Kategori
Uncategorized

Nëndetësja misterioze.

 nendetesjaNë tetor të vitit të shkuar, suedezët thanë se kanë pikasur një nëndetëse të huaj pranë brigjeve. Sipas tyre, ky është një provokim rus. Lajmi vinte në kulmin e tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë. Megjithatë pati shumë nga ata që thanë se Suedia po ia fuste kot. Orët e fundit një lajm interesant vjen nga Suedia

Nga Ingrid Raagaard, Bild

Vetëm 2750 metra larg brigjeve suedeze, polumbarët kanë gjetur mbetjet e një nëndetëseje të vogël, që me shumë gjasa ka ardhur nga Rusia.

Nëndetësja është 20 metra e gjatë, mbishkrimet janë rusisht. Ky zbulim ka ngritur shumë pikëpyetje.

Stefan Hogeborn, një nga zhytësit e ekipit Ocean X, që ka zbuluar mbetjet, thotë: “nëndetësja është krejtësisht e paprekur. Nuk ka dëme të dukshme si për shembull ndonjë vrimë apo çarje. Vrima e daljes është e mbyllur. Prandaj kemi frikë se ekuipazhi nuk është larguar dot dhe janë akoma aty brenda”.

A ka në bordin e saj akoma trupa marinarësh?

Mesa duket ekuipazhi nuk mund të shpëtojë, ndërkohë që nëndetësja pati një avari, thotë Hogeborn.

Ekipi i Ocean X thotë se nuk e dinë se sa e vjetër është nëndetësja dhe sa kohë ka në fundin e detit.

Shkronjat cirilike tregojnë se ka prejardhje ruse.

Ndërkohë ushtria suedeze ka reaguar me përmbajtje ndaj këtij lajmi.

Zëdhënësi Anders Kallin tha për AFP se është ekipi i Ocean X që thotë se bëhet fjalë për nëndetëse.

Ekspertët e ushtrisë do të bëjnë vlerësimet e tyre gjatë ditëve që do vijnë dhe do i prezantojnë ato pasi të shohin edhe fotot e ekipit të zhytjes.

Ekspertët ushtarakë në Suedi dhe Rusi besojnë se me shumë gjasë bëhet fjalë për një nëndetëse ruse, që u përplas në maj të vitit 1916 me një avullore suedeze dhe u mbyt.

Në bord ishin 18 burra.

Tomas Ries, lektor për politikat e sigurisë në akademinë e ushtrisë, ishte ndër të parët që i pa fotot.

Ai mendon se nëndetësja nuk është shumë e vjetër.

“Duket moderne dhe nuk duket sikur ka shumë kohë aty. Por asgjë nuk mund të thuhet me saktësi. Duhet ta shohim nga afër”.

Ai mendon se nëndetësja ishte në një mision sekret.

“Normalisht duhet të kërkonin ndihmë, nëse kishin probleme. Duhet të kenë qenë në një operacion sekret”.

Peter Linberg i Ocean X mendon se ky zbulim ka lidhje me lajmin e tetorit të shkuar, kur marina suedeze kërkoi për një nëndetëse të huaj në brigjet e Suedisë.

Në atë kohë përpjekja nuk pati sukses.

Lini një koment