Kategori
Uncategorized

SKANDAL: Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit ish oficer i kufirit në vrasjet e 90_ës në kufij dhe i përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Në mbledhjen e sotme në Ministrinë e Drejtësisë lidhur me analizën e punës së Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, doli në dritë për herë të parë fytyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Përmbarimit.

Ai quhet Albert Pilaj dhe përpara viteve 90 ka punuar si Oficer i Sigurimit të Shtetit në zonat kufitare në verilindje të vendit, kohë në të cilën u vranë shumë persona në përpjekje për kalimin e kufirit.

Pas viteve 90 Alberti punoi në role dtejtuese në polici dhe u shkarkua në vitin 2003 nga detyra për shkak se fallsifikoi dokumenta zyrtarë për lëshim pasaportash në Drejtorinë e Kufirit të Portit Durrës.

Që nga ajo kohë Pilaj ka vijuar veprimtarinë e tij si biznesmen në Kuçovë, deri kur u angazhua me LSI në zgjedhje.

Deri më sot askush nuk ka gërmuar në biografinë e tij dhe ai ka qenë shumë i kujdesshëm në daljet publike që të mos ngacmojë kujtesën e shumë bashkëkohësve të tij si në armën e sigurimit të shtetit ashtu dhe në polici.

Lini një koment