Kategori
Uncategorized

DY INTERVISTA NGA ARRATIA.

Dritan Zagani 2 intervista nga arratia,

Intervista e plote.Rrefimi per ngjarje te tjera te renda, implikime zyrtaresh policie dhe prokurorie, si dhe te huaj.

Basir Çollaku

Zagani, shypi shqiptar gazetat dhe televizionet kane lajmëruar se ju jeni shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, sepse keni thyer urdhërin e arrestit shtëpiak, çarë ka ndodhur me ju?
Jam njohur nëpërmjet internetit dje dhe sot me këtë fakt dhe përveç çudisë që e kanë bërë shumë vonë, dy muaj pasi e kanë deklaruar këtë fakt të tillë, sepse, po të lexosh me vëmendje shtypin dhe deklaratat e policisë së shtetit shqiptar që me daljen e fazës së parë të intervistës, me datën 2 shtator mendoja se do te ishte bërë një gjë e e tillë, siç shihet e kanë bërë pak me vonesë, sepse kanë dashur të gjejnë alibinë e duhur.
Në lajmet e tjera të përcjella me burime policore, thuhet se Dritan Zagani eshtë në Zvicër??
Ata mund të thonë çfarë të duan, unë ia kam bërë me dije ministrit dhe në fun-page_in e tij në fb, se unë nuk kam ik për frikën e tyre apo për frikën e tij, apo për drejtësinë, kam ikur sa të sistemoj fëmijët e mi, në një vend që për momentin nuk mund ta deklaroj për garancinë e jetës së fëmijëve të mi, të cilët janë minorenë.
Kjo është arsyeja që ju nuk deklaroni se ku ndodheni?
Kjo është arsyeja e vetme dhe në momentin e parë që unë të kem siguruar garancinë e fëmijëve të mi të mitur në vendin në të cilin ndodhem aktualisht, do të kërkoj nëpërmjet avokatit tim dhe paraqitjen në seancat gjyqësore nëse është e mundur.
Autoriteteve të vendit ku ndodheni jua keni bërë present këtë shqetësim?
Që ditën e parë, që unë jam prezantuar cili jam kam paraqitur te gjithë dokumentacionin gjyqesor që disponoj, ato pak që disponoj, sepse shteti nuk mundet të na i japë të gjitha në formë ligjore e të rregullt, por ato pak që kemi mundur të garantojmë i kam prezantuar të gjitha faktet, çfarë ka ndodhur, në çfarë faze jam dhe çfarë pretendoj unë të ndjek dhe i kam paralajmëruar se në këtë luftë që unë kam deklarur gjatë asaj interviste që do dilte, se pa dalë intervista kam bërë kërkesën për mbrojtje, u kam bërë prezent se shumë shpejt do të ndodhe një fakt I tillë. Fakt tjetër që më cudit është se bëhet nga Prokuroria një kërkesë për arrestimin tim ndërkombëtar, kur është e njëjta Prokurori që, pas kërkesës së avokatit tim për heqjen e masës së arrestit në një seancë gjyqesore, ka qenë dakord me heqjen e masës së arrestit ndaj meje. Dhe ishte gjykata, ajo që çuditërisht, siç ndodhin gjërat në Shqipëri kundërshtoi jo vetëm avokatin, por edhe prokurorinë dhe nuk më hoqi masën e arrestit. Dhe e njëjta prorkurori, për atë që ka pranuar vetë se ka qenë dakord për heqjen e masës, më shpall në kërkim ndërkombëtar. Kjo ngelet për tu parë.
Ka pasur pretendime të shumta pas akuzave tuaja dhe një ndër pretendimet është ai I minsitrit të brendshëm se ju është dhënë një tokë truall për banesë në Vlorë nga Opozita e sotme, mazhoranca e djeshme dhe ky është një shpërblim. Cili është raporti me të vërtetën sipas jush për këtë?
Kjo më ngjan me shprehjen e vjetër të popullit ku hajduti ulëret kapeni hajdutin, asgjë më shumë. Përse ngjet kjo me këtë. Nuk egziston asnjë lloj banese, është vetëm një hapsirë ferrash, dhe tokë diku në breg të detit në Orikum, afër portit të jahteve , 300-400 metra larg bregut të detit, ashtu siç e ka deklaruar vetë zoti ministër. Kjo histori ka nisur katër vjet më përpara kur isha officer policie, madje edhe sot figuroj në regjistrat e pronësisë si i pastrehë. Banesa që kam është ende në emër të pronarit, sepse nuk e kam paguar, duhet ti paguaj lekët burrit të huaj. Dhe në atë kohë kur kanë nisur procedurat për dhënien e kësaj prone, unë kisha emrin në listën e oficerëve të pastrehë. Dhe po ta shohësh me vëmendje atë letër, që tund zoti minsitër në Kuvend është një listë me shumë oficerë të policisë së shtetit, jo officrë të Partisë Demokratike, apo Partisë Socialiste. Eshtë një listë me oficerë të policisë së shtetit të pastrehë, që shteti ka detyrim ti ndihmojë e trajtojë që këta shtetas, këta oficerë të policisë së shtetit të bëhen qytetarë normale me një banesë të tyren. Duke përfituar nga këto rrethana dhe jo nga qeveria Berisha apo qeveria Rama, nga ligjet e shtetit e jo te politikës, unë nuk kam qenë asnjëherë oficer i politikës, majtas dhe djathtas kam qenë dhe do jem nëse do ketë drejtësi, officer i policisë së shtetit, asgjë më shumë. Emir im në atë listë, gjendet jo i vetëm janë mbi 20 oficerë dhe ndër to është edhe emrin im . Ajo që më habit se si trajtohen gjërat në këtë shtet është fakti se kur emri im ka figuruar në atë listë, kanë çuar deri larte duke thënë se është një eksponent i Partisë Socialiste dhe bën fushatë për Partinë Socialiste ndaj mos ti jepet terreni
Atëherë të thonin je me Partinë Socialiste, tani të thonë se je me Partinë Demokratike?
Ndërkohë që, tani që vijnë në pushtet këta thonë se jam shitur me tokë. Kjo është thjesht e verifikueshme për çdo qytetar, sepse ai dekret i qeverisë është në sistem, është në fletoren zyrtare, jo në atë të Partisë Demokratike apo Socialiste dhe unë, bashkë me oficerin tjetër të policisë ortak në këtë pronësi të pretenduar jemi ende në proces.
Jeni në gjyq ende?
Jemi të vetmit që kur kemi vendimin e qeverisë për pronën, kemi vajtur në zyrën e regjistrimit të pasurive të patundeshme, për ta regjistruar me vendimin e qeverisë dhe na është thënë, zotëri, kjo pronë nuk ju takon, sepse ka pronar, dhe për këtë arsye ne jemi në process gjyqesor për ta verifikuar dhe ne ende presim nga gjykata, se me letrat e shtetit ajo është ende prone e dikujt tjetër, me letra false apo origjinale do ta verifikojë gjykata.
As keni paguar as e keni blerë as ka marrë vendim gjykata, nëse ndodh do jeni pronar i saj?
Momentalisht unë kam një vendim qeverie i cili nuk mund të zbatohet, sepse aty ka një mbivendosje. Na është venë emri nga shteti në listat e te pastrehëve dhe kemi përfituar si të tillë dhe jo nga partitë
Një tjetër deklarim i minsitrit Tahiri është se kushërinjtë sipas tij, të largët Habilajt, nuk janë kontigjent I trafiqeve, sipas jush nga puna juaj, informacionet në sektorin e antidrogës, ju flasin për argumente dhe fakte konkrete që implikojnë vëllezërit Habilaj në trafikun e drogës? Dhe cilat janë lidhjet e tyre, me A.D, që sipas dosjes së prokurorisë është Arben Dalipi?
Këta shtetas, siç e kam deklaruar edhe më përpara, kanë qenë të njohur nga ana ime dhe e policisë së shtetit kohë përpara, si element kontingjent të kësaj veprimtarie kriminale. Panvarësisht se, sado që unë kam punuar dhe jam përpjekjur, ata kanë pranuar edhe vetë në një intervistë, sado që unë kam punuar dhe I kam ndjekur në maksimum për të zbuluar dhe goditur veprimtarinë e tyre kriminale, nuk ka qenë e mundur, jo çdo gjë është e mundur edhe në policinë e shtetit.
Përse nuk ka qenë e mundur, për çfarë arsyeje?
Për arsye se me kushtet që kisha dhe isha në punë, nuk kam mundur ti godas drejtpërdrejt. Por me informacionet që kam pasur, dhe dijeninë që kam aktivitetin e tyre e kam goditur goxha.
Aktiviteti I tyre I paligjshëm??
Kriminal, i paligjshëm dhe kriminal, si në drejtim të vlerave monetare që ata edhe e pranojnë si dhe ne informacionin qe kisha dhe dyshoja se një ngarkesë 300 kile që është kapur në portin e Vlorës, kur unë isha me detyrë në Vlorë, 360 apo 380 unë kam pasur informacione se ata ishin të implikuar në këtë ngarkesë dhe në atë rast është arrestuar vetëm një shofer.
Implikim të të afërmeve të minsitrit?
Për mua egzistonin dyshimet e bazuara në informacione të sakta nga burime të sakta që më kishin demonstruar dhe herë të tjera saktësinë e të dhënave gjatë punës sime, që malli ishte lidhje e tyre.
Kushërinjte Hbailaj?
Vëllezërit Habilaj, jo kushërinjte.
Për këto informacione që ju kishit, a keni lënë gjurmë në sistem që të konsiderohet provë se ka diçka, që të mos themi se janë vetëm fjalë?
Po e shpjegoj. Kur investigoja punën në Drejtorinë e kufirit të Vlorës, detyra e policisë kufitare ishte deri tek marrja e informacionit për këto vepra penale. Dhe me rregullore të brendshme të policisë së shtetit nuk na takonte ne të hapnim procedime penale për trafikun e drogës. Por, kur ne kishim rezultate konkrete të arrestimit me prova konkrete edhe në flagrancë ne, ligji na detyronte të bllokonim provat dhe ngjarjen dhe të therrisnim sektorin e krimit të organizuar dhe pikërisht seksionin e antidrogës për veprime të mëtejshme. Dhe unë në titullin e shefit të seksionit kam njoftuar edhe verbalisht edhe zyrtarisht që është ende në detyrë që në atë kohë, zotin Lulaj, Ermal Lulaj, për këta element kontingjent. Dhe kam ngelur keq në këtë mes.
Përse?
Unë i kam dhënë atij informacione me shkrim dhe me gojë në biseda të ndryshme dhe ditën kur unë jam transferuar nga ajo detyrë dhe kam kaluar në detyrë tjetër në Fier, kam pasur një dosje me material hetimor dhe informativ për këta persona
Del si “Dosja H” e Kadaresë..
Dhe për të mos e dorëzuar në duar të pasigurta, deri në momentin që jam transferuar Ermal Lulajn e dija polic dhe të rregullt. Gjithë materialet që disponoja, kur kam bërë dorëzimet në kartotekë e kam pastruar dosjen e informacioneve me sa kam mundur për të mos lënë shenja, sepse e dija që ata kanë kapacitete informative në Drejtorinë e Qarkut, por nuk e dija që ishte direkt shefi i antidrogës dhe ia kam kaluar këtij shefi të antidrogës, ku ndër të tjera I kam thënë se ke këto materiale për këtë grup, i kam dorëzuar dosjen time të punës një kolegu të besuar, sepse po të dilnin në shesh isha I sigurtë se do ti kishin zhdukur, ia dorezova shefit të antidrogës së Vlorës Ermal Lulajt duke i thënë:” Ndiqe, se është një punë e bukur dhe unë se përfundova dot ngaqe u transferova, por ata po punojnë fuqishëm me drogë.
Ishte dosje nga puna juaj operative?
Ishin informacione që kisha unë dhe nuk i kisha hedhur ende në sistem se u transferova në Fier.
Sipas këtyre informacioneve që kishit ju, ata ishin të implikuar në trafik droge?
Ata ishin plote në fyt me trafik droge dhe për këtë do të them edhe si verifikohet. Një muaj pasi transferohem, pasi mi merr këtio informacione dhe i pranon me kenaqësi të madhe, shefi i antidrogës së Vlorës, mësoj për lidhjet e tij me vëllezërit Habilaj dhe më e bukura që ishte, vetë zoti Lula banonte dhe banon në Vlorë bashkë me familjen e tij, në një apartament pronë e vëllezërve Habilaj dhe kur mora vesh se çfarë ndodhte atëherë kuptova se nga më rridhnin informacionet.
I thatë?
I thahsë dy fjalë, nuk ke bërë mirë së pari me pabesinë njerëzore dhe pastaj se nuk të intereson profesioni është puna jote. Pasi,njerëzisht të kam trajtuar si mik dhe koleg të ndershëm. Nuk ke vepruar mirë, mund të më thoje nuk merrem me këtë trafik, me këtë çështje dhe nuk ka problem dhe unë do ta ndiqja vetë apo do shihja si do veproja por të besova si polic i ndershëm dhe ti më ke bërë këtë lojë.
Dhe reagimi i tij si ishte?
Reagimi i tij, ftohje, largim, heshtje, asgjë më tepër. Dhe habitem se është ndër ata shefa që është fuqizuar dhjetëfish pas ndërrimit të pushteteve për këtë arsye, për mbështetjen që ka nga këta, jo vetëm mbështetje, por ata vendosin edhe për oficera madhorë atje, vendosin edhe për drejtorin e kufirit
Përveç banesës që mund ta kenë blerë, keni informacion tjetër të kësaj lidhjeje, të këtij implikimi dhe shoqërimi?
Informacion. .. Mund të pyesësh gjithë Vlorën dhe e di këtë gjë, por me kushtet që jam dhe me atë arrestim që më kanë bërë mua në orën një të natës, e ca gjëra të tjera, përse mendon se janë bërë, thjesht që të mos liheshin prova e para, për të mos lënë gjurmë. Se dyti, po të dojë zoti ministër e verifikon shumë thjeshtë që këta shtetas, kushërinjtë e shtatëmbëdhjetë, sa ka deklaruar ai, janë apo nuk janë të pastër, e ka shumë të thjeshtë. Mjafton të shihet aktiviteti i tyre meqë janë biznes me çdo lloj malli, ashtu siç e ka deklaruar vetë në një intervistë zotëria. Të verifikohen hyrjet dhe daljet monetare për firmën që deklarojnë, vlerësimin e haseteve pronë që ka kjo firmë, të ardhurat që kanë nga biznesi çdo vit, që nga dita kur është krijuar
Por, ndoshta duhet të ketë një kallezim për të hetuar në këtë mënyrë?
Kallezimi ka qene. Informacione në sistem për ta akuzuar si trafikant të dyshuar të drogës kanë qenë prej kohësh. Nuk janë kontingjent i njohur rishtas në një moment apo në një rast kur unë pashë makinën, ishin kontingjente të njohur, por për fatin e tyre, apo për zotësinë e tyre, për atë periudhë që unë kam punuar nuk kam finalizuar operacionin por me aktivitetin e tyre kam pasur finalizime dhe rezultate konkrete
Lidhur me informacionet që ju kishit për A.D, që sipas dosjes së prokurorisë Arben Dalipi, kush ka marrë dijeni zyrtare për këto informacione kur ju ishit në detyrë? Policia, Prokuroria, SHKB, apo edhe autoritetet italiane?
Siç ta kam sqaruar edhe në intervistën e parë, informacionin e parë që kam hedhur në system dhe e kam përgatitur për këtë shtetas dhe grupin e strukturuar ku ai bën pjesë, sepse ka dhe emra të tjerë atje të cilët unë i kam përshkruar në informacion, kur kam dhënë numrat e telefonit jo vetëm për atë por edhe për shtetas të tjerë, e kam përcjellë për herë të parë me emailin e punës te drejtori i policisë Fier në atë kohë Ervin Hodaj
Informacion me shkrim? Zyrtar?
Po, informacion me shkrim, zyrtar. Po kështu kam vepruar edhe herën e dytë, kur më është thënë se nuk po funksionojnë më ato numra telefoni për të njëtët subjekte, sepse ai nuk është vetëm, por përmendet ai sepse ai është koka. Ky është thjeshte një trafikant i zoti në llojin e punës së tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kishte marrë informacione për të, këto informacione të dërguara nga ju?
Nga sa jam vënë unë në dijeni dhe nga sa më është konfirmuar pastaj edhe nga specialisti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zoti Ervin Hasrama, drejtori I qarkut të Fierit, z. Hodaj e ka dërguar informacionin larte, me firmën e tij, ashtu siç ia kërkova unë. Unë thjesht e përpilova dhe ia dërgova me email për të mos u parë që është hartuar nga unë, kisha parandjenjë dhe e dija se ai kishte pozita të forta shumë në Tiranë dhe nuk e dija deri ku.
Po Krimet e Rënda kishin marrë dijeni për këtë?
Nga drejtori im, informacionet kanë vajtur në drejtorinë e përgjigthshme dhe nga ktu jam vënë në dijeni nëpërmjet drejtorit se çështjen po e ndjek Ervin Hasrama, specialist në drejtorinë e përgjithshme, në sektorin e antidrogës.Me Ervinin njiheshim për shkak të detyrës dhe ma prezantoi edhe drejtori duke më thënë se do të ndjekësh informacionin për këtyë çëstje nëpërmjet Hasramës. Dhe pasi kam dërguar edhe informacionin e dytë spse u bë e madhe shitja e informacioneve, pasi herën e parë subjektit iu tha thjesht ndërro numrat se po t ëndjek policia, ndërsa herën e dytë ka vajtur të burimi më tabulatet e mia në dorë dhe është prezantuar duke I thënë përse I jep informacione për mua Zaganit. Urdhëro i ka thënë ja ku janë tabultat e telefonatave dhe mesazheve të tua dërguar atij dhe di se cfarë I ke thënë dhe se kam problem të paguaj edhe dy mijë euro të tjera e të të zhduk edhe ty me gjithë të.
Çfarë bête?
Kur ka ndodhur kjo unë kam kërkuar shpjegime te drejtori nëpërmjet shefit të sektorit, çfarë po bëhet, mos më kërkoni më informacion, po më shiten informacionet dhe për më tepër po më shiten tabulatet, më shumë se informacionet. Në një takim që kam pasur me Ervin Hasramën kam kërkuar të di se çfarë po ndodh dhe çfarë po bëhet, pasi të kam dërguar dy herë informacion
Dhe çfarë ju tha?
Ai me ka thënë tekstualisht kështu:” Zagan, e kam dërguar dy herë te Krimet e Rënda dhe të dyja herët që e kam dërguar te Prokuroria e Krimeve të Rënda procedimin, pasi e kam mbajtur siç e lejon ligji 15 ditë në procedim paraprak, për të parë dhe për tu bindur nëse ka apo nuk ka elementpër tu ndjek me proces me metoda speciale, në të dyja herët që e kam dërguar nuk kam marrë përgjigje dhe nuk e marr vesh nëse ai ka njerëz të fortë në gjykatë, apo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por te Krimet e Rënda nuk duan ta ndjekin atë zotëri. Nuk di çfarë të të them, do bëjmë përpjekje ta mbajmë 15- ditore siç e kemi ne ligjin dhe ta godasim ne vetë.
Po autoritetet italiane mund të kishin dijeni për aktivitetin e këtij subjekti?
Në rrugë zyrtare nga unë s’kanë pasur as nuk kanë për të pasur ndonjëherë asnjë lloj autoriteti i huaj informacion për aktivitetin kriminal të asnjë shtetasi brenda Shqipërisë, as kur isha në punë, as tani që nuk jam në punë. Por, duke parë situatën, duke vlerësuar gjendjen kritike, në të cilën ndodhesha unë me keto, se dua të plotësoj dicka, përveç drejtorit unë vajta edhe te nëndrejtori që ishte shefi i linjës direkte të hetimit të krimit, nëndrejtori zoti Arben Janaqi.
Çfarë i thatë?
I vajta në zyrë dhe I thashë nëndrejtor çfarë po bëhet? Po më shiten informacionet. Nëndrejtori pasi më thirri në zyrë për një veprim të SHKB, se me to merrej jo me luftën kundër drogës dhe pasi më kishin vënë përgjues edhe te makina e punës e kudo tjetër më thirri në zyrë e më tha ..çfarë të thotë vellai jot, dhe ngriti supet. Je nëndrejtori zotëri i them, si më thua çfarë të të thotë vëllai, unë po të tregoj se më shiten informacionet, duhet të bëjmë diçka apo të punoj unë në kokë time dhe në një situatë të tillë dy duart për një kokë janë
Dhe çfarë bëtë?
Dhe unë veprova disi në kokën time qofte dhe administrativisht jo fort korrket, por asnjëherë e jashtëligjshme. Duke parë shitjen e informacioneve, mosveprimin e krimeve të rënda, me prokurorinë e Fierit nuk e kapja dot, ndonëse prokuroria pretendon se unë kam kryer veprime jashtë juridiksionit, shefat e mi kanë qenë në dijeni dhe më kanë aprovuar kryerjen e vepimeve, madje nuk kam shkuar asnjëherë me makinën time, por me makinën e shtetit dhe me karburantin e shtetit
Po autoritetet italiane?
Autoritetet italiane nëpërmjet bisedave, siç kam shpjeguar më herët që, miku kolegu im Giuliani punonte këtu për shtetin shqiptar, nuk punoja unë për shtetin Italian, por punonte ai këtu për shtetin shqiptar. Vazhdimisht komunikoja me të në telefon, për mua Giuliani ka qenë dhe një shkollë profesionale. Në bisedat me të kam diskutuar edhe faktin se po më shiten informacionet dhe nuk dija si të bëja kisha ngelur mes katër rrugëve dhe i thashë jam bërë të lë punën nuk punohet më, pas ndërrimit të pushteteve janë fuqizuar disa kriminelë sa nuk po marr vesh se çfarë bëhet, nuk di kujt i dërgoj informacionin, që jo vetëm ma shesin por nuk çaj dot përpara, por po ngelem në vend-numëro. Keto kane qene biseda miqesore me nje koleg te besueshem. Dhe ne diskutim e siper si here te tjera kur unë kisha nevojë për ta sqaruar ndonjë informacion, Giuliani me ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë mund dihej nga pala italiane për këtë trafikant dhe I kam kërkuar ndihmë nësë mund ta quaj, që nëse unë arrij të marr informacionin që ai është në det me drogë, por që nuk po e kap dot, sepse nuk po më lënë, të të bie në qafë të ma arrestosh ti atje. E kam kërkuar unë se plasa, nuk duroja dot më. Dhe kjo është dijenia, ata interpretojnë bisedat e mia miqësore me kolegun dhe mikun tim Giuliani, sikur janë raportime policore. Në fund të fundit e shkruajnë dhe e deklarojnë diçka të tillë, por deri më sot që flasim edhe përse janë bërë disa seanca edhe përse kam kërkuar direkt edhe nëpërmjet avokatit këto prova që ata kanë për të më provuar këtë fakt, nuk më është paraqit asnjë provë. Vetëm fjalë, fjalë të stisura nga prokurori Anton Martini dhe nga SHKB-ja nga zoti Arben Skëndo dhe Zamir Shtylla, dy sigurimsa ,mjeshtra për të bërë intriga
Përse janë të stisura sipas jush?
Sipas mendimit tim janë dy arsye. Se pari unë nuk jam përzier asnjëhere me politikë dhe më ka gjet belaja, hip se të vrava e zbrit se të vrava me të dyja palët. Në atë kohë më bënin socialist sot më bëjnë demokat, thjesht origjina ime e Shkodrës, thonë është ushtar i Sali Berishës. Doli ministri në televizion dhe tha se se di nga është nga Shkodra, apo nga Tropoja. Nuk e di minsitri nga jam unë, e ka të vështirë të dijë dhe marrë vesh, ministri ka gjithë mundësinë, ka gjithë policinë në dispozicion e s’e di nga e ka origjinën një officer???
Ndoshta e kane informuar gabim?
Nuk e kanë informuar aspak gabim, i pëlqen të më lidhë pak më politikën për të mbuluar të tjera gjëra. I pëlqen, I vejn për mbarë.
Përse është e stisur?
Eshte e stisur sepse unë me dashjen time, kam luftuar dhe kam bërë të pamundurën të godas trafikun e drogës, me sa fuqi kam pasur. Dhe ato që kam bërë me aq mundësi sa kam pasur, flasin faktet dhe inatet e trafikantëve. Madje po të dëgjosh me vëmendje për dikë që njeh profesionin, intevista e kushëririt të 17 ka implikuar më keq ministrin se sa mua, mjafton ta interpretosh ligjërisht. Por të kaloj tek ajo përse?
Siç të kam thënë në hetimet e mia kam rastisur që kam verifikuar atë targë, AA003 GB,
Ku buron motivi?
Motivi se duhet të zhdukesha patjetër nga policia
Dhe për këtë janë përdorur drejtuesit e SHKB, sipas jush?
Për këtë është hedhur SHKB-ja në sulm kundër mje. Për këtë dhe për çfarë ka ndodhur më pas. Inati ka qenë I shpejtë. Që më ndërrimin e qeverive unë kam kërkuar për arsye familjare të transferohem afër familjes në Vlorë sepse vajtje-ardhjet e përditeshme në Fier nuk ishin të përshtateshme se, përveç lodhjes fizike ishin edhe shpenzime sepse unë mbaja familjen me atë rrogë. Me atë rrogë mbaja familjen time prej pesë vetësh
Mos largohemi nga subjekti A.D apo Arben Dalipi, a kishte informacione për të dhe të tjerë rreth tij të implikuar, si dhe punonjës policisë së vlorës, apo Krimeve të Rënda, të lidhur me këto subjekte të trafikut, siç dalin edhe nga përgjimet e dosjes?
Qe ky subjekt në Vlorë ishte i garantuar flasin faktet, sepse ky subjekt, është nga ata persona që ka vite e vite që punon i qetë në trafikun e drogës
E paskan lënë të gjitha qeveritë të punojë këtë?
Ky punon i qetë. Përse punon i qetë. Nuk ka lidhje qeveria. Ai punon në drejtim të trafikut të paligjshëm të drogës dhe ky element kontingjent jeton si një zotëri i njohur në Vlorë, mjafton të pyesësh dhe te thonë filani që ka lek boll, filani që ka atë vilën luksoze…
Po a ka të dhëna në sistem për të?
Unë di që ka të dhëna të tjera përveç asaj që kam hedhur vetë. Unë jam provë e gjallë se në sistem kam hedhur informacion, tani janë apo janë pastruar nga sistemi, sistemin e ka në dorë ministri
Kishte lidhje me subjektë të tjera kontingjent dhe a kishte lidhje me punonjës policie të implikuar??
Po te them, deri në momentin që kam arritur të verifikoj se më shiteshin informacionet, kisha frikën se është I lidhur,kisha të dhëna se ka mbështetje, por thjeshte të shkojë me tabulatet e mia të numrit tim të policisë, çfarë tregon kjo se nuk është i lidhur me olicinë apo me Prokurorinë e Krimeve të Rënda…?? Sepse tabulatet e mia mund ti jepte, SHKB, Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk mund ti jepte Vodafon Albania. Unë e dija që isha në përgjim, atëherë i janë dhënë nga dikush që i ka pasur në dorë, nga përgjimi që më bëhej mua, pra ai që më përgjonte mua shiste jo vetëm informacionet, por ka dhënë edhe tabulatet e mia, pra nuk është kjo mbështetje nga policia…??? Une nuk e kisha as mundësinë as mbështetjen logjistike që ta mësoja personin direkt, kush e bën këtë punë dhe ku e ka lidhjen, ai. Dhe kur ndodhin këto fakte e unë kërkoj shpejgim si drejtorit që me ngre supet, si nëndrejtorit që me ngre supet, si dhe specialistit të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Shtetit, zotit Hasrama, shpjegime se po me shiten informacione dhe më thonë se është e kotë nuk çajmë dot me këtë subjekt atëherë nga vijnë këto lidhje, ka apo ska mbështetje???
Atëherë burimi i shitjes së informacionit është larte?
Të lutem…unë nuk mund të vë pikën mbi i se ku, por këto janë faktë që kanë ndodhur.
Lidhjet e tjera me kontigjent të këtij subjekti?
Normal. Ky njihet si një nga skafistët më mjeshtra, si një nga skafistët më të egër me detin që nuk e ka problem me hy edhe me 5 a 6 ballë në det, njihet si një nga ata që, në kohën kur unë isha në vlorë dispononte një mjet shumë të fuqishëm gomone me tre motorra që e mbante në Greqi dhe thjesht, duke ndjekur hyrje-daljet e tij në Greqi e kam vërtetuar se keto informacione ishin mëse të sakta
A transportonte lëndë narkotike me skaf në sasi të konsiderueshme?
Nuk bënte lëvizje të vogla ai. Në drejtim të Italisë. Magazinohej, përgatitej malli, në vijën bregdetare që nga llogaraja deri në borsh ku kishin bazat, sepse ai nuk e kishte problem për të gjetur baza sepse ai investon, u jepte leket për punën që bën. Ai kur udhëtonte me mjetin e tij nuk është se udhëtonte me 1000 apo 1200 kile drogën e tij. Ai mund të kishte drogën e tij, 200 apo 300 kile, siç funksionojnë trafiku I drogës në Shqipëri dhe në Vlorë. Nuk funksionon që ti merr gomonen merr 1000 kile dhe I çon, nuk funksionon kështu. Eshte e organizuar, ti je skafisti ke gomonen, merr mallin për vetë çfarë ke opër të çuar vetë por përveç kësaj janë dhe pesë apo gjashtë trafikantë të tjerë që vënë pjesën e tyre dhe të paguajnë për transportin, kështu funksionon trafiku i drogës me gomone. Eshte ndryshe trafiku i drogës me kamiona, që njëri blen kamionin e modifikon dhe bënë trafikun. Trafiku me gomone kështu ka qenë. Dhe me sa di unë në biseda me lidhjet e mia të vjetra, vazhdon akoma.
Vazhdon ende, ky subjekt?
Ky subject është i lirë, nuk eshte ndjekur asnjëherë, nuk I është nisur asnjëherë procedimi me gjithë gjithë këto të dhëna që ka pasur. Pastaj jo vetëm për drogën. Unë kam dhënë edhe të dhëna të tjera.
Çfarë të dhënash të tjera?
Në shtëpinë e tij është mbajtur në dorë nga njërëz çanta me 20 kile kokainë, kokainë e pastër, e kisha informacion dhe unë e kam hedhur në sistem këtë informacion
E keni hedhur në sistem?
Po po po. madje nga informacioni që kam hedhur në system, ata të qendrës, Prokuroria për krime të Rënda, më akuzojnë se kam dashur të vë mjete special përgjimi, gps e mjete përgjimi në banesë dhe mjetin e tij, në kokën time që nuk është e vërtetë fare
I keni vendosur?
Eshtë e vërtetë që donim ti vinim me qendrën dhe nuk u arrit të vihej
Të dakortësuar?
Me qendrën. Më është dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e policisë së Shtetit, specialist i operacionales, me mundësitë që kam pasur unë është filmuar banesa për të gjetur vendin ku do të vihen, nga operacionalja, jo nga unë me telekamera, që të vendoseshin mjetet e tjera te vëzhgimit dhe ato me atribuohen se i kam bërë unë
Dhe info ishte se ishin 20 kile kokainë në banesën e tij?
Po
Dhe këtë informacion e keni hedhur në system?
Po.
Çndodhi, a pati reagim?
Absolutisht, reagimi ishte ky që zoti Hasrama edhe pasi më dërgoi specialistin për të bërë filmimet dhe fiksimet ku mund të vendoseshin mjetet e e teknikës special për përgjimet e këtij për të zbuluar kokainën, u tërhoq nuk po më thoshte më asgjë. E pyes se çfarë bëhet,,nuk e fillojmë dot procedimin më thotë
Nga vinte kjo kokainë dhe ku shkonte?
Kjo kokainë…ky ka lidhje shumë të fuqishme në Tiranë. Vinte nga Tirana, ky investonte me lekë kesh. Në një informacion q ëkisha në atë kohë, për lekët
Çfarë informacioni?
Ky zotëri në banesën e tij zotëronte mbi 3 milionë euro kesh
Edhe këtë info e keni hedhur në system?
E kam hedhur ehe këtë informacion në system
Edhe pas këtij informacioni nuk pati asnjë reagim?
Jo vetëm që nuk pati reagim, pork am hedhur edhe tjetrën që ai në një vilë të madhe që ka diku mbi Ujin e ftohtë në Vlorë në mal, disponon edhe një bodrum plot me armë një arsenal armësh, edhe këtë informacion e kam hedhur në sistem, edhe këtë e kam deklaruar tek eprorët e mi
Edhe këtë e keni hedhur në system
Po
Nuk pati reagim?
Po ta thashë pra. Të gjitha i kam hedhur në system. Dhe më ëstë thënë nga Ervin hasrama që nuk e procedojmë dot..kush nuk do e pyes,,ka mbrojtje të fortë më thotë…!!!
Ky kaloka dhe ministrin e kryeministrin ???
E duhet pyetur Sajmir Tahiri për këtë
Keni hedhur gjithë këto informacione në system dhe veprimet kanë qenë…??
Zero…
Gjatë kohës që ishit në detyrë, a ka pasur të dhëna për trafikun e drogës me avion, për pista të tjera që përputhen me kohën e rrezimit të avionit në Divjakë?
Lidhur me avionët, unë kam qenë out deri në një moment kur më thirri shefi im i sektorit në zyre që do ta them për hjir të së vërtetës dhe më rezulton ndër të vetmit kolegë që ka qenë korrekt në drejtim të asaj që është bërë dhe thënë në punën operative dhe profesionale zoti Skënder Hitaj.deri në atë moment kur më ka thirrur shefi Skënder Hitaj në zyrë dhe më ka bërë present një informacion që kishte ardhur në rrugë zyrtare për drejtorinë e policisë Fier, nga sherbmi informative shtetëror dega Lushnje për një informacion për nëj fakt të tillë, të dhënat për një avion që është ulur dhe ngritur në një zonë të Divjakës, por jo pikërisht atje ku bëhet fjalë që më pas u rrëzua Riformato, porn ë fshatin Adriatik, unë dhe shefi im jemi vënë në dijeni nëpërmjet këtij informacioni që ka ardhur në mënyrë zyrtare, SHISH, Posta sekrete, cikluar nga drejtori për sektorin e krimit të organizuar, cikluar nga shefi sektorit dhe nioftuar unë si shefi I seksionit i linjës direkte të antidrogës
Çndodhi?
Pas këtij informacioni më thirri shefi dhe më than a del detyrë emergjente ta verifikojmë dhe ti japim një përgjigje këtij informacioni, sepse e kërkon edhe qendra lart, sa më shpejt të jetë e mundur. Ngela pak i habitur sepse nuk e besoja që të vinin avione dhe të merrnin hashash. Kjo ka ndodhur afërsisht një muaj para se të arrestohem diku në mars apo prill 2014. Ishte periudha kur sapo kisha parë targën e minsitrit kur po më shiteshin informacionet dhe ndihesha jo i tradhëtuar, por shpartalluar dhe nuk kisha dëshirë më të merresha me punë dhe i thashë shefit të dërgojmë ndonjë officer të bëjë verifikimin. Por ai më tha jo do të shkojmë ne të dy të bëjmë verifkimin dhe bëmë verifikimin që e kam sqaruar dhe më parë që të mos biem në përsëritje. Pas verifikimit kam mbetur pak i shokuar profesionalisht dhe mësova këtë që ishte në të vëertetë ashtu siç e ksihte shkruar SISH fjalë për fjalë nuk mungonte asnjë detaj
Hetuat më tej?
U interesova me lidhjet dhe njohjet e mia të punës operative dhe verifikova jo vetëm që ishte e vërtete që vinte në Divjakë për arsye të motit, sepse në pranverë zona e Vlorës, ku vinte zakonisht avionic bëhej llucë dhe ai nuk mund të ulej dot në zonën e Pishporës ku kisha informacion, kur kishte qenë moti it hatë në Vlorë kishte ardhur disa herë të tjera. Kur e verifikova mësova që ishte e vërtetë dhe funksiononte si linjë. Në Vlorë mësova që ishte e vërtetë që vinte edhe për hashash. Ishte linjë dhe ka funksionuar shumë herë. Dhe nga ajo që mu tha se që në fushatën zgjedhore ka nisur të vijë, për herë të parë në Vlorë dhe ishte prefeksionuar si linjë që njihej mirë nga trafikantët e Vlorës. Trafikantët e Vlorës përveç trafikut në rrugë tradicionale që ishin mësuar edhe nga policia jo vetëm nga trafikantët për të cilët tashmë ishte njohur dhe funksiononte linja ajrore
Në këto memomente i thashë shefit ky është info shumë interesant dhe do interesohem andej matanë, do të pyes pak mikun tim se si qendron ky problem nëse kanë të dhëna edhe italianët, tëp yes nëse a ka shtetas shqiptarë që nëse nuk kanë vetë avionë a përdorin avionë të tillë, që janë të pajisur me leje drejtimi për këto lloj avionësh, meqe linja ishte shqipëri/itaIi dhe droga ishte mall Lazarati, patjetër shqiptarë ishin në mes
Kërkova ndihmë Giulianit për një fakt të tillë nëse kishin dijeni për këtë dhe të më orientonte ku mund të filloja hetimet dhe të më ndihmonte me njohjet dhe mundësitë që ka ai për personat shqiptarë, shtetas shqiptarë që kanë patenta të tilla që drejtojnë të tillë mjete se për shtetas italianë e dija që ka. Deri në atë moment nuk e kisha menduar, ishte e thjeshtë të merrej një patente, e tillë të blihej një avion apo merrej me qera për tu përdorur
Ju erdhi përgjigja?
Me Giulianin nuk kam folur direkt atë ditë por pas disa ditë hetimesh që bëmë ne dhe gjithmonë kam folur me të nëpërmjet lefonit të punës dhe emailit të punës, që ishin zyrtrare si me te pune I kërkova ndihme për pilotët dhe nëse kishte ndonjë të dhënë apo fakte rreth kësaj cështje trafiku që na kishin dlaë në fakte në lidhje me Italinë. Pas disa ditësh me merr në telefon miku im dhe thotë se kam kërkuar bvërë një sondazh dhe kam arritur të gjej 11 shtetas shqiptarë ta kam dërguar listën e ken ë emailin tënd të punës
Ky email, me 11 emra pilotësh që po hetonit për lidhje me trafikun, eshtë në adresën tuaj të emailit zyrtar të punës?
Po po, është. Në adresën time zyrtare të emailit të punës I cili nuk mund të hapet në anë të tjera dhe persona të tjerë
Eprorët kanë dijeni pas mberritjes së këtij emaili?
Normale që po, edhe mund të fshijnë të dhenat nga serveri qëndror por gjithnjë mbeten gjurmë. Unë e kam deklaruar, sapo më mori Guiliani në telefon une e dija se isha dhe në përgjim. I kam thënë shefit tim menjëherë se me ka ardhur nga miku im, një listë me 11 persona, nga këta unë momentalisht nuk arrij të identifikoj me emër mbiemër asnjërin prej tyre se cfarë përfaqësojnë. Kjo për arsye se së pari kanë shtrirje në të gjithë shqipërinë
Bëtë verifikime, kishin biznese këta pilote në shqipëri?
Ky është diskutimi që po të them. Në kët moment I them shefit qe të shohe çfarë përfaqësojnë, sepse mund të jenë dhe njerëz të pastër, të shoh a lidhen me çështjen që ne hetojmë dhe sa të arrij të dërgoj me email që ta përcjellësh ti lart, bëj verifikimet përkatese, do të përpiloj një informacion, do ta shoqëroj së bashku me listën dhe do ta përcjellësh ti lart se s’e kam ndërmend me u marrë më me këto muhabete. Ishte afër fundit të muajit dhe kisha kërkuar edhe lejen e zakonshme dhe I thashë të interesohej edhe tek personeli dhe te drejtori të më jepnin lejen e zakonshme me datë 1 do te filloj lejen dhe kam qenë me datë 1 në punë ditën që më kanë thirrur të isha në punë e më kishin thirrur kastile ndoshta kanë dashur të më arrestojnë atë ditë
Giuliani u ka dhënë disa herë informacione pune që janë konkretizuar në operacione në biseat tuaja me dijeninë tuaj a është ai në vendin e tij I akuzuar për shpërdorim detyre se ju ka përcjellë mu informacine sepse komunikimet kanë qenë në telefonat dhe emailed e punës, në adresat zyrtare, sic jeni akuzuar edhe ju për komunuikime të tilla/?
Unë jam, shpall edhe kriminel për bashkëpunim me trafikantët. Nga komunikimet qe une kam pasur dhe që kam ende për shkak të miqësisë tashmë ai vijon punën në zyrën e tij në vendin e tij I qetë pas asnjë problem të kësaj natyre, jo vetëm që ska akuza, nga italia as bëhet fjalë, por ska as ga prokuroria shqiptare..
Unë jam arrestuar në orën 1 e 30 të natës me një urdhër arresti që nuk flet fare për mua..flet për veprimtari kriminale për një bandë të Vlorës.
Vendimi I gjykatës?
Me kërkesën e prokurorisë. Ednimi ishte I gjykatëses, Flora Hajredini.dhe kur është bërë vlerësim-ndalimi insistonte gjykatësja, prokuror zotëria ndalohet si I lidhur ee jo direkt, donin të më lidhnin me zor me çështjen, ndërhynte gjykatësja për të plotësuar shpjegimet e prokurorit
Ndalimin tuaj e ka bërë SHKB?
Po. Dhe kërkesën për ndalim e ka bërë SHKB dhe prokurori Martini ka qenë thjesht një vegël e SHK, siç di ai të bëjë
Pas verifikimeve për avionët informuat eprorët?
Përveç telefonatës që kam pasur nëpërmjet numrit të punës me shefin tim dhe bisedën të përsëritur edhe verbalisht me shefin tim, nuk kam arritur të bëj aasgjë sepse edhe ato pak shënime që kisha hedhur, sepse punë 10 ditësh jam arrestuar, madje vlen për ta theksuar këtë. Ndërkohë që i premtova shefit që do të vazhdoj hetimin dhe do të përpiloj një informacion pas vërtetimit të faktit dhe listës me shtetas shqiptar si pilotë avionesh që mora, listë që nuk e dispononte askush
Po mund ta kenë marrë apo blokuar atë listë?
Po është e thjeshtë, unë mund ta gjej prapë atë listë, duan apo sduan ata, unë jam ende gjallë. Ndërkohë I kërkova lejen e zakonshme shefit dhe më thotë kemi punë mos na e merr lejen e zakonshme tani. Ndërkohë I thahsë që edhe përse do të jem me leje, këtë informacion do ta bëj dhe do ta verifikoj unë
Dhe erdhi data 2?
Jo erdhi data 1 se me 2 nuk doja të shkoja fare në punë. Më thotë shefi leja është kaluar normalisht por më thotë shefi hajde edhe nesër në punë s ekemi dy tre gjëra për të bërë dhe na do drejtori të gjithëve si sektor aty. Do bëja verifikimin për 11 emrat, kush do më rezultonte nga këta të implikur në trafik droge, kush do të më rezultonte në shqipëri he italia ku mund ta verifikoja nëpërmjet mikut tim, për cështje në ngarkim me drogën, dhe nëse në vendin fqinj kishte ndonjë hetim për ndonjërin edhe këtë arrija ta merrja vesh dhe duke pasur ndonjë të dhënë për trafikun e drogës mund të kuptoja nëse ndonjëri nga këta ishte pjesë e kësaj linje trafik droge me avion. Kjo donte një kohë të caktuar dhe përse fillova lejen i thashë se do ta ndjek dhe do ta bëj mund të kërkonte një muaj apo dy, por deri në datën 1 duke ardhur mesnata e kësaj date kur unë jam arrestuar, këto kanë qenë verpimet.
Përveç kontakteve dhe bashkëpunimeve me Giulianin, italianët kanë dhe një zyrë në Shqipëri atë të Interforzzës, keni pasur bashkëpunim me këtë zyrë, ka qenë drejtuese e kësaj zyrë në atë kohë Anna Poggi e cila ka marrë nënshtetësinë shqiptare me 10 korrik 2015 me dekret të presidentit, pas propozimit të ministirt të brendshëm z. Tahiri, ndoshta për procedurë kjo?
Për procedurë do të them edhe unë. Me zonjën Poggi nuk njihem, nuk jam takuar me të. Di kush është kam dëgjuar shumë për të kur punoja te kufiri dhe nuk kam pasur asnjëherë marëdhënie pune, nuk më lidhte as puna dhe as funksioni organik I detyrës, sepse lidhjet me Interforcën edhe nëse do kryeheshin do bëheshin nëpërmjet shefit të sektorit dhe jo shefit të seksionit që isha unë. Por ajo q ëmë bën çudi gjëra që kanë dalë në pah gjatë fazës hetimore, kur jam arrestuar dhe më pas, më çudisin faktet, që Prokuroria e krimeve të rënda, ndër akuzat absurd që rradhit është edhe një letër, një kthim përgjigje nga interforca zyra që mbulonte zonja në fjalë, e cila mban dtaën…ndër prova prokuroria më rradhit dhe përgjigje e ardhur nga zyra ndërlidhëse e policisë italiane në Tiranë, interforcës, me datë 4 shkurt 2014, me nr…, është protokolli i një shkresë të ardhur nga kjo zyrë, më paraqitën si provë, ndonëse me gjithë insistimin tim dhe të avokatit tim, edhe kjo si shumë prova të tjera të pretenduara nuk më bëhen prezent për të parë se çfarë është shkruar
Eshtë në dosje apo është zhdukur nga dosja?
Me ata që kam parë unë nuk ekziston, nuk e din ë është zhdukur, apo është hequr, apo nuk ka qenë asnjëherë, nuk jam njohur me të.
Çfarë pretendohet në atë shkresë sipas prokurorisë?
Nga kjo shkresë pretendohet se ka të dhëna për imoplikimin tim dhe kolegun tim për implikim në rafikun e drogës në drejtim të Italisë, por sa është e vërtetë dhe çfarë ëstë e vërtetë në këtë shkresë pa e parë dhe pa e lexuar…!!! Kjo shkresë ka qenë motive që unë të marr vesh kush është çështja Poggi lidhur me çështjen time.
Sipas kësaj shkrese, ju dhe z. Giuliani isit të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe nuk ishit të autorizuar për hetime?
Këto janë fjalë në dosje pa u prezantuar shkresa
Kjo shkresë I është përcjellë edhe Romës, vartëse e së cilës ishte Poggi?
Normalisht zonja ka qenë nëpunëse e Romës, dhe jo nëpunëse e Minsitrisë së brendëshme në Tiranë, kështu që duhet të jetë edhe atje. Por prokuroria ndonëse e shënon si argument dhe me nr prorkolli mua nuk ma vënë në dispozicion dhe unë nuk di se çfarë ka saktësisht ajo shkresë
Sipas kësaj shkresë dërguar nga Poggi në Tiranë dhe Romë, atëherë duhej të niste hetimi për trafik droge edhe për kolegun tuaj Italian Alessandro Giuliani?
Normale.nëse është e vërtetë ashtu siç thonë. Ose kjo është keqpërdorur dhe nuk egziston si fakt dhe është keqpërdorur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ose ose thuhet në shkresën e prokurorisë vazhdon të japë informacione për një shtetas italian të panjohur dhe të paautorizuar për një punë të tillë, kjo duke iu referuar shkresës së zonës Poggi
Po ka pasur interesim nga Poggi në Romë se çfarë përfaqëson Alessandro Giuliani në këtë çështje?
Po, Poggi është interesuar edhe në rrugë zyrtare dhe sipas bisedës sime me mikun tim ajo ka marrë edhe përgjigje nga Roma zyrtare
Cila është përgjigja me aq sa keni ju dijeni?
Që Giuliani jo vetëm që është funksionar i policisë, i Guardia di Finanzza në Shqipëri, por ka qenë dhe i autorizuar për të hetuar dhe investiguar trafikun e drogës pra bie zyrtraisht pretendimi dhe ky ipas meje është shkaku që prokuroria i bën favore zonës Poggi dhe nuk ma prezanton mua shkresën e dërguar prej saj në prokurorinë për Krime të Rënda. Se së pari nuk është provë, është një flasitet, një gjë e rreme, e dyta, pot ë paraqitet, jo vetëm q ëbie si provë por bie edhe si akuzë dhe nxjerr lakrat pastaj, se përse Poggi ka qenë e miretrajtuar në Shqipëri.
Sipas të dhënave tuaja deri në cfare nivlesh ishte trafiku i drogës me avionë, skaf, anije e mjete të tjera? Sipas informacioneve tuaja këto persona të implikuar në trafikun e drogës a kanë investuar në Tiranë dhe në Vlorë?
Normalisht po. Kryesisht në ndërtim. Por duhet thënë në kohën që unë hetoja A. D, kam pasur informacione se ai një pjes ëtë lekëve I kishte investuar edhe në koncensione hidrocentralesh nëpërmjet një miku të tij politikan, por saktsisht nuk e di emrin e cilit politikan dhe këto investime sepse kam pasur disa shënime që nuk I kam aktualisht, në disa koncensione që janë dhënë kohëet e fundit në zonën mes korçës dhe Librazhdit, nëse nuk gaboj, por me 90 përqind atje bëhet fjalë, ka pasur investime në këto koncesnione, por jo si investitor i drejtpërdrejtë, por i kamufluar. Bëhet fjalë fundi vitit 2013, kur unë e kam pasur këtë informacion, të cilin nuk kam arritur ta hetoj dhe investigoj deri në fund. Di që një mik i tij shumë i fuqishëm politikan që ishte future në investime të tilla, ky është parë nën shoqërinë e këtyre njerëzve dhe nga burimet e brendëshme më është thënë se zotëria ka investuar lek në këto hidrocentrale që do të bëhehsin apo janë bërë mbase dhe mund të jenë ndoshta tani në aktivitet nuk jam i sigurtë për këtë.
Po sipas informacioneve tuaja këto persona të implikuar në trafikun e drogës, a kanë llogari bankare në bankat italianë në shqipëri?
Nuk kam pasur informacion të tillë se nuk kam punuar kaq thëllë në informacionin për këtë episode
Si punonjës prej shumë vitesh në policinë e shtetit, keni informacion për punësime në strukturat e policisë të personave të implikuar në trafiqe që nga viti 98 e më pas, apo dhe më herët?
Ka. Po. Mundem, para një personeli adapt për këtë punë, që mund të jetë një prokurori e besueshmë apo një gjykatë e besueshme, mund të jap edhe informacione konkrete, por fatkeqësisht nuk janë informacione që mund të diskutohen live në media. Këto që do them, q ëmund ti them, janë thjesht të verifikueshme. Sepse na ka dalë në mode, ku i ke provat, provat janë shumë të thjeshta zotëri, një oficer policie me rrogën e shteti, pronar hotelesh pallatesh ndërmarrjesh, apo qoftë thjesht pronar i një makinë që kushton 80 mijë euro, çfarë prove tjetër kërkon
Mund të ketë dosje në arkiva de në kartotekën e policisë?
Për të mos i hyrë asaj sa lek janë hedhur ne SHKB-ra e sa kërcënime janë bërë për tu mbyllur dosjet dhe për të mos u kaluar në prokurori
Po thoni që mund të jetë vënë dorë në dosjet e arkivave të policsë, është paguar për ti zhdukur?
Siç e di edhe ti, dhe gjithë shqiptarët, me para në shqipëri bën shumë punë. Sepse janë disa gjëra që unë mundem ti them me emra konkrete e fakte konkrete por nuk mundem ti them mediatikisht
Nëse do të kishit garanci nga prokurorë dhe gjykatyës të ndershëm dhe besueshëm ju mund të përmendni emra e fakte konrete për këtë?
Jo mund të përmend, por mund të akuzoj emra konkret…
Një tjetër akuzë e bërë publike është ajo e Kryeministrit Shqiptar sipas së cilës ju jeni një kriminel e bashkëpunëtor në trafikun e drogës, bashke më të huaj në këtë rast kolegu juaj Giuliani?
Madje sipas këtij pretendimi jemi të shitur që kemi përfituar të mira material nga trafikantët si rezultat I bashkëunimit me ta. Ky është mendimi i tij personal por jo profesional sepse mund të them me bindje që ka bërë gabim të rëndë ligjor
Mbase Kryeministri ka informacione që ju nuk i keni?
Mbase. Por kryeministri para se të prononcohet për diçka të tillë më mirë të lexojë më parë urdhërin e gjykatës se për çfarë unë jam arestuar dhe akuzuar
Fakti që gjykata nuk ëstë shprehur dhe deklarimi I tillë i kryeminsitrit a lexohet si shenjë që gjykata dhe prokuroria të shkojnë drejt një vendimmarrje siç ai ka deklaruar?
Këtë nuk kam nevojë ta them unë se dhe ti e sqarove dhe e kanë marrë vesh të gjithë njerëzit.unë mund të shtoj diçka tjetër. Në momentin ku jam në fazën e përgatitjes së dokumentave të azilit ku jam, kam kërkuar nëpërmjet avokatit të më vijë dokumentacioni i çështjes, i përkthyer dhe noterizuar conform ligjit siç duhet, dhe avokati im falë një presioni të tillë, falë një deklaratë të tillë të zotit kryeministër, që e theksoj nuk do ti shpëtojë padisë penale nga ana ime dhe e kolegut tim, padisë për shpifje
Edhe z. Giuliani do të bëjë padi për shpifje ndaj kryeminsitrit shqiptar për këtë deklaratë, ju keni komunikuar me të rreth kësaj çështje?
Normalisht që po. Deri para asaj deklarate Giuliani shpresonte se mire që ka qëlluar ky minsitër kështu, por së paku kryeministri do vendoste pikat mbi i dhe do të zbardhte të vërtetën. Pas kësaj deklaratë që unë ia kam dërguar me email, ku KM e quan atë dhe mua bashkëpunëtor të trafikantëve, për përfitim të mirash ekonomike, ka mbetur I shokuar dhe në momentin e përshtatshëm ai për hesap të tij dhe unë për timen do ta kallzojmë publikisht dhe penalsiht për shpifje kryeministrin
Do të kemi një padi të ish-zv/shefit të Guardia di Finanzza në Shqipëri ndaj kryeminsitrit Rama për shpifje?
Normalisht po, sipas asaj që unë kam komunikuar me të dhe më është deklaruar nga vetë miku im Giuliani.
Ka pasur episode të përdorimit apo implikimet të makinës se minsitrit nga trafikantë apo në trafiqe, të famshmes AA003 GB?
Do sqarojmë një detaj, se siç thotë zoti kryeministër, një budalla hedh një targë, flm zoti KM, taraga ka qenë në përdorim të trafikantëve dhe është në përodrim të tyre akoma edhe sot, siç e ka pranuar edhe vetë zoti ministër. Në asnjë moment unë nuk kam thënë që me atë mjet është bërë trafik drogë, kam thënë që ai mjet i ka hapur rrugë trafikantëve të drogës, për të shkuar dhe vepruar siç duan ata
Personat që përdorin atë makinë janë aq të lidhur me ministrin sa kanë mundësi të përdorin makinën e tij, emrin e tij, autoritetin e tij, jo vetëm të qarkullojnë me makinën e tij, por edhe të bëjnë emërime në policinë e shtetit
Kë kanë emëruar?
Nëse jo direkt se ata nuk firmosin emërimin por me ndikimin e tyre kanë emëruar miqtë e tyre
Kemi parë një fotot të komandantit të postës së dhërmiut me kushërinjtë?
Ta lënë atë, të shohin fotografitë e shefit të këtij komandanti poste me kushërinjtë nëpër lokalet e Vlorës
Dalja në foto nuk është provë apo faj?
Eshtë lidhje krejt e thjeshtë, ca qytetarë të cilët pretendohet se janë kushërinj të 17-të, të ministrit, përse duhet të jenë në kafe e loklae me drejtuesit e lartë të policisë së shtetit në Vlorë, çfarë lidhjeje kanë, të jap dhe një fakt tjetër, nëse ministry dyshon se unë jam nga Tropoja I them se nga Tropoja ka drejtorinë e Policisë së Kufirit Vlorë dhe e gjen për çdo ditë me kushëririrn e tij
Qenia në një kafe nuk është vepër penale?
Por përbën implikim të drejtuesve të policisë jo sepse ata janë të akuzuar jo vetëm nga unë por janë trafikant e di gjithë populli i Vlorës dhe mos harrojmë dhe të dhënat në system dhe ato që i ka policia, nëse i ka më ato të dhëna policia..!!!
Kjo makinë AA003 GB ka dale 31 herë në pikat e kalim kufirit për në greqi e përdorur nga kushërinjt, apo pronarët e rinj t ëmjetit sipas pretendimit të minsitrit?
Këto gjëra i kam kontrolluar I pari vetë, kam kontrolluar dhe verifikuar targën dhe dija të gjitha lëvizjet që bënin dho mora vësh se përse e si lëviznin me atë makinë dhe përse e përdornin atë makinë, se pse ata disponojnë jo vetëm një mjet, mund të verifikohen në ssitem, disponojnë sat ë duash mjete luksoze, nuk kishte nevojë për a8-tën sepse kishte dhe Q-7 fuoristradë, këta zoërinj disponojnë autovetura luksi sat ë duash, por u bë ky mjet, mjeti brilant, që ata gjendeshin kudo, që hapej çdo derë, por prezantoheshin kush ishin këta, kjo ishte ajo që unë them se zoti ministër e ka gabim me mua, kjo ishte ajo që unë them se zoti minsitër para se të më akuzojë mua për lidhje më trafikantët, të shohë kujt ia ka dhënë makinën
Ministri ka thënë e kam shitur?
Unë jam polic, verifikoj sistemin. Nuk shikoj çfarë ka në xhep minsiri apo kushëriri I 17-të. Unë verifikoj sistemin dhe sistemi më thotë , sistemi i targave, thotë se kjo makinë është pronë e Sajmir Bashkim Tahirit
Policia nuk mund ta ndalojë këtë makinë?
Po kush e ndalon, edhe kur kanë tentuar ta ndalojnë ta kam shpejguar ka ardhur urdhëri nga lart, I kanë degjeneruar oficerët e policisë Brenda në drejtorinë e Fierit këta kushërinjt në mes të natës
Çfarë kishte makina?
Nuk kishte asgjë, ishin në formë siç janë ata
Çfarë do të thotë në formë?
në gjendje gjysëm të dehur, mos them të dehur fare
Ishin vetëm?
Jo.vëllezërit të shoqëruar nga dy femra. Nuk e di nëse femrat ishin familjare të tyre apo njohje e lidhje tjetër, sepse nuk I kam parë dhe nuk I njoh. Por nga ajo që më kanë thënë policët e mi, që ishin të caktuar me shërbim atë natë, në segmentin rrugor, Gjirokastër- Fier, në zonën e levanit, kanë ndaluar për kontroll, një makinë me xhama të zinj që ecte shpejt . Kur e kanë ndaluar kanë pretenduar me të madhe , kush jeni ju çfarë doni që na ndaloni, e dini kush jemi, e dini se çfarë ju bëjmë. Para këtij presioni, policët edhe duke mos i njohur se kush janë, edhe duke mos arritur të kontrollojnë dokumentat e makinës, sepse ata nuk jua kanë bërë prezent, e kanë shoqëruar mjetin me gjithë katër personat në drejtori. Nuk ka qëndruar në drejtori kjo autoveturë as 10 minuta. Ka ardhur telefonata e zotit drejtor të lirohen dhe të nxirren përjashta. Dhe gjatë kohës së atij 10 minutëshi që kanë qëndruar në mjediset e drejtorisë dhe gjatë kohës së dlajes, këta shtetas nuk kanë lënë gjë pa thënë e fjalor pa përdorur kundër djemve q ëi kanë shoqëruar në komisariat, deri në kërcnime që do tju zhdukim fare, jo vetëm nga puna
Kanosje ndaj oficerëve të policisë?
Brenda në drejtori.
Smund të ndaloheshin për kanosje për shkak të detyrës dhe ën ushtrim të detyrës?
Unë pot ë them urdëhri I drejtorit me vrap të lirohen e të dalin përjashta e tu kërkohet edhe falje ti thua…ka urdhër atje, ka epror
Dy prej këtyre agjentëve të policisë janë ndaluar?
Tre prej atyre që kanë qenë atë natë me shërbim dhe dy prej tyre nuk ajnë më në funksion organic në punë më tani
Kanë konsumuar ndonjë vepër penale apo janë ndëshkuar?
Nuk jam në dijeni të çështjes së tyre, por jam në dijeni të akuzës ndaj tyre, pasi ata janë arrestuar me datën 1 maj, kur unë kam qenë present kur është bërë arresti, akuzoheshin nga një shtetas për mitmarrje, për tetë mijë lekë të reja mos gaboj. Nuk di nëse ka apo jo lidhje porn ë arrestimin e tyre kam qenë present dhe SHKB atë ditë ka ardhur për mua, po mbase u ngopën me tra arrestime dhe unë deri në ora 17 e 30 isha në zyrë dhe ata njerëz që ishin aty në oren 12 e 30 të natës kanë trokitur të dera e shtëpisë sime jashtë çdo rregulli dhe ligji
Ju kam pyetur dhe herë tjetër por do të këmbëngul sërish, Fieri dhe Vlora për trafikun e drogave të rënda, heroinë dhe kokainë janë zona të nxehta, sipas informacineve tuaja?
I kam parë unë! Janë, janë realisht. Kto janë të provuara jo vetëm nga policia shqiptare por edhe nga rezultatet matanë detit në Itali dhe matanë kufirit me Greqinë. Më gjej një arrestim të bujshëm të trafikut të drogës, që nuk ka lidhje me këto zona, qoftë me elementët kontingjent, qoftë me origjinën e mallit, të drogës
Heroinës dhe kokainës?
Most ë flasim më tepër, sepse ata janë problem më të koklavitura, siç të thashë ka shumë gjëra, shumë problem, që mediatiksiht nisur edhe nga profesionale, por edhe nga naa emotive sigurie, nuk më lejohet të jap më tepër detaje
Po nëse do të kishit më tepër garanci në rrethana më të besueshme edhe sigurie edhe ligjore do ta bënit ktë rrëfimn autoriteteve ligjore me informacionet rreth këtyre çështjeve?
Po të bindem për sigurinë po. Po të bindem për sigurinë po. Por fatkeqësisht dhe momentalisht në shtetin tonë nuk mund të bëhet një gjë e tillë. Gjykata e e Fierit ku po shqyrtohet çështja juaj ka pranuar kërkesën e mbrojtjes që kolegu juaj Alesandro Giuliani të vijë dhe dëshmojë në një seancë gjyqsore, nga komunikimet që ju keni pasur me të, është shprehur ai se do ti përgjigjet pozitivisht nëj kërkese të tille zyrtare?
Po. Po patjetër, do të zbatohet procedura ligjore. Nëpërmjet avokatit I është kërkuar gjykatës që të prezantohet dhe të merret në pyetje për faktet në fjalë, të fakteve të pretenduara, sepse janë pretenduar disa fakte lidhur me të dhe nuk paraqitet asnjë provë. Unë kam komunikuar me Giulianin dhe kam marrë konfirmimin prej tij për këtë, por duhet zbatuar pikë për pikë procedura ligjore dhe ai të japë dëshminë e tij dhe të shprehë pretendimet e tij për këta që e kanë akuzuar me të padrejtë pasi është keqpërdorur emi i një funksionari Italian, dëshmia vlen sepse ai do të deklarojë të vërtetat që janë të shkruara e zezë mbi të bardhë
Ju vazhdoni të mos keni besim te drejtësia shqiptare?
Po si të kem besim kur në një seancë avokati im kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për motive familjare kur nuk përbëja rrezikshmëri shoqërore dhe mua nuk mu hoq kjo masë arresti për të mundësuar punë për të ushqyer familjen, ndërkohë që prokuroria ishte dakort për të hequr masën e sigurisë, prokuroria është akuza, gjyakta më thotë jo, çfarë besimi duhet të kem unë te kjo gjykatë apo kjo prokurori e cila në gjykatë është dakort të hiqet masa e arrestit pastaj më shpall në kërkim ndërkombëtar sepse paskam thyer këtë masë që ajo donte të hiqej..
Si e shikoni bashkëpunimin e prokurorisë me policinë në këtë çështje?
Nuk është mosbesim institucional, por për njerëzit e korruptuar dhe trafikantë të cilët kanë zënë vende kyçe në institucione për momentin.
Cilat qenkan këto instotucione mbushur me trafikantë?
Në polici njëherë, të shprehemi siç duhet, njerëz të lidhur me trafikun, që marrin përfitime, nga trafiku I drogës dhe nga trafikantët
Si është bashkëpunimi prokurori-polici?
Unë do prezantoj dokumetet. Jam arrestuar per trafik droge. Bëhet një seancë me pesë gjyqtarë te Krimet e Rënda dhe gjyqtari pas insistimit të prokurorit për të mos e ndarë çështjen, e pyet prokurorin në seancë dhe i thotë..keni lidhje për të pandehurin për lidhje me trafikun e drogës,,,jo nuk ka përgjigjet prokurori..keni lidhje lidhur me implkimin ne krimin e organizuar me ktë bandë këtëu..? Jo nuk ka thotë prokurori..atëherë zotëri ky nuk është për Krimet e Rënda, unë nuk e gjykoj fare thotë në sallën e gjyqit, gjyqtarja, shpërdorim detyre që nuk shqyrtohet nga Krimet e Rënda siç inssiton prokuroria
Nuk keni besim te Prokuroria për Krime të Rënda?
Në mënyrë absolute jo. Të paktën për atë prokurori për kirme të rënda që njoh unë deri në momentin e arrestimit
Nga ju buron ky mosbesim?
Nga fakte dhe prova që I kam provuar mbi kurriz, unë edhe familja ime.
Cilat ajnë kto?
Arrestohem në oren 1 të natës jashtë çdo ligji, nga SHKB-ja me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda të dalë nga gjykata për krime të rënda. Flas për element që janë të lidhur me çështjen se nuk bëj dot biografinë e njerëzve të cilët nuk i njoh ata që janë investuar në këtë çështje për të çuar në vend fjalën e ministirt se duhet të zhduket ky oficer
Minister ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm ta hetojë lidhur me pretendimet e dalë në intervistën tuaj?
Shumë mirë. Ta hetojë. Të ngrohet një grup pune dhe të hetojë. Ua ka dhënë makinën këtyre njerëzve, ua ka dhënë. Kush janë këto njerëz..është e thjeshtë të gjendet se çfarë janë këto njerëz, jo vetëm se gjithë Vlora e di por të jep edhe çfarë të duash informacion për gjithsecilin edhe për mua
Nëse do kishit besim të drejtësia, apo siç është bërë mode te ne të kishte hetim ndërkombëtar do të ktheheshit në shqipëri të ishit përballë drejtësisë?
Mund të ketë një standard tjetër edhe pa prokuror të huaj. Jo vetëm që kthehem, por me vrap, do të paraqitem para drejtësisë dhe do të flas gjithçka di, deri në pikën e fundit. Por ama dua që të ketë një garanci jo vetëm për mua personalsiht, sepse pasi të flas…granci absolute nuk egziston në asnjë vend të botës, jo më në Shqipëri, port ë ketë garanci q ëkëtyre temave do ju bëhet një investigim e jo një shikim për tu pushuar çështjet siç edhe ka ndodhur
Një dëshmi e tillë do të ndiohmonte një lloj pastrami të drejtësisë dhe policisë?
Unë nisem nga këto gjëra, në rradhë të parë, për tu vetëmbrojtur mbi akuza të paqena dhe të pabaza. E dyta nisem nga ajo që në të vërtetë ndihem keq kur shikoj që në policnë e shtetit shqiptar japin urdhëra, njerëz që janë deri në grykë të zhytur në krim dhe në trafiqe të paligjshme. Nisem dhe pranoj ta bëj këtë në fund fare pasi kur hyn një lufte me trafikantët o duhet ti shkosh deri në fund ose do të marrësh fund. Unë nuk e kam ndërmend të marr fund, sa të jem gjallë. Për këtë arsye them se në çdo moment, çdo lidhje, çdo situatë, çdo mundësi që do të më jepet për ti shkuar deri në fund të kësaj historie ec ila nuk mbyllet pa i dalë fundi, unë do ti qëndroj dhe do ti shkoj, por në Shqipëri me gjendjen aktuale nuk i kam mundësitë dhe garancitë
Kur jemi ndalur te trafiku i droges me avion kemi venë re një lloj heshtje nga pala italiane, ndonëse gjithë këto episode e përfshijnë dhe vendin fqinj në këtë trafik pasi edhe droga shkon në itali avionët vijnë që andje shkojnë po atje..?
Kjo tashmë është provuar.dhe për palën italianë nëse skishte prova tashmë është superprovuar tani me sa di unë edhe pala italiane ka nisur hetimet për këto fakte
Ka implikime të policisë italiane?
Jo nuk mund ta hem këtë por dyshimet e mia më thonë se nga ish-funksionarja e mëparshme italiane nëse ska implikim ka mosfunksionim, ose mund të jenë sekrete hetimore që policia italianë ka demonstruar se i shkon deri në fund me rezultat.
Kemi pare se ka pasur interes dhe nga shtypi Italian për çështjen tuaj?
Siç jeni vënë në dijeni po. Për momentin mund të them vetëm ato që janë bërë publike dhe se çfarë do të bëhet publike do ta mësojmë shumë shpejt.
Dua ta mbyllim me mometin e dhuratës së tokës me vendim qeverie, e vetmja dhuratë në këtë histori??
Më habit fakti që shtetit shqptar dhe funksionarët e lartë deri te ministry merren me dokumente dhe procedurë të rregullt ligjore të bërë nga shteti shqiptar për shtetas dhe funksionarë të shtetit shqiptar sepse edhe unë jam shtetas shqiptar dhe ish-funksionar I shtetit shqiptar. Lidhur me shitblerjen me tokë siç pretendohet ajo është lehtësisht e verifikueshme me dokumenta dhe e kontrollueshme në çdo kohë. Por shtetit shqiptar dhe instanca të tilla që kanë në dorë të merren me hetime bëjnë mir ëtë hetojnë për mijëra hektarë tokë në bregdet në Vlorë, që ju dhurohen shttasve të huaj diplomat në shqipëri, nga element të dyshimtë trafikantë drogë të cilët as nuk përmenden e lërë pastaj të hetohen këto fkatë dhe merren me tokën time
Kjo është nëj akuzë e re që ngrini ju, kush janë këto diplomat të huaj?
Bëni një hetim shumë të thjeshtë se edhe ti si gazetar mund ta marrësh vesh, kur e kam marrë vesh unë nga arresti I shtëpisë edhe ti si gazetar në terren gjithë ditën mund ta gjesh shumë thjeshtë.

Lini një koment