
Deklaratë e Ambasadës së SHBA
Në vijim të interesimit nga media për Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave për 2015, Ambasada e SHBA dë…shiron të vërë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut. Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve.
Në të njëjtën kohë, Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë.
###
Statement by the U.S. Embassy
Following media queries on the 2015 State Department report on Trafficking in Persons, the U.S. Embassy would like to note that the report recognizes that the Government of Albania made some good progress and continued to make significant efforts to comply with the minimum standards for the elimination of trafficking. We encourage the Albanian Government to continue those efforts to combat human trafficking in all its forms through strong law enforcement and effective victim protections, as well as with policies to prevent trafficking. The U.S. is committed to working with Albania to support its ongoing efforts against human trafficking.
At the same time, the Embassy finds it disgraceful that there is an Albanian member of parliament with convictions for human trafficking. Albanians have the right to have elected representatives with integrity and high ethical standards, not criminals. The U.S. will continue to urge all political parties to keep individuals with criminal backgrounds out of Albanian politics and public life.
