-Ja dora e hekurt e Sigurimit të Shtetit që kanë marrë në dorë e pushtuar Shërbimin Informativ Kombëtar, është kjo:
-70 mijë bij nënash shqiptarë, të burgosur politikë që tashmë janë detyruar të jetojnë me xhelatët e tyre të djeshëm, dhe bijtë e tyre në pushtet sot.
-5 mijë shqiptarë të pushkatuar, 5 mijë nëna që ulërijnë çdo mbrëmje dhe mëngjes, që sot tu përulen atyre që u vranë djemtë.
-Mijëra të tjerë të vrarë pa varre, pa nam e nishan.
-720 mijë shqiptarë me statusin e të përndjekurit politik, ose janë 720 mijë denoncime për oficerët e sigurimit të shtetit, që guxuan sot të marrin edhe një herë koburen komuniste, për të vrarë përsëri.
-2 milion e 400 mijë vjet burgje, të tmerrshme ku gjenin vdekjen vetëm nga uria dhe etja: -600 mijë vjet internime, ku fëmija vdiste nga këta oficerët e sotëm për një kafshatë bukë.
-2 milionë e 25 vjet punë të papaguar, ose nga puna e tyre u ushqyen oficerët e sotëm të sigurimit të Shtetit, krokodilët e sotëm e të djeshëm, baballarët e tyre.
Eshtë e vertetë, se në këtë vepër makabër, të pa dëgjuar dhe të pa lexuar në asnjë faqe të historisë botërore, ishin ndihma e 137 mijë bashkëpunëtorëve të cilët me hir ose pahir, kanë lyer duart me gjakun e pafajshëm të vëllezërve të tyre. Me ushtrinë prej 137 vetësh, me Partinë Komuniste, Sigurimi i Shtetit i përgatiti Shqipërisë veprën makabre të pranverës të vitit 1997; 7 miliardë lekë dëme ekonomike, mijëra jetë njerzish të vrarë nga këto bisha, kjo bandë terroristësh,që sot është instaluar në Shërbimin Informativ Kombëtar vuri në ankand sovranitetin e vendit.
Këta shërbëtorë të pacipë të komunizmit, pjellë e urretjes komuniste,që shtypën gjithë ndjenjat njerëzore, simbolet e bukura të Kombit tonë si Atdheu, besnikërinë, atdhetarinë, duke i shfrytëzuar në burgje dhe varje.
Në spiunim, torturën, vrasjen, në qeli, në ç’nderimin e një populli të tërë, në mjerimin e trupit dhe të shpirtit fillonte dhe mbaronte, që kanë marrë përsipër të mbrojnë ish oficerët e djeshëm të Sigurimit të Shtetit.
Këta janë kthyer përsëri në pushtet, kanë marrë në dorë Drejtorinë e Policisë dhe SHIK-u e Vlorës. Vini re se me sa mjeshtëri janë ndarë në dy grupe, për të patur nën kontroll edhe policinë, edhe të ashtuquajturin SHIK, sepse vetëm kështu do të arrijnë në dorë të hekurt dhe gjakatarë të sundojnë Vlorën.
Njihuni me emrat e këtyre:
I. Sigurimi i Shtetit ose siç quhet zyrtarisht SHIK-u i Vlorës
1-Agron Tozaj, Kryetari i SHIK-ut. Nip i Tozajve.
Oficer Sigurimi. Gazetar i Koha Jonë Anëtar i Komitetit Mbrojtjes gjatë pranverës së vitit 1997. Komisari i njësiteve guerile. Kish detyrë direkte të merrej me armiqtë e klasës në polici. Më 28 shkurt 1997 ka udhëhequr dhe organizuar sulmin me armë mbi SHIK-un e Vlorës.
2-Fatos Ismaili, N/Kryetar i SHIK-ut. Djali i Harun Ismailit, 25 vjet shef sigurimi. Fatos (Ismaili) ish oficer sigurimi dhe hetues. Siç thonë, është pushuar nga puna në Fier.
3-Besnik Imeri, Shef i anti Korrupsionit. Vetë ka qenë mbi 10 vjet oficer sigurimi, N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme në Kavajë, përgjegjës për ç’ka ndodhi atje më 1989-1990. Është pushuar nga puna për shpërdorim detyrë.
4-Xhevit Kafazi, oficer dhe shef Sigurimi mbi 15 vjet. Detyra e tij kordinimi i punës së grupeve guerile, gjatë pranverës 1997.
5-Kastriot Hasho, Oficer, familje enveriste. Oficer sigurimi dhe hetues. Është nip i Adil Çarçanit dhe dy oficerëve të Sigurimit Bujar dhe Astrit Aloçit, me akuzë e cila është hapur.
6-Gramoz Velçani, Familja Komuniste. Ka qenë oficer sigurimi në burgje. Në këtë detyrë Partia dhe shoku Enver shpinte njerëz më të besuar dhe që kishte prova. Pranë çdo burgu, kishte një deri në dy punonjës të Sigurimit të Shtetit, që organizonin punën me rrjetin sekret informativ. Pasojat ishin dramatikë për kundërshtarët politikë, të ish sistemit diktatorial që vuanin dënimin në këto burgje. Duke filluar nga viti 1958 si rezultat i këtyre operacioneve sekrete, u dënuan ose ridënuan me vdekje dhe zgjatjes të kohës së dënimit mijëra të burgosur politik. Tani Gramozi kthehet përsëri në SHIK, për të përsëritur tragjedinë e parë.
7-Kushtrim Lefter Shabani, Familja enveriste. Sot oficer në SHIK. Ka qënë komandant natën e 28 shkurtit 1997, kur u sulmuan dhe u vranë oficerët e shtetit shqiptar. Në adresë të tij ka disa foto dhe dokumenta të tjera.
8-Aliosha Broka. Nipi i shokut Zabit Brokaj. Oficer sigurimi për mbi 15 vjet. Ka qenë ndërlidhës ndërmjet qëndrës dhe bazës gjatë pranverës 1997. Për rezultate të larta gjatë kryengritjes është transferuar në Tiranë.
9-Ylli Meçe. Bir oficeri sigurimi. Vetë oficer sigurimi.
10-Zenel Zeneli. Shef sigurimi mbi 15 vjet. Eshtë emëruar shef seksioni. Detyra e tij të ngrinte në luftë kundër Sali Berishës zonën e Llakatundit.
11-Agron Alimema. Bir i një shefi sigurimi. Vetë shef sigurimi për mbi 15 vjet. Eshtë në ndjekje penale për vrasje, dosja e tij përmban 600 faqe materiale. Sot është në SHIK.
12-Shkëlqim Luçi. Ish oficer sigurimi.
II. Oficerë Sigurimi në Drejtorinë e Policisë Vlorë
1-Gjon Abazi. Ish oficer Sigurimi. Sot drejtor i Policisë Vlorë.
2-Mejtim Meçe. Babai i tij që nga 1945 për 25 vjet Shef Sigurimi.
Vetë Mejtimi mbi 15 vjet Shef Sigurimi, sot Zv/ drejtor i Policisë.
3-Haxhi Demiri. Ish oficer Sigurimi, Ish Drejtor i Policisë, sot është këshilltar në ministri.
4-Xhovalin Noja. Oficer Sigurimi mbi 15 vjet.
5-Zalo Matraku. Shef Sigurimi mbi 20 vjet.
6-Maze Mazaj. Ish shef sigurimi në Ishullin e Sazanit.
7-Baki Gjoliku. Ish shef sigurimi mbi 10 vjet.
8-Albert Nushi. Ish oficer sigurimi
9-Haki Hasanbega. Ish oficer sigurimi
10-Thimi Gocka. Ish oficer sigurimi
11-Sazan Ferati. Ish oficer sigurimi
12-Ali Hajdini. Ish N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme Vlorë. Sot është Shef i Komisaraiatit të Vlorës.
13-Kujtim Pepa. Ish oficer sigurimi.
14-Hetem Skënderi. Ish shef sigurimi për mbi 20 vjet. Sot është marrë si shef i kundërzbulimit të Drejtorisë së Policisë.
Të gjithë oficerët e Sigurimit të Shtetit Diktatorial të Enver Hoxhës, kanë qenë me detyrë të caktuar gjatë kryengritjes të armatosur të parnverës 1997, dhe antarë të Komitetit të Mbrojtjes , një si anti kushtetues për të cilin do të përgjigjen nesër para drejtësisë.
Sigurimi i Shtetit Komunist shkatërron pasurinë kombëtare të rrjetit të fshehtë informativ
Gazeta të persekutuarve politikë Liria A , që më 12 qershor 1997 paralajmëronte se Çfarë po i lenë trashëgim Shqipërisë duke sulmuar policinë ? Nga ky akt i turpshëm, që me mjetet më të ulta dhe me mënyrën më imorale, u sulmua policia nga Partia e Qeverisë Komuniste të sotme, dhe nga shtypi i saj, siç shihet fare qartë, Shqipërisë i mbeti trashëgim ato ishin paralajmëruar: krimi i organizuar, kondrabanda, ose ndryshe shkatërrimi i vendit, mbi të gjitha sovraniteti i vendit tënd është nxjerrë në Ankand.
Komunistët e rinj që kanë sot qeverinë nga urrejtja e lakmia për pushtet nuk menduan se në gropën që po u hapin demokratëve do të binin vetë në të. Pra ata po mbyten prej atyre armëve që pa ndershmërisht ua kishin drejtuar armiqëve të tyre.
Prej kaosit që ata mbollën e rritën në tokën shqiptare po mbytet dhe Shqipëria, po për këtë ata nuk bëhen merak se komunistët nuk kanë Atdhe.
Duke goditur policinë veç të tjerave u shkatërrua policia sekrete ligjore e Shqipërisë, SHIK-u me rrjetin e fshehtë informativ ngritur mbi baza demokratike. Drejtuesit dhe oficerët e saj ishin specializuar në Europë, Itali, Gjermani, dhe në Amerikë dhe të tjerët pothuaj se të gjithë kishin kaluar në kurse 3 dhe 6 mujore në Shqipëri me specialistë te njohur të Europës dhe veç kësaj ata kishin tashmë një përvojë 5 vjeçare larg politikës e partive, të udhëhequr nga ligji dhe interesi kombëtar i Shqipërisë.
Këta djem të përkushtuar kishin ngritur gjatë kësaj kohe dhe bazën e punës së tyre, rrjetin e fshehtë informativ.
Një specialist i kësaj policie i vlerësuar në botën e jashtme me gradë shkencore (Bujar Rama Java 10.12.1997) ju kujtonte dhe kërkonte prej qeverisë se:
-Duke goditur e shpërndarë policinë, jashtë çdo principi kombëtar shkatërrojmë një pasuri të madhe kombëtare e cila minimalisht në shtetet e formuara e me tradita kërkon 5 deri 8 vjet kohë që të ngrihet.
-Në asnjë vend të botës policia sekrete në asnjë rrethanë nuk përbuzet, poshtrohet e flaket në mes të katër udhëve, për të mos thënë pastaj që oficerët e këtij shërbimi u ropën të gjallë ose nga Agron Tozaj edhe pse të vdekur kërkoheshin shishqebabë në Tiranë (Z.P. datë 22.11.1997)
Këta oficerë dinë shumë, dhe për interesat e Atdheut jo të tyre s’duhet të flaken sepse dëmtohent Shqipëria, me dashje ose pa ndërgjegje në rrethana që s’mund t’i parashikojë asnjë. Ata mund t’i sjellin dëm vendit.
Le te kujtojmë pa pasion politik kërkesën që po bëhet sot që SHIK-u të angazhohet në luftë kundër krimit. Por cili SHIK, sepse ai është vetëm t’i përgjojnë kush thotë: s’ka djath e vdiqëm urije që në bazë të nenit 55 ti rrasim 10 vjet burg! Këtë dinë këta të sotmit, ata që kishin përvojën e luftës kundër këtij krimi s’janë më, për arsye politike, fare të pa drejta e që mbi të s’rëndon asnjë faj. Po rikujtojmë gjithashtu se këta që e filluan nga shkatërrimi që vetë e bënë, ju duhet një kohë 5 deri në 8 vjet të specializohen.
Një avokati të vjetër, kur Ramiz Alia rivuri rolin e avokatit në ligj i thanë:
-E shikon avokatia u çel përsëri.
-E more bir tha ai, por këta kanë bërë shkollë vetëm për të dënuar dhe jo për të mbrojtur!
Le të mos harrojmë policia sekrete vjen prej Greqisë dhe Romës së Lashtë, dy vende që i dhanë botës qytetërimin dhe jo vetëm që nuk u hoq në asnjë vend por u perfeksionua dhe vlerësua akoma më shumë, ashtu si në ditët tona. Komunistët shqiptarë me metoda revolucioni teknik shkencor për të dalë mbi botën e për të mësuar atë goditjen e egër në vendin e tyre, nxorrën në ankand sovranitetin e vendit të tyre duke rrënuar policinë e veçanërisht policinë sekrete.
Kujtojmë se 63 presidentë të SHBA, tempulli demokracia botërore, kanë qenë drejtor të CIA-s (idem SHIK) dhe ata kanë mbetur të nderuar e vlersuar shumica edhe në historinë botërore ata nuk janë quajtur nga askush spiunë.
Cilët janë këta që do të sundojnë Vlorën?
Janë të gjithë ata që njohin mirë gjuhën kalla, kallashnikov, specializuar në kurse filozofie në Greqi.
Janë ish-oficerët e djeshëm të Sigurimit të shtetit që organizuan kryengritjen e armatosur të pranverës së përgjakur të vitit 1997 dhe me grykën e pushkës e me gjak morën pushtetin dhe që po e mbajnë me pushkë dhe me gjak. Sapo morën pushtetin ata u derdhën mbi oficerët dhe nën oficerët e SHIK-ut. Nëse lexon artikullin Shqipëria çahet nga lufta e klasave , (RD data (10.12.1997) çdo zemër njerëzore tronditet me të vërtetë se si e fyen, e pushtëruan bijtë e bijat e Labërisë e Kapedanëve të Himarës, nga këta oficerë që kanë marrë në dorë sot SHIK-un.
Gjysma e efektivit të Drejtorisë së Policisë është nxjerrë në lirim vetëm për motive politike, të gjithë ata që janë marrë në punë janë ose bij komunistësh ose komunistë.
Mbesa e heroinës Musine Kokalari, Tatjana, pasi kërkon sqarime se përse duhet të dorëzojë detyrën sepse është njohëse e dy gjuhëve të huaja dhe ka përfunduar kursin e kompjuterit dhe sekretarisë, dhe nga Neshat Agron Tozaj, nxirret nga zyra zvarrë.
Një barbari të tillë nuk e kishte provuar as halla e saj nga Enver Hoxha.
Kapiten i Parë Alfred Ajazi, një ushtar i shkëlqyer një djalë me perspektivë nxirret në lirim si krushku i ish-kryetarit të SHIK-ut, Shkëlqim Agollit, vrarë në Athinë nga Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me Asfalinë Greke.
Oficerit E.T. i shkojnë me maska në shtëpi, nëse nuk largohet nga Vlora do të pushkatohet se ishte i dënuar me vdekje! (RD data 31.10.1997) Një kanosje të tillë nuk e bënte as Enver Hoxha. Kështu vazhdoi djegja e shtëpive bastisja, kanosja për 80% të efektivit të vjetër të SHIK-ut. Nxënësit ja kaluan mësuesit të tyre Enver Hoxha, duke lënë në SHIK provizorisht vetëm, nënoficerëve të vjetër për t’i pushuar ata deri më 31 mars 1998 sipas urdhërit të Partisë.
Pas kësaj detyre d.m.th spastrimeve politike të SHIK-ut vazhduan shpifjet banale për inkriminimin e lakuar; kjo fjalë sa të vjen për të vjellë kur e dëgjon.
Në ZP datë 6.1.1998 në fqe të parë me gërma të mëdha që zënë gjysmën e faqes shkruhet: Spiunët e SHIK-ut por si fakt, jep vetëm një rresht Lista emërore e punonjësve të degës SHIK Vlorë . Ja pra se deri ku arrinë paturpësia e këtij gazetari.
As Enver Hoxha s’arrinte në mashtrime kaq banale. Mirëpo vlonjatët e dinë, pyesin se cili oficer apo N/oficer i SHIK-ut të Vlorë u arrestua ose u kallëzua për ndjekje penale?
Përgjigja është asnjë, thjesht për faktin se asgjë e jashtë ligjshme nuk rëndon mbi këtë efektiv të pastër dhe të ndërgjegjëshëm. Theksojme se të gjithë dokumentat u grabitën nga ana e komunistëve dhe janë në dorë të tyre, dhe me gjithë punimet dhe ripunimet e tyre me specialistë grekë, ata përsëri nuk kanë gjetur asnjë gjurmë faji të SHIK-ut të Vlorës.
Një qytetare vlojnate Z. Afërdita Duçka më e lënduara gjatë pranverës të vitit 1997 ka deklaruar pas vrasjes së djalit të saj se atëherë e kuptuan se vrasjet nuk i bënte SHIK-u! (Albania dt.11.12.1997)
A mund të ketë akoma mendje normale në Vlorë që të mendojë se SHIK-u ka vrarë? Në se po, cili është vrarë prej SHIK-ut, dhe cili është vrasësi me emër? Kush e ndalon të flasë?
1997
3 replies on “Ish sigurimi i shtetit dhe tragjedia e Vlorës.”
ato ishin e jan sigurimi i partis komuniste bijt e tyne ,nena tyne asht gjall dhe prap sot ,sikur te ishin sigurimi i shtetit do ishin jetim se vetem shtet nuk ka ,ka dek me koh e me vakt si i thon.
PëlqejeniPëlqejeni
Ne vjen shum keq , por kto jemi ne
PëlqejeniPëlqejeni
KENI DHENE NJE TABLO TE QARTE POR DUKE HARRUAR NJE PERSHKRIM PAK ME SPECIFIK, GJON ABAZI NGA TERBACI DJAL KOMUNISTI, ISH SIGURIMS, DHE NIPI I HYSNI KAPOS, SI DHE SHEFI KOMISARIATIT MALLAKASTRIOTI HADER CAKO NJERI MISKINDHE KOMUNIST 24 KARATESH QE DITEN BENIN SIKUR PUNONIN KURSE NATEN MERNIN URDHERA NGA ZABIT BROKAJ E SKENDER GJINUSHI.KURSE SHIKU U MBUSH ME ATO TE REVOLUCIONIT QE DOGJEN VLOREN DHE SHKATERUAN SHQIPERINE.
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person