<!– E premte, 31 Korrik 2015 10:19–>
Maqedonia po tronditet me valën e emigrantëve të huaj të cilët vijnë nga Siria, Iraku dhe vendet tjera të përfshira nga konfliktet.
Informacione të besueshme për Agjencinë e lajmeve “Zhurnal” flasin se në ditë rreth 500 emigrantë të huaj hyjnë në territorin e Maqedonisë nga ana e Greqisë.
Gra shtatzëna, fëmijë të vegjël me ditë të tëra nuk janë ushqyer. Ata po bëjnë përpjekjet e fundit për të mbijetuar që një ditë të dalin në vendet evropiane.
Disa pamje të trishtueshme tregojnë se fëmijët nga uria kanë kolabuar dhe janë në gjendje të pavetëdijshme gjenden nëpër rrugët e ndryshme të Maqedonisë. Kjo situatë ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare, por jo edhe Qeverinë e Maqedonisë.
Gjatë kësaj kohe autoritetet e shtetit nuk bënë asgjë konkrete por emigrantët dhe i lanë të vdesin nëpër hekurudhat e shtetit dhe të keqpërdoren nga trafikantët e ndryshëm të mbështetur nga çarqe të ndryshme, shkruan Zhurnal.
Gratë dhe fëmijët janë të pafajshëm dhe duhet të gjithë urgjentisht t’iu ndihmojmë këtyre emigrantëve të cilët për shkaqe të sigurisë vetëm po kalojnë nëpër Maqedoni për të arritur në vendet e perëndimit.
Partitë politike maqedonase dhe ato shqiptare, organizatat humanitare dhe mediat duhet të raportojnë për krimin më të madh që iu bëhet emigrantëve të huaj në Maqedoni.