Kategori
Uncategorized

Kush e vrau pronarin e Top-Channel?

Kush e vrau pronarin e Top-Channel? Pse Edi Rama po ia merr pronësinë Vjollca Hoxhës?!

76865Gazeta opozita.com kishte kohë që bënte me dije opinionin publik se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pronari i vetëm që zotëron 100% aksionet e Top-Channel.

Paraditen e sotme nëpër disa media online dhe rrejte sociale po qarkullonjë njësërë informacionesh në lidhje me një krisje të

mundshme mes bashkëshortes së të ndjerit Dritan Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama.

Shkaku i kësaj krisjeje mendohet të jetë nisma e një biznesi të përbashkët mes disa biznesmenëve që janë pranë opozitës dhe Vjollca Hoxhës e cila është edhe njëra nga aksioneret kryesore të kompanisë Lori Kafe dhe Digitalb, biznese që në mënyrë ekskluzive kanë mbështetur ardhjen e Edi Ramës në krye të vendit.

Çfarë po ndodh?

Me sa duket, dalëngadalë, po fillon të zbardhet enigma e vrasjes së njërit nga krijuesit e medias më të fuqishme në vend, Dritan Hoxha.

Për çfarë arsye kryeministri Rama bllokon një nga bizneset që Vjollca Hoxha merr pjesë si aksionere me të drejta të plota edhe pse bashkëpronare me njerëz që nuk janë në lidhje interesash me vetë Edi Ramën?

Si ka mundësi që kryeministri Rama ka një kontroll aq të plotë në pronën e trashiguar nga bashkëshorti i saj dhe e penalizon atë të kryejë vetvendosjen në drejtimin e kompanisë mediatike Top-Media?

Këtu, sigurisht aludimet janë të shumta dhe ndoshta vrasja e krijuesit të Top-Channel në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi të çojnë tek oborri i Edi Ramës. Megjithatë, mediat e ndryshme online po flasin për një frikë të kryeministrit për pasurimin dhe forcimin e kundërshtarëve politik me po të njëjtën inerci siç ishin pasuruar një vit e ca më parë. Së dyti, rrezikohej humbja e ekulibrit mes mbështetësve kryesor të Ramës, pasi interesat e disa prej bizneseve që përkrahin shumë fort opozitën mund të përputheshin mjaft mirë me interesat e vetë Vjollca Hoxhës, dhe për rrjedhojë arma e fortë e Edi Ramës, Top-Channel, do bënte shkrap kur drejtohej ndaj krerëve të opozitës së sotme.

Por këto me shumë gjasa nuk janë veçse ca broçkulla mediatike që çojnë përfytyrimin aty ku vetë kryeministri Rama ka dëshirë të orientojë opinionin publik dhe kryesisht interesat provinciale dhe meskine të përkrahësve të tij të tanishëm. Pasi, me të drejtë, me vdekjen e Dritan Hoxhës, bashkëshortja e të ndjerit, Vjollca Hoxha do të ishte guri më i lehtë për t’u rrëzuar pas një kurthi dhe skenari vrastar dhe mbi të gjitha, pas një perandorie të ardhurash financiare.

Atëherë, skenari për ta paraqitur këtë ngjarje si frikë ndaj mëkëmbjes së njerëzve të opozitës, me kinse idenë që po fshehen pas emrit Vjollca Hoxha nuk është asgjë tjetër veçse një ide mediokre dhe që nuk arrin të fshehë arsyen e vërtetë të këtij rrëmbimi shtazarak që po i bëhet pronës së Vjollca Hoxhës si pronare legjitime.

Masandej bëhet e ditur, nga shumë media,  se Vjollca Hoxha është përpjekur të orientojë televizionin e saj ku pretendonte se ishte pronare absolute dhe kishte fuqinë ta kthente drejtimin e anijes së saj nga të dontë qejfi dhe arsyeja e ftohtë e interesave të saj ekonomike. Por, siç edhe është zbardhur nga disa media, aty ka hasur në kundërshtim të plotë të aksionerëve të tjerë të kompanisë, pasi sipas tyre interesat personale të Vjollca Hoxhës nuk lidheshin me interesat e tyre. Një tjetër ide mendohet të jetë, edhe rrëmbimi që i është bërë aksioneve të Top-Channel nga miqtë e të ndjerit Dritan Hoxha, pasi me vdekjen e tij, ata automatikisht janë shndërruar në pronarë legjitim me të drejta të plota me pronarën natyrale Vjollca Hoxha. Një arsye e tretë është edhe karshilliku që drejtorë mediokër të kompanisë mediatike Top-Media, i bëjnë asaj pasi në administratën e Edi Ramës kanë punësuar njerëzit e tyre dhe në përkrahjen e kryeministrit as nuk ua ndjen për urdhërat që jep pronarja kukull e televizionit Top-Channel.   (OPOZITA)

Lini një koment