Autoritetet italiane kanë dhënë alarmin sa i përket “rrugës” së Adriatikut për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe ata që tani ndodhen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Drejtorja e Policisë Kufitare Italiane “Zona IV”, Irene Tittone, gjatë konferencës, “Kufijtë e ri të emigracionit”, ka thënë se trafikantë nga Shqipëria mund të nisin këtë rrugë. “Il Messaggero” shkruan se strategjia e trafikantëve të njerëzve mbështetet në dy fakte. Së pari, afrimi i dimrit në Ballkan, që në mënyrë dramatike ndryshon mundësinë që azilkërkuesit të përballen me periudha të gjata në këmbë. Së dyti, udhëtimi me det shmang pengesat e vëna nga shtetet si Kroacia, Austria dhe Sllovenia, si gardhet me gjemba, barrierat apo kontrollet e rrepta. Megjithatë drejtoresha e Policisë Kufitare, thotë se gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë në Gjermani, Austri dhe Slloveni. Mbyllja, por edhe riorganizimi i kufijve, mund të krijojë një korridor të detyruar drejt kufirit italian që kufizohet me Slloveninë dhe Austrinë. “Të ardhurit e vazhdueshëm të ditëve të fundit janë tashmë një sinjal. 
Kategori