Prej shume vitesh ai eshte qytetar Suedez, ku ka dhe aktivitetin e tij, por dhe nje qender kulturore ne zemer te stokolmit, dhe pikerisht ne Setra.
Jorgo Xhanis apo miku i shqiptareve ku ne qendren kulturore qe ai drejton kane gjetur jo vetem ngrohtesine por dhe nje ndihme te pa cmuar ne keto kohe te veshtira per ta, ku askush nuk mundeshe ti ndimonte me teper.
Qedrimi per ore te tera gjate mbasditeve deri ne oret e vona ne kete qender, nje kafe fruta dhe darke falas per te gjithe ata qe jane te pa pune eshte nje ndihme e pa cmuar per gjithe ata shqiptare qe kane ardhur nga shqiperia dhe akoma nuk kane arritur te zene nje pune.
Origjina e tij eshte nga Gumenica, nje qytet i bukur buze Jonit te manitshem, Jorgo flet paster gjuhen shqipe me ate theksin e bukur Arvanitas, ai tregon se brenda ne shtepine e tij dikur ne Gumenice flisnin shqip dhe ka qene gjyshi i tij ai qe ja u ka mesuar gjuhen e bukur shqipe.
Megjithe se ka shume qendra kulturore Greke ne Stokolm ( Se Shqiptare as qe behet fjale) ku shqiptaret sidomos ata qe vijne nga Greqia, por dhe pjesa tjeter jo e vogel qe kane ardhur nga shqiperia pa asnje dokumen vec pasaportes ( Qe ata e quajne pasaporte e Berishes) sepse eshte e vetmja apo i vetmi dokument qe atyre ju lejon levizjen e lire ne Europe ,pse jo edhe kerkimin apo punesimin sezonal.Ky eshte i vetmi dokument qe ata disponojne. Pritjen, ngrohtesine, dhe miresine qe ju ka afruar dhe ju afron shqiptareve Jorgo me zemergjeresine e tij prej nje babloku askush nuk mundet ta beje.
Ndihma e ketij zoterie per shqiptaret ne nje kohe ku nje pjese akoma nuk kane nje krevat per te futur koken duke fjetur neper makina pse jo dhe neper cadra ne keto ngrica ku temperatuarat arrijne deri ne – 20 grade, kjo qender kulturore dhe Jorgo sigurisht ka hapur dyert per shqiptaret qe sot jane miqte e tij me te mire.
Aty flitet shqip, degjohet muzike shqiptare, shihet dhe televizioni ne kanalet e shqiperise, por eshte vendi ku edhe bertitet apo shahet edhe shqip.
Kete zemergjeresi dhe ndihme qe financohet nga vete Jorgo Xhanis nuk mund te harrohet lehte nga shqiptaret e shqiperise .Kjo qender kulturore Greke, e cila tanime ju (takon) shqiptareve qe e frekuentojne 100% pak a shume eshte kethyer ne nje vend ku takohen, bisedojne, qajne hallet e shumta ne keto dite ete acarta ku shteti i ka detyruar te ikin nga syte kemet per te mbijetuar, siguruar buken per vete dhe per te derguar dicka dhe ne familjet dhe femijet e tyre qe mezi presin nje lajm, pse jo.
Leke per buke dhe rroba nga baballaret e tyre te cilet kane muaj apo dhe vite qe nuk i kane pare por qe ata femije apo ato familje nuk e dine se ne cfare kushtesh jetojne apo dhe sa mundohen per te siguruar te pakten dhe disa dite pune ne ndertim dhe ne pastrim, vetem neper punedhenesit Greke dhe tek tuk ne ndonje Kosovar.
E them vetem neper punedhenesit Greke dhe tek tuk ndonje Kosovar sepse shumica jo vetem qe nuk dijne Suedisht por jane pa dokumenta qendrimi dhe punesimi ne europé.
Dihet qe shqiptaret te cilet kane aplikuar per azil nuk kane pasur asnje shans per ta fituar ate, vec disa rrasteve shume te rralla ku kane qene vetem disa gazetare te larguar nga kercenimet e shtetit dhe mafias shqiptare por edhe keta shume te rralle qe kane arritur te sigurojne dokumentacionin e qendrimit dhe punesimit ne Suedi.
Megjithate ne Shtetin Suedez shqiptaret kane disa mundesi me teper, apo me mire mund te themi se shteti Suedez ka ligje dhe mundesi me shume se kush, per te punuar ndryshe nga shtetet e tjera te Europes.
Si fillim eshte marrja e numurave provizore te punes e cila nuk eshte shume e veshtire sepse vete shteti Suedez ne zyrat e emigracionit dhe te punes, inkurajon dhe ndihmon ne dhenien e ketyre numurave vetem me nje kontrate Pune disa mujore( Flas per shqiptaret pa dokumenta) dhe mbas kesaj marrjen e kartes bankare.
Me sigurimin e ketyre dokumentave cdo shqiptar ka te drejte, kerkon dhe gjen pune te paster dhe te rregullt, ku i shenohen menjehere siguracionet dhe leket kalojne vetem nepermjet llogarise bankare.
Ndersa per te pasur mundesine e nisjes se dokumentave per leje qendrimi kontrata nga punedhenesi duhet te jete jo me pak se dy vite, apo pa afat ne menyre qe qytetari qe kerkon leje qendrimi te vertetoje ne institucionet e shtetit Suedez se eshte i punesuar per nje periudhe te gjate, ka te ardhura per te jetuar, dhe punedhenesi i siguron nje pune te qendrueshme disa vjecare