Gjatë diskutimit në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku diskutohej për pr/ligjin për ‘mbrojtjen e sinjalizuesve’, deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu tha se administrata shtetërore është e mbushur me servilë, spiunë dhe dezinformatorë. Sipas tij, në Shqipëri këta janë të parët e vendit dhe më pas vjen pjesë tjetër e popullsisë. Në të njëjtën linjë foli edhe deputeti tjetër i PS Paulin Stërkaj.
Pjerin Ndreu: Duhet të mbyllen hapësirat për njerëzit që dezinformojnë, mbajnë vendin e punës me spiunllëqe, mbajnë vendin e punës me dezinformacione, me intriga. Sepse intrigantët, dezinformuesit, spiunët, servilët janë të parët e vendit në Shqipëri. Pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, dezinformuesve, i hajdutëve që kanë marrë frenat dhe kanë nxjerrë tym dhe nuk lënë kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin të larë dhe s’bëjnë asgjë. Nëse kjo nuk do të frenohet…
Spartak Braho: Jo aq në mënyrë absolute zoti Ndreu. Shteti shqiptar të jetë kështu? Kot që rrimë dhe ne këtu!
Pjerin Ndreu: Unë nuk e thashë në mënyrë absolute, por thashë që në shumicën e rasteve këta njerëz janë të parët e vendit. Në qoftë se nuk i pëlqen ndonjërit, por kjo është realitet.
Spartak Braho: Dezinformuesit do të vazhdojnë punën edhe me ketë ligj.
Pjerin Ndreu: Po ta konfirmoj edhe një herë, në shtetin shqiptar të parët më të përkrahurit janë servilët, spiunët, dezinformuesit dhe njerëzit që janë pa karakter…
Spartak Braho: Një çik emocionale është… Pjerin Ndreu: Ta konfirmova dhe një herë.
Spartak Braho: Dakord, mbyllet mbledhja. Po ça ke thënë mo burrë?
Pjerin Ndreu: Po desha ta them këtë gjë. Ashtu është… Ti e di më mirë se unë që ashtu është.
Spartak Braho: E di, po nuk thuhet ajo..
Erisa Proko, (Ministria e Pushtetit Vendor):Disa raste të suksesshme të sinjalizuesve, në janar të 2014, Bosnje Hercegovina miratoi ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit dhe ligji ka mbrojtur me suksese zonjën Vishnja Mariloviç, ish-llogaritare e një prej institucioneve publike në Hercegovinë dhe ajo zbuloi dhe dënoi korrupsionin e eprorit. Vishnja Mariloviç është një person, një sinjalizues i mbrojtur.
Spartak Braho: Këtu s’të mbron njeri, këtu të vrasin…
Paulin Sterkaj: Njerëzit që sinjalizojnë, janë njerëzit që kërkojnë të përfitojnë hap pas hapi në punën e tyre. Detyrën e tyre nuk e kanë kryer dhe janë marrë me shokun. A mendoni se ky ligj mund të kthehet në një problem real ndaj grupimeve të ndryshme në sektorëve të ndryshme. Unë e shikoj me shumë merak këtë pjesë. Njerëz që shqetësohen për thyerjen e ligjit ka plot në Shqipëri dhe këta nuk kanë munguar asnjëherë. Unë me bindjen time si deputet mendoj se nuk ka për të funksionuar si ligj në kohën e duhur në momentin e duhur. Apo është një ligj që duhet plotësuar për të pasur legjislacionin e BE.
Idlir Peçi (zv.ministër i Drejtësisë): Po është një nga ligjet që do të na ndihmojë ne për anëtarësimin në BE. Është një nga ligjet që është raportuar në BE dhe KE, dhe është futur në ato masat dhe planet e veprimit që ka hartuar qeveria për procesin e integrimit. Por nuk është vetëm përqasje formale, s’po bëjmë ligj sa për të kaluar radhën…

2 replies on “Shpërthejnë deputetët socialistë: Shteti është mbushur me spiunë, këtu të vrasin.”
Deputet me reputacion.keta te dy e njohin mire gjendjen.
Ai qe tha ketu te vrasin
po ka rrezik qe kta deputet te vriten ne menyre misteroioze, mafioze nga servilet dallkauket ekstermistet si Gramoz ruci me shoke,
qe i dha ultimatum kreyeprlamnetari me nje leter ne emer te PS.Brenda 24 orve te cduken demokratet..Pushtei esht uzurpuar nga dhuna ,forca .ligjet jane te kota.Ato i rrezon krieministri duke dale ne tv. e thote ngre larte nje fletushke apo pacavure dhe thote pio i ka dokumntet te rregjistruara.Po ai qe nuk ka njeri ne pushtet kush do ta mbrojn .shqiparia mbron ligje e vendiem vetem per te mos e u kritikuar ne europe asnej nuk zbatohet.
a e shikaut cfare berei qeveri moratoj byraon specaila Politike te pksh. brenda nje nate te nesermen filloj pregatitje e oficereve duke i dhen ne nje salle , SUPER OFICERAT e rames.Liroj gjysmen e zyreve te tahirit.
Por i hasi sharra ne gozhde ne VENECIE:
Ai lidhjet me presidenti krijoj nje ministri kote .po ska nevoj vec nje istrauktor protokolli me persidentin.
qeveria nuk e kontrollone peresidentine .
Po ne shqiperi esht vetem nje person qazim Mulleti e Lala kros.
PëlqejeniPëlqejeni
jo z. te redaksise nuk e kame thene asnjhere