Kategori
Uncategorized

Ku dhe kush mund të marrë azil në vendet e BE-së.

1_3091Ikjet e qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves tashme kane marre permasa shqetësuese edhe per vet shtetet e BE-se. Por, gjasat për të marre azil ne ndonjerin prej këtyre shteteve janë shumë të vogla.

Raporti i fundit i Entit për Statistika të Bashkimit Evropian (EUROSTAT) lidhur me azilkërkuesit i përket korrik-shtatorit te 2014.

Sipas këtij raporti, trendi flet për një rritje të pergjithshme të numrit te azilkerkuesve ne Bashkimin Evropian, mirepo vendet e ndryshme të BE-se kane nivele te ndryshme të pranimit të azilanteve, raporton Indeksonline.

Mes 6 vendeve që kane më se shumti azilkerkues, del se Gjermania ka nje nivel me të larte të pranimit me 37 për qind të aplikantëve dhe Italia më të ulet, duke ia dhenë statusin e kandidatit vetëm 9 per qind të aplikanteve.

Kjo sigurisht, se nderlidhet edhe me faktin se Italia eshtë vendi qe me se shumti merr imigrante ilegale nepermjet anijeve që vijne nga Afrika Veriore.

Në anën tjetër, i njëjti raport tregon se mes azilkërkuesve, më së shumti kanë mundësi të marrin statusin e refugjatit azilkërkuesit që vijnë nga Azia apo Afrika.

Për periudhën në fjalë, del se 50 për qind e aplikantëve që vijnë nga Eritrea dhe 46 për qind e atyre që vijnë nga Siria kanë pasur sukses në aplikimin për azil. Mundësitë më të ulëta për të marrë statusin e refugjatit mes aplikantëve me sa duket e kanë shtetasit evropianë që aplikojnë.

Raporti tregon se shtetasve të Shqipërisë dhe Serbisë vetëm 2 për qind iu është pranuar në mënyrë pozitive aplikimi dhe kanë marrë statusin e refugjatit.

Edhe këta shtetas, analiza e mëtejshme tregon se janë ose të pakicës rome ose në rastin e Shqipërisë, kryesisht qytetarë që kanë dëshmuar në mënyrë bindëse gjatë aplikimit se kanë qenë të përfshirë në gjakmarrje.

Këto janë disa nga statuset e mundshme që merren në përputhje me procedurat e azilit:

1.”Aplikues i refuzuar” do të thotë personit i është shqiptuar një vendim i shkallës së parë, me të cilin i refuzohet aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare.

2.”Person refugjat” do të thotë personit i është dhënë statusi i refugjatit për shkak të frikës së bazuar të persekutimit për arsye të racës, fesë, kombësisë, mendimit politik apo anëtarësisë në një grup të caktuar social është jashtë vendit të kombësisë dhe nuk është në gjendje të kthehet ose për shkak të frikës, nuk dëshiron të kthehet në të.

3. “Person me status të garantuar të mbrojtjes plotësuese” do të thotë se personit, me një vendim të shkallës së parë i është dhënë statusi i mbrojtjes plotësuese, i cili nuk kualifikohet si refugjat.

4. “Person me autorizim për të qëndruar për arsye humanitare” do të thotë se personit i është dhënë autorizimi për të qëndruar për arsye humanitare.

PERQINDIA E SHQIPTAREVE QE KANE FITUAR AZIL NE BE.

2_4233

Lini një koment