Këshilli Kombëtar i Rezistencës dhe Sigurisë iraniane ka bërë të ditur se shërbimi i inteligjencës së mullahëve po përdor agjentë të saj për të sabotuar transferimin e refugjatëve nga Kamp Liberti në Irak. Agjentë të këtij shërbimi janë transferuar në vende të ndryshme përfshirë dhe Shqipërinë.
Kryetari i rezistencës iraniane kishte deklaruar në shtator se qëllimi i shërbimit të inteligjencës së mullahëve është që anëtarët e rezistencës të mos largohen nga Ashrafi apo Iraku, si dhe eliminimi fizik i tyre. Në mbështetje të kësaj deklarate vjen dhe shkrimi në një të përditshme iraniane që kontrollohet nga qeveria sipas së cilit republika islamike e Iranit nuk do të lejojë asnjë vend që të strehojë këta terroristë dhe nëse kjo ndodh atëherë këto vende duhet të përballen me pasojat politike dhe ekonomike.
Po sipas këshillit kombëtar të rezistenvës regjimi klerik ka kërcënuar dhe qeverinë shqiptare duke thënë se në të ardhmen vendet e Ballkanot do të jenë dëshmitare të bombardimeve dhe sabotimeve. Në mbështetje të këtyre kërcënimeve shërbimi famëkeq i mullahëve ka punuar për të sjellë elementët e tij si refugjatë në Shqipëri duke i prezantuar si ish anëtarë të rezistencës në Iran. Njëri ptrj tyre i quajtur Ehsan Bidi raportohet të ketë hyrë në Shqipëri në 16 tetor të vitit 2013 duke u prezantuar si refugjat dhe ish anëtar i rezistencës. Pasaporta e tij iraniane e lëshuar në 27 janar të këtij viti tregon qartë se statusi tij i refugjatit është i pakuptimtë.
Përfaqësuesit e rezistecës dhe këshilltarët ligjorë të Kamp Liberti kanë paraqitur kundërshtimet e tyre për këtë çështje përfaqësuesve të UNHCR-së më 21 tetor . Komiteti Anti – terrorizmit sjell në vëmendjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe UNHCR-së aktivitetet e regjimit të mullahëve në Shqipëri dhe kërkon dëbimin e këtyre elementeve nga Shqipëria .