Kategori
Uncategorized

GAME OF THE SOCIALIST PARTY WITH ALBANIAN pumpkins

LOJA ME KUNGULLESHKA E PARTISE SOCIALISTE.

Ne qeverisjen e Rilindjes. ka ndryshuar Fazlliç, apo ka ndryshuar PS-ja?!

Mire dije, po sot a duhet qe Partia Socialiste ti kerkoje falje mikut te Argita dhe Shkelzen Berishes. Serbit, hajdutit dhe anti shqiptarit Damir Fazllicit dhe popullit shqiptar?
Kur ministri Diaman Gjiknuri deklaron se ne dhjetor 2013 eshte firmosur marveshja ndermjet qeverise shqiptare te Edi Rames dhe “kompanise kroate “Dalekovod” per te ndertuar linjen e interkonjeksionit me Kosoven.
Por ne kete deklarate z Gjiknuri harron te thote se njeri prej aksionereve kryesore te kesaj kompanie fituese te tenderit, eshte dhe bosi Damir Fazllic. Nderkohe qe qeveria shqiptare ne vend qe te kerkoje hetim per te gjtha akuzat e ngritura ndaj Fazllicit nga vete ajo, kur ishte ne opozite.Sot i jep dhe nje nga tenderat me te kushtueshem dhe me te rendesishem.
Lind pyetja:
A ka genjyer PS-ja ndaj tij para 23 qershorit? Nëse ka gënjyer, duhet t’i kërkojë falje publikut, publikisht, si dhe vete Damir Fazlliçit. Nese nuk ka gënjyer dhe e ka akuzuar ate per blerje politikanesh e kryeministrin Berisha, atehere, cilin ka blere tani Damir Fazlliç? 
Është shume e rende kjo që ka ndodhur nese duam të flasim drejt e pa hile; si mundet te firmoset një projekt i tille pa sqaruar me pare publikun, pasi edhe nese Shqipëria ka nevoje ekonomikisht per firmen e Fazlliçit, duhet që me përpara populli, edhe ai socialist, të mesojë se kush eshtë ky Damir Fazlliç, te cilin selia rozë e ka bere “te zi” dhe e ka quajtur edhe antishqiptar. Tashme ka ndryshuar Fazlliç, apo ka ndryshuar PS-ja?!

Disa nga akuzat e PS-se

17.04.2012

Edi Rama: Interpelancë me Berishën për linjën energjetike me Kosovën

“Propozoj që të përgatisim urgjent një interpelancë me Kryeministrin dhe t’ia kërkojmë të gjitha shpjegimet e nevojshme, bashkë me fillimin menjëherë nga puna për realizimin e projektit. E dimë mirë edhe sesa shumë i intereson kryeministrit interesi publik kur në lojë është uria e pashuajtshme e barkut të oborrit të tij. Ne do donim të mësonim që kjo është një tjetër histori, kur flamuri shqiptar bie në gjysmështizë dhe shtiza e flamurit të korrupsionit u ngulet Shqipërisë dhe shqiptarëve prapa shpine, për të nxjerrë përfitime parash të zeza”, – tha Rama në mbledhjen e grupit të PS-së.

5 Tetor 2008
Braçe: KryeministriBerisha të shprehet publikisht, nëse e njeh Damir Fazlliç dhe aktivitetin e tij

“A e njeh, kryeministri i Shqipërisë zotin Damir Fazlliç dhe aktivitetin e tij? Natyrisht që pres përgjigje për këtë. E njeh apo jo? Dhe në rast se po, dua të di nga kryeministri i vendit: A ka përdorur paratë publike të taksave të shqiptarëve për të paguar këtë njeri? Ne disponojmë gjithçka, këtu kam vetëm disa faqe, janë plot 800 të tilla…”, tha deputeti Erion Braçe.

7 Tetor 2008
Dade: Ndërmjetësimi elektoral i Fazlliç për PD-në në 2005

“Ndërmjetësimi elektoral që Fazlliç ka bërë për PD-në gjatë vitit 2005, është një rrethanë që tregon se si u përgatit gradualisht që në atë kohë, rrjeti korruptiv i personave dhe interesave, të cilët do të merrnin më pas në duar pushtetin politik dhe atë ekonomik. Për këtë arsye, ai që kemi sot mes nesh, është një shtet i korruptuar familjar, që gjithçka e bën përmes pushtetit okult të një grupi të ngushtë të besuarish, mes të cilëve Damir Fazlliç paska qënë mesa duket njëri ndër ndërmjetësit kryesorë financiarë…”, tha deputetja Arta Dade.

4 Dhjetor 2008
Dalipi: Serbët, këmbëkryq në ekonominë shqiptare

“Dushan Mugosha pas 60 vjetësh është ngjallur për ju, ka ndërruar emrin në Damir Fazlliç, dhe po pasurohet në mes të Tiranës….”, tha deputeti Alfred Dalipi.

7 dhjetor 2008
Balla: Tenderat e blerjes së energjisë elektrike, me Fazlliç

“Nga tenderat e blerjes së energjisë elektrike, nga të cilat një pjesë e mirë janë kryer me sekserin serb Fazlliç, Sali Berisha ka përfituar 50 milionë euro, shifër kjo e konfirmuar nga vetë sekseri në fjalë …”, u shpreh deputeti Taulant Balla.

27 shkurt 2009
Braçe:‘Rudnap’ me pronar Fazlliç mori nga paratë publike, 106 mln euro

“Përgjatë vitit që shkoi, ne provuam se kompania tregtare ‘Rudnap’, nën pronësi edhe të Damir Fazlliç, për vitin 2007 ka marrë nga paratë publike të energjisë 38.5 milionë euro. Por tani, kemi të dhëna të reja të bilancit të vitit 2008. Kompania ‘Rudnap’ ka marrë nga paratë e energjisë, për periudhën janar- shtator 67.647.000 euro… Damir Fazlliç është mik zyrtar i shpallur publikisht i administruesit ekskluziv të parave publike të shqiptarëve, Sali Berisha… Damir Fazlliç, është një biznesmen i regjistruar në agjencitë qeveritare, shërbimet ligjore, të cilat i kryen studio ‘Malltezi & Kola’…”, u shpreh deputeti Erjon Braçe.

5 tetor 2010
Gjermeni: Fazlliç në Tiranë, për ankandin e Liri Berishës

“…Mbrëmë në darkë në Hotel Sheraton është bërë një ankand ku kanë marrë pjesë njerëz të pushtetit dhe të oborrit të pushtetit. Në këtë aktivitet, janë shitur piktura të ndryshme dhe kanë marrë pjesë tri kategori njerëzish: tri kategoritë e njerëzve që sot praktikisht sundojnë, zhvatin e grabisin Shqipërinë… Kategoria e tretë qenë sekserët e familjes Berisha: Albana Vokshi, Arjan Tartari, Damir Fazlliç”, tha deputetja Eglantina Gjermeni.

Dhe komenti i fundit kur PS kish 3 muaj qe erdhi ne pushtet.
31.09. 2013
Braçe: Zaptimi serb i Porto-Romanos

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, denoncoi atë që ai e quajti “zaptimi serb i Porto-Romanos”. Publikoi një dokument që e përshkruan pronën prej 80 mijë metër katrorë të “Croën Aquisitions”, kompania në pronësi të biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. “Si e mori në pronësi tokën Damir Fazlliç? E bleu? Kujt ja bleu?”.

Lini një koment