Kategori
Uncategorized

Lufta në hije e katër grupimeve në PS.

Rama-Ruci-Peleshi_1

E majta ka hyrë tashmë në vitin e fundit të pushtetit dhe në këtë mënyra beteja për ndikim në Partinë Socialiste ka nisur të bëhet mjaft e dukshme.

E ndërsa gjatë viteve të para të pushtetit, lufta zhvillohej me përmasa të vogla, tashmë njerëzit më të rëndësishëm në selinë rozë kanë nisur të bëjnë kalkulimet për katër vitet e ardhshme.

Janë plot katër grupime që luftojnë për pushtet në selinë rozë, të cilët shpeshherë kanë bërë edhe “pakte” me grupimet kundërshtare për të dobësuar grupin tjetër, siç ishte beteja Tahiri-Veliaj kundër Koço Kokëdhimës.

Ruci vs Kokëdhima

 Beteja më e fortë që po zhvillohet në Partinë Socialiste është ajo mes Gramoz Ruçit dhe Koço Kokëdhimës.

Pas Edi Ramës, këta janë dy njerëzit më të fuqishëm të momentit në PS dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryesocialistit.

Beteja mes tyre që u vu në pah edhe gjatë Kongresit të Partisë Socialiste ka nisur shumë kohë më përpara.

Ruçi nuk e ka pëlqyer aspak faktin që në jugun e vendit ku ai pati qenë i plotfuqishëm tashmë duhet t’i bëjë llogaritë më Kokëdhimën. Ky i fundit i cilësuar nga deputëtët socialistë si “pashai i jugut”

ka në dorë të gjitha emërimet në administratën e bashkive të jugut, ku shumica e kryebashkiakëve kandiduan me “bekimin” e tij, por edhe kontrollin e strukturave socialiste.

Por kohët e fundit, Ruçi ka marrë një epërsi të dukshme kundrejt Kokëdhimës, për shkak të aleancës së “papritur” nga Edi Rama. Kryeministri duket i lodhur nga kapriçiot e Kokëdhimës dhe në Kongresin socialist numëroi një numër të madh lëvdatash ndaj Ruçit. Ndërsa mandati i Kokëdhimës përfundoi në Gjykatën Kushtetuese me votat e grupit parlamentar socialist.

Kokëdhima vs Tahiri-Veliaj

Por “beu i jugut” e ka shtrirë konfliktin e tij edhe me “të rinjtë” e Partisë Socialiste. Konflikti i tij me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bëri që këta dy të fundit të bënin një “armëpushim” mes tyre dhe të bashkonin “armët” kundër Kokëdhimës. Viktimë e kësaj lufte ishte drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, një njeri i Kokëdhimës që u shkarkua nga posti.

Hakmarrja e Kokëdhimës ishte e menjëhershme duke nisur sulmet ndaj Veliajt me anë të gazetës së tij, “Shekulli”.

Ndërsa Tahiri ka dalë haptazi kundër idesë së Kokëdhimës për legalizimin e hashashit.

Tahiri vs Veliaj

Këtu lufta bëhet për pasardhësin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Dhe dy nga socialistët më të kuotuar për të marrë një ditë drejtimin e partisë më të madhe të së majtës janë Saimir Tahiri dhe socialisti i ri Erion Veliaj.

Lufta e tyre e heshtur kulmoi në Kongresin e PS-së, ku Tahiri arriti një fitore strategjike, pasi shumica e mbështetësve të tij u zgjodhën në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ndërsa pjesa më e madhe e mbështëtsve të Veliajt mbetën jashtë.

Kjo humbje bëri që kryebashkiaku të ankohej te Edi Rama. Kryesocialisti për të zbutur gjakrat mes dy benianimëve të tij zhvilloi dy ditë pas Kongresit një takim me Tahirin dhe Veliajn në selinë rozë.

Blushi kundër të gjithëve

 Dhe në fund, por jo më i parëndësishmi është edhe beteja e Ben Blushit ndaj Edi Ramës. Blushi duke qenë një lojtar i kalibrit të lartë, e ka rritur stekën, duke u përplasur me Edi Ramën.

Blushi prej kohësh kritikon qeverinë e PS-së duke e cilësuar “Rilindjen” si të dështuar dhe kërkoi me kulm që të bëheshin zgjedhje për kryetarin e partisë.

Por edhe pse Kongresi u rreshtua pro Edi Ramës, beteja nuk mbaron këtu./Tirana Observer

Lini një koment