Kategori
Uncategorized

Skandali i Ministrit Tairit. “Unë nuk dua,por do ju arrestojnë”.

Kryetari i PD-së Basha ka bërë një denoncim shokues në “Opinion”. Basha i deklaroi gazetarit Fevziu se shërbimet e huaja kanë regjistruar ministrin Tahiri komunikuar me njerin nga trafikanët.

Sipas Bashës, ministri Tahiri i thotë se unë nuk dua por janë institucionet e tjera që do të arrestojnë. Gjithmonë sipas kreut të opozitës kjo gjë tashmë është e provuar dhe se vetë kreu demokrat e posedon këtë bisedë. Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas Lulzim Bashës operacioni ku merrnin pjesë struktura të Prokurorisë, të Shërbimit Shtetëror Informativ nuk ka gjetur bashkëpunimin e Policisë së Shtetit.

IMG_20151030_001403

###############

A qëndron mbrapa këtyre dy firmave kineze vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, dhe a është ai përfaqësuesi de-facto i këtyre firmave dhe fituesi real i Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës?

olsi rama me shoke-1 olsi rama me shokeRezulton se në 29 Korrik, një delegacion i dërguar nga Kryeministri Edi Rama dhe që kryesohej nga i vëllai i tij Olsi Rama ka udhëtuar drejt Kinës për të negociuar mbi përfshirjen e dy kompanive kineze në këtë tender. Nëse klikojmë në faqen e web të një kompanie kineze të ndërlidhur AIWAN Grup, aty thuhet se Olsi Rama është i dërguari zyrtar i Qeverisë Shqiptare në këto negociata, sëbashku me Këshilltarin Tregtare të Ambasadës Krivis Meçi dhe Gëzim Mançe, përfaqësues për investimet në Shqipëri.

(kliko këtu http://www.awjt.cn/P1.asp?id=19522

Dhe pikërisht Gëzim Mançe, sëbashku Xiaohe Zhou, pronarin e firmës kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd”, dhe që shfaqet edhe në fotot e takimeve që Olsi Rama ka patur në Kinë, dje janë paraqitur në tenderin e Ministrisë së Ekonomisë, dhe me shumë gjasë fituese e tenderit pritet të jetë pikërisht konsorciumi kinez me të cilin ka negociuar personalisht i vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Po çfarë fshihet pas gjithë kësa skeme?

Në këtë pikë është e domosdoshme që organet kompetente dhe mediat duhet të nisin sa më parë verifikimet përkatëse. Sipas skemës së zbardhur më lart rezulton që në këtë pikë përfituesi real i Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës prej 500 hektarë dhe për 99 vjet, janë Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama. Duket qartë se firmat e vogla kineze janë paraqitur në tender thjeshtë sa për të mbuluar këtë mega-aferë korruptive.

Realisht plan-biznesi real i nuk është zhvillimi i një Zone Industriale në Spitallë, pasi ajo zonë nuk ka një port të mirëfilltë dhe lidhje hekurudhore efektive me rajonin dhe Europën.

Sipas burimeve konfidenciale të SYRI.net i vetmi avantazh që konsorciumi kinez do të ketë në këtë aferës është, shitja e vizave dhe rezidencave të përhershme për shtetas kineze, i cili është një nga bizneset më fitimprurëse në Kinë.

Për këtë kemi informacione të sigurta, qe qeveria shqiptare do të bëjë një paketë ligjore, ku çdo shtetas i huaj që investon mbi 200 mije euro ne Shqipëri merr automatikisht leje qëndrimi në Shqipëri.

####################

“Enigma”, policia italiane: 5 të kërkuarit janë në Shqipëri, policia ti arresojë

prokuroret enigma

Gjatë operacionit “Enigma”, policia shqiptare nuk mundi të vejë në pranga dy krerët e organizatës kriminale, vëllezërit Hajri dhe 3 persona të tjerë.

Gjatë një konference për median, gjatë ditës së djeshme policia dhe prokuroria e Venecias thanë se, 16 persona janë vënë në pranga 14 prej të cilëve në Itali dhe 2 në Shqipëri. Por në vendin tonë, duhej që të arrestoheshin edhe 5 të tjerë.

Këtu ka dështuar policia shqiptare, të cilës mësohet se i kanë shpëtuar njerëzit më të rëndësishëm të organizatës kriminale. Prokuroria italiane ka kërkuar që këto persona që ndodhen në Shqipëri duhet të arrestohen.

“Sipas burimeve të Guardia di Financas, 5 të kërkuarit ndodhen të gjithë në Shqipëri dhe mesa dimë ne, policia është në ndjekje të tyre. Mes tyre janë edhe vëllezërit, Altin dhe Emiljan Hairi, 31 dhe 28 vjeç, që ishin kthyer prej disa vitesh në Durrës. Në kërkojmë që policia shqiptare ti arrestojë personat e kërkuar”, kanë bërë të ditur gjatë konferencës prokurorët italianë.

####

Gazetarja e VoA e kryqëzon në intervistë. Ilir Meta e sulmon: Hajde bëhu Prokurore, ti e zgjidhke korrupsionin/ VIDEO

meta VOA

Intervista e Ilir Metës dhënë në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington mund të thuhet me pak fjalë që ka qenë një kryqëzim mediatik live i Kryetarit të Kuvendit. Moderatorja e Zërit të Amerikës ka përdorur një version Hard Talk (bisedë të ashpër) me Kryetarin e Kuvendit për pasurinë e tij marramendase dhe përfshirjen e tij në aferën korruptive CEZ-DIA. Biseda ka qenë aq e tensionuar saqë pyetjeve të gazetares së Zërit të Amerikës, Meta e sulmoi atë duke i thënë: “Mesa duket edhe ju do ta filloni gazetarinë nga e para”.

Kështu kur moderatorja e pyeti Ilir Metëën se ç’farë note do ti vendoste qeverisë për mënyrën sesi po e trajtonte ekonominë e vendit, Ilir Meta tentoi të vendoste pikat mbi ‘I’ kur i tha “Nuk jam mësues që të vendos nota, jam edhe pjesë e kësaj qeverisje, por nuk duhet të harrojmë që kjo qeveri e mori vendin në situatë mjaft të vështirë”. Menjëherë Meta e kuptoi se kishte shkuar shumë larg me përgjigjen e tij të thatë dhe tentoi të bënte një hap prapa për të qetësuar situatën kur shtoi: “Duhet të bëjmë shumë më tepër në këtë drejtim ky është shqetësimi ynë kryesor, që të përmirësohet jeta e qytetarëve tanë dhe të rritet ekonomia e vendit”.

Por situata mes moderatores dhe Metës nuk u qetësua aspak kur ajo e pyeti Kryetarin e Kuvendit nëse ndjente ndonjë presion nga opinion publik kur ai përflitej për pasurinë e tij marramendase, si automjetet apo shtëpitë e pushimit. “A nuk iu duket i tepër gjithë këtë luks Zoti Meta”- ishte pyetja e moderatores. Në këtë pikë Meta u hodh në kundërsulm ndërsa deklaroi: “Nuk e di për ç’farë luksi e keni fjalën. Nuk mund të merrem me gjëra të tilla personale. Jam politikan që jeton në Shqipëri dhe vlerësohem nga ata që jetojnë në Shqipëri. Unë s’kam asnjë makinë personale.

Kulmi i tensionit në transmetim direkt për Ilir Metën arriti kur moderatorja e pyeti për përfshirjen e tij në aferën korruptive të CEZ: “Kjo është e keqja juaj që unë nuk flas dot në emër të gjithë shqiptarëve. Do t’ju jap dokumentin e firmës ku nuk përmendet emri i Metës. Mesa duket edhe ju do ta filloni gazetarinë nga e para. Shqipëria mund t’ju marrë ju Prokurore të Përgjigthshme dhe e ka zgjidhur problemin e korrupsionit. Ish-kryeministri e ka emrin në dokument, por nuk përmendet emri i z.Meta. Mua më vjen për të qesh se jetoni në Amerikë, kur Meta mos jetë më në politike patjetër emri im s’do dalë më”.

###########

 

 

 

Lini një koment