Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një SMS të dërguar nga një politikan i lartë për biznesmenin Kastriot Ismailaj, duke i kërkuar një shumë prej ‘200 mijë’.
Hoxha ka publikuar të gjithë dokumentet, me shënimet përkatëse.
1) Faksimile e transkriptimit te bisedes se pergjuar nga prokuroria mes nje biznesmeni qe hetohej per pastrim parash dhe nje PEP (person i ekspozuar politikisht) ose ndryshe politikan i larte. Me sakte teksti i zbardhur i sms derguar 6 dite para zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.
2) Firma e prokurorit qe ka autorizuar pergjimin.
3-4) Faksimile e tekstit te bisedes se pergjuar mes biznesmenit dhe politikanit te larte, ku bisedohet per te ndihmuar nje kandidat per deputet ne veri te vendit te siguroje nje kredi ne nje banke te nivelit te dyte per te perballuar fushaten elektorale
5-6-7) Kur PEP (person i ekspozuar politikisht) ne rastin konkret politikan i larte eshte bere pjese e rendesishme e qeverise pas zgjedhjeve te qershorit 2009, dhe biznesmeni i pergjuar ka krijuar kompanine DIA ne fund-vjeshten e vitit 2010 per te mbledhur borxhet e CEZ, prokuroria ka pushuar hetimin per pastrim parash me motivacionin qe lexoni ne vendimin e pushimit… Besoj se nuk ka dyshime pse nuk u lejua hetimi nderkombetar per skandalin DIA-CEZ…
8-9-10-11) Vendimi i rifillimit te hetimeve pas 5 vitesh nga prokuroria. Rifillimi i hetimeve ne prag te zgjedhjeve lokale 2015, coi ne zbulimin e skandalit DIA-CEZ, implikimin e politikaneve me te larte ne vend ne kete skandal. Arrestimin e biznesmenit qe ishte pergjuar per 18 muaj nga prokuroria ne vitet 2008-2009, si dhe sekuestrimin e afro 8 milione dollareve….nese parlamenti shqiptar nuk do ta rrezonte me vote kerkesen per hetim nderkombetar te skandalit DIA-CEZ sot do te kishim shprese per te mesuar te verteten e implikimit te politikaneve me te larte shqiptar ne kete afere korruptive.”










