Kategori
Uncategorized

Serbet tallen me Ramen ne FB.

Mediat online në shërbim të Ramës prej katër orësh japin lajmin se Rama ka replikuar me Kryeministrin serb Vuçiç në lidhje me vendimin e gjykatës, e cila i jep tre pikët Shqipërisë.
Rama ka bërë patriotin dhe e ka ftuar Vuçiçin të shikojë edhe ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Pas plot 4 orësh komunikim në rrjetet sociale të Ramës me Vuçiçin rezulton se nuk paska qenë Vuçiçi, Kryeministër i Serbisë, ai me të cilin ka biseduar Rama, por një Vuçiç me një profil fals me emrin e kreut të qeverisë serbe. Dy fotot që botojmë sot tregojnë se cila prej faqeve të Twitter është faqja zyrtare e Kryeministrit serb, Vuçiç dhe cila është false. Në llogarinë zyrtare të Kryeministrit Vuçic në rrjetin social Twitter shkruhet që në fillim se kjo është faqja zyrtare e Kryeministrit të Serbisë dhe kryetarit të Partisë Progresiste në Serbi, Aleksandër Vuçiç. Në faqen zyrtare të tij ka 116 mijë fansa dhe postimet e bëra janë sigurisht në gjuhën serbe. Në profilin fals të Vuçiç, ku Rama në mënyrë qesharake u vu në lojë ka vetëm 5104 fansa, një numër shumë i vogël ndjekësish ky krahasuar me profilin zyrtar të Kryeministrit serb. Nuk është e rastësishme që Vuçiç ka një profil fals, të gjithë politikanëve si në Shqipëri dhe kudo në botë u kanë hapur profile false në të cilat përdorues të rrjeteve sociale shpenzojnë kohën e lirë duke postuar komente pavarësisht se nuk kanë asnjë lidhje me qendrimet zyrtare të politikanëve në emër të të cilëve flasin.
Por si u tall Rama nga qytetarët serbë? Gjithçka ka nisur nga një postim në llogarinë false të Vuçiç, i cili përmes një postimi shprehej “Vendimi i CAS i turpshëm për drejtësinë, fyerje për gjithë njerëzit normalë”. Pas këtij postimi, ka nisur tallja me Ramën, personi që menaxhon profilin fals të Vuçiç ka bërë një tjetër reagim në të cilin i bën tag Ramës duke shkruajtur: “Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”.
Tag është një opsion ku përdoruesit e rrjeteve sociale Tëitter apo Facebook, veçanërisht të rinjtë e përdorin duke lidhur postimin e tyre në faqet e miqve të tyre. Është anormale të mendosh se një Kryeministër, e në rastin konkret Vuçiç të merrej me këto opsione e aq më tepër duke dialogur për çështje delikate, siç është ajo e ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku të gjithë e mbajmë mend ngjarjen e rëndë që ndodhi. Por mesa duket për Ramën ky ka qenë rasti perfekt për t’u mediatizuar.
Pas postimit tallës që “Vuçiç” i rremë kishte postuar në faqen e tij dhe të Ramës me shprehjen: “Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”, Kryeministri shqiptar është përgjigjur menjëherë. Rama ka vijuar figurën e tij prej budalli ndërkohë që ndjekësit serbë talleshin. “Dhe që ta dish ndeshja do të bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do të fitojnë. @SerbianPM mik i dashur në Shqipëri do të fitojë kush do të luajë më mirë futboll atë ditë ndaj mos thuaj ‘Ne do fitojmë’ se s’ke asgjë në dorë:-)”, ishte replika e Ramës.
Pas kësaj replike të Ramës, tallja e serbëve ka vijuar edhe më tej. Në një tjetër postim, në profilin fals të Vuçiç ka vijuar vënia e Kryeministrit shqiptar në lojë. Kështu pas reagimit qesharak të Ramës për zhvillimin e ndeshjes në Shkodër, ka ardhur një tjetër reagim tallës nga profili fals i Vuçiç. “E the mirë! Do të jetë kënaqësia ime”, shkruhej në profilin fals të Vuçiç.
Pas këtyre replikave qesharake të Ramës dhe “Vuçiçit” të rremë, zyra e shtypit të Kryeministrisë është kujdesur që të shpërndajë lajmin nëpër media, duke tentuar t’i bëjë jehonë e pompozitet replikave e kundërreplikave të Ramës me personin e panjohur që tallej me të i maskuar nën emrin e Kryeministrit serb.

Debati i Ramës me profilin fals

“Drejtësia europiane për të disatën herë u shndërrua në një padrejtësi botërore. Vendimi i CAS i turpshëm për drejtësinë, fyerje për gjithë njerëzit normalë”, shkruajti Vuçiç.
Më pas, duke i bërë tag Kryeministrit Rama, Vuçiç shkruajti:
“Mos u shqetëso Edi Rama, do vijmë t’ju mundim në mes të Tiranës pa dron e pa ndihmën e askujt”.
Pak orë pas këtij reagimi, vjen edhe përgjigjja e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
“Dhe që ta dish ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do fitojnë. @SerbianPM mik i dashur në Shqipëri do fitojë kush do luajë më mirë futboll atë ditë ndaj mos thuaj ‘Ne do fitojmë’ se s’ke asgjë në dore:-)”, shkruan Rama, i cili njësoj si Vuçiç e bën edhe në gjuhën angleze postimin.
Pas ftesës së Ramës për të qenë në Shkodër, Kryeministri serb ka reaguar sërish. “E the mirë! Do të jetë kënaqësia ime”, shkruajti ai në Tëitter. Nuk dihet me siguri nëse Vuçiç do e mbajë fjalën dhe do rikthehet sërish në Shqipëri.

Lini një koment