Kategori
Uncategorized

Agolli, klasiku i lirikës mbarëshqiptare

Maxhun Osmanaj
(Prolog për klasikun)
Ka mbi gjashtë dekada që lexojmë, interpretojmë, rilexojmë në forma dhe mënyra të ndryshme veprën letrare të Dritëro Agollit, përkatësisht veprën poetike. Por çdo rilexim krijon premisën e etjes estetike për ta shuar gjithë atë interesim, gjithë atë kërshëri që reflekton vargu i Agollit. Ai varg u mbijeton ndryshimeve të kohës qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Ai u mbijeton edhe shpërfaqjeve të opinioneve për tradicionalen dhe modernen në letërsinë e sotme. Por kjo “mbijetesë” e Agollit arrihet falë veçorive, shprehjes poetike, kreativitetit, thjeshtësisë, ekspresivitetit dhe natyrshmërisë agolliane. Nëse Agolli i viteve ’60, ’70, ’80, kur ishte në zenitin e moshës dhe në zenitin e krijimit, në zenitin e fuqisë krijuese dhe merrte epitetin e poetit kombëtar me bazamentin poetik të padiskutuar, ai edhe sot, ndonëse në moshë të thyer, mbi atë bazament të hershëm letrar, ngre kate-kate, të cilat qëndrojnë me një siguri arkitektonike estetike-letrare që sjell freski, shije dhe larushi tematike në gjithë atë mozaikun poetik. Siç dihet, Agolli i viteve të cekura këndonte me timbrin e fuqishëm djaloshar, burrëror, uragan vargu, me patosin e zjarrtë për Atdheun, për Gruan, për Tokën, (një trekëndësh emblematik-tematik), ai sot i ngarkuar mbi supet e shpirtit me gjithë ato vite, me thinjat e një kohe të deformimeve të mëdha, që sollën ndryshime rrënjësore, i është kthyer vetvetes, gërmimeve të thella poetiko-shpirtërore, i është kthyer përditshmërisë, ndonëse pa “muskuj të fuqishëm trupor”, por ende me muskujt e mendjes, zemrës kërkon në kohë dhe përditshmëri të gjitha trajtat e dashurisë, qoftë personale, qoftë universale si balsam, si ilaç, si armë që t’i shërbejë si derivat për të shtegtuar edhe më tutje caqeve të ëndrrës letrare, të egos dhe unit të pashuar, magjik-letrar. Poezia e Agollit sjell gjithmonë kënaqë si. “Të gjithë kuptojmë çfarë lloj kënaqësie përfitojmë nga poezia, edhe atë shndërrim që sjell në jetën tonë përtej asaj që themi kënaqë si” (T. S. Eliot).
(I përndjekuri i dashurisë, cili ndjek një ri-tjetrin?!)
Qysh në fillim me një nëntitull, vargje për dashurinë, autori u konfirmon lexuesve se po hymë në fushë n, lojën apo betejën e dashurisë. Në se marrim konceptin e dashurisë si koncept në kuptim të parë, në këtë rast mund ta humbim gjykimin si baraspeshë, nëse marrim dashurinë si etje e pashuar, që gjithnjë kërkon shuarje(plotësim shpirti), prapë mund ta tradhtojmë konceptin e parë, por nëse marrim dashurinë si universale që rri zgjuar në çdo shpirt, në çdo moshë, në çdo kohë, atëherë Agolli duket të ketë hyrë në fushën e kuptimit të dashurisë si jetë, si gjallëri, si ripërtëritje, si vazhdim edhe të ndonjë dite, muaji, viti…, për t’i mundur shpeshherë pakënaqësitë që na rrethojnë, që na kafshojnë, që na mbysin, na vrasin në çdo çast. Heroi lirik i Agollit ende ndihet një marathonomak i rrugës së gjatë, një kalorës i shfrenuar pë r dashurinë. V llimi i cekur më lart nis me nëntitull, Vargje për dashurinë dhe duket se është një përmbledhje e lirikave të mehershme për dashurinë dhe botohet me rastin e 82-vjetorit të poetit, si dhuratë nga Fëmijët dhe Bashkëshortja;kështu shkruan në faqen e fundit të librit. Duke lexuar këtë vëllim(në se s’gaboj të jetë i fundit), më mbushet kupa e gjykimit-mendimit edhe njëherë se Dritëro Agolli pa fije mëdyshje është klasiku i poezisë mbarëshqiptare, duke i pasur parasysh një mori veçanti-veçori poetike;ekspresivitetin, dinamikën, ritmin e gjallë, patosin për jetë, nxjerrjen e temave nga përditshmëria, nxjerrjen e temave nga “qelitë” e mendimit t’burgosur, kthimi nga vetvetja, shkundja e tyre, përplasja me shkëmbinjtë e jetës, duke na dhuruar herë ëmbëlsirë të nxjerrë nga nëna Natyrë, por edhe duke shpërfaqur anët e zymta, anë te deformuara qoftë personale, qoftë kolektive. Pra, vetëm, pena, mendja brilante e shpirtit të bombarduar nga betejat e rrufeshme të jetë s, Agolli di t’i artikulojë në vargje, di të dalë “fitimtar” poetik. Veçoria e lirikës së Agollit qëndron në rrëfimin poetik; di të qartësojë aq çiltër, aq virgjërisht, sa s’lë dyshim për ngatërrim dhe mjegullim ideje. Poeti vargun e gdhend, e ripunon në laboratorin krijues me atë emocional duke u mbështetur në traditën popullore dhe rurale. Ngjyra poetike, rrëfimi poetik si motor lëvizës vë në lëvizje krahët imagjinative në hapësirën e mendimit, sa të pushton me freskinë e përhershme. Duket se aq bukur e laton fjalën, e gdhend vargun, sa s’ke çka t’i shtosh as t’i mungosh. Pra, çdo poezi është perlë poetike, vepër në vete. Agolli poezinë e merr nga mbarë gjeografia kohore dhe fizike të atdheut, nga mozaiku i përditshmërisë, nga çdo skutë ku frymon njeriu apo gjerave pa jetë (statike)I jap jetë, shpirt, i ringjallë. Vëllimi poetik ka 8o poezi, e cila çdo poezi mbart dhe përçon një filozofi të dashurisë apo një dashuri të filozofisë. Ajo reflekton mesazh për jetën;e ikura dhe e sotmja bashkëjetojnë njëra me tjetrën, por e ikura ruan vulë n e pashlyer të kujtimeve që grish dhe cyt në çdo çast heroin lirik, e përcjellë, e përndjekë. Ky mbetet një kalorës i përndjekur i dashurisë. Heroi lirik i dashurisë, nuk është aventurier, nuk është një përvuajtës, por thjesht një dashnor i jetës apo i kohë s si një romantik, por me zjarrin e brendshëm ngroh ata që i ka afër dhe larg…
Libri hapet me poezinë “Kur të vij një mëngjes”, ku heroi lirik, metaforikisht e mendon mëngjesin si rini, si fuqi, por që tani ka ndryshuar peizazhi fizik dhe shpirtëror;është urtak, sentimental, paqtor, që është pajtuar me jetën, se nuk trazon kënd, por; “Do të vërshëllej ngadalë -ngadalë / E s’do prish gjumin tënd të bukur / Do bien mbi mua petale/ E do ulet në sup një flutur…”. Themi heroi lirik s’ka rebelizëm, s’ka kokëfortësi, s’ka kryeneçësi, por ka pajtim, urtësi, maturi, pjekuri. “E kur sytë të hapësh, do shohësh /Romantikun e përjetshëm në xhame / Dhe këngën e dashur do njohësh;/”Ti çele herët moj bajame!”.
(Agolli, ndërtues i kupolës poetike të dashurisë)
Thuaja të gjitha poezitë e këtij vëllimi kanë notën e dashurisë, duke qenë një pikturë jete, një mozaik dhe një melodi që kënaq timbrin e lexuesit. E dashura e heroit lirik është ajo që ngroh dhe nuk djeg. Poezia “Dhe sikur” reflekton tërë madhështinë filozofike të heroit, është një perlë, është një vepër, arkitekturë poetike që ngre lart mesazhin e çiltër, pushtues ku shkruan; ”Dhe sikur në botë ti mos ishe, /Do jetoja si çdo gjë që jeton, / Veç për ty kjo botë do lëvizte, /Sic lëviz pa ngrohje një vagon”. Një lirikë e tillë ku dominon një vendosmëri, një afsh burrërie qe tingëllon një maturi. Edhe strofa tjetër sikur i kundërvihet strofës se parë “S’ma zëvendëson ti botën mua, /S’të zëvendëson as bota ty, /Por sa botën sigurisht të dua, / Ku jetojmë e vdesim tok të dy”. Në shpirtin e heroit lirik s’ka zëvendësim pos se dashurës. Në këtë poezi dystrofëshe, poeti kapërcen mesazhin ditor, mujor, vjetor, por kalon në mesazh të përjetshëm deri në vdekje. Kjo poezi ka kupolën e ndërtimit poetik sa s’ka kush ta shkatërrojë, ngase mbijeton si përmendore e mendimit, e shprehjes, e stilit, ngjyrës, patosit erotik dhe rrezatimit vezullues në çdo kohë. Vallë, cili lexues, kur të ndeshet me këtë perlë poetike të dashurisë, nuk do të dehet, nuk do të pushtohet nga ajo orkestër dhe melodi poetike e dashurisë, që shuan etje, që ngroh, që djeg. Duke i kënduar gruas, Agolli nuk përmend emra, por më shumë i drejtohet gruas si dashnore dikur, si grua sot, si e bukura. Një tjetër perlë dystrofëshe është poezia “E bukura” E bukura tokësore e thjeshtë lozonjare/, E tillë për mua je ti /, Unë vë kokën e zezë, si ugar, në supet e tua ledhatore /Dhe rri / Unë rritem kur jam me ty si Anteu / E gjaku muret e aortës godet / Të dy jemi bërë nga lulet, nga dheu, /Të dy njëri-tjetrit i duhemi me ditë e me net. /E bukura, tokësorja, e thjeshta grua!
Për autorin, gruaja ka fuqinë e tokësorë, dhe kjo ide filozofike mbart refleksionin e rolit të gruas në jetë, qoftë si bukuri, qoftë si thjeshtësi. Mendimi për gruan na shpie të mendimi i lirikut te madh, Lasgushit, ku shkruante”bukuri tmerrësisht e dashur, llahtari tmerrësisht e bukur”Kjo paralele ka ngjashmëritë dhe dallimet e veta. Agolli shkon edhe më larg; ”tokësorja” që simbolizon mbarë gjallë rinë në tokë. Agolli është një krua që kurrë nuk shteron. Bukuria dhe shpirti i saj i lajmërohen poetit në çdo kohë; në muzg dhe në agim, në ëndërr dhe zhgjëndërr. Dashuria e poetit për gruan mbetet pishë e pafikur nëpër vite dhe kurrë nuk i shuhet nga asnjë furtunë a fërfëllizë e kohës apo moshës. Ai e ndien veten rrëmbyes për dashuri edhe kur është pranë gruas se personifikuar, edhe kur është larg saj në kohë. Tani gruaja, heroit lirik i sjell; ”Gëzim, trishtim e ankth më mbolli, / Andaj, flas me vet veç për të , /Se kur nga njëra brinjë doli /M’i krisi brinjët një nga një “(Gruaja ka dalë nga brinja e burrit).
Po t’i krahasojmë lirikat e Agollit përballë lirikave të dashurisë të dy poetë ve më të mëdhenj të dashurisë, Naim Frashërit dhe Lasgush Poradecit, hetojmë se secili i ka veçoritë e veta dhe pikat e “nxehta”. Naimi ndalet të bukuria, të përshkrimi i vajzës, Lasgushi e ngrit femrën në atë që djeg e përvëlon, tërheq dhe largon, tmerron dhe lumturon, ndërsa dashuria e Agollit është sikur rurale, gërshetuar me furtunat e stinë ve. Dashuria e Lasgushit është më mondane, më qytetare, më filozofike, më përvëluese, ndërsa ajo e Naimit më platonike. Dashuria e Agollit përcillet me fijet e nostalgjisë, dhembjes, betimit, besnikërisë. Aty hetojmë edhe ëndërr, sprovë e përjetshme, kërkesa, ndonjëherë zjarr që djeg në çdo moshë, lumë kujtimi që ujit fushën pjellore të shpirtit. Ndërsa poezia që mban edhe vëllimi poetik “I përndjekuri i dashurisë” përmbush tërë filozofinë dhe mesazhin që bart i tërë vëllimi. Është një këngë e dhembjes, ku heroi lirik është një i burgosur i shpirtit të së dashurës. Duket se metaforikisht dhe me anë të simbolit ky i burgosur i përndjekur nga koha nuk do të ndalet drejt ëndrrës, drejt egos së vet. Ku shprehet ”Ky burgim sa do të zgjas s’e di, / I përjetshëm do kisha dëshirë, /Veç ti eja më shpesh në qeli, / Të përndjekurit tënd i vjen mirë …”. Burgun nuk mund ta kuptojmë si jetën, por ndoshta heroi lirik, mungesë n e dashurisë mund ta kuptojë si burg, dhe vetë ardhja e saj(dashnores, dashurisë mund ta zhvendos nga ky burg. Me një figuracion të pasur stilistik, ku dominon metafora, krahasimi, personifikim, epiteti i japin një stil dhe ngjyrë figurative mbarë këtij vëllimi poetik. Agolli pëlqen poezinë e ndërtimit tradicional, përdor rimën e kryqëzuar. Gjuha figurative stolis idenë, temën e çdo vjershe, por nuk e ngarkon dhe mjegullon atë. Shprehjet figurative i japin ngjyrim, i japin pikturë shpirtërore peizazhit poetik.
Në fund mund të konkludojmë se Agolli mbetet i madh në letërsi, përkatësisht në poezi, ku poezia e tij është poezi-rrëfim. Është i madh, ngase “Njeriu i madh nuk ka vetëm shpirtin e vet, por edhe shpirtin e miqve të vet” (Fridrih Nice).

Lini një koment