Kategori
Uncategorized

Greqia dhe destabilizimi i jugut me synim “Vorio Epirin”

Gazeta “Pondiqi”, data 3 mars 1997

Luftëtari Shqiptar, Mitropoliti i Konicës e filloi përsëri luftën e tij për Vorio-Epirin. Me kërkesën për autonomi nga Shqipëria. Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasios Janullatos dhe Mitropoliti i Konicës, Andrea Trabelas, u nisën nga e njëjta “bimë”, nga organizata e teologëve “Zoi” më pas “Opus Dei”, që luajti rol përcaktues nga vitet 1940 deri në vitet 1970. Njëri nga të mësipërmit, Anastas Janullatos është sot hirësi në tokën helene Shqipëri dhe po përpiqet që të kryejë këtë shërbim të shenjtë atje, duke kontribuar në këto ditë të vështira kur Shqiptarët po vendosin fatet përfundimtare për Vorio-Epirin.

Gazeta “Stohos”, data 2 Mars 1997

“Oficerë vorioperiotë, i drejtojnë kryengritësit Kiço Mustaqit, ish-Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë me kërkesën që të ngrihet flamuri grek në jug të Shqipërisë dhe të shpallet autonomia në Himarë e Tepelenë. Shtabi i andartëve të Epirit të veriut, bën këtë thirrje: “Tani të shpallim autonominë në Jug të Shqipërisë, mos na tradhtoni prapë”. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, me thirrjen e autonomistëve grekë për Epirin e Veriut dhe me kërkesën: Gati ushtria jonë të ndërhyjë! Flamuri grek i autonomisë së Epirit të Veriut u ngrit prapë në Himarë e Tepelenë. Ngritja e flamurit çlirimtar vetëm 15 ditë pas përvjetorit të shpalljes së autonomisë (17 Shkurt 1914) u shoqërua nga thirrjet e shtabit drejtues të andartëve të Epirit të Veriut, të cilët ftojnë helenizmin, që të mbështesë veprimet e autonomistëve. Oficerët tanë vorio-epirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë. Ata po marrin nën kontroll anije luftarake të Shqipërisë. Oficerët tanë vorio-epirotë janë të përgatitur për këtë gjendje. Ushtria jonë ndodhet në Sarandë e Gjirokastër, janë gati planet, kjo është kërkesë e oficerëve. Të mos kundërshtojnë politikanët!”

Kanali Televiziv “Mega” 5 Mars 1997, lajmet e orës 14:00

“Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut, nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë. Sot, popullsia e Sarandës është ngritur me armë dhe të gjithë deklarojnë një zëri, se janë të uritur dhe kërkojnë furnizim me bukë e ujë nga Korfuzi. Problemi i hershëm i Shqipërisë ka qenë ai veri-jug. Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin, i cili ka bërë ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare, dhe gjuhësore. Kështu kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug të Shqipërisë, ku popullsia është e gjitha greqisht-folëse.

Gazeta “Avgi”, data 5 mars 1997

“Rroftë MAVI, Rroftë Himara”. Tetë të akuzuarit u liruan pasi morën dënime konvencionale. Pas lirimit të tyre, salla u inkurajua dhe filloi të bërtiste me të madhe: Rroftë MAVI, Rroftë Himara. Ishin skena që ulin dinjitetin e drejtësisë, të shoqatës së avokatëve si dhe qeverinë e PASOK-ut, pas deponimeve në sallën e gjyqit, se gjoja nuk dinin ndonjë lidhje me çështjen e MAVI-t. Ishin ata, që i futën në burg të “tetet”, sepse gjoja ishin mpleksur me organizatën e paligjshme MAVI. Ne jemi në Shqipëri, në tokën tonë dhe duam drejtësi

Agjencia e lajmeve “ANA”, data 7 mars 1997

Çështja kritike e vorio-epirotëve. E njëjta gjë me atë të Qipros është edhe ajo e verio-epirotëve për të cilët shteti grek, duhet të japë zgjidhje të plotë, ka theksuar ish ministri Sotir Kuvelas në Vatrën Epirote, me rastin e përvjetorit të çlirimit të Janinës. Sotir Kivelas, theksoi se qëllimi kryesor për t’u realizuar është kthimi dhe vendosja e “vorio-epirotëve” pranë vatrave të tyre në kohën Shqipëri.

Gazeta “Pondiqi”, data 10 mars 1997

Te ndërhyjmë menjëherë! Të pambrojtura varret e ushtarëve grekë në Shqipëri. Grupe varresh të ushtarëve grekë të cilët u vranë në luftën italo-greke, ndodhen në jug të Shqipërisë. Në fshatin Bularat u gjend një grup varresh me pesëdhjetë ushtarë grekë. Ndërsa në Këlcyre u gjenden eshtrat e 45 ushtarëve të vrarë grekë, duhet të mos vonohemi, është momenti për veprim.

Agjensia e lajmeve ANA, data 11 Mars 1997

Greqia bën thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar në Shqipëri, me qëllim që të kapërcehet kriza. Duke shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në Shqipëri, zëdhënësi i qeverisë Reppas, tha se Athina është duke bërë përpjekje serioze, për të ndërhyrë në pjesën jugore të këtij vendi. Kryeministri Kostas Simitis, zhvilloi një takim urgjent natën e kaluar me udhëheqësin e opozitës kryesore, Demokracia e Re, Militiadhis Evert, ndërsa me vonë, kryesoi mbledhjen e qeverisë për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes (KYSEA) i cili u përqendrua mbi situatën në Shqipëri dhe kryesisht në problemet e zonës së Vorio-Epirit.

Gazeta “To Vima”, data 17 Mars 1997

Shqipëria mbizotërohet nga kaosi, frika dhe shpresa. Këto janë orët e fundit të Berishës. Ushtarakët grekë kanë plane dhe frikë. Nga burime të ndryshme jemi vënë në dijeni se Informacionet e Shërbimit Informativ Grek i kanë paraqitur qeverise greke se ka një rrezik të madh mbi futjen në Greqi të një pjese të armatimit që u vodh në depot ushtarake në Shqipëri. Për këtë arësye, Ministri i Rendit Romeos dha urdhrin për të dërguar në kufijtë me Shqipërinë rreth 700 policë të forcave speciale.

Gazeta “Stohos”, data 18 Mars 1997

Ora e andartizimit. Organizim i plotë i forcave çlirimtare. Nuk ka më pengesë në lumin Shkumbin. Shqipëria, Qipro, Pondet përkrahin forcat çlirimtare të Vorio Epirit”. “Oficerët e Vorio-Epirit janë drejtuesit kryesorë të kryengritjes në pjesën tonë të pushtuar, por për arsye sigurie nuk mund t’i deklarojmë emrat e komandantëve të cilët janë kolonelë të dëbuar nga armata e Tiranës. Kufiri verior i Greqisë do të arrijë deri në paralelin 41′, dhe kështu më në fund, kërkesat tona kombëtare do të kënaqen plotësisht. Kjo kërkohet nga oficerët me shpirt helen. Në vend që trupat tanë të shkojnë e të luftojnë në Somali, duhet të dërgohen për çlirimin përfundimtar të Vorio-Epirit.”

Kanali televiziv “Sky”, data 18 Mars 1997

Sot mbërriti në jug të Shqipërisë Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme greke, z. Janos Kranidiotis, i cili u prit dhe shoqërua nga Konsulli ynë në Gjirokastër Nikos Kanellas. Pas takimeve me komitetet e kryengritësve, Kranidiotis deklaroi: – Dëgjuam me vëmendje idetë dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me atë ç’ka po ndodh në Shqipëri. Konstatojmë se kemi një pikë të përbashkët dhe ajo është mbështetja për qeverinë Fino me mbështetjen e dhe ndihmën e Greqisë si dhe për largimin e Berishës nga skena politike shqiptare dhe nëse Berisha nuk largohet, ata do marshojnë drejt Tiranës si ushtri e jugut, duke e shkëputur jugun nga Shqipëria.

Agjensia e lajmeve “ANA”, data 19 Mars 1997

Greqia i ofroi Shqipërisë një ndihmë financiare prej 20 miliardë dhrahmi, me qëllim kapërcimin e krizës që ka pllakosur dhe ristrukturimin e forcave të armatosura. Si për të neglizhuar tërësisht autoritetin e shtetit shqiptar dhe për t’u dhënë një shpresë “vorio-epirotëve” për të vendosur autonominë në jug.

Gazeta “Adezmeftos Tipos”, data 26 Mars 1997

Mos na lini tani. Kryetari i sillogut të himariotëve u bëri thirrje të gjithëve për të ndihmuar helenizmin në këto ditë të vështira që po kalon në Shqipëri. Gjatë drekës në restorantin në sheshin “Mavili”, merrnin pjesë edhe avokati i njohur Likurezos dhe deputetë të tjerë. Në fund të këtij takimi, pjesëmarrësit nxorën këto konkluzione:
1- Njohja e komunitetit kombëtar Grek, i cili shtypet sistematikisht nga Qeveria e Tiranës vitet e fundit.
2- Rifunksionimi i të gjitha shkollave grekë që mbylli Enver Hoxha dhe vazhdon t’i mbajë te mbyllura dhe regjimi i Berishës, pavarësisht kërkesave pafund të himariotëve për t’i hapur ato

– feja-44

Lini një koment