
Aircraft of mosquitoes,Albanian drugs
KUR KRYEMINISTRI BETOHET PER KOKEN E MAMASE.
Historia e mushkonjave mori ere. Fatkeqesisht ato kete radhe pickuan rende qeverine,pickuan rende pa aftesine e strukturave te rendit.Demtuan rende imazhin e vendit para Qershorit dhe statusit.
Askush nuk i hyn me kesaj merseleje, me gomere dhe mushka neper male, dhe jo me Avione qe kushtojne jo pak por miliona Euro, pa patur te pakten mbeshtetien e nje polici te vetem. Ata nuk jane dikur avionet me diversante qe parashytonin naten neper malet e shqiperise,por dhe atyre dikush ju jepte nje sinjal.Por avione,ne mes te dites,ne mes te plazhit qe ngarkohen me hashash.
Vertet Z kryeminister nuk mund te kete lidhje personalisht me kete makaber. Por ai nuk mund te mbuloje dot me trupin e tij te madh gjithe strukturat shteterore.
Z kryeminister, mbrojtja me e mire e shtetit dhe strukturave shteterore eshte nxjerrja para drejtesise e bashkepunetoreve dhe e kondrabandisteve te droges, ne administrates e shtetit, ate doganore dhe policore, te vjeter dhe te rinj, te lidhur dhe bashkepunetore te krimit te organizuar.
Sesa betimi dhe perbetimi ne TV per ndershmeri dhe perkushtim ndaj atdheut dhe kombit.
U bene plot 23 vite qe shqiptaret u lodhen duke degjuar vetem betimet dhe mashtrimet per ndershmeri te politikaneve tane.