Rroftë rrota.
Nga Edison Ypi.
Rroftë rrota që rrëzoi aeroplanin e drogës.
Rroftë ajo rrotë e mjerë vdekur mbi rërë, rrota e Divjakës, që vuri në lëvizje rrotat e tjera, rrotat e propagandës, rrotaxhilet e gazetave, rrotaxhinjtë e televizioneve.
Rroftë rrota që ndezi fantazinë e shqiptarëve që vrasin babain me kazëm në kurriz, presin fytin e gruas me thikën e bukës, therin kalamajtë në gjumë, shkulin gurrmazin e o…rtakut të biznesit me tyrjelën e heqjes së tapës.
Rroftë rrota që bëri të qartë se çfarë thanë Doktori dhe Visho Ajazi nuk kishin qënë muhabete rrotash, por paralajmërime serioze.
Rroftë rrota që lëvizi rrotat e Parlamentit, rrotat e pushtetit, rrotat e rendit, të cilat rrota, po të mos ishte shkëputur nga aeroplani i hashit rrota e bekuar, do na quanin të gjithëve rrota që besonim histori rrotash.
Rroftë rrota e Divjakës me anë të së cilës më së fundi do rrotullisemi në qershor në Europë. Pas shkëputjes së asaj rrote, zor se rrotat e burokracisë së Brukselit do na e pengojnë edhe këtë herë rrotën e mundimshme të Statusit të shumëpritur. Në mos për tjetër, sepse me rastin e rrotës së Divjakës, rrotat e Brukselit e pamundur të mos binden se rrotën e drogës edhe e rrotullojmë edhe nuk e rrotullojmë, ama po u prishën rrotat e aeroplanave, kaçatorrat i kapim, Mitsubishat i ndalim, trafikantët i burgosim, që domethënë se demokracia na rrotullohet, rendi na rrokulliset, dhe rrjedhimisht Statusin e meritojmë.
Rroftë rrota e prishur falë së cilës rrotë buxhetit j’u shtuan ato 37 mijë Eurot e atij trafikantit. S’janë shumë. Por edhe aq sa janë, po të mos ishte shkëputur rrota heroike, do kishin ikur në Itali bashkë me aeroplanin, drogën, pilotin mashtrues, dhe natyrisht vet’ rrotën.
Unë rrota, si rrotë që jam, e kam ditur se droga tek ne transportohet vetëm me rrota të gjalla, njerëz, mushka, gomerë. Vetëm falë rrotës dergjur mbi rërë erdha në vete dhe kuptova se drogën e transportokemi jo vetëm me rrota mishi, por edhe me rrota gome avionësh dhe rrota Mitsubishash, si dhe, si më thanë disa rrota që këto rrotëza i njohin më mirë, edhe me gomone dhe motoskafa që, siç dihet, punojnë me elika, që edhe ato, domethënë elikat, rrota janë.
E ka thënë i shkreti Ajnshtajni se kur një fenomen konstatohet vetëm 1 herë, ai fenomen me siguri ndodh pafundësisht herë. Ajnshtajni, si rrotë që ishte, nuk pati parasysh rrotën e drogës së Divjakës, por Universin. Megjithatë rrofshin rrotat që po shpikin rrotën me anë të hedhjes poshtë të pohimit Ajnshtajnian duke na thënë se ai aeroplan e ajo rrotë ishin të parat dhe të fundit rrota droge në truallin rrotor arbëror.
Rroftë rrota falë së cilës u bë e mundur rrokullimi në qelitë e burgut të një mashtruesi italian. Rrotat e kontrollit në Rinas edhe mund ta kishin ndalur mashtrusin ciklik, trafikantin rrotativ. Megjithatë, thuaj shyqyr që s’e ndalën. Se po ta kishin ndalur nuk do ishte shkëputur rrota dhe nuk do ishte i mundur zbulimi i rrotave të tjera.
Rroftë rrota e Divjakës që u bëri të ditur rrotave të Razalatatit, dhe jo vetëm atyre, se hashin mund të vazhdojnë ta kultivojnë, por me pak më tepër vigjilencë, rrotash natyrisht.
Rrofshin rrotat e Shoqërisë Civile që me sebepin e rrotës së shkëputur të Divjakës, po na thonë se hashishi nuk është vdekjeprurës dhe së shpejti mund ta legalizojmë.
Mos vdektë kurrë ai mekaniku që rrotës së avionit ja liroi vidën gjatë rrugës, duke mundësuar në këtë mënyrë rënien e rrotës së duhur në vendin e duhur, ku e priste makina e duhur me brenda rrotën e duhur, trafikantin e sipërpërmendur, dhe pas pak ardhjen e policisë së duhur për të bërë detyrën e duhur mbi avionin e ngecur. Për këtë shërbim që na bëri ai mekanik, në pamundësi për t’i dhënë titullin e ndritur “Hero i rrotës socialiste”, le ta shpallim “Nderi i drogës së Divjakës”. Më vonë, kur të të tjera rrota avionash do shkëputen pak më tutje apo pak më tëhu Divjakës, mekanikëve sabotatorë të ndritur, tu japim nga një dekoratë, për shembull “Shpëtimtari i hashit të Çermës”, “Martiri i miellit të Karavastasë”, “Lavdia e barit të Bashtovës”.
Punë të mbarë kryepleqve rrotullues të fshatrave ku kultivohet hashishi për më tepër vigjilencë rrotore dhe spiunim rrotaxhil.
Mos na lëntë Zoti pa rrota të shkëputur avionësh droge si mjeti më efikas për frenimin e trafikut të drogës mbi të gjitha llojet e rrotave, veçanërisht mbi avionë të cilëve u shkëputet rrota ngaqë pilotohen nga rrota-pilotë.
Punë të mbarë rrotave dhe rrotëzave të mekanizmave të hetimeve, inshallah jo të pafundme.
Lavdi rrotës martire.
Faleminderit rrotës së Divjakës.
Rroftë e qoftë rrota e drogës.
Edhe pse e prishur, edhepse e hedhur, edhepse mbi rërë e dergjur, 1 rrotë e vetme na bëri një punë aq të madhe sa ne rrotat e tjera të mbledhura të gjitha bashkë nuk do ta bënim dot.
Rroftë rrota e Divjakës, rrota e Gjadrit, rrota e Razalatit, rrota e Rinasit, dhe të gjitha rrotat e tjera.
Rroftë dhe rrota e Historisë. Që rrotullohet e rrotullohet e kurrë s’ndalet duke na mbajtur gjithë kohës me nofulla shtrënguar nga frika e rrotave të drogës, dhe me dhëmbë përjashta tue u qeshë me rrotën e Divjakës.