Urim GJATA / Na flasin se në emër të Demokracisë se do bëjnë shtet, po një shtet në emër edhe të popullit, por në fakt veprojnë ndryshe. Duan të bëjnë shtet në kundërshtim me parimet më elelementare, duke larguar kuadrot dhe duke i zëvëndësuar këta kuadro me militantë partie. Por siç dihet në shoqërinë shqiptare sot gjithçka pranohet. Akademikët dhe kuadrot largohen. Rasti i mëposhtëm është vazhdimi i militantizmit dhe nepotizmit.
Një nga kryekomisarët profesioniste, i ndershëm dhe i sukseshem, pjesë e efektivit më të mirë të forcave në policinë shqiptare. Fatkeqësisht në lirim. Ky është fatkeqi ish-kryekomisar i policisë shqiptare zoti Gazmor Osmani. Është nga qyteti i Skraparit, por që asnjëherë nuk pranoi t’i shërbente bandës së patriotit të vet “Skraparliut të madh”, dhe kur ky i fundit ishte në pushtet, si me Berishën dhe me Ramën.
Por kur zbaton ligjin dhe vetëm ligjin.
Dhe perfundimi! Një oficer kariere, një drejtues i disa komisariateve në juglindje me një stash të madh pune, nje specialist që zbatoi vetëm ligjin dhe që arriti të parandalojë dhe neutralizojë shumë trafiqe dhe krime të ndryshme.
Dhe shpërblimi ishte:
Nxirret në lirim nga partia në pushtet dhe në shtet. Për t’u zëvëndësuar me militantë partie që si profesion apo kariere nuk kanë policinë e shtetit, mbrojtjen e qytetarit, luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Por fatkeqësisht kanë drogën, trafikun, dhe krimin e organizuar. Drejtuesit e shtetit nuk duan te kuptojne se, nuk shkohet drejt familjes europiane duke larguar specialistet dhe duke i zevëndësur me militantë partie, kopuke dhe servila.
Shtet o shtet, që kurre nuk ke për t’u bere i tillë.
Sa për Europën as që bëhet fjalë, ajo vërtet do që Ne t’i afrohemi dhe të bëhemi pjesë e saj.Por koha tregon të kundërtën, aq sa shpresa e shqiptarëve për t’u integruar në të, sa vjen dhe venitet. Europa po na largohet, ajo e do Shqipërinë dhe popullin e saj, por kurrë nuk pranon një shtet dhe institucionë që po largojnë çdo ditë specialistët dhe kuadrot apo akademikët e saj, për t’i zëvëndësuar me militantë apo kriminele, që drejtojnë krimin e organizuar. Shqipëria nuk e ka atë lluks, nuk ka vendin dhe kohën për të larguar kuadro të tillë, pasi në fakt përbën një krim, një krim që më mire se kushdo e kupton vetë ajo…

