Kategori
Uncategorized

ALBANIA: Gangsters With uniform The Police.

https://www.youtube.com/watch?v=RElbfgiiUCY

ISH SPIUNET DHE GANGESTERET ME UNIFORMEN E POLICISE.

KUSH ESHTE ARBEN HYSENI.

Spiuni i sigurimit te shtetit Arben Hyseni,i rekurtuar titullar policije,( Z/ Drejtor i policise ne qarkun e Korces) autor i torturave te qytetarit Korcar Tomi Misha,ne dhomat e izolimit te policise Korce.
Policija po ju bem presion mjekeve te spitalit rajonal Korce per ta kethyer ne qeli qytetarin Misha qe mediat te mos arrijne te mesojne te verteten.
Qytetare të ndryshëm dhunohen dhe poshterohen madje hapur në sy te publikut dhe më pas perfundojne çuditerisht me të njejten akuzë pas hekurave:
Kundërshtim të forcave të rendit.
Të poshtërojnë me të shara, të godasin pa mëshirë, duke të turpëruar sa përfundon në spital dhe në fund të grabisin lirinë duke të burgosur.
Një “standard” i ri që e ka zanafillen ne dhenien e çdo kompetence nga ana e qeverisë gangestereve me uniformë per te vendosur per jetet tona. Pra e thene me dy fjale.
Tashme nuk jane më mbrojtesit tane, por ekzekutuesit e lirise dhe te drejtave, te cilat na i jep ligji.

Shtet policor.

Gangstere me uniforme.

nga Ferdinand VELIU

Po kthehet në një fenomen të hidhur sjellja prej harbutësh e unifomave blu.

Qytetarë të ndryshëm dhunohen dhe poshtërohen madje hapur në sy të publikut të gjerë dhe më pas përfundojnë çuditërisht me të njëjtën akuzë pas hekurave: Kundërshtim të forcave të rendit. Të poshtërojnë me të shara, të godasin pa mëshirë, duke të turpëruar sa përfundon në spital dhe në fund të grabisin lirinë duke të burgosur. Një “standard” i ri që e ka zanafillën në dhënien e çdo kompetence nga ana e qeverisë gangesterëve me uniformë për të vendosur për jetet tona. Pra e thënë me dy fjalë tashmë nuk janë më mbrojtësit tanë, por ekzekutuesit e lirisë dhe të drejtave, të cilat na i jep ligji. Shtet policor. Për të qenë të sinqertë këtë komoditet dhe liri veprimi këtyre kriminelëve me uniformë u a ka dhuruar vetë Kryeministri i cili i ka falur çdo kompetencë.

E pafalshme, brenda dy javëve tre raste me video amatore të dhunës ndaj qytetarëve janë bërë publike dhe ministri Tahiri si personi përgjegjës për këtë institucion hesht!! Një nënë 35-vjeçare ofendohet dhe goditet shtazërisht prej dy uniformave dhe më pas përfundon pas hekurave, në Kavajë dhunohet barbarisht 13 ditë më pas një tjetër qytetar, po një tjetër rrihet barbarisht në sy të publikut në Korçë dhe më pas masakrohet barbarisht me duar të lidhura duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital me fraktura të shumta. Këto ndodhi tashmë të përditshme kanë krijuar paradoksin e frikës tek qytetarët, të cilët i vendosin në të njëjtën anë të peshores kriminelët me policinë, duke u përpjekur të ruhen prej të dyjave. Kjo klimë e rëndë e krijuar nga këto akte të paprecedenta i ka bërë qytetarët të humbasin respektin për rrobën e nderuar si dhe ka vrarë përfundimisht shpresën, duke i bërë të besojnë se tashmë nuk paguajnë taksa për mbrojtësit, por për dhunuesit me uniformë.

Mos vallë Kryeministri dhe ministri i Brendshëm nëpërmjet drejtuesve të Policisë gangestere të Shtetit janë urdhëruesit e maskaradave të tilla kundër popullsisë civile për të ngritur tek ata psikozën e frikës, për të kërcënuar dhe vrarë zërin e revoltës që po mbizotëron nga kjo keqqeverisje? Policë dhe drejtues të Policisë së Shtetit janë kthyer tashmë në trafikantë të drogës, hajdutë të pasurisë së qytetarëve, dhunues gjakftohtë të lirisë dhe dinjitetit. E frikshme!! Për këdo qytetar këto veprime lënë një shije të keqe, fundja çfarë kanë më tepër kriminelët e rrugës nga këta me uniformë. Asgjë. Këto raste tregojnë se të parët dhe të dytët mbrohen nga struktura në krye të piramidës shtetërore, sepse pas këtyre akteve të rënda denoncuese nuk ka pasur asnjë veprim konkret ligjor për dhunuesit. Poshtërimi siç duket është modeli që ka zgjedhur kjo qeverisje për të bërë gjunjëzimin e popullit, një model i papranueshëm që nuk asnjë lidhje me standardet demokratike për të cilat aq bukur paraqiten si Kryeministri dhe ministri i Brendshëm para organizmave të ndryshme ndërkombëtare. Fasadë mashtruese që nuk ka lidhje me realitetin.

Respektimi i të drejtave njerëzore tashmë është vrarë prej kësaj qeverie, duke mbetur thjesht nocion. Qytetarët shqiptarë janë sot të gjithë të rrezikuar, sepse gjithkush prej tyre mund të jetë viktima e radhës e gangsterëve me uniformë, të cilët nuk ndalen. Pothuaj në çdo drejtori policie në të gjithë vendin gjatë këtyre muajve ka pasur ankesa dhe denoncime për dhunën e ushtruar nga uniformat blu, por që fatkeqësisht nuk kanë rezultuar me marrjen e ndonjë mase ndaj uniformave. Mbi qytetarët padrejtësisht dhe në mënyrë permanente është ushtruar presion ose ju është vrarë shpresa se do të gjenin drejtësi, ose janë tërhequr që në momentin e parë nga padia ose mizorisht kanë përfunduar qelive, duke u dhunuar për herë të dytë këtë radhë me privim të lirisë. Të gjithë kemi qenë dëshmimtarë të qindra gjobave të padrejta të vendosura nga uniformat, të dhjetëra rasteve me pasojë vjedhje të viktimave apo banesave gjatë ekzaminimeve të viktimave, apo ushtrimit të kontrolleve në banesa e deri tek vjedhja e aksesorëve të makinave të ndaluara brenda ambienteve të komisiariateve. Ajo që të shqetëson më tepër është se vetë ministri i Brendshëm Tahiri është edukuesi në një farë mënyre të këtyre akteve çnjerëzore. Dhënia e shumë kompetencave nga Kryeministri i vendit dhe përdorja vend e pa vend e fjalës burg kanë krijuar terrenin e favorshëm për abuzim flagrant, e cila ka sjellë që këto monstra të shkelin sistematikisht rendin dhe ligjet. Qytetarët janë ndërgjegjësuar me këtë Kryeministër dhe ministër ata ndihen çdo ditë edhe më të kërcënuar, çdo ditë e më të pasigurtë.

https://www.youtube.com/watch?v=RElbfgiiUCY

Lini një koment