Kategori
Uncategorized

Balli Kombetar per Shqiperi Etnike.

Kryesia e Organizatës Balli Kombëtar në Mërgim në mbledhjen e saj të datës 10 Qershor 2015, vendosi të njoftojë opinion publik mbarëkombëtar se Organizata jonë e traditës dhe rezistencës së armatosur kundër sllavokomunizmit dhe pushtuesve të…
ballikombetar.info.
_______________
 I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, zotëri Mustafa.
Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike shprehë konsideratë dhe respekton plotësisht vendimin demokratik të deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës për mosaprovimin e ndryshimeve kushtetuese.Stafi drejtues i Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike mbështet një dialog të hapur të qeverisë me të gjitha partitë opozitare për themelimin e nevojshëm të Gjykatës për Krimet e Luftës. E gjykojmë si tejet të dëmshëm dhe aspak demokratik presionin e koordinuar politik dhe psikologjik kundër deputetëve dhe votes së lirë në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Vendimet e Parlamentit të Republikës janë valide dhe ato duhet të respektohen nga të gjithë. Mosrespektimi i vendimeve të Parlamentit përmes procedimit të serishëm, do të na detyronte të vihemi në mbrojtje të vlerave të demokracisë, lirisë, sovranitetit shtetëror dhe të drejtës sonë për bashkim kombëtar. Zotëri kryeminstër, komunizmi ka vdekur tashmë dhe ai nuk mund të ringjallet as me ndihmën e ambasadorëve të akredituar në Kosovë.Prandaj, duke qenë të përkushtuar kundër ç’farëdo ushtrimi të drejtësisë selektive në trajtimin ligjor dhe politik të krimeve të luftës, Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike shprehë brengën e arsyeshme kundër instalimit të segregacionit kushtetues ndaj shqiptarëve. Segregacioni kushtetues ndaj shqiptarëve rrezikon seriozisht stabilitetin rajonal, ndikon në humbjen e besimit te shteti ligjor dhe pamundëson perspektivën demokratike e euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Ju lutem zotëri kryeminsitër,
pranoni shprehjen e brengës dhe përkushtimit tonë

Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike
Arber Gashi, sekretar i përgjithshëm

 

_____

 

Interesi i Serbisë është i shumanshëm dhe ai mbetet në përgjithësi armiqësor ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, megjithatë, jo çdo e keqe na vjen nga Serbia dhe nga serbët! Këtë duhet t’a kemi të qartë njëherë e përgjithmonë dhe është mirë të shmangim mbivlerësimin e tepërt në raport me serbët, sepse problemi i tashëm shqiptaro-serb ishte, është dhe mbetet edhe në të ardhmen problem i gjeopolitikës, problem i orientimeve dhe pozicionimeve politike të të dyja kombeve karshi konjukturave politike të kohës. Në të kaluarën, Serbia, si pushtuese e dhunshme e trojeve shqiptare ka kryer aktet më të rënda të gjenocidit për të cilat nuk ka dhënë asnjëherë përgjegjësi në përputhje me masën e krimit që e ka kryer mbi shqiptarët dhe tokat e tyre. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të paaftësisë historike të shqiptarëve për të unisuar në maksimum identitetet e veçanta brenda një identiteti më të lartë, siç është dhe perceptohet në Europë kombi modern. Me këtë fenomen kontradiktor shqiptarët ballafaqohen edhe sot, dhe për këtë arsye, çështjen e rrezikimit dhe mbrojtjes nga aktet e mundshme të terrorizmit duhet parë e analizuar në një kontekst më të gjerë. Duke i luftuar në mënyrë aktive dobësitë dhe anomalitë tona të brendshme, duke organizuar një sistem të mbrojtjes efikase nga infiltrimi i shërbimeve të huaja, por edhe duke treguar vigjilencë ndaj veprimtarisë së të gjitha organizatave joqeveritare, ne si shoqëri sigurojmë minimumin e asaj që quhet mbrojtje aktive nga aktet e terrorizmit. Zhvillimet e viteve të fundit kanë dëshmuar se çasja politike dhe sidomos ajo fetare për ndryshim të identitetit dhe krijimin e një identiteti të veçantë për qytetarët shumicë në Kosovë, ka sjellur një situatë të cilën e kemi vështirë t’a menaxhojmë pa tensione të brendshme. Në këtë periudhë të zhvillimit tonë, Kosova cilësohet me apo pa të drejtë si shoqëri dhe identitet i kontestuar, kjo edhe për shkak të paaftësisë sonë për t’u ballafaquar me sfidat e kohës. Megjithatë, pavarësisht kontestimit si sfidë me të cilën ballafaqohemi ne sot, jo gjithmonë të huajt janë fajtor për ato që ndodhin në Kosovë. Ne jemi faktori kryesor që duhet të marrë dhe ofrojë përgjegjësi për veprimtarinë tonë politike, ushtarake, policore, ekonomike dhe fetare në vendin tonë. Kur ne të kemi kryer detyrat tona, atëherë edhe të tjerët do t’a ndërrojnë qëndrimin ndaj nesh. Kjo vlenë sidomos për interesat armiqësore të fqinjëve tanë, e të cilët ende mbajnë të pushtuara me miratim ndërkombëtar, një pjesë të madhe të tokave shqiptare.

__

foto e Arber Gashi

___

Bisedimet e Brukselit nuk do të sjellin asgjë të mirë për shqiptarët. Përmes bisedimeve të Brukselit, shteti serb legalizon pushtimin e veriut të vendit dhe krijon një qeveri paralele të menaxhuar nga Beogradi, eventualisht të monitoruar përkohsisht nga OSBE. Qeveritarët e Kosovës, përmes bisedimeve të Brukselit synojnë mbijetesën e tyre politike, ruajtjen e pushtetit autoritar, sigurinë e privilegjeve ekonomike dhe materializimin e interesave partiake pas Marrëveshjes së Brukselit. Ndërsa në anën tjetër, mediatorët nga Brukseli shpresojnë dhe synjonë larjen e duarve nga krimi, njësoj sikurse bëri Ponc Pilati me Jezu Krishtin. Pak a shumë, ky do të jetë rezultati final i bisedimeve të Brukselit, pavarësisht trumbetimeve për arritjen e marrëveshjes historike. Pas bisedimeve politike në Bruksel, Kosova do të jetë një krijesë e përqudshme, vend demokratik po se po, por në të cilin shqiptarët do të kenë vetëm të drejta qytetare. Përmes bisedimeve të Brukselit, qytetarët tanë do t’i fitojnë të gjitha të drejtat që ju kanë munguar deri tash, siç janë për shembull lëvizja e lirë, pranimi i Kosovës në OKB, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE dhe njohja nga Serbia. Pas bisedimeve të Brukselit, të gjithë pa përjashtim do të ndjehemi si NEWBORN.
__

GJYKATË SPECIALE PËR MBAMENDJEN TONË

Mosvotimi i Gjykatës Speciale në Parlamentin e Kosovës po diskutohet me emocione që i tejkalojnë bindjet racionale të të gjithë njerëzve vullnetmirë! Pse kaq zhurmë dhe akuza të pabazuara për një vendim demokratik të Parlamentit të Kosovës?! Siç duket, dëshira e shumicës për t’a parë Kosovën të çliruar nga mëdyshjet e arsyeshme e ka sjellur një situatë të tillë, në të cilën, me apo pa arsye, po vihet në dyshim përcaktimi i politikës vendore për integrime euroatlantike.

Propozimi për themelimin e Gjykatës Speciale nuk erdhi si rastësi apo dëshirë e ndërkombëtarëve për të sunduar vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës. Përkundrazi, presioni ndërkombëtar erdhi si rezultat i paaftësisë politike të qeverive të PDK-së për të dhënë përgjigjen e duhur, duke mbështetur në mënyrë aktive formimin e Gjykatës për Krimet e Luftës, e përmes së cilës, dilema e sotme për kinse dëshirën e mangët për ballafaqim me të kaluarën tonë nuk do vihej fare në tryezën e diskursit publik vendor e ndërkombëtar. Që nga rishpallja e pavarësisë më 2008, qytetarët tanë i kanë votuar dhe toleruar qeveritë autoritare të drejtuara nga PDK-ja e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt dhe Kadri Veselit! Në këtë konstatim objektiv, besoj se nuk ndryshon asgjë formimi i Partisë NISMA për të shpëtuar pushtetin personal të Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt. Reagimi aspak i matur dhe tejet tendencioz e antikombëtar i Hashim Thaçit dhe qeverisë së tij ndaj sfidës që po e priste Kosovën nga Raporti i Dik Martit, e ka sjellur Kosovën buzë humnerës dhe dështimit. Përgjegjësinë për këtë gjendje duhet t’a ndjejë edhe Jakup Krasniqi, sepse jo rrallë, dekaratat e tij politike kanë qenë tendencioze dhe iracionale. Nuk mbrohen “çlirimtarët” duke e mbështetur paaftësinë e kryerjes së detyrave që i morën përsiper qeveritë e kaluara të Hashim Thaçit! Të njëjtën këngë, “Zot bone llugë” e kanë kënduar edhe partitë e atëhershme opozitare. Asnjëra prej partive të atëhershme opozitare nuk është angazhuar me seriozitet maksimal për formimin e Gjykatës për Krimet e Luftës! Partitë opozitare nuk janë ulur anjëherë së bashku për t’a diskutuar seriozisht sfidën me të cilën po ballafaqohet Kosova sot!

Kosova ka nevojë për një kalitje të mbamendjes, për një vetëdijësim cilësor, për një profesionalitet në politikbërje dhe jo për tenderomani fjalimesh, e as për angazhime dhe lotë krokodili kur çdo gjë merr fund dhe vendi të jetë mbështetur për murin kinez! Kosova ka nevojë për një opozitë të mirëfilltë kombëtare dhe çlirimtare. Opozitë kombëtare, sepse pjesa dërmuese e partive opozitare menaxhohet nga ish kuadrot komuniste të Sigurimit të Enver Hoxhës. Politikë çlirimtare, sepse nuk kemi tjetër rrugëdalje! Ne si qytetarë duhet të çlirohemi me forcat tona nga “çlirimtarët” uzurpatorë të pasurisë publike, nga uzurpatorët e lirisë, nga uzurpatorët e fjalës së lirë, nga listat politike të “veteranëve të luftës” dhe nga frika e paarsyeshme nga ndërkombëtarët.

_

_

JO GJYKATË SPECIALE PËR OPOZITËN

Vendimin e djeshëm të Parlamentit të Kosovës duhet rerspektuar dhe analizuar me gjakftohtësi e pa emocion, sepse të gjithë pajtohemi njëzëri, se aty ku mungon opozita nuk ka demokraci të mirëfilltë. Na pëlqeu apo jo, Kuvendi i Kosovës votoi dhe rezultatin e këtij votimi duhet t’a respektojnë të gjithë. Kjo vlenë edhe për miqtë tanë euroatlantik, të cilët pa asnjë dyshim kanë dhënë kontributin e pamohueshëm për çlirimin e Kosovës. Megjithatë, kjo situatë nuk është e parrugëdalje. Rrugëdalja si mundësi reale ka qenë e mundshme kahherë, por, paria vendore dhe burrështetasit, siç e pëlqejnë t’a quajnë vehten klanokracia e “hyqmetit” të “listave të çlirimtarëve”, kurrnjëherë nuk ka treguar gatishmëri për themelimin e Gjykatës për Krimet e Luftës! Pse? Pse një pritje kaq e gjatë? A do të thotë kjo neglizhencë shumëvjeqare, bashkfajësi e pozitës dhe opozitës për gjendjen e krijuar? Po, pa dyshim se përgjigja do të ishte po. Dhe, kur jemi te kërkesa e drejtë e qytetarëve për themelimin e Gjykatës për Krimet e Luftës, politika vendore ka bërë gabime të shumta, përfshirë aty edhe të gjithë opozitarët e sotëm!

Prandaj, para se të procedojë një Gjykatë Speciale për inate të opozitës, qeveria e tashme në krye me Isa Mustafën duhet t’a bartë përgjegjësinë që i takon. E njëjta përgjegjësi, ndoshta edhe më e theksuar për shkak të kompetencave që i posedon, bie mbi EULEX-in. Pyetja se cili është rezultati i deritashëm i këtij misioni me kompetenca marramendëse për sundimin e ligjit, kërkon përgjigje? Qytetarët e ndjejnë, se rezultati i misionit të EULEX-it është baraz me zero. Prandaj, mjaftë më me pallavra elektorale nga foltorja e Parlamentit të Kosovës dhe zyrat e qeverisë! I preferojmë gjithashtu edhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë; ju lutemi të nderuar ambasadorë, ndaleni presionin e padrejtë psikologjik ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse jemi ne ata, qytetarët e këtij vendi që kanë nevojë më shumë se askush tjetër për pastrimin e shtetit tonë nga të gjithë kriminelët e luftës, dhe jo vetëm për pastrimin e prapanicës së disa kuaziçlirimtarëve shqipfolës. Nga ju shpresojmë të jeni miq të qytetarëve të Kosovës, e jo vetëm partner biznesi të pushtetarëve dhe sundimtarëve autoritar të këtij vendi.

Qytetarët e Kosovës janë unik dhe nuk duan të bëjnë dallime mes kriminelëve, ashtu siç ua kërkon padrejtësisht raporti i Dick Marty. Krimi është krim dhe ai duhet dënuar pa mëshirë nga një Gjykatë për Krime Lufte. Kushdo që t’a ketë kryer krimin e luftës, serb ose shqiptar, duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Ndërsa mbështesim themelimin e Gjykatës për Krime të Luftës, ne si qytetarë të Kosovës i themi Jo segregacionit në drejtësi. Drejtësia vendore duhet të japë verdiktin e saj të paanshëm për të gjitha krimet e luftës, përfshirë aty edhe vrasjet e pasluftës, të cilat, për qudinë e të gjithëve, mbetën të patrajtuara dhe të pasqaruara deri më sot! Këtë fakt tronditës nuk do t’a korrigjonin kompetencat e parapara për Gjykatën Speciale, të cilat do t’a suspendonin tërësisht, atë pak e hiq sovranitet që e posedon Kosova sot.

foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi

 

__

E kaluara jonë e afërt na obligon të angazhohemi me seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm të theksuar në procesin e pashmangshëm të ballafaqimit me krimet e luftës. Këtë kërkesë primare dhe shumë të nevojshme, politika vendore e Kosovës e ka neglizhuar me vite të tëra. Ajo, para se t’a përceptoj si obligim moral dhe detyrim ligjor ndaj qytetarëve të Republikës, të drejtën e tyre e ka shfrytëzuar kryekëput për nevoja elektorale dhe si monedhë për kusuritje në bisedimet e shumta, kinse për të trasuar rrugën e europianizimit të Kosovës.

Por, Kosova nuk europianizohet me klanokraci, autoritarizëm, tenderomani dhe praktikimin e marksizmit ortodoks të Georgi Plekanovit. Asaj i nevojitet më shumë se kurrë, një dritë shprese për liri dhe demokraci të mirëfilltë. Kosovës tonë, i nevojiten si kurrë deri më tash, miq dhe asistent profesional në rrugëtimin e saj shumë të vështirë. Kuadrot profesionale nuk mungojnë. Atyre duhet dhënë hapësirën e nevojshme përmes një qeverie teknike të ekspertëve, e cila, në dy vitet e ardhshme do të duhej t’a menaxhojë vendin dhe të inicojë procesin e dekriminalizimit të politikës vendore.

__

Vlerësimi i Organizatës joqeveritare Freedom House për Kosovën është i bazuar në fakte, sepse, në realitet, demokracia në Kosovë nuk ekziston fare. Në Kosovë, autoritarizmi kujdeset për koekzistencën e klanokracisë dhe mafiokracisë, e të cilat, së bashku e mundësojnë zhvillimin dhe përparimin e antikulturës së quajtur tenderokraci. Klanokracia vendore është treguar shumë e zhdërvjelltë, sepse me punën e saj ka arritur të fuqizojë mafiokracinë e bashkuar të vendorëve me disa kuadro të dështuara të ndërkombëtarëve. Në Kosovë, akti më i lartë juridik i shtetit është sankcion dhe dënim politik për popullin shumicë, për shqiptarët. Kushtetuta e Kosovës, si akt i imponuar përmes bisedimeve të Vjenës dhe e cila mbahet në jetë përmes autoritarizmit, forcës ushtarake të ndërkombëtarëve dhe policisë servile vendore, i cenon të drejtat demokratike të shqiptarëve. Ambasadat e akredituara në Prishtinë, deri më tani e kanë mbështetur autoritarizmin, klanokracinë dhe mafiokracinë, duke e mundësuar padrejtësinë, siç është në fakt manipulimi me demokracinë. Një herë në katër vjet, qofshin ato zgjedhje lokale apo vendore, banorët e Republikës së Kosovës kanë të drejtën të shijojnë pjesmarrjen në fushata elektorale. Këto zgjedhje, zakonisht janë shfrytëzuar për blerje të votave dhe manipulim të proceseve zgjedhore. Duke jetuar në varfëri ekstreme, qytetari i Kosovës është shëndërruar në skllav modern, të cilit mbijetesa i mundësohet vetëm nëse tregohet servil i autoritetit, është mik me ndonjë klanokrat që i ecë fjala te mafiokracia, ose nëse ka arritur me pak para të figurojë në Listën e Veteranëve të UÇK-së.

__

Të burgosurit shqiptar në IRJM janë në një gjendje shumë të rëndë dhe ata po torturohen e terrorizohen ç’njerëzisht. E them me përgjegjësi të plotë ligjore dhe politike, se dhuna ndaj ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së në burgjet raciste të IRJM-së dhe më gjerë në rajon po mbështetet politikisht nga Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë, Qeveria e Serbisë dhe vazalët puthadorë të kriminelëve e organizatorëve kryesor të masakrës së Kumanovës; e organizatorët kryesorë janë Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov. Partitë ogurzeza dhe shqipfolëse në IRJM, disa prej tyre të themeluara nga qendra të vendimmarrjes antishqiptare, mbajnë përgjegjësi të plotë për gjendjen e robërisë, varfërisë së qëllimshme dhe asimilimit të institucionalizuar ndaj shqiptarëve. Në sovjetin IRJM, Bashkësia Europiane po ballafaqohet me kriminelë ordiner në krye të shtetit artificial, të cilët i shërbejnë një drejtësie të implementuar për të siguruar segregacionin etnik, sundimin e përhershëm dhe robërinë ndaj shqiptarëve atje. IRJM-ja është dëshmuar të jetë sovjeti i fundit artificial në Gadishullin Ilirik, e të cilin opinioni politik europian me të drejtë e percepton si simbol dhe bastion i një mentaliteti të perënduar në kontinent. Zyrtarët e shtetit monstër ishin pjesmarrës në organizimin dhe zbatimin e planit të miratuar për likuidim të të gjithë komandantëve dhe ushtarëve të padëgjueshëm të UÇK-së. Ky plan, sipas informatave që posedojmë është finalizuar në dhjetorin e vitit 2014. Meqenëse sovjetit IRJM mbijetesën politike dhe ekonomike po ia mundëson vazaliteti dhe bashkpunimi i kriptokomunistëve shqipfolës të Tiranës, Prishtinës, Beogradit dhe Shkupit, nuk pritet ndonjë reagim dhe as ndihmë eventuale për ushtarët e burgosur, pjesmarrës në Betejën e Kumanovës. Strukturat e posaqme të qeverive në rajon janë duke përgatitur skenarët e radhës, përmes të cilëve sigurohet implementimi i ZSO-së, Republikës Srpska në territorin e Kosovës. Për këtë qëllim, pra, për të deinstitucionalizuar plotësisht vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës, qeveritë në rajon e shfrytëzojnë edhe ndihmën e madhe që ua ofrojnë qarqet vahabiste. Duke i paraqitur shqiptarët e Kosovës dhe ata të IRJM-së si një turmë e cila ka më shumë nevojë për identitet fetar se sa për një shtet modern dhe demokratik, qarqet antishqiptare synojnë të vulosin sa më parë marrëveshjet e përgatitura me Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë; marrëveshje të cilat ua sigurojnë grupeve të caktuara të interesit, mbajtjen e pushtetit politik, ekonomik, policor e ushtarak edhe në dekadën e ardhshme.

__

foto e Fatmir Roshi
foto e Fatmir Roshi

Lini një koment