Kategori
Uncategorized

Foreign Policy News/ Adam B. Fairmont : Guximi i Ramës për të dalë në publik me kriminelë është i pashembullt për çdo lider tjetër në demokracitë perëndimore.

edi-rama-kuvend

Kryeministri Edi Rama është konsideruar si politikani më kontravers dhe më i pasur i Evropës. Në një shkrim të analistit Adam B. Fairmont, publikuar në Foreign Policy News, qeverisja e Ramës trajtohet me plot anomali dhe mëkate, kryesisht lidhur me luksin e shfrenuar të anëtarëve të Këshillit të ministrave, kriminalizimin e parlamentit dhe infiltrimin e ISIS në shërbimet inteligjente shqiptare.

Kështu, Fairmont shprehet se Rama ka një guxim të pashembullt për të pranuar në parti kriminelë dhe trafikantë. “Salla e Kongresit të  Ramës është njollosur nga deputetët shqiptarë të parlamentit, ministrat, baronët e pastrimit të parave dhe trafikantët e drogës, arratisja e të cilëve në Partinë Socialiste është bërë më mënyrë që t’i shmangen drejtësisë dhe prokurorisë. Guximi i zotit Rama për të dalë në publik me kriminelë famëkeq të Evropës është i pashembullt për çdo lider tjetër në demokracitë perëndimore dhe më gjerë.” shkruan Fairmont.

Analisti shkon më tej duke e akuzuar ministrin Bushati se përmes skemave korruptive ka pastruar para. “Refuzimi i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës; për të dëbuar kriminelët e partisë së tij të zakonshëm si Armando Prenga (anëtar i Kuvendit të Shqipërisë që ka akuza penale mbi supet e tij dhe vazhdon t’i shmanget drejtësisë shqiptare për më shumë se gjashtë muaj), dhe të hetojë më tej skemat e pastrimit të  parave që e kanë fillesën nga Z. Ditmir Bushati, Ministër i tij i Punëve të Jashtme, i cili është edhe aksioner në kompaninë më të madhe të Shqipërisë, gjeneruese të ndotjes së ajrit.

Linçimi i deputetit socialist Ben Blushi konsiderohet nga analisti si një situatë e ngjashme me atë në Korenë e Veriut. “Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të lartë të PS, u kryqëzua; një qëndrim i tillë është përjetuar vetëm në spastrimet politike të Koresë së Veriut.

Ndërkohë në shkrimin në fjalë, Fairmont shprehet edhe për infiltrimin e ISIS në shërbimet inteligjente shqiptare “Qeveria e zotit Edi Ramës është e paaftë dhe pre e një ndikimi të rëndësishëm të shtetit islam; duhet theksuar se Shërbimi Informativ Kombëtar shqiptar është infiltruar nga agjentë të Shtetit Islamik dhe zyrtarët e saj të trajnuar mirë; siguria kombëtare shqiptare dhe integriteti është në rrezik. Tirana duhet të marrë masa të menjëhershme për të forcuar sigurinë e kufirit dhe për të forcuar shërbimet e saj të inteligjencës në Forcat e Armatosura dhe Policisë Kombëtare.

Lidhur me jetën luksoze të ministrave, analisti nuk kursehet me kritika dhe vërejtje “Jeta luksoze e qeverisë së zotit Rama është tepër e shtrenjtë në krahasim me jetën e mbi 1.5 milionë shqiptarëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe fitojnë vetëm pesë euro në ditë. Ministrat e zotit Ramës gëzojnë privilegjet e detyrës publike duke gëzuar një jetë mondane dhe duke përdorur disa automjete shumë luksoze, duke përfshirë: Mercedes-Benz S Class, Audi A7, Audi Q7, Volkswagen Touareg, Porsche Cayenne dhe Jaguar të panumërt.

“Duke iu kthyer vitit 2013, shqiptarët kurrë nuk do të kishin menduar se anëtarët e qeverisë e Edi Ramës do të shkatërronin burimet kombëtare të thesarit dhe të përvetësonin mbi taksapaguesit lokal – thjesht si një jaguar që përgatitet në pritë për të vrarë gjahun e tij – për të blerë Jaguarë të shtrenjtë për të kënaqur së tepërmi stilin e tyre të jetesës.” shkruan ndër të tjera analisti Fairmont.

Lini një koment