
Raporti i Departamentit të Shtetit denoncon shkeljen e të Drejtave të Njeriut nga qeveria ndërsa evindeton se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. Dhunë ndaj qytetarëve, arrestime të paligjshme, dhunim të pronës, presion ndaj mediave, prishje të paligjshme të ndërtimeve etj janë konstatimet e rënda që ngre DASH mbi Shqipërinë në raportin e fundit të tij mbi të drejtat e njeriut. “Shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në Shqipëri janë korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor, dhuna në familje si dhe diskrimini ndaj gruas” thuhet në raport. Panorama me të cilën shfaqet Shqipëria sot i ngjan një sistemi diktatorial.Korrupsioni mbetet një problem në sistemet e edukimit përfshirë edhe univesitetet publike. Shumë studentë ofrojnë para në këmbim të një note kaluese në provim. Shumë studentë deklarojnë se nga mësuesit kërkohet ryshfet për tu mundësuar kalimin në provime. Qeveria ka bërë shumë pak progres në adresimin e çështjes së kthimit të pronave tejk pronarët dhe shumë prej këtyre çështjeve mbeten ende pa një zgjidhje. Abuzimi ndaj fëmijëve është shumë i përhapur dhe numri i fëmijëve në situatë rruge është i lartë. Qeveria ka zbatuar në mënyrë të dobët ligjin e punës dhe rrallë ka mbrojtur punonjësit. Mos ndëshkimi mbetet një problem. Mos ndjekja dhe mos dënimi i zyrtarëve që kanë kryer abuzime mbetet problematike. Zyrtarë të qeverisë dhe politikanë ashtu si edhe gjyqtarë dhe persona të tjerë me interesa të fuqishme biznesi janë në gjendje që të evitojnë ndjekjen penale” thuhet në raport. Raporti i Departamentit të Shtetit ka pasur raporte të besueshme se qeveria prishi shtëpitë e qytetarëve pa një proces të regullt ligjor, si pjesë e një fushate më të gjerë për të shkatërruar ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Qytetarët parashtruan ankesat se Qeveria, përmes Inspektoratit Urbanistik të Ndërtimit shktaërroi pa të drejtë banesat e tyre por kërkesat e qytetarëve u injoruan. Raporti citon se qeveria bërë pak përparim në çështjen e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë ish epokës komuniste, dhe shumë nga pretendimet për prona mbetën të pazgjidhura. Ka vazhduar të ketë shenja të abuzimit të përhapur të fëmijëve, edhe pse nuk janë raportuar sa duhet. Ka pasur shumë fëmijë të zhvendosur dhe fëmijë që enden në rrugë, sidomos brenda komunitetit rom, edhe pse gjatë vitit qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për t’u përballur me këtë problem. “Shqipëria vazhdoi të jetë një burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Komunitetet romët dhe egjiptiane ballkanike kanë qenë të margjinalizuara dhe të abuzuara; problem serioz ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor”, citon raporti.
Drejtësia nën presionin politik
Edhe pse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara shpesh pengojnë sistemin e drejtësisë që të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase. Shpesh seancat gjyqësore nuk kanë qenë të hapura për publikun. Në rastet e zyrtarëve të lartë Gjykata shpesh ka refuzuar të pranojë vëzhgues gjatë seancave dhe në mënyrë rutinore telefonojnë kryetarin e trupit gjykues për të pyetur nëse të pranojnë një individ që kërkon të marrë pjesë në një seancë të veçantë. Disa agjenci janë të ekspozuara si model i mospërfilljes ndaj urdhërve e gjykatës. Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese kërcënojnë dhe minojnë pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve. Që nga shtatori dy vende të lira në Gjykatën e Larrë mbetur e paplotësuar, pas gati një viti, pavarësisht nga një numër të madh të rasteve me të cilat përballet gjykata.
Shtypja e lirisë së medias
Gazetarët deklarojnë se botuesit dhe kryeredaktorët censurojnë shkrimet e tyre në mënyrë direkte dhe indirekte në varësi të presioneve politike dhe komerciale. Shumë gazetarë ankohen se mungesa e kontratave të punës shpesh i pengon ata për të raportuar në mënyrë objektive dhe i detyron ata të praktikojnë autocensurën.
Kushtetuta parashikon lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i respektoi këto të drejta. Ka pasur raporte se qeveria dhe bizneset kërkuan të ndikojnë mbi mediat në mënyra të papërshtatshme. Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë e të tërthortë mbi median, përfshirë edhe kërcënime ndaj gazetarëve. Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve, vunë kufizime mbi mediat e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetë-censurën.
Në strukturat e policisë, njerëz me lidhje kriminale
Policia nuk ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet politike ose lidhjet kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e pajisjeve, apo mbikëqyrja e pamjaftueshme kanë ndikuar shpesh në mos zbatimin e ligjeve. Pagat e ulëta, motivimi i dobët dhe udhëheqja e dobët, mungesa e diversitetit në fuqinë punëtore vazhdoi të kontribuojë në rritjen e korrupsionit dhe sjelljes joprofesionale. Mosndëshkimi mbeti një problem serioz ashtu si edhe korrupsioni i policisë ishte një problem. “Policia përdor forcën e saj duke tejkaluar të drejtat”. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit të dënuarit në Shqipëri trajtohen me kushte çnjerëzore. “Ligji i jep të drejtën Avokatit të Popullit që përmes një mekanizmi kombëtar të monitorojë dhe raportojë mbi gjendjen e burgjeve dhe qendrave të dënimit. Gjatë vitit, është raportuar se në qendrat e burgimit dhe ato të dënimit vijojnë të ketë probleme serioze. Rreth 103 ankesa janë dorëzuar nga të dënuarit të cilët shpreheshin se policia kishte ushtruar ndaj tyre dhunë fizike ndërsa i mbante në qeli në mënyrë të jashtëligjshme. Komiteti Shqiptar i Helsinkit raporton se ndonjëherë policia përdor forcën e saj duke tejkaluar të drejtat. Po ashtu, kushtet në sistemet e paraburguimit janë aq të varfra sa përbëjnë trajtim çnjerëzor për të dënuarit. Shumica e raportimeve të Komitetit të Helsinkit citojnë se shumë nga ankesat e qytetarëve lidhen me faktin se policia i ka arrestuar ata pa asnjë të drejtë dhe argument, nuk ka respektuar të drejtat e tyre dhe u ka mohuar atyre të drejtën për të patur një avokat. Ka pasur gjithashtu ankesa për mbipopullim të burgjeve. Ka patur raste kur personat e dënuar mbërrinin nëpër qelitë e paraburgimit me plagë dhe të dhunuar. Autoritetet nuk garantojnë shërbim mjekësor duke bërë të vështirë mjekimin e të dënuarve që të mund të shërojnë plagët e tyre gjatë vuajtjes së dnëimit”.
Policia, dhunë e arrestime të paligjshme ndaj qytetarëve
Arrestimet e paligjshme të qytetarëve si dhe në shumë raste dhunimi dhe keqtrajtimi i tyre ishte ndër shqetësimet kryesore krahas nivelit të lartë të korrupsionit që Departamenti i Shtetit ngre ndaj qeverisë shqiptare. Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, Departamenti amerikan i Shtetit citon se në Shqipëria janë mbipopulluar qelitë e paraburgimit ndonëse qytetarët janë shoqëruar pa të drejtë në këto qeli, duke u mbajtur aty për një kohë të gjatë e të papërcartuar në shkelje të hapur të çdo të drejte e ligji. Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinin rrahjet dhe keqtrajtimet nga policia të personave të dyshuar gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime; kushtet jashtë standardit në burgje; si dhe gjyqësori paefektshëm, i cili është objekt trysnie dhe korrupsioni. Nga ana tjetër, Departamenti i Shtetit shpreh shqetësimin edhe ndaja buzimeve dhe keqtrajtimeve ndaj personave të dënuar. “Shkelje e të drejtave të njeriut në Shqipëri është keqtrajtimi dhe dhuna e ushtruar nga policia ndaj personave të shoqëruar si të dyshuar apo personave të shoqëruar për tu marrë në pyetje, e ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime. Herë pas here policia zgjaste dënimet pa patur asnjë akuzë ndaj personave të shoqëruar, kushtet në burgje janë jashtë standardeve dhe sistemi gjyqësor është i paaftë përballë korrupsionit dhe presionit politik” thueht në raport. Nga ana tjetër Departamenti i Shtetit lëshon kritika të forta për strukturat e policisë, të cilat sipas tij në disa raste janë të lidhur politikisht e në disa raste të lidhura me krimin duke bërë që ligji të mos zbatohet. “Policia nuk ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet politike ose lidhjet kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e pajisjeve, apo mbikëqyrja e pamjaftueshme kanë ndikuar shpesh në mos zbatimin e ligjeve. Pagat e ulëta, motivimi i dobët dhe udhëheqja e dobët, mungesa e diversitetit në fuqinë punëtore vazhdoi të kontribuojë në rritjen e korrupsionit dhe sjelljes joprofesionale. Mosndëshkimi mbeti një problem serioz ashtu si edhe korrupsioni i policisë ishte një problem” citon Departamenti amerikan i Shtetit. Kritika të ashpra raporti ngre në lidhje me kushtet çnjerëzore në sistemet e paraburgimit ku krahas mos përmbushjesh së standardeve raportohet edhe abuzime dhe dhunë fizike ndaj të dënuarve. “Ligji i jep të drejtën Avokatit të Popullit që përmes një mekanizmi kombëtar të monitorojë dhe raportojë mbi gjendjen e burgjeve dhe qendrave të dënimit. Gjatë vitit, është raportuar se në qendrat e burgimit dhe ato të dënimit vijojnë të mbetetn problemne serioze.
Arben Shahini