Kategori
Uncategorized

Hijenat e nates.

Te kerkosh doreheqjen e nje kryetari qe ka fituar zgjedhjet lokale, eshte jo vetem nje anadollek por dhe nje abuzim i hapur me voten qytetare  brenda Partise Demokratike.

 

Te kerkosh doreheqjen e Renato Prezes, kryetarit te ri te deges se Partise Demokratike Pogradec, ne nje kohe kur Partia Demokratike  e drejtuar nga ky kryetar dege, arriti te fitoje ne bashkine e Pogradecit mbas 15 vitesh, eshte jo vetem nje loje e ndyre shtrigash dhe hijenash nate, por dhe nje perpjekje per ta ri-care dhe shkaterruar perseri kete dege.

Humbesit apo perfituesit, cakejte brenda dhe jashte deges se PD_se Pogradec duhet ta dine apo ta marrin vesh se partia demokratike, nuk eshte as prone private, as dhe nje lope qe duan ta mjelin dhe kur ajo eshte e ngordhur.

Matrapaslleqet dhe shitja e votes duhet te marrin fund, te pakten brenda kesaj dege, shefat e Tiranes, Korces, apo dikush tjeter duhet ti largojne duart dhe matrapaslleqet per fitimet e tyre personale nga kjo dege

Klaneve te vjetra drejtuese, abuzuese dhe perfituese nga pushteti i kaluar, ju ka ikur koha. Ne qofte se nuk kane fuqi, apo nuk munden ta ndimojne me Partine Demokratike, te mos mundohen ti vene gure nen rrota.

Jo gjithmone lumi sjell uje te paster.

Here here ai  sjell dru te perzier me balte dhe gure.

¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤

Lajme Pogradec

Pogradec:

Përçahet PD-ja,kërkohet dorëheqja e Renato Prezës

pizap.com14459630073751Debate të forta e deri tek ofendimet dhe sharjet personale,kjo atmosferë ka shoqëruar analizën e Partisë Demokratike në degën e Pogradecit.Në këtë analize merrnin pjesë edhe Sekretari i PD Arben Ristani,deputeti Gjergji Papa ,tē deleguar të Pd-së si edhe Fari Balliu.Sipas burimeve të Pogradeci news,analiza jovetëm që u shoqëruam me debate rreth zgjedhjeve por u arrit deri edhe tek fyerje dhe sharje personale mes te pranishmëve.Duket se të gjithë kanë qenë kundër kreut aktual të Pd-së në Pogradec Renato Preza në lidhje me raportin që ai kishte përgatitur për zgjedhjet lokale të 21 qershorit për bashkinë e Pogradecit,ku PD doli fituese ndaj maxhorancës së majtë.Sipas burimeve raporti i Prezës është hedhur poshtë nga sekreretari i Pd në Pogradec Luan Lipo i cili kishte përgatitur tjetër raport nga ai i kryetarit të partisë dhe ku kishte vënë në dukje sipas burimeve problemet dhe mosangazhimin e Prezës në fushatë dhe në fund kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe ristrukturim të plotë të Pd-së në Pogradec ,gjë që është kundërshtuar edhe nga vetë Preza.Të tjera cështje që u diksutuan në këtë mbledhje dhe që gishti sërish u drejtua nga Preza ishte lista emërore e këshilltarëve të bashkisë që u fut në zgjedhje dhe për të cilën kryesia pretendoi se nuk ishte diksutuar me të kjo listë pasi ajo është hartuar nga vetë kreu i partisë,i cili sipas tyre asnjëherë nuk ka marrë mendimin e tyre por thjesh ka vendosur pa i pyetur ata,ndaj edhe ne kërkojmë dorëheqjen e kryetarit është thënë në këtë mbledhje dhe kërkojmë ristrukturim.Burimet thanë gjitjashtu se ka një emër që është propozuar për të qenë në krye të PD në Pogradec dhe ai është kryebashkiaku Eduart Kapri.Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë ,pasi kreu aktual nuk mund të shkarkohet pasi është zgjedhur me votat e bazës së Pd-së e vetmja rrugë për zëvendësimin e tij është dorëheqja,por që kjo e fundit as nuk bën vaki ka deklaruar Renato Preza,është e vërtetë se ka një klan kundër meje tha ai ,që për përfitime personale e dëshirojnë dorëhqjen time,por nuk janë ata Pd-ja në Pogradec,unë jam zgjedhur me vota të demokratëve dhe do përmbush zotimet që kam marrë ka deklaruar Preza,edhe pse situata është e vështirë unë jam duke e menaxhuar me gjakftohtësi përfundoi Kreu i Pd Pogradec Renato Preza.

http://www.pogradecinews.com/pogradecpercahet-pd-jakerkohet-dore/

One reply on “Hijenat e nates.”

Lini një koment