“Po na degjenerojne agjentet e fshehte”
Informatoret tane po sherbejne fshehtas per “Asfaline Greke”.”Jane dekonspiruar 45% e tyre nga qendrimet imorale me grate dhe vese te tjera.
Eshte ky nje dokument “Teper sekret i Ministrise se Brendeshme” i dates 4 Shtator 1985 ku tregohet puna e ndyre 30 vjecare e armates te spiuneve te sigurimit, duke u ndalur ne morine pa fund te akteve te uleta te tyre.
Thirrja,”Po na degjenerojne agjentet e fshehte”.
Nga ekspertet qe kane operuar ne kete dokument shpreh realitetin trondites qe perjeton rrjeti sekret informativ i mbeshtetur ne te dhenat e nje ushtrie te zeze te etiketuar si “Spiune te sigurimit”
Menyra si e parashtrojne morine pa fund te prapesive te armates se të ashtuquajturve spiune, ndriçon faktin se praktika e tyre ka qene me misterioze nga sa mendohej,ne kete raport shpalosen arsyet e degjenerimit te rrjetit te fshehte agjenturor, si njohja e ceket e kontigjentit te rekurtuar, shkelja e normave te punes me rrjetin sekret, mos sigurimi i fshetesise ne takimet informative, perzgjedhja e njerezve me vese e sidomos e atyre qe dallojne per lidhje me femra te degjeneruara.
Ata, sic deshmohet në buletin, jo vetëm prodhojne armiq ne çdo kohe, por jane ne gjendje të zgjedhin nder ta kundershtaret e tyre, ish dhenduret, njerëzit qe u kane marre borxhe dhe nuk ua kthejne. Mjafton te atribuojme per ta tendencen e arratise jashtë shtetit apo thenie të tipit “Enver Hoxha eshte çmendur”, “Ne Perendim eshte shume here me mire se ne Shqiperi”
Kronologjia e fakteve qe po rendisim me poshte, eshte sa e rendomte dhe banale,por gjithesesi e vertetuar zyretarisht.
Spiuni i dy fishte “Malista”.
U fut ne sherbim si bashkepuntor ne vitin 1967. Nje qytetare qe ishte objekt i survejimit te tij e denoncoi ne D.P.Brendeshme se spiuni ka dashur ta perdhunoje,kundershtimit te qytetares qe survejonte ky spiun dhe fjaleve te saj se do ta denanconte ne dege.”Malista” i eshte pergjigjur. “Une jam bashkpuntor i deges dhe i kam marre te gjitha masat” Mandej e ka kercenuar se do ta vriste ne qofte se kjo tregonte sekretet qe ky i ka thene,dhe per disa vjedhje qe ky i ka bere.
Me vone “Malista” eshte marre ne perpunim nga sektori i sherbimit sekret 2A me dyshime te forta si agjent i zbulimit Grek.
Spiuni “Alkaza”,
Me origjine shtrese e mesme dhe qendrim te keq politik, ka marre pjesë me arme në dore në radhet e organizates tradhtare të Ballit Kombetar dhe në muajt e pare të çlirimit të atdheut qendroi dy muaj i arratisur brenda vendit. Ështe terhequr në bashkepunim sekret më 11.10.1949 dhe u seleksionua më 20.9.1979 si genjeshtar. Gjate periudhës 30-vjeçare ka dhene mjaft te dhena. Me interes kane qene ato per zbulimin e Mehmet Kuçit që vrau kryetarin e keshillit, si dhe ato që flisnin per dy grupe ,që sipas tij perbëheshin nga elemente te deklasuar e te cilesuar kulake. Ne periudhen ’59-’61 dha mjaft te dhena ne drejtim të kulakeve M.M., H.M., A.B., T.B., te cilet sipas tij zhvillonin bashkerisht agjitacion e propagande armiqesore dhe pergatiteshin per realizimin e arratisjes jashte shtetit, pasi te rrezohej pushteti popullor, i cili sipas informatave te tij, i kishte ditet e numeruara. Per te njëjtin aktivitet “Alkaza” raportoi edhe për S.H., A.H. e M.D. ne ’77-’79, por nga kombinacioni i realizuar me 30.5.1979 ndermjet tij dhe S.H. u vertetua se ai genjente. Nga analiza doli se “Alkaza” nuk ka qene korrekt ne raportet e tij, bile ka genjyer, nderkohe qe eshte vertetuar se ka qene edhe vjedhes. Me kete bashkepunetor gjate viteve 1950-1954 eshte perdorur pa kriter stimuli material në te holla dhe drithera buke.
Spiuni “Mekaniku”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1976 dhe u perjashtua ne vitin 1978,ky agjent i fshehte ka dekonspiruar para objekteve qe survejonte,detyrat qe i kishte ngarkuar sigurimi i shtetit.Vihet menjehere ne survejim nepermjet rrjetit sekret informativ.
Spiuni”Lalura”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1968 dhe eshte perjashtuar ne vitin 1974,e ka pranuar sherbimin e spiunit ne rrethana detyruese dhe ne keto kushte ka dekonspiruar para gruas se vet shkakun perse rrinte i merzitur.Gruaja ne anen tjeter i ka thene dashnorit te vet se Burri eshte i merzitur sepse sigurimi i kerkon te dhena per dy shoket e vet.
Spiuni “Rrushi”
Eshte terequr ne bashkpunim ne vitin 1981 dhe eshte djegur si bashkepuntor,nga bashkpuntori tjeter “Shqiponja” si njeri qe dekosnpiron vetveten.
Spiuni “Shkrepsja”
Ka ardhur ne sherbim mbi baza vullnetare,megjithe se i jati ishte agjent Grek,ka pranuar bashkpunim me kushte dhe kufizime duke dhene te dhena per vendin e punes dhe duíversantet, (Por jo per fshatin)rrjeti informativ zbuloj se gjate luftes Italo greke ka punuar bashke me te jatin ne favor te Grekut.
Spiuni “Bregu i Borshit”
Eshte terequr ne sherbim ne vitin 1951 dhe eshte djegur ne vitin 1954 gjate ballafaqimit me nje objekt.
Spiuni “Manushaqja”
U terhoq ne bashkpunim me 1974 dhe po ate vit u perjashtua,kjo pasi gjate perpunimit te dy personave ndimoi keta duke u impikuar dhe ky si vjedhes i pasurise socialiste.
Spiuni “Reaktivi”
Eshte terequr ne sherbim me 1978 dhe eshte perjashtuar me 1984.Ku ju caktua te perpunonte K.S si agjent te zbulimit Grek,.KS qe kish punuar dhe vete me perpara si bashkpuntor i sherbimit sekret dhe i dinte format. Ne nje ballafaqim puntori operativ i thote “Reaktivit” gjate pyetjes “ku ishe”? Ky i pergjigjet “Isha duke prere dru” Atehere K.S i thote.” Ti dru ben,por sepata nuk te degjohet”.
Spiuni “Artisti”
Perpunonte objektin DH.Q me te cilin shoqerohej dhe vellai i bashkpuntorit.Ky u nxorr deshmimtar kunder objektit dhe u perjashtua si bashkpuntor,arsyeja tjeter ishte se vellaj tjeter i objektit qe ndiqte sherbimi sekret ishte bashpuntor i cili mbas zbulimit u perjashtyua sepse nuk mund ti besohej me vellait te nje armiku te denuar.
Spiuni “Libri”
Vjen nga nje familje e pasur fshatare dhe me qendrim te keq politik, ne prag te clirimit te vendit i jane pushkatuar babai dhe gjyshi per krime te bera gjete luftes. “Libri” eshte terequr me 30.05.1972 por ai jepte te dhena te rreme per 40 familje me qendrim te mire politik,per kete u perjashtua me 24.06.1980. Megjithe se ky bashkpuntor me te kaluar familjare armiqesore u fut ne rrjetin e sigurimit dhe vinte rregullisht ne takimet e fsheta,raportonte per veprimtari armiqesore te pa qena,ne mjedise te pastra qe nuk i lidh gje me armikun.( Kesaj i thone ti varesh ujkut melcite ne qafe).
Spiuni “Arra”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1949, dhe seleksionuar si bashkpuntor dhe tradhetar ne vitin 1980.Vjen nga nje familje fshatare me qendrim te keq politik duke marre pjese ne organizaten tradhetare Balli Kombetar me graden Toger.Gjate 31 viteve “Arra” ka pasur lekundje te theksuara.Here ka dhene material me vlere per disa persona,qe i perkasin klases armiqesore te,here nuk ka dhen per muaj te tere asgje.
Me “Arren” kane punuar 15 puntore operative.
Me 16.07.1957 “Arra” raporton per disa krime te kryera nga xhaxhaj i tij gjate luftes ne puntori i ri operativ. “Arra” me 1.07.1979 denancoi dhe gruan e kusheririt te pare e cila i kishte thene de disa persona ne fshat e kishin mesuar se ai punonte per sigurimin e shtetit dhe kishin dashur ta vrisnin,kete informacion “Arra” ja ka dhene dhe sekretarit organizativ ne baze kur punonte si infermier (kartoteka e deges se Beratit,dosja personale nr 276)
Spiuni “Zbuluesi”
Vjen nga nje familje e varfer fshatare,i futur ne rrjet 14.07.1972 dhe u seleksionua me 1979. Ka dhene te dhena shume te rendesishme per K.Z i cili perpunohej si agjent i zbulimit Grek,por dhe per P.M.Gjate viteve 78-79.zbuluesi jepte te dhena shume te rendesishme. Morali i tij i ulet qe u manifestua gjate kohes qe u mbajt ne rrjetin sekret informativ,zbuluesi u perjashtua nga rrjeti,me te u morr ne perpunim 2A Si agjent i zbulimit Grek.
Spiuni “Trebeshina”
I terequr si bashkpuntor ne vitin 1969 deri me 1975 gjate vuajtjes se denimit ne kampin e riedukimit dhe eshte mbajtur ne lidhje per kater vjet.Nen influencen e riatdhesimit me 1960 nga Amerika,tenton te arratiset ne Greqi por kapet dhe denohet me 15 vite burg.
Spiuni “Besniku”
Familje e mesme fshatare i vellaj i denuar dy here per aktivitet armiqesor,i terequr ne sherbim ne vitin 1964 dhe seleksionuar me 1980.me te dhenat e tij u godit grupi i tregetise ne Berat me 11 te pandehur dhe mbi 20 te imlikuar,jane goditur tre objekte qe zhvillonin agjitacion e propagande armiqesore.Por ne kohe qe “Besniku” jepte te dhena per vjedhje nga te tjeret ai vidhte vete,me besimin ne vetevete per friken qe kishin te tjeret ndaj tij dhe nuk mund te zbulohej.Gjithashtu jepte te dhena te genjeshtra per E.E qe ai shante udheheqesin e partise,vetem e vetem sepse “Besniku” i kish ketij te fundit nje borxh dhe nuk deshte tja jepte.


