Kategori
Uncategorized

Ministre Kodheli shkarkon kolonel Dritan Demiraj,

jpegKodheli shkarkon kolonel Dritan Demiraj, “Nder i kombit” dhe me 24 medalje.

Kolonel Dritan Demiraj, “Nder i kombit” dhe me 24 medalje

Ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, por i papunë që nga paraditja e së enjtes së 18 dhjetorit 2014. Ai është liruar nga detyra nga Ministria e Mbrojtjes pas 31 vitesh kontribut pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Përmes një interviste ai shprehet për arrogancën e Ministres Kodheli si dhe presionet e saj. “Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar joprofesionalizëm, të mos themi dhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të them se me mënyrën sesi ajo ka komunikuar me mua, ka qenë krejtësisht  ndryshme sesi duhet të komunikojë një ministre Mbrojtjeje me një kolonel. Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe disa herë tek Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë jam një nga ushtarakët, ndoshta dhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë shtetit më shumë se askush tjetër dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare” shprehet Kodheli.

Flet Koloneli amerikan, Benjamin Covington,

Ish-këshilltar i Pentagonit pranë Ministrisë së Mbrojtjes për 4 vite radhazi kritikon ashpër qeverinë në lidhje me lirimin nga detyra të kolonel Dritan Demirajt, si dhe për keqmenaxhimin e Forcave të Armatosura. Sipas tij mungesa e vëmendjes së qeverisë në këtë drejtim, ka ulur moralin e FA. Përmes një editoriali në një nga të përditshmet shqiptare, nën titullin: “A po e humb Shqipëria luftëtarin e saj më të vyer”, Koloneli Covington ka marrë shkas nga lirimi nga detyra i Kolonel Dritan Demirajt, të cilin e konsideron si komandantin dhe stërvitësin, edukuesin, trajnuesin më të mirë të Forcave të Armatosura. Demiraj ka marrë urdhrin e lirimit një ditë më parë.

“Ky ushtar i ushtarëve, ky kolonel që shumë shpejt mund të nxirret në pension, është një prej luftëtarëve më të zellshëm për përmirësimin e shkaqeve të mësipërme të regresit që vërehen në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe për këtë arsye ai po luftohet me mish e me shpirt nga të prapambeturit e sistemit të lidhjeve të vjetra, të cilat janë të gjithë kundër meritokracisë”, shkruan ndër të tjera Koloneli amerikan.

Kolonel Dritan Demiraj ka reaguar dje në lidhje me lirimin e papritur të tij nga detyra nga ana e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ai e ka cilësuar lirimin e tij nga detyra si të motivuar politikisht, ndërsa thekson se duke qenë se Shqipëria është vend anëtar i NATO, do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të bëjë drejtësi.

Kolonel, cili ishte motivi i lirimit nga ushtria?

Të enjten, rreth orës dhjetë, kam telefonuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe i kam pyetur rreth çështjes sime. Më kanë thënë që jam liruar përfundimisht nga ushtria, me motivacionin se “jeni larguar jashtë shtetit pa leje”.

A jeni larguar pa leje jashtë shtetit?

Jo, jo absolutisht asnjëherë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam thyer ligjin apo rregulloret, janë baza kryesore që normalizojnë jetën ushtarake, që e bëjnë atë të funksionojë.

A keni prova se keni marrë leje?

Sigurisht që kam prova, janë të padiskutueshme. Të tria herët që kam qenë jashtë shtetit, kam marrë leje te zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe te Komandanti i Doktrinës.

Është leje gojore, apo me shkrim?

Me shkrim, patjetër që me shkrim.

Nëse keni marrë leje me shkrim dhe sic deklaroni, gjithnjë keni zbatuar ligjin dhe rregulloret , atëhere si mund ta shpjegoni lirimin tuaj nga ushtria?

Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar joprofesionalizëm, të mos themi dhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të them se me mënyrën sesi ajo ka komunikuar me mua, ka qenë krejtësisht  ndryshme sesi duhet të komunikojë një ministre Mbrojtjeje me një kolonel.

Kur kanë ndodhur këto përplasje?

Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe disa herë tek Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë jam një nga ushtarakët, ndoshta dhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë shtetit më shumë se askush tjetër dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

A jeni paralajmëruar më parë për lirimin nga detyra? A keni marrë marrë ndonjë vërejtje me shkrim apo ndonjë dokument tjetër zyrtar. Si janë procedurat për të tilla raste?

Ky është paradoksi, pasi zonja Kodheli prej shumë kohësh shkel ligjin. Një ushtarak para se të dërgohet në lirim, paralajmërohet, jepet masa e qortimit, vërejtjet, paralajmërimi, paralajmërim për shkarkim, e kështu me radhë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam ndonjë paralajmërim për ndonjë cështje, përvec vlerësimeve ekselence. Kjo nuk është hera e parë. Unë do të vërtetoj se ministrja Kodheli ka shkelur ligjin, ashtu si në rastin e 160 oficerëve e nënoficerëve që qëndrojnë në dispozicion.

A do ta pranoni lirimin?

Do të kthehem në detyrë, kam 31 vjet që i kam shërbyer këtij vendi e do të vazhdoj ti shërbej. Do të ndjek rrugën ligjore për rikthimin në detyrë.

 

Lini një koment