar në luftë kundër të atit komunist. Kriza e personalitetit e solli aktualisht në mbrojtje të komunizmit, që nga simbolet e diktaturës deri te sjelljet. Dje, gjeti rastin të burgosë liderin e një partie opozitare. Kreshnik Spahiu, kryetar i AK, u pru në sakrilegj si një “Valesë”.
Nesër e pasnesër e përditë do të përjetojmë sjelljet komuniste përballë krizave. Këta po presin krizat europiane për të sulmuar demokracinë perëndimore. Këta po grumbullojnë shuma të mëdha parashë për të blerë zgjedhjet që nuk i fitojnë kurrë më. Këta po mbajnë Kuvendin në krizën e krimit me qëllim që ta përdorin për luftë. Këta po përdorin demagogji për të përballuar krizën e varfërisë…
Jemi në të njëjtën botë, ku e kaluara komuniste pret të përdorë krizat. Polakët anti komunistë, me mijëra e u ngritën dhe thanë se “të mbrosh Valesën është njësoj si të mbrosh demokracinë”.

Kategori
Uncategorized

Dede Ahmeti, historia e rrallë e një shenjtori.

Nga Agron SEJAMINI

Të shkruash për një shenjt është gjëja më e lehtë në botë. Mbarësia dhe lehtësia nuk do të lodhë për të gjetur fjalinë e bukur… Mjafton të përshkruash thjesht e me vërtetësi, atë udhë hyjnore.

Po, po! Hyjnore!
Madje, që në bark të nënës… Ishte shtatzënë, Miroja, gruaja e Myftar Ahmatajt nga Brataj i Vlorës. Cikma e dimrit kishte kohë që kishte filluar dhe nga oxhaku i asaj shtëpie, ende nuk kishte filluar të dilte tym. Kishin mbetur pa një cop dru, pasi i zoti i shtëpisë, punonte larg.
Ndaj një ditë, pa u zbardhur ende, Miroja vendos të ngjitej vetë në mal për të bërë dru. Bashkë me të edhe Baloja, qeni laraman i shtëpisë. Pas gjysëm ore, lëshon përdhe litarët bashkë me sëpatën dhe merr pak frymë. Më pas, çohet dhe i drejtohet një peme disi e vetmuar. Mirëpo sa iu afrua për ta prerë, i pritet fuqia për të ngritur sëpatën.

Nuk po arrinte të kuptonte se ç’po i ndodhte.
Ulet e pafuqishme dhe e mjegulluar. Befas, mendja i shkoi te historia që kishte dëgjuar për një pemë të paprekshme. Në këtë pyll vinte e bënte dru i gjithë fshati, por një nga drurët ishte i veçantë, i kishte shpëtuar sëpatës dhe kishte vite që rrinte krenar mes drurëve të tjerë. Pema i largonte fshatarët nga vetja dhe kurora e saj nxirrte ca lebeti. Vetëm legjenda tregoheshin për të, pasi u mësua se askush nuk mundi ta presë…
Deri në këtë ditë, pasi askushit tani iu gjet emri. Quhej Miro! Këtë ditë, ky dru nuk i shpëtoi dot sëpatës së kësaj shtatzëne. Në këtë dimër të acartë, pas shumë të rënave, ai dru magjik u shemb. Tek përkulej pak nga pak, nuk rreshtën për asnjë çast hungërimat drithëruese të qenit. Për një çast, Miroja shtangu.
Trupi i saj po ndjente drithërima. Një lëmsh iu mblodh në grykë dhe vendi iu errësua. Trupi iu bulëzua në djersë. Që të mos ftohej, nxitoi, bëri gati litarët, ngarkoi drutë dhe u nis për në shtëpi. Ecte dhe më shumë se ajo peshë në shpinë po e lodhte një zë i brendshëm:

“Po, ç’bëre moj korbë, ç’bëre!”. Përplaste edhe më fort hapat, për të shurdhuar atë zë, por ai përsëri e shqetësonte. Ajo lodhje e mundimshme, e vuri shpejt në gjumë. Po aq shpejt, iu shfaq edhe ëndërra… Përsëri ai zë, por tani, më shumë fjalë trishtuese: “Ti preve atë dru e do të ikësh nga kjo botë.

Do të ikësh, pasi nga barku yt do të lindësh evlianë.
Ti në bark po rrit një shenjt! Kur djali të ketë mbushur tre vjeç, ti nuk do jetosh më!”. Vijuan ditët, javët e muajt me halle dhe andralla aq sa Miroja, atë ëndërr edhe mund ta kishte harruar. Por… kur djali mbushi tre vjeç, e djegur dhe e zhuritur nga dashuria për dy djemtë dhe burrin, ajo iku nga kjo jetë!

Jeta vazhdoi.
Gruaja e dytë e Myftar Ahmatajt, jo vetëm që nuk u bë nënë për ata jetimë, por u tregua më e keqja njerkë e kësaj bote.
E pabesueshme ligësia e saj. Një ditë, kur lumi i Shushicës ishte i tërbuar nga shirat që kishin rënë gjithë natën, hedh në të shportën prej xunkthi, brenda së cilës ndodhej një fëmijë. Njerka i kthen kurrizin lumit dhe largohet rrëmbimthi.
Fëmija tjetër, Kadriu, i kthen kurrizin shpirtkeqes dhe gjithë ankth, shoqëron me sy vëllanë që rrjedha e lumit e përpiu me vete, por nuk po e mbyste. Qante dhe thërriste në ndihmë shpirtin e nënës, për të shpëtuar të vëllanë. E ndërsa, lëvizte pa i shkëputur shikimin, për një çast sytë i mjegullohen nga lotët çurk dhe i rrëshqet këmba…
Kur mendoi se u mbyt edhe ai, dora i preku shportën e dëshiruar… Uji i rrëmbyer e flaku vogëlushin me gjithë shportë, te disa degë rrapi. U kap fort, ndali, u tërhoq zvarrë dhe për çudi bashkë me shportën, doli në breg… Nuk ndjente të ftohtë, por zjarr! Pushtoi shportën me puthje dhe lot gëzimi…
Ai e shpëtoi vëllanë apo vëllai i vogël shpëtoi atë?!
Të dy bashkë, i madhi Zot!
Të drobitur dhe të bërë qull, rendën të kapur dorë për dore drejt shtëpisë. Priste një fëmijë, ajo ligësi, por hapet porta dhe hynë… dy!
I shpëtoi lumit, por pas disa muajsh do i shpëtonte edhe pusit. Nuk dihet saktësisht kush e shtyu, për ta mbytur përsëri me ujë, por klithma e bashkëmoshatarëve të tij, kur panë atë skenë rrënqethëse, tronditi mëhallën.
E nxorën nga pusi pa ndjenja prej ujit, që kishte pirë dhe goditjeve që kishte pësuar në trup. Për çudinë e të gjithëve, ai vogëlush u përmend shumë shpejt… Tashmë, ai fëmijë duhej shkëputur një orë e më parë nga kthetrat e asaj njerke, që Zoti nuk e bëri kurrë nënë!
Me interesimin e kryepleqësisë së fshatit, Ahmeti, u dërgua për t’u rritur në jetimoren e Vlorës. Pasi mbaroi shkollën 5-vjeçare, u dërgua në Shkollën Tregtare, në të cilën dalloi për sjelljen shembullore dhe rezultatet e larta në mësime. Mbushi moshën për ushtar dhe Bashkia e qytetit, nisur nga rrethanat e tij, e rregulloi që shërbimin ta kryente në Streblevë të Peshkopisë, me dy napolona flori në muaj.
Mes shokësh ishte më i thjeshti, më i dashuri, më i ëmbli. Por tjetër gjë e bëri të veçantë në këtë shoqëri. Nuk përtonte dhe kishte aftësi, për t’u dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që shfaqeshin në atë postë kufitare. Por, ajo që bëri bujë, ishte ndodhia në një familje fshatare.

E shqetësuar vjen në repartin ushtarak, një grua plakë dhe pyet nëse dikush nga ushtarët merr vesh nga veterinaria. Buzëqesh, komandanti për këtë lloj ndihme që ju kërkua, por edhe më shumë e çudit gatishmëria e ushtar Ahmet Ahmatajt, për ta ndihmuar. Pas disa minutash, mbërrijnë te ahuri i kafshëve aty ku lopa e sëmurë ishte e shtrirë dhe rënkonte nga dhimbjet.
– Më sillni një enë me ujë dhe një brisk, ishin fjalët e para të Ahmetit.
– Nëse është puna për ta therur, e therim vetë, ia ktheu plaka.
Nuk u tërhoq në atë që kërkoi dhe me gjakftohtësi ia nisi nga puna. I preu një copë të vogël nga veshi, i ra disa herë me një thupër të vogël për të dalë sa më shumë gjak. Mori tasin me ujë, i këndoi një lutje dhe me atë ujë i fërkoi kokën dhe kurrizin, pastaj ia vuri lopës për ta pirë. Ndodhi mrekullia. Lopa menjëherë u çua në këmbë… Jehona e ndodhisë, u përhap në të gjithë fshatin.

Ditët në vazhdim, ai ushtar fitoi emrin dhe lavdinë e një gjenerali… Dora dhe mendja e tij bënin mrekulli! Shenjat e para që të tjerët e kuptuan se ishte shënjtëri. Tashmë, komandanti e hoqi edhe nga kryerja e shërbimive, duke u lënë i lirë për të zgjidhur të gjitha shqetësimet e familjeve fshatare.

Nuk gatuhej më në atë postë kufitare, por i gjithë reparti ushqehej me dhuratat që i vinin Ahmetit. Ëmbëlsira dhe frutat ishin të përditshme. Dy napolonat flori, ia la repartit, për t’i përdorur për nevojat e brendshme.
Mirësia, bollëku, përgëzimet dhe falenderimet i adresoheshin vetëm atij…
Pas shërbimit ushtarak,

kur të gjithë iu drejtuan me gëzim familjeve të tyre, për Ahmet Ahmetajn, nënë e babë, motër e vëlla u bë teqeja bektashiane e Bllacës. Mes ngrohtësisë dhe përzemërsisë së Baba Zenelit, veshi petkun e klerikut.
Shumë besimtarë, ngarkuar me halle, sëmundje, shqetësime e probleme të ndryshme, për gjëra që pranohen në arsye e praktikohen nga Kurani qerim, kanë marrë qetësinë mistike për hallet që i kanë kumtuar Dede Ahmetit dhe kanë gjetur shërim në sëmundje të ndryshme.
Ja pse tani, merr fund rrëfimi ynë për t’i lënë vend, disa prej qindra rasteve që shpalosin shënjtërinë e Dede Ahmetit…

Shemsi Çela: Ishim të internuar në Drizar të Mallakastrës.
Një natë dimri të trazuar ku errësira, përtypi të gjitha dritëndriçimet, nuk kishim ushqim për të ngrënë.
Unë, Dede Ahmeti, Dervish Reshati, ishim në dhomën që e kishim bërë vetë dhe në dritare, në vend të xhamave, kishim vendosur beze. Po hanim disa krodha të forta bukë misri, thatë, duke i ngjyer me kripë aty, pranë zjarrit. Shkoi ora dhjetë e natës, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë. Pritnim që Dede Ahmeti të na thoshte që të shkonim për të fjetur. Por, në një çast, m’u drejtua:
– Bir i babës!
– Urdhëro, ejvallah! – i thashë unë. Kurrë s’ia bëja fjalën dysh.
– Ora e pritjes në shtëpinë e hynqarit nuk ka kohë! Merr fenerin, bir, e dil te qafa se kanë humbur njerëzit rrugën e nuk po e gjejnë dot teqenë. Vijnë për herë të parë, janë nga Kruja dhe Tirana. Fjala e Tij, asnjëherë nuk vihej në dyshim. Ndeza fenerin dhe dola menjëherë te Qafa e Drizarit. Pashë disa njerëz, të cilët digjnin gazeta e vinin rrotull. Dëgjova zërat e tyre:
– Për atë Sari Salltëjk, osht knej rruga!
– Por jo, mor jahu! – ia priste tjetri.
Nga dialekti e kuptova që ishin krutanë e tiranas, siç më tha dedei.
– Aty rrini se erdha! – u fola nga lart. Shkova, i mora e i prura në teqe. Kishin sjellë me vete një furnizim të tërë me ushqime, që nga kripa, buka, mishi e çdo gjë që na mungonte.
Ndërkohë dedei na u drejtua, mua dhe Dervish Reshatit: – Më falni, bijtë e mi, që ju lashë të hanit atë bukë të thatë e ju nuk nxorët zë. Më falni!
Gonxhe Mezini: … Fëmija u tremb. Ajo ishte duke luajtur me të vëllanë e nuk po fliste më, vetëm e shikonte në sy. Prindërit u shqetësuan dhe nuk lanë doktor e mjek popullor pa e vizituar vajzën e vetme, por asnjë përmirësim nuk pati për të.
Një ditë, ata morën rrugën për te Dede Ahmeti, t’i qanin hallin që i kishte gjetur. I priti me buzëqeshje dhe shikimi i Tij qe plot dritë.
– Lermëni vetëm me vajzën, tha Ai.
Pas dy orësh, Ai i thirri prindërit dhe u kërkoi që ta pyesnin të bijën si e kishte emrin. E ëma dhe i ati mbetën të shtangur, aq u hutuan. Atëherë Dede Ahmeti iu afrua vajzës dhe e pyeti:
– Si të quajnë, bija ime?
– F.. at… mira, – u përgjigj ajo. Lot gëzimi, përqafime. Ajo rron dhe e tregon këtë si një mrekulli.
***
Dede Ahmeti ishte dhe mbetet thellësi e përkushtimit hyjnor. Këndonte me shpirtin plot, duke afruar Zotin e qiejve. Një jetë plot çudira jeta e Tij. Në shtëpinë tonë do të shtronim një darkë të veçantë. Nuk mbaj mend me çfarë rasti, por kujtoj praninë e Dede Ahmetit në atë darkë. Ishte kohë e të ligut atëherë. Përgjuesit shikonin e dëgjonin. Komshinjtë, që i kishim përreth, e kryenin detyrën shoqërore partiake në masën e duhur, shërbenin me përkushtim. Kishim vërtet frikë se mos na shikonin se çfarë do të bënim, se kush hyri e kush doli. Dedei e nuhati gjendjen dhe i tha tim shoqi, Rizait:
– Vëllaçko, e di që ke një ndjenjë frike në vetvete. Mos m’u mërzit! Zoti do të rregullojë çdo gjë. Më jep mundësinë e më ngjit lart te ballkoni i shtëpisë. Rizai para e dedei pas, u ngjitën lart. Dedei përfshiu gjithçka me shikimin e Tij perëndues e me vellon mistike mbuloi shtëpitë përreth.
– Zbresim poshtë, vëllaçko ! – i foli Rizait.
Sa zbritën ata poshtë, erdhën njerëzit e thirrur prej dedeit.
Askush nuk i pa. Kaluam atë natë një darkë shumë të bukur: me biseda, me nefeze, me urtësi. Kënga e dedeit ishte porsi kënga e vetë Zotit. Zëri i dhembshurisë qante e tretej në versete kuranore.
Në mëngjes, u ngrita herët për të marrë qumështin. Në radhën e asaj kohe, takova dy komshie të miat dhe u them:
– Ju bëmë një çikë zhurmë mbrëmë… Kishim ditëlindjen e djalit të Besnikut.
– Jo moj motër, as kemi dëgjuar e as kemi parë. Meqë na e the, nipi të bëhet 100 vjeç. Rroftë e gëzoftë!
Kur u ktheva në shtëpi, dedei kishte dalë tek oborri bashkë me Rizain. Bisedonin.
– Hë, më tha mua. – Pyete komshinjtë në i shqetësuam apo jo? – dhe nisi të qeshte ashtu siç dinte Ai.
Isuf Guri: Njëherë, babai me gjithë dajë Myrton, Myrto Memon, dhe Dede Ahmetin shkuan në shtëpi të dajë Myrtos për darkë.
Rrugës, kishin biseduar lirshëm. Dedei e kishte kuptuar se si babai im, ashtu edhe dajë Myrtoja s’para besonin shumë, madje edhe ua tha këtë. Myrtoja e mori si me të qeshur, ndërsa babai im, si më i hollë që ishte, i tha dedeit:
– Edhe besojmë, Ahmet vëllai. Po, ne e respektojmë fenë, e duam. E respektojmë me festa e në gjithçka.
Dede Ahmeti, mbasi i shikoi të dy, vuri dorën në një lis të madh qindravjeçar, që ndodhej pranë shtëpisë së dajë Myrtos, atje te bahçja, dhe e përplasi lisin sa në një krah në një krah… Dy-tri herë. Ata të dy ngelën. Babai ngriu. Ndërsa dajë Myrto bërtiste me të madhe:
– Jallah, Perëndi! Jallah, Perëndi! – dhe mbante duart lart në qiell.
Kur dedei e hoqi dorën nga lisi, nuk lëvizi më asgjë, nuk pipëtinte asnjë lloj zhurme. Të tre nuk folën më. Vajtën për ku ishin nisur, në heshtje…
Gani Merlika: U nisa me taksi për në teqenë e Drizarit, për t’u takuar me Dede Ahmetin. Në Vorë, taksia ndali për t’u furnizuar me benzinë. Sipas rregullores, zbritëm nga makina. U ula në një gur kilometrazhi aty pranë, për të pushuar në ajër të pastër. Pasi taksia u furnizua, vazhduam rrugën për në Drizar. Mbërritëm. U takuam me dedein dhe atë natë ndenjëm tek Ai. U kënaqëm. Të nesërmen u bëmë gati për të ikur. Vajta te dedei për t’u përshëndetur. Futa dorën në xhep për të nxjerrë portofolin, nuk kisha gjë. U preka. Dedei më pa drejt në sy, sikur aty do të gjente diçka dhe më tha:
– Ta pashë mërzitjen, biri im ! Mos m’u mërzit. Kur të kthehesh, ndalu tek ai guri, ku ti ishe ulur dhe shiko poshtë te kanali; aty do të gjesh portofolin me të gjithë lekët. Hajt, afrohu të përshëndetemi!
Flisja me vete: Ai nuk dinte gjë se si kishim kaluar rrugës. Kush i tha? Askush! I mora dorën e bashkë me të dhe uratën. Ikja rrugës i trazuar në mendime dhe me pikëpyetjet e mia. Në t’u kthyer, ndala taksinë pikërisht në vendin ku tha Ai shenjt. Kontrollova në kanal, pas gurit të kilometrazhit dhe… gjeta portofolin me gjithë lekë. E mora në dorë, ngrita kokën lart në qiell e nisa ta kërkoja mes reve.
“- Ja, allah! Mrekullia jote te lutësi yt, i vërteti Dede Ah­met! Të qofshim falë, o Zoti ynë, për çka na ke bërë dhuratë në gjirin tonë!
***
Ai, shkoi natën në teqenë e Drizarit të Mallakastrës, atje ku ishte internuar Dede Ahmeti, së bashku me Dervishin e tij, Reshatin. Mendimin e kishte të zi si nata dhe, në mes të errësirës, ngjiste kodrat. Edhe trokitja e derës së teqesë në atë orë të vonë, diçka fshihte.
– Urdhëroni, bujrum! – e ftoi Dede Ahmeti.
Njeriu i natës, i veshur me një xhup lëkure, me këmishë të bardhë dhe kollare, nuk dukej si vizitor i zakonshëm.
– Nga të kemi, more bir? Mos je nga Përmeti? – e pyeti dedei.
– Po, nga Kolonja, – iu përgjigj i panjohuri, tjetër për tjetër, pa e pasur mendjen.
Vështrimi i Dede Ahmetit e shqetësoi vizitorin e sakaq mundohej t’u shmangej pyetjeve.
– Rri i qetë, i tha dedei, qetësohu, hamë darkë dhe fjalosemi.
Dedei buzëqeshi e ndërkohë ravijëzoi portretin e trembur të njeriut. Sjellja, mikpritja, fjala dhe bukuria e pamjes së dedeit e turbulluan të panjohurin.
– Baba Ahmet, unë nuk mundem, nuk mundem! – tha ai me një zë të dridhur. Papritur, nxori dhe vendosi pistoletën në tavolinë.
– Mirë, bir, mirë, të kam falur!
Ai e pa veten si qenie e një dashurie hyjnore, jo si një antidashuri, jo si një urrejtje. Jetën e ushqeu me dashuri…

22 shkurt 1916. Lindi në Brataj të Vlorës.
1924-1929. Kreu Shkollën Qytetëse.
25 mars 1937, shkoi ushtar në rrethin e Dibrës dhe pasi u lirua, veshi petkun e klerikut bektashi, për t’u bërë dervish në teqen bektashiane të Bllacës, te baba Zeneli, ku qëndroi deri në vitin 1939. Më pas, shërbeu në disa teqe të tjera, si në atë të baba Muharremit në Elbasan, në Turan të Tepelenës dhe në Vlorë.
1942-1944. Luftoi në radhët e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Rreshtohet në Brigadën XVIII, në batalionet partizane të Martaneshit,  Kavajës, Elbasanit, të Pezës.
Në batalionin e Pezës emërohet me detyrën e komisarit të batalionit.
1943. Internohet në Porto Romano të Durrësit. Pas internimit, kaloi në çetën partizane të Shijakut, ku edhe plagoset rëndë.
1945 – 1948. Shërbeu në teqenë e Kuzum Babait në Vlorë, me titullin e babait. Në këtë teqe, Ai afroi shumë dashuri dhe respekt ndër njerëz e besimtarë, jo vetëm nga Vlora, por nga e gjithë Shqipëria, duke i shërbyer popullit të Tij e mbi të gjitha Atdheut. Periudha për ndërtimin e vendit do ta gjente në ballë të punës, në aksionet për ndërtimin e pyllëzimin me ullinj të kodrave të Vlorës.
1948 – 1958. Emërohet në postin më të lartë: Kryegjysh Botëror, në Selinë e Shenjtë të Bektashinjve në Tiranë. Nën udhëheqjen e Tij, bektashizmi në Shqipëri mori një zhvillim shumë të madh dhe njëherazi, paraqitja e tij në arenën ndërkombëtare ishte me dinjitet.
1958-1967. Internohet në teqen e Drizarit në Mallakastër.
Zgjuarsia, oratoria, sjellja e thjeshtësia e Tij, fuqia drejtuese dhe organizuese afruan në të gjitha teqetë bekashiane respekt e dashuri. Zotërues i gjuhës arabe dhe turke, ai udhëhoqi grupe pune me stafe të specializuara në teologji dhe në histori – gjuhësi, duke përkthyer shumë literaturë në dobi të bektashizmit. 1967-1980 (vit në të cilin kaloi nga jeta), megjithëse i sëmurë me plagë lufte ende të pambyllura, Dede Ahmet Ahmataj me thjeshtësi e dashuri, jetoi në familjen e vëllait të tij, Kadri Ahmataj, në Tiranë, mes besimtarëve e dashamirësve, të cilët e deshën me forcën e zemrës, duke mos iu ndarë kurrë, derisa mbylli ciklin jetësor.
Për merita të veçanta në Luftën Nacionalçlirimtare dhe në periudhën e rindërtimit të vendit, i janë akorduar një sërë dekoratash dhe urdhrash.
16 korrik 1993. Presidenti i Republikës, Sali Berisha i akordon “URDHËRIN PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE TË KLASIT I”

Kategori
Uncategorized

Komunizmi rri pas dere dhe përgjon kriza.

Komunizmit është gjallë, edhe pse brohoritëm para 25 vjetësh se “vdiq”. Për ta parë sa i gjallë është, shikoni kur shfaqen kriza; o krizat botërore o krizat lokale. Atëherë komunizmi ngre kokën dhe bën punën e vet… Si të thuash, gjatë kohës rri pas dere dhe pret kriza.o

Nuk e patë si ngriti kokën komunizmi i mposhtur në Poloni? Kur kjo ndodhi në Poloninë me shpirt të thellë anti-komunist, vallë çfarë bën komunizmi në këtë vend ku rrënoi gjithçka për katër dekada? Kishte rrënuar njeriun, të parin dhe të fundit. Kur atje u kthye si papritur!
Dje, pardje e pak ditë më parë, në Poloni kanë sulmuar Leh Valesën, njeriun që krijoi dhe udhëhoqi Solidarnostin, i cili përmbysi komunizmin. Valesën e kanë shpallur “bashkëpunëtor të Sigurimit”, sikur paska qenë që në vitin 1970… Mijëra qytetarë të Polonisë janë ngritur në protesta të fuqishme, nën sloganin: “Për polakët, mbrojtja e demokracisë dhe mbrojtja e Valesës është e njëjta gjë!”. Pardje ishin në shesh 80 mijë; nesër pritet të dalin 150 mijë.
Pse u ngritën kaq shumë njerëz?… Të prekurit nga rënia e komunizmit, gjetën rast të sulmonin ikonën antikomuniste, nobelistin për Paqe, Valesa. Qytetarët kanë kuptuar pse bëhet kjo dhe prandaj u ngritën. Polakët kuptuan se kërkohet hakmarrje kundër antikomunistëve, dhe një arsye tjetër…. Arsyeja tjetër është se qeverisja e Polonisë i ka ngecur rrota në një sërë problemesh të legjislacionit që nuk po i kapërcen dot. Ka një krizë. Atëherë hapin derën dhe kërkojnë antikomunistin Valesa për të mbuluar krizën. Kështu po ndodh.
A nuk shikoni çfarë po ndodh këtu, në vendin tonë? Dje, qeveria socialiste krijoi një krizë parlamentare. Opozita la sallën e Kuvendit. Shkaku pse opozita, e krijuar në vitin 1991 si front antikomunist, la sallën e Kuvendit është cënimi nga qeveria socialiste i thelbit të shtetit. Thelbi i shtetit është që të shërbejë qytetarët kundër krimit e kundër çdo rreziku; ndërsa qeveria i ka prurë vrasësit dhe trafikantët deri në majë të pushtetit. Kjo është kriza e vërtetë. Ndërsa qeveria krijon edhe një krizë tjetër, detyron opozitën që të dalë nga salla e Kuvendit. Vendi kthehet përsëri në një parti të vetme.
… Kush e nisi përsëri luftën kundër Leh Valesës?
Kjo luftë kishte nisur disa vite më parë dhe ishte shuar… Njësoj siç ndodh këtu sa herë pushteti i socialistëve ndjehet keq. Në Poloni e nisi luftën e veja e shefit të shërbimit sekret të periudhës së komunizmit, gjeneral Czeslaw Kiszczak. Ajo tha se mbante një dosje sekrete prej burrit të saj të ndjerë dhe e lëshoi kundër Valesës. Momenti kur u përdor e veja e shefit të sekreteve, është momenti i një krize në Poloni. … A nuk ndodhi njësoj këtu, me një dosje të mbyllur për një vrasje shtetërore që ka ndodhur që në vitin 2001? Një agjent i shërbimit sekret, në vitin 2001 kishte vrarë një nënë dhe të bijën 16-vjeçare. Kishte vrarë me armën e shtetit, dmth., krimi merr autorësi shtetërore. Kishte vrarë me dijeninë e shefit të shërbimit sekret shtetëror. Vrasësi u arratis drejt kontinentin amerikan me një leje dhe pasaportë të mbështetur nga shërbimi sekret shtetëror…
Tani ndjehet kriza. Autori i vrasjes ndodhet në burg përjetë dhe ky duhet përdorur (!). Dikush pret pas dere, me qëllim që të përgjojë krizën. Shoqëria ka ardhur në krizën e frikës nga krimi. Shoqëria ka ardhur në krizën e kuptimit: “Të shpëtoj për vete, nuk më intereson kush vritet”… Prandaj këta këtu aktivizuan median që të socializojë krimin. Dmth., ta bëjë vrasjen e dy njerëzve, (nënë e bijë), sikur nuk ka ndodhur gjë. Kur “nuk ndodh gjë” me vrasjen makabre, atëherë pse të kundërshtojmë papunësinë?, gjobat pa fre?, padrejtësinë sociale?, dhunën shtetërore dhe varfërinë!? Këtë ide shërbeu nomenklatura e majtë e ardhur prej komunizmit, duke e bërë vrasjen “një gjë njerëzore”.
… Njësoj si e veja e shefit të shërbimit sekret të Polonisë komuniste që deklaroi se ishte njerëzore të nxirrte nga sënduku një dosje të vjetër nga komunizmi. Nesër këtu në Tiranë, të vejat e komunizmit do të paraqesin dosje kundër antikomunistëve. Kushedi cilën krizë po presin.
Nuk e keni dëgjuar kryeministrin si fyen njerëzit e frontit antikomunist!? Herë i quan të dobët, herë i quan budallenj, herë të tjera nuk dëgjon çfarë thotë opozita. Njerëzit mendojnë se ky njeri “nuk është në rregull”, dhe kaq. Jo. Ky njeri në majë të pushtetit, me këtë rast, tenton të kapërcejë dy kriza. E para është kriza brenda frontit të majtë. Partia e tij socialiste po ngre krye kundër arrogancës dhe despotizmit të kryetarit. Ky tenton që të qeverisë pa rregulla dhe pa principe. Por Partia ka ngritur krye. Atëherë manifeston forcën e fyerjes për kundërshtarët, kësaj herë kundër antikomunistëve. E dyta, tenton të kapërcejë krizën me vetveten. Fillimisht, sa kohë që ishte i paqartë mbi fatin e demokracisë, ky iu sul babait të tij komunist dhe e prozvali nëpër gazeta, në mitingje, në grupe studentësh, etj. Kriza e personalitetit e kishte çuar në luftë kundër të atit komunist. Kriza e personalitetit e solli aktualisht në mbrojtje të komunizmit, që nga simbolet e diktaturës deri te sjelljet. Dje, gjeti rastin të burgosë liderin e një partie opozitare. Kreshnik Spahiu, kryetar i AK, u pru në sakrilegj si një “Valesë”.
Nesër e pasnesër e përditë do të përjetojmë sjelljet komuniste përballë krizave. Këta po presin krizat europiane për të sulmuar demokracinë perëndimore. Këta po grumbullojnë shuma të mëdha parashë për të blerë zgjedhjet që nuk i fitojnë kurrë më. Këta po mbajnë Kuvendin në krizën e krimit me qëllim që ta përdorin për luftë. Këta po përdorin demagogji për të përballuar krizën e varfërisë…
Jemi në të njëjtën botë, ku e kaluara komuniste pret të përdorë krizat. Polakët anti komunistë, me mijëra e u ngritën dhe thanë se “të mbrosh Valesën është njësoj si të mbrosh demokracinë”.

Kategori
Uncategorized

Ja si rekrutoheshin spiunët nga Sigurimi i Shtetit.

Nuk përjashtohet fakti që shumë nga këta sot, janë pikërisht ata që shesin moral, megjithëse në shpatullat e tyre, nën maskën e një pseudonimi, nuk përjashtohet shkatërrimi i jetëve të pafajshme

Nga Armand Maho

Ata ishin kudo. Pavarësisht se rekrutoheshin në mënyrën më injorante të mundshme, mund të ishin kudo mes nesh, në punë, gëzime, lindje, hidhërime dhe vdekje.

Kudo ku ziente biseda, kudo ku njeriu në një moment sinqeriteti, i lodhur nga hallet dhe vuajtjet e një shteti kriminel, mund të hidhte ndonjë fjalë kundër sistemit.

Dosja që po botojmë sot, nuk ka të bëjë me ndonjë emër të njohur të politikës apo shoqërisë, por është vetëm një shembull sa tragjik, aq edhe komik sesi është mbajtur në këmbë një sistem i kalbur, që s’kishte asgjë të përbashkët me njerëzoren. Ky ishte thjesht një fshatar i robtuar nga një fshat i humbur i Elbasanit, që u rekrutua në vitin 1990 dhe akoma s’po e kuptonte që bishës po i vinte fundi.

Vetëm se ky është një shembull, është një hallkë mes qindra e mijërave të atij mekanizmi vrastar që përdorte shteti i asaj kohe për të mbajtur në këmbë një ideologji që i shërbente për qëllimet e veta kriminale.

Nuk përjashtohet fakti që shumë nga këta sot, janë pikërisht ata që shesin moral, megjithëse në shpatullat e tyre, nën maskën e një pseudonimi, nuk përjashtohet shkatërrimi i jetëve të pafajshme.

Rekrutimi

Emrat e personazheve janë realë, por janë vënë me iniciale për të mos trazuar jetët e tyre. Në fillim, informatori studiohej në lidhje me përbërjen familjare dhe më pas testohej gatishmëria e tij për të bashkëpunuar.

Më pas, informatorit i merrej një deklaratë, ku shprehte vullnetin e tij të lirë për të bashkëpunuar me organet e Sigurimit të Shtetit dhe në rast se nuk pranohej, ai sërish lihej i lirë, por mbahej nën kontroll.

Detyra kryesisht ishte të spiunonte ata që kishte më afër, miqtë e tij më të ngushtë, por që nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi.Pas përfundimit dhe dërgimit në burg të tyre, informatorit i ngarkohej detyrë tjetër, pastaj një tjetër e kështu me radhë.

Nga këto lloj informatorësh në 50 vjet u burgosën, vranë dhe u persekutuan me mijëra shqiptarë të ndershëm, për fajin e vetëm se kishin lindur në një regjim që ata nuk e pranonin.

Vërtetim biografik për agjentin L.M

L.M është i biri i SH. dhe i K., i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në fshatin C. të rrethit Elbasan, me arsim 10 klasë, i paorganizuar në parti, i padënuar, i pamartuar, me origjinë fshatar i pasur e gjendje shoqërore punëtor, me kombësi e shtetësi shqiptare.

Qëndrimi politik i të afërmve të tij gjatë regjimit antipopullor të Zogut ka qenë indiferent, janë marrë me bujqësi e blegtori në fshat. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, familja dhe të afërmit e tij nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë politik. Kushëriri i tij A.L, ka qenë i dënuar me 10 vjet vjet heqje lirie për bashkëpunim me bandat, aktualisht banon në fshatin L., ndërsa pjesëtarët e familjes së tij mbajnë qëndrim të mirë politik.

Babai i tij, Sh.L., ka punuar në kooperativë, aktualisht ka vdekur, ka mbajtur qëndrim të mirë.

Nëna e tij, K., është e bija e G.P., mban qëndrim të mirë.

  1. ka hallo V., pensioniste e martuar me B.B., në fshatin D., me qëndrim të mirë politik. B. ka vdekur, dhe ka lënë dy fëmijë, të cilët mbajnë qëndrim të mirë politik
  2. ka dajë:- M.B. i martuar me L., e cila është vajzë e D.Sh. nga fshati Z.. D. ka qenë komandat balli dhe është dënuar me 5 vjet heqje lirie për veprimtari armiqësore, aktualisht ka vdekur. M. dhe
  3. janë pensionistë, mbajnë qëndrim të mirë. Kanë dy djem J. dhe N. dhe katër vajza, të cilët mbajnë qëndrim të mirë politik;

– Daja tjetër, Xh.B., është martuar me E. nga fshati G., punojnë në NB, mbajnë qëndrim të mirë politik. Kanë fëmijë M. i cili punon në NT, A. i cili punon në uzinën mekanike, Sh. i cili punon në Ndërmarrjen Bujqësore, mbajnë një qëndrim të mirë politik. Ka dhe një vajzë N., martuar në B., nuk njihet nga ana jonë.

  1. ka dhe dy teze, njëra e martuar në P. dhe tjetra në B., nuk njihen nga ana jonë.
  2. ka vëllezër:- A, i martuar me M., punojnë në NT dhe banojnë në fshatin C. M. është vajza e N.B., vëllai i të cilit P.B. ka qenë me Ballin e është dënuar me vdekje.
  3. ka tre fëmijë të vegjël. Vëllai tjetër i L. është R., i martuar me N. nga fshati G., mbajnë qëndrim të mirë, punon murator. Vëllai tjetër është Y., me punë në NB, i martuar me N. nga K., punon në UM, kanë 3 fëmijë dhe mbajnë qëndrim të mirë politik. Vetë L. ka kryer shkollën 8-vjeçare dhe vazhdon shkollën pa shkëputje nga puna. Punon roje në NB dhe mban qëndrim të mirë politik.

Në punë e fshat njihet si djalë i zgjuar, i shkathët dhe i futur në shoqëri, shoqërohet me mosha të reja si R.B, Sh.T etj., të cilët janë evidentuar kontigjent dhe duke pasur parasysh interesin operativ që kemi, është i përshtatshëm të futet në rrjetin sekret informativ të Organeve të Sigurimi i Shtetit (OSSH).

Nga familja e të afërmit e tij nuk ka njeri të dënuar, internuar apo të arratisur jashtë shtetit, përveç personave të lartpërmendur. Ky vërtetim biografik u përpilua nga unë, punëtori operativ L.K, me të dhënat e marra nga qytetarët H.D, J.G dhe agjenti ynë në terren.

Vendim: Për tërheqjen në bashkëpunim sekret me OSSH të kandidatit L.M. në kategorinë e informatorit

Në fshatin C. të rrethit Elbasan, banojnë, R.B, Sh.T. e S.B, persona këta të evidentuar kontigjent, të cilët aktualisht nuk janë të mbuluar me rrjetin sekret informativ, të nevojshëm për kontrollin e tyre.

Me qëllim për t’i mbajtur nën kontroll, për të zbuluar, dokumentuar e ndërprerë në kohë veprimtarinë e mundshme armiqësore, të zhvilluar nga personat e mësipërm, është e domosdoshme tërheqja e një kandidati në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit e me baza vullnetare. Nga studimi i bërë, më i përshtatshmi është L.M.

Kandidati që propozojmë për tërheqje, është i përshtatshëm për t’u futur në rrjetin sekret informativ të organeve tona, pasi ka nivel, moshë dhe arsim të përafërt me kontigjentët që do të kontrollojë, është tip i zgjuar, i shkathët dhe i futur në shoqëri. Nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore a fizike dhe nuk ka manifestuar vese negative si pijanec, llafazan, gënjeshtar, provokator etj., që dëmtojnë punën tonë.

Garanci që kandidati do të punojë ndershmërisht me OSSH është se rrethi i tij familjar familjar aktualisht mban qëndrim të mirë moralo- politik, sjelljet dhe qëndrimi i mirë moralo- politik i vetë kandidatit, si dhe respekti dhe dashuria që ka ai për organet tona.

Mundësitë e pranimit të bashkëpunimit me organet tona të kandidatit ekzistojnë, pasi ai ka simpati për këto organe, gjithashtu nga ana jonë jonë mundësitë për të realizuar tërheqjen, si dhe ekzistojnë mundësitë që kandidati t’i kryejë detyrat në të ardhmen, pasi banon në një fshat me kontigjentët që do të kontrollojë. Është më një nivel të mirë ideopolitik, të përafërt me këta persona, si dhe nuk ka ndonjë preokupacion familjar që ta pengojë për të ardhur në takime me punëtorin operativ.

Plani i tërheqjes në bashkëpunim sekret të kandidatit

Kandidati L.M. do të tërhiqet në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me baza vullnetare, nga unë punëtori operativ L.K dhe zv/kryetari i degës E.O, rreth datës 28.2.1990, te pishat që janë mbi fshat.

Nga studimi i bërë kandidatit, mësuam se ai mbaron shkollën rreth orës 17-18.00, shkon në shtëpi duke kaluar nga vendi ku ne mendojmë se do të bëjmë tërheqjen e tij, ku kemi mundësi të fshihemi e të ruajmë sekretin e punës, duke legjenduar dhe takimin me kandidatin si takim të rastit.

Pasi të vëzhgohet kandidati dhe të sigurohemi se në shtëpi kthehet i pashoqëruar, do t’i dilet te vendi i studiuar më parë sikur po kthehemi nga fshati C., për në qytet dhe, pasi ta takojmë e të përshëndetemi me të, do t’i themi të ulemi mbi rrugë, te pishat e të ndezim nga një cingare. Pasi të shkohet në vendin e caktuar, do të fillohet nga procesi i tërheqjes.

Fillimisht, me kandidatin do të zhvillohen biseda të përgjithshme, duke e pyetur për shëndetin e tij e të familjes, për probleme të punës e të shkollës e gradualisht do të kalohet në një bisedë me karakter politik, ku do të flitet për sukesest e arritura në vendin tonë, për rëndësinë e Pleniumit të 9-të K.Q të Partisë, për gjendjen e shëndoshë moralo- politike në të gjithë vendin, për ngjarjet e fundit në vendet e Lindjes, e shtetet fqinje, për synimet e reaksionit botëror ndaj vendit tonë e socializmit si sistem, duke thelluar më tej njohjen me kandidatin, me botëkuptimin e tij dhe ngritjen që ka.

Në përshtatje me reagimet e tij, biseda do të thellohet më tej, duke e lidhur atë jo vetëm me synimet e armiqve të jashtëm, por edhe me përpjekjet e elementit armik të brendshëm për të dëmtuar e sabotuar sukseset e arritura nën udhëheqjen e Partisë, për punën që bëhet për zbulimin e goditjen e këtyre elementëve, duke i thënë se për zbulimin e tyre një ndihmesë të madhe jep populli, i cili është burimi e forca kryesore e organeve tona.

Gjatë bisedës kandidatit do t’i lihet kohë të shprehë dhe ai lirshëm mendimet e tij dhe në përshtatje me gatishmërinë që ka për të ndihmuar organet tona, do t’i dilet hapur në propozimin për të bashkëpunuar sekret me Organin e Sigurimit të Shtetit. Në rast se kandidati tregohet i gatshëm për të ndihmuar organet tona, do të kalohet në lidhje me detyrat që do të kryejë në të ardhmen, për mënyrën e bashkëpunimit, të ruajtjes së sekretit e të takimit me punëtorin operativ.

Në vazhdim do të merret deklarata e bashkëpunimit, do të zgjedhë pseudonimin që do të mbajë, do pyetet për lidhjet e tij shoqërore, do t’i jepet parulla dhe kundërparulla, si dhe do t’i caktohet data dhe ora e takimit të ardhshëm e më pas do të lihet i lirë.

Në rast se kandidati nuk do të pranojë bashkëpunimin me organet tona, do të porositet që të ruajë sekretin e bisedës së zhvilluar, pasi përbën sekret shtetëror dhe nxjerrja e tij dënohet me ligj, do të lihet i lirë dhe nga ana jonë do të hapet një kartelë e zakonshme Mod-2, si dhe të merren masa për kontrollin e tij.

Punëtori operativ L.K

Miratohet nga kryetari i degës së Punëve të Brendshme, H.C

Relacion përfundimtar mbi tërheqjen në bashkëpunim sekret me OSSH të L.M

Më datë 10.3.1990, u bë tërheqja në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me baza vullnetare e në princip drejtimi të L.M tërheqja e tij në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit u bë nga zv/kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, A.O dhe punëtori operativ L.M, duke vepruar sipas planit të miratuar për këtë qëllim.

Pasi kandidati u takua, nga ana jonë u çua në vendin e caktuar dhe u fillua nga procesi i tërheqjes. Fillimisht, me kandidatin e studiuar për bashkëpunëtor u bisedua për probleme të përgjithshme, rreth shëndetit e familjes, për probleme të punës së tij e të shkollës e gradualisht u kalua në bisedë me karakter politik, ku kandidatit i folëm për sukeset e arritura në ndërtimin e socializmit në vendin tonë, për vendimet e rëndësishme të Pleniumit të 9-të të K.Q Partisë, për gjendjen e reaksionit botëror ndaj vendit tonë e të elementëve armiq e keqbërës të brendshëm e të jashtëm për të dëmtuar e sabotuar sukseset e arritura etj.

Gjatë bisedës kandidati reagoi pozitivisht dhe u shpreh se duhet të jemi të gjithë vigjilentë ndaj armiqve dhe keqbërësve si dhe shprehte simpati për Organet e Sigurimit të Shtetit.

Duke parë gatishmërinë e kandidatit për të ndihmuar organet tona, nga ana jonë ju duall në propozim direkt për të bashkëpunuar me OSSH, propozim të cilin e priti mirë dhe e quajti si nder e besim i madh që i bëhet. U zotua se do t’i kryejë mirë detyrat që do t’i ngarkohen nga ana jonë. Më tej iu bënë të qarta detyrat që do të kryejë, u porosit për ruajtjen e sekretit të bashkëpunimit, ju muar deklarata e bashkëpunimit, zgjodhi pseudonimin “Kokoshi”, ju dha parulla dhe kundërparulla e marrjes në lidhje, si dhe data dhe ora e takimit tjetër dhe u la i lirë.

Deklarata e rekrutimit të bashkëpunëtorit, datë 10.3.1990

Unë i nënshkruari L.M i biri i SH. dhe i K. i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në C. të rrethit Elbasan, i paorganizuar dhe i padënuar. Me arsim në vitin e II në gjimnaz, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, deklaroj nën përgjegjësinë time personale si më poshtë vijon:

Thirrja që më bëhet sot nga Sigurimi i Shtetit është një nder i madh për mua dhe familjen time. Për këtë besim që më jepet, unë premtova në mënyrë vullnetare që do të bashkëpunoj e ndihmoj me sinqeritet e ndershmëri organet e Sigurimit. Për këtë nder që më bëhet, unë pranova në mënyrë vullnetare të bashkëpunoj me organet e Sigurimit.

Për këtë nder që më bëhet, unë për interesat e partisë, s’do të kursej as jetën time, do të jem korrekt në takim me punëtorin e Sigurimit dhe do të raportoj në kohë çdo gjë që është armiqësore dhe keqbërëse. Për të komunikuar me Sigurimin zgjodha pseudonimin “Kokoshi”.

Ju premtoj se do të punoj me mish e me shpirt për interesat e partisë dhe popullit.

Deklaruesi

L.M

Rrethi i çështjeve për bashkëpunëtorin me pseudonim “Kokoshi”, i kategorisë informator

Bashkëpunëtori me pseudonimin “Kokoshi”, në kategorinë e informatorit mbi baza vullnetare, është tërhequr në bashkëpunim sekret me OSSH, më datë 10.03.1990, për kontrollin e kontigjentëve R.B, Sh.T. e S.B, të cilët banojnë në fshatin C. Në drejtim të kontigjentëve të mësipërm, bashkëpunëtorit “kokoshi” do t’i jepet ky rreth çështjesh.

– Të sqarojë në kohë për reagimet e tyre për ngjarjet në vendet e Lindjes si në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, Rumani, Gjermani etj.

– Për ngjarjet në Kosovë e marrëdhëniet e vendit tonë me shtetet fqinjë, Jugosllavinë, Greqinë, Italinë.

– Për gjendjen ekonomike të vendit tonë e fuqinë mbrojtëse të tij, nëse ka krahasime me vendet e tjera për këtë problem.

– Për reagimet e personave të mësipërm në lidhje me materialet e rëndësishme të Pleniumit të 9-të të K.Q të Partisë e për vendimin e Këshillit të Ministrave për shpejtimin e furnizimit të popullit me mish etj.

– Të informojë për raste vjedhjesh, dëmtimesh e shpërdorimesh të pronës socialiste, në vendin e punës e të banimit të tij.

– Gjatë ditëve të stërvitjes ushtarake të njoftojë për mangësitë në zhvillimin e tyre, për dëmtime e shpërdorime të pasurisë ushtarake.

– Të informojë për persona të ndryshëm që kërkojnë të grumbullojnë të dhëna me karakter sekret ushtarak, si dhe për vjedhje apo zhveshje të teknikës luftarake.

– Për të dhëna që bëjnë fjalë për përgatitjen për kryerje të akteve të mprehta si terror, diversion, sabotim, arratisje jashtë shtetit, dëmtime me dashje e shkatërrim të teknikës luftarake etj., të njoftojë menjëherë punëtorin operativ dhe në pamundësi për t’u takuar me të, të ndërhyjë vetë si të gjithë qytetarët e tjerë për të parandaluar ngjarje të tilla.

– Herëpashere, këtij bashkëpunëtori do t’i jepen detyra të tjera, sipas situatës operative që do të krijohet./Illyria

Kategori
Uncategorized

Kastriot Myftaraj: Veliaj, nga “balona” e “Mjaft-it” tek sponosorizimi i Soros për trashëgiminë e PS.

 

kastriot myftaraj

 

“Pa mbështetjen e Sorosit, Erion Veliaj sot do të shiste vërtet fiq në rrugë. Si në rastin e zëvendësimit të Nanos nga Rama, zëvendësim i këtij të fundit nga Veliaj pritet të ndodhë kur PS të humbë në zgjedhjet parlamentare dhe të dalë në opozitë”

Cili është mendimi juaj për karrierën e Erjon Veliajt, duke nisur nga angazhimet e tij të para tek “Mjaft” e deri tani me marrjen e detyrës së kryebashkiakut?

Lëvizja “Mjaft” u konceptua si një balonë që do të shërbente për ta ngritur anonimin Erion Veliaj në lartësitë e njohjes publike, që të gjithë të shikonin te ai një figurë publike. Qëllimi përfundimtar ishte që Erion Veliaj të ngrihej në lartësitë e qiellit të politikës shqiptare, si një lider i ri me frymë perëndimore. Kjo “balonë” u fry me një kosto të lartë. Vërtet që në dukje këtë kosto e përballuan ambasadat kryesore perëndimore, fondacionet perëndimore dhe veçanërisht ai i Sorosit, por vetëm në dukje ama. Sepse në fakt e gjithë kostoja prej shumë miliona euro dhe dollarë e fryrjes së “balonës” iu faturua shqiptarëve si asistencë teknike për shoqërinë civile në vendin tonë. Erion Veliaj e ndjen se ka një të metë të madhe, ai ka një gap, nëse shprehem në termat që i pëlqen të përdorë ai, apo një hendek, madje një greminë, midis detyrës që ka marrë përsipër dhe përvojës në punë, në çfarëdolloj pune, që duhet të ketë një njeri që merr përsipër detyra të tilla shumë serioze si qeverisja e një qyteti si Tirana bashkë me rrethinat e tij. Që nga përvoja e dyshimtë për t’ u besuar e shitësit 14 vjeçar të fiqve, e deri te marrja e postit të ministrit si e para punë e njohur që ka bërë, ka një greminë që nuk mund të mbushet me aktivitetin e Erionit për shoqërinë civile. Dhe kur një njeri që ka rekorde të tilla merr një detyrë shumë serioze siç është qeverisja e një qyteti me shumë probleme, nga ai nuk mund të presim veçse që t’ i krijojë qytetit probleme nga më të çuditshmet. Koha do ta tregojë këtë gjë. Sigurisht që ai do të përpiqet që këto problem t’ i mbulojë metodën e krijimit të fasadave të çdo lloji në qytet. Fasadë pastërtie, në një zonë të vogël të kufizuar të qytetit, fasadë gjelbërimi, fasadë hapësirash publike ku luajnë fëmijët në kënde lojërash etj.  Sigurisht që Erion Veliaj ka një vision për Tiranën, por pyetja është se cila është kostoja që do të paguajnë qytetarët e Tiranës për vizionin e tij dhe sa përqind e qytetarëve të Tiranës përfitojnë nga realizimi i vizionit të tij. Ne nuk kemi nevojë për një kryebashkiak me një vizion nga i cili përfiton një popullsi elitare urbane, ndërsa koston e paguan më së shumti pjesa tjetër e popullsisë të territorit të bashkisë. Kjo do të thotë që ta qeverisësh qytetin me mendësinë e balonës së fryrë, ku disa pak kanë vend në koshin e balonës, ndërsa të tjerët shikojnë nga poshtë. Në fakt Veliaj nuk di metodë tjetër.

Pak kohë më parë në një intervistë televizive, kryebashkiaku i Tiranës e cilësoi George Sorosin, si një burrë të respektuar e ndërsa tha se ndihej krenar që e cilësonin si “njeriun e tij”. Si i komentoni këto deklarata?

Sigurisht që Erion Veliaj ka shumë arsye për t’ i qenë mirënjohës Sorosit sepse i detyrohet atij për karrierën që ka bërë në shoqërinë civile dhe në politikë. Pa mbështetjen e Sorosit Erion Veliaj sot do të shiste vërtet fiq në rrugë. Fondacioni “Soros” në Shqipëri gjatë më shumë se 20 vjetëve që ekziston ka qenë në shërbim të dy njerëzve, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të karrierës politike të tyre. Në një vend të vogël si Shqipëria kjo mbështetje financiare, diplomatike, mediatike etj., do të thotë se ai që e ka atë ka një superioritet të madh ndaj rivalëve politikë. Si dhe përse Soros e mbështet Veliajn kjo kërkon një analizë që nuk mund të bëhet në formatin e intervistës.

A besoni se Erjon Veliaj është katapultuar deri më tani në jetën politike nga mbështetja e Soros?

Nuk besoj se ka ndonjë njeri që nuk e ka kuptuar se nëse Edi Rama, njeriu i Sorosit nuk do të ishte bërë kryetar i Partisë Socialiste, Erion Veliaj nuk do ta shikonte në ëndërr që të bënte në këtë parti atë karrierë përrallore që ka bërë dhe të cilën nuk kanë mundur dot ta bëjnë shumë njerëz të cilët kanë kontribuar shumë në këtë parti. Dhe këtë gjë Edi Rama nuk e ka bërë se e simpatizon Erion Veliajn, por se këtë gjë ia ka kërkuar Sorosi.

Cili është mendimi juaj lidhur me “pëshpërimat” brenda selisë së PS-së se Veliaj do jetë pasardhësi i Ramës?

Në fakt kështu është skenari i Sorosit, që Veliaj të zëvendësojë Ramën në krye të PS-së. Kur Soros ndihmoi Ramën që të hyjë në politikë, ai përgatiti dhe Erion si princin trashëgimtar, si të thuash. Unë këtë gjë e kam thënë me zë dhe figurë, dua të them në televizion, që pesë vjet më parë. Edhe sot i qëndroj këtij parashikimi. Sinqerisht, nuk e quaj si ndonjë parashikim të madh që kam bërë.

Mendoni se në të ardhmen mund të ketë rivalitet mes kryeministrit aktual dhe kryebashkiakut të Tiranës pikërisht për aspiratat e mundshme për kryetar PS-je. Sa besoni se mund të ripërsëritet skenari si në rastin Nano-Rama?

Sa kohë që Rama është në krye të partisë dhe në pushtet, Erion Veliaj nuk do të bëjë asnjë lëvizje kundër tij, sepse kjo është e panevojshme. Veliaj kujdeset më tepër që të luftojë kundër rivalëve të tij të mundshëm në parti dhe këtu vihet re një rivalitet i qartë mes tij dhe Saimir Tahirit. Rama i nxit këto rivalitete për t’ i mbajtur më mirë nën kontroll vartësit e tij. Është një gjë logjike që Rama të ketë një pasardhës. Këtë e di edhe vetë Rama. Pyetja është se kur do të ndodhë ky zëvendësim në krye të partisë. Kuptohet se ashtu si në rastin e zëvendësimit të Nanos nga Rama, ky zëvendësim pritet të ndodhë atëherë kur PS të humbë në zgjedhjet parlamentare dhe të dalë në opozitë. Nëse kjo gjë do të ndodhë në 2017, 2021, apo 2025 këtë gjë do ta tregojë koha. Nuk besoj se do të ndodhë shpejt. A do të jetë Erion Veliaj ai që do ta zëvendësojë Ramën kur të vijë ky moment? Nëse Erion Veliaj do të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës në atë kohë, do të ketë një bazë fuqie për të mbështetur këtë aspiratë të tij, ashtu si Rama në 2005. Nëse jo do ta ketë shumë më të vështirë.

Besoni se në rast të një konflikti Rama-Veliaj, kryebashkiaku aktual mund të nisë bashkëpunimin me kritizierin kryesor aktual në PS, Ben Blushi?

Konflikt Rama-Veliaj mund të ketë vetëm nëse sherrin e nis Rama, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë sa kohë që Veliaj nuk lëviz kundër tij. Dhe Veliaj nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë, siç shpjegova më lart. Bashkëpunim Veliaj-Blushi nuk mund të ketë në asnjë rrethanë sepse të dy aspirojnë kreun e partisë. As Veliaj nuk ka ndërmend të ndihmojë Blushin që të bëhet kryetar i partisë dhe as Blushi nuk ka ndërmend ta ndihmojë Veliajn për të arritur këtë objektiv. Bisedoi: G. Saliu

Kategori
Uncategorized

Amnesty International: Goditja e spitaleve në Siri është krim lufte.

 

56d837716f10d

Amnesty International në një raport për Sirinë thotë se spitalet përreth Alepit po merren qëllimisht në shënjestër nga forcat e regjimit sirian dhe ato ruse.

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (ose Amnesty International) deklaroi se Rusia dhe forcat e regjimit sirian në sulmet që kanë kryer në rrethinat e qytetit të Halepit në Siri i kanë marrë qëllimisht në shënjestër spitalet që ndodhen këtu.

Organizata me seli në Londër në raportin që ka përgatitur mbi zhvillimet e fundit në Siri thotë se është konstatuar që trupat ruse dhe ato të varura nga regjimi sirian me qëllim për të justifikuar ofensivën e Alepit gjatë 3 muajve të fundit kanë marrë në shënjestër në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme spitalet dhe qendrat e tjera shëndetësore.

Organizata (Amnesty International) ka mbledhur prova bindëse se gjatë 12 muajve të fundit në veri të Halepit janë goditur të paktën 6 spitale, qendra shëndetësore dhe klinika, vijon raporti.

-“Forcat e regjimit sirian bashkë me aleatët e tyre sulmet kundër objekteve shëndetësore i kanë intensifikuar madje edhe në kohën kur në këtë rajon vazhdonin punimet për vendosjen dhe zbatimin e armëpushimit aktual të brishtë. Në operacionet që janë kryer në prag të fillimit të ofensivës së Halepit janë shkatërruar madje edhe spitalet nëntokësore si masë përgatitore për ta boshatisur të gjithë provincës”, bën të ditur raporti i Amnesty International.

“Spitalet janë kthyer në vijë paraprake të frontit të luftës”, shkruan raporti për spitalet që merren në shënjestër nga sulmet ajrore, dhe i vlerëson ato si krime lufte.

Punonjësit e Amnesty International kanë kontaktuar me dëshmitarë okularë në terren, të cilët kanë thënë se “në momentin që janë bombarduar spitalet dhe qendrat shëndetësore, përreth tyre nuk ka pasur ndonjë mjet ushtarak, postbllok apo luftëtar dhe këto spitale kanë punuar vetëm në aspektin humanitar”./TRT

Kategori
Uncategorized

Blendi Fevziu: Hapni kufijtë për refugjatët.

blendi-fevziu

A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqipëria refugjatë?! Këto dy pyetje në dukje identike, prekin një problem me të cilin vendi do të përballet në realitet, por të cilit duhet t’i japë edhe një përgjigje parimore. Ku dallojnë të dyja pyetjet?

E para ka lidhje me situatën reale. Në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë janë grumbulluar disa mijëra refugjatë sirianë që po tentojnë të kalojnë tranzit drejt Europës Perëndimore. Ata nuk duan të vendosen as në Greqi, as në Maqedoni, as në Serbi e as në Shqipëri, por në rrugëtimin e tyre, ndalimi në një nga këto destinacione mund të jetë i gjatë, mbase edhe me muaj. Bllokimi i kufirit Serb dhe tani edhe Maqedonas, mund të orientojë një fluks refugjatësh drejt Shqipërisë. Asnjë s’di ta thotë se sa mund të jetë numri i tyre dhe askush s’di të thotë se cila do jetë rruga që ata do të përdorin drejt perëndimit. Shqipëria nuk ka as rrugë hekurudhore dhe as transport publik të lidhur me vendet europiane. Por Shqipëria ka eksperiencë në trafikimin e qenieve njerëzore përmes ngushticës së Otrantos drejt Italisë dhe kjo mund të shfrytëzohet nga trafikantët.

Përveç frikës së trafikantëve dhe fuqizimit të tyre, Shqipëria nuk ka infrastrukturë dhe mjete për pritjen e refugjatëve. Strukturat tona të ndihmës janë thuajse inekzistente dhe vetëm një ndërhyrje nga institucionet e specializuara ndërkombëtare mund të zgjidhë një pjesë të problemit.

Pyetja e dytë ka lidhje me parimin. Shqipëria është një vend emigratësh. 1/3 e popullsisë së saj jeton jashtë e larguar në 25 vitet e fundit. Emigracioni ka qenë një prej dhimbjeve tona dhe padyshim, ne jemi populli më përfaqëësues i kësaj drame në Europë. Imazhet e anijeve të mbushura plot me njerëz të dëshpëruar që lundronin drejt Italisë janë një pamje e pashlyer për të gjithë. Shqipëria ka luftuar për një çerek shekulli paragjykimet ndaj emigrantëve. Ka luftuar kundër Lega Nord dhe ekstremistëve grekë.

Nëse sot Shqipëria do vendosë mundësinë mbi parimin, ajo do bëjë një gabim jo të vogël. Nëse ajo do t’ju thoshte refugjatëve sirianë STOP; nëse ne do fillonim të justifikoheshim me pamundësinë apo gjendjen e vështirë ekonomike; nëse ne do të mbyllim kufijtë siç deklaroi Kryeministri, nuk do bëjmë asgjë tjetër veç do të shkelim mbi gjithë atë që kemi thënë për 25 vjet me rradhë. Do shkelim mbi të drejtën e çdo njeriu të globit për një jetë më të mirë; do shkelim mbi lirinë. Nuk do bëjmë asgjë tjetër, veç do ju japim të drejtë deklaratave ekstremiste që kemi përbuzur për vite me rradhë. Do ju japim të drejtë atyre që thoshin: shqiptarët t’i mbysim në det, ose atyre që thoshin t’i ndjekim me qen nëpër shtigjet e kufirit.

Dhe e fundit, nëse ne mbyllim kufijtë për ata njerëz në nevojë, shkelim mbi ata 1.5 milion shqiptarë, që në rrethana të ngjashme ikën këto vite nga Shqipëria. Kur drama e tjetrit ka qenë për shumë vite drama jote, të fyesh atë, do të thotë të fyesh vetveten! (Opinion.al)

Kategori
Uncategorized

Opozita shqiptare sipas meje.

Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat – Victor Hygo.

Opozita shqiptare sipas meje

Nga Bojana Fatkoja.

Të bërit opozitë nuk është e thjeshtë, përkundrazi do guxim, sakrificë e mbi të gjitha ta duash e të besosh forcën politike ku aderon. Sa i përket gjykimit të formës opozita nuk e ka luksin të gjykojë mbi të, sepse është e përqëndruar në përmbajtje. Opozita kërkon dinamikë, jo të llastuar që nuk ju ka dalë ende gjumi i pushtetit.

Ata “zonja dhe zotërinj” ku një pjesë vinin nga hiçi , e të tjerë po nga pushteti ku kishin bashkë qeverisur me Nanon, ngrohën për tetë vite rradhazi kolltukët e ministrave , ku falë këtyre “kolltukëve magjikë ” u pasuruan në mënyrë të tillë që as në ëndrrat më të bukura nuk e kishin ëndërruar. Mbase kjo është arsyeja sepse ende vazhdon gjumi letargjik tek to dhe e kanë të vështirë të reagojnë në parlament apo në aksione të tjera opozitare.

Përpos që çuan në mënyrën më të turpshme në opozitë PD, me 1.000.000 shqiptarë kundra, as që mbajtën barrën e përgjegjësisë përsipër. Sot kapardisen e flasin për forma etike, ata që etikën se kanë veçse fallsitet. Intuita nuk i gënjen kur nuhasin se po i shket nga duart dhe ai pak pushtet që të jep opozita, siç është përfaqsimi i kauzave opozitare, sepse sido që të shkojnë punët pushteti është fjala kyçe.

Janë dhe të “zënë me punë” duke bërë plane e kulisa për përçarje në PD, në atë Parti ju dha shumë, dhe pse nuk kishin dhënë asnjë kontribut. Teksa shoh çdo të enjte një teatër meskin , nuk di çfarë ndiej teksa shoh apatinë e këtyre pseudo elitave , përballë atyre që vërtet përpiqen që opozita të ketë zë.

Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat – Victor Hygo.

Foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Shpërthejnë deputetët socialistë: Shteti është mbushur me spiunë, këtu të vrasin.

komisioni-i-sigurise

Gjatë diskutimit në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku diskutohej për pr/ligjin për ‘mbrojtjen e sinjalizuesve’, deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu tha se administrata shtetërore është e mbushur me servilë, spiunë dhe dezinformatorë. Sipas tij, në Shqipëri këta janë të parët e vendit dhe më pas vjen pjesë tjetër e popullsisë. Në të njëjtën linjë foli edhe deputeti tjetër i PS Paulin Stërkaj.

Pjerin Ndreu: Duhet të mbyllen hapësirat për njerëzit që dezinformojnë, mbajnë vendin e punës me spiunllëqe, mbajnë vendin e punës me dezinformacione, me intriga. Sepse intrigantët, dezinformuesit, spiunët, servilët janë të parët e vendit në Shqipëri. Pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, dezinformuesve, i hajdutëve që kanë marrë frenat dhe kanë nxjerrë tym dhe nuk lënë kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin të larë dhe s’bëjnë asgjë. Nëse kjo nuk do të frenohet…

Spartak Braho: Jo aq në mënyrë absolute zoti Ndreu. Shteti shqiptar të jetë kështu? Kot që rrimë dhe ne këtu!

Pjerin Ndreu: Unë nuk e thashë në mënyrë absolute, por thashë që në shumicën e rasteve këta njerëz janë të parët e vendit. Në qoftë se nuk i pëlqen ndonjërit, por kjo është realitet.

Spartak Braho: Dezinformuesit do të vazhdojnë punën edhe me ketë ligj.

Pjerin Ndreu: Po ta konfirmoj edhe një herë, në shtetin shqiptar të parët më të përkrahurit janë servilët, spiunët, dezinformuesit dhe njerëzit që janë pa karakter…

Spartak Braho: Një çik emocionale është… Pjerin Ndreu: Ta konfirmova dhe një herë.

Spartak Braho: Dakord, mbyllet mbledhja. Po ça ke thënë mo burrë?

Pjerin Ndreu: Po desha ta them këtë gjë. Ashtu është… Ti e di më mirë se unë që ashtu është.

Spartak Braho: E di, po nuk thuhet ajo..

Erisa Proko, (Ministria e Pushtetit Vendor):Disa raste të suksesshme të sinjalizuesve, në janar të 2014, Bosnje Hercegovina miratoi ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit dhe ligji ka mbrojtur me suksese zonjën Vishnja Mariloviç, ish-llogaritare e një prej institucioneve publike në Hercegovinë dhe ajo zbuloi dhe dënoi korrupsionin e eprorit. Vishnja Mariloviç është një person, një sinjalizues i mbrojtur.

Spartak Braho: Këtu s’të mbron njeri, këtu të vrasin…

Paulin Sterkaj: Njerëzit që sinjalizojnë, janë njerëzit që kërkojnë të përfitojnë hap pas hapi në punën e tyre. Detyrën e tyre nuk e kanë kryer dhe janë marrë me shokun. A mendoni se ky ligj mund të kthehet në një problem real ndaj grupimeve të ndryshme në sektorëve të ndryshme. Unë e shikoj me shumë merak këtë pjesë. Njerëz që shqetësohen për thyerjen e ligjit ka plot në Shqipëri dhe këta nuk kanë munguar asnjëherë. Unë me bindjen time si deputet mendoj se nuk ka për të funksionuar si ligj në kohën e duhur në momentin e duhur. Apo është një ligj që duhet plotësuar për të pasur legjislacionin e BE.

Idlir Peçi (zv.ministër i Drejtësisë): Po është një nga ligjet që do të na ndihmojë ne për anëtarësimin në BE. Është një nga ligjet që është raportuar në BE dhe KE, dhe është futur në ato masat dhe planet e veprimit që ka hartuar qeveria për procesin e integrimit. Por nuk është vetëm përqasje formale, s’po bëjmë ligj sa për të kaluar radhën…

Kategori
Uncategorized

Ornela Canaj: Më rivranë motrën dhe nënën.

 

Ornela Canaj, motra e Alda Canajt, vajza e cila më 29 mars 2001 u vra nga Marjan Rroku deklaron publikisht se emisioni i “Klan” me intervistën e Gjebresë për vrasësin e motrës dhe nënës së saj ishte një rivrasje për dy familjarët e saj të dashur.


Ajo tregon të vërtetën e saj, një ditë pas intervistës së këtij të fundit në televizion në një postim në Facebook, të cilin thotë se e ka hapur vetëm për këtë reagim ndaj intervistës së Gjebresë.
Në një mesazh drejtuar Ardit Gjebresë ajo thekson ai nuk e meriton titullin gazetar. “Dua t’i them Ardit Gjebresë që nuk e meriton titullin gazetar. Një emision shalaban pa fakte, thjesht i bazuar në fjalët e një krimineli mashtrues që vazhdon të manipulojë publikun shqiptar!”, shprehet ajo.
Për Ornelën vrasja ka qenë e paramenduar se, Marjan Rroku kishte përndjekur Aldën para se ta vriste, por jo vetëm kaq. Ornela përmes një profili në Facebook që ka hapur pikërisht për të nderuar kujtimin e të motrës dhe të nënës së saj thotë se edhe pas vrasjes familja e saj është përndjekur nga ish-punonjësi i SHISH.
Ornela thotë Alda dhe Mbarimja gjetën vdekjen duke mbrojtur njëra-tjetrën dhe se “ky monstër” i ka kushtuar vetëm vuajtje e lotë familjes së saj.
“Marjan Rroku vendosi të thotë versionin e shpikur të ngjarjeve dhe harroi të përmendte se si çdo mëngjes ai priste motrën time të vogël te dera e jashtme e shtëpisë dhe e përndiqte. Ai e ndalonte çdo ditë atë, rrugës për në shkollë dhe kur kthehej nga shkolla, për t’i treguar që ajo ishte e tija dhe ajo nuk duhet t’i drejtonte sytë nga asnjë mashkull tjetër. Në moshën 27-vjeçare, Rroku, nën shënjestrën e armës, e ndaloi Aldën e pambrojtur, 16 vjeç duke e detyruar atë me forcë të vendoste që ose të shkonte me të, ose do të vdiste.
Rroku nuk ndaloi me kaq, po qëlloi dhe babanë tim dhe na vuri në shënjestër të gjithëve si familje, edhe pse ne ndërruam dy shtëpi brenda dy muajsh. Rroku i mori çdo grimcë të jetës sime motre para se ta vriste. Për muaj me radhë familja jonë u përndoq dhe torturua fizikisht dhe mentalisht nga ky kriminel që fshihej nën titullin e tij zyrtar si punonjës i ISHKNG-së.
Denoncim pas denoncimi në Rajonin nr. 1 e Rajonin nr. 2 të policisë në Tiranë. Gjashtë denoncime të depozituara që pasqyronin 6 episode të ashpra dhune.
Më 29 mars 2001, Marjan Rroku gjakftohtësisht qëlloi shtatë plumbat që vranë mamanë dhe motrën time.
‘Ishte një skenë e tmerrshme’, i tha një dëshmitar i policisë. Mami që mundohej të mbronte Aldën duke përdorur trupin e saj si mburojë dhe Alda që përpiqej t’i dilte para mamit që ta mbronte nga plumbat. Pasi jua mori jetën dhe i la të shtrira njëra mbi tjetrën në mes të Pallatit të Sportit, u zhduk paburrërisht dhe u fsheh në Amerikë, duke u përpjekur t’i shmangej dënimit për krimin e pamëshirshëm që kreu.
U bënë pothuaj 15 vjet që nga dita që i pashë mamin e Aldën për herën e fundit. Ky monstër i ka kushtuar vetëm vuajtje e lotë familjes sime. U munduam me ç’kishim të gjejmë drejtësi. Pasi pashë emisionin në ‘Klan’ ndihem se mami dhe motra ime u vranë, sërish, për herë të dytë”, shkruante ajo në një nga reagimet e saj.
Më herët, Ornela, motra e Aldës ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, duke e rrëfyer edhe ajo ngjarjen sipas versionit të saj. Ajo thotë se e hapi profilin në Facebook për të treguar ato që nuk tha autori i krimit në intervistën me Ardit Gjebrenë. Jo pa mllef ndaj emisionit, Ornela rikujton edhe një herë ngjarjen e rëndë, ku humbi motrën Aldën dhe nënën Mbarime.
“E hapa këtë faqe për të nderuar kujtimin e motrës dhe nënës sime. Pasi pashë intervisten tek ‘E diela shqiptare’ që u dha në ‘TV Klan’ më 28 shkurt 2016, vendosa të hap këtë faqe të tregoj faktet dhe të informoj publikun për të vërtetën e vetme që qëndron pas vrasjes së pamëshirë të Mbarime dhe Alda Canaj. Dua t’ju bëj të ditur njerëzve, se kush është në të vërtetë Marjan Rroku; ai nuk është vetëm një vrasës, por një psikopat sadist që i paramendoi dhe në mënyrë metodike i arkitektoi këto vepra të ulëta. Marjan Rroku vendosi të thotë versionin e shpikur të ngjarjeve dhe harroi të përmendte se si çdo mëngjes ai priste motrën time të vogël te dera e jashtme e shtëpisë dhe e përndiqte”, ka thënë ajo.

“Në SHBA emigrova për të gjetur Rrokun”

Motra e Alda Canës, Ornela Canaj ka folur në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës për vrasjen e motrës dhe të ëmës së saj, nga Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut. Plot 15 vjet pasi ka ndodhur ngjarja, Ornela Canaj, e cila bashkëpunoi me drejtësinë amerikane për prangosjen e Marjan Rrokut, tregon për ditën kur ndodhi ngjarja. Ajo ka akuzuar rëndë Rrokun se ka gënjyer dhe se ka qenë ai personi që i kërcënonte familjarisht. “Ditën që mora vesh, nuk e di si ishte ajo ditë, se si kaloi. Sapo e mora vesh e dija se kush ishte ai. U ndjeva keq. Mendova se po ta kisha marrë Aldën më herët nuk do të kishte ndodhur ajo”, u shpreh Ornela Canaj gjatë intervistës me Rudina Xhungën. Ajo tregon se si shkoi në SHBA për të gjetur vrasësin e së ëmës dhe të motrës së saj. “Unë shkova në Amerikë sepse e dija që ai ishte atje. E dija që ai fshihej pas një kompanie amerikane dhe mund të ishte atje. Ka disa arsye që ishte një dalje e tij. Kije parasysh që kjo nuk është hera e parë që shikoj veprime manipuluese të Marjan Rrokut. Në çdo vend ku kemi qenë ka dalë një histori e ndryshme. Kur dëgjova intervistën, dëgjova për pendimin e Marjanit. Nuk e besoj se ai është penduar. Nëse pendohesh, atëherë pse nuk dërgove një letër, por dole në televizion. Pashë që shumë njerëz shkruanin që ai duhej të kërkonte falje. Ishte një emision mediokër, që nuk është bazuar në fakte, por në pretendimet e një krimineli. Ardit Gjebrea e lakoi emrin tim”, thotë ajo.